3 gjërat që “urren” Koronavirusi

February 14, 2020 11:08

3 gjërat që “urren” Koronavirusi

Sipas ekspertëve, tre janë gjërat që Koronavirusit nuk i pëlqejnë, ose le të themi që e bëjnë atë të mos përhapet!

1.Drita e diellit

2.Temperatura

3.Lagështia

Kështu u shpreh John Nicholls, një profesor i patologjisë në Universitetin e Hong Kongut, i cili pretendon se e di momentin kur virusi vdekjeprurës do të shuhet! “Drita e diellit do të shkurtojë aftësinë e virusit për t’u përhapur. Ajo është me të vërtetë e mirë për të vrarë viruset”.

Për këtë arsye, ai shtoi se nuk pret që zona të tilla si Australia, Afrika dhe hemisfera Jugore të shohin nivele të larta të përhapjes së virusit, sepse ato janë në mes të verës në këto momente. “Virusi mund të mbetet i paprekur në 4 gradë ose 10 gradë për një periudhë më të gjatë kohore,” tha Nicholls, duke iu referuar matjeve me Celsius, sipas transkriptit.

“Por në 30 gradë, atëherë ai çaktivizohet. Dhe lagështia e lartë – virusi nuk e pëlqen as atë”, shtoi ai. Organizata Botërore e Shëndetit zyrtarisht e emërtoi virusin si COVID-19 të martën, duke shtuar se vaksina e parë mund të jetë në dispozicion pas 18 muajsh, sipas “Reuters”. Virusi vdekjeprurës që është përhapur me shpejtësi të madhe në Kinë, u ka marrë jetën mbi 1100 personave.

O.J/DITA

February 14, 2020 11:08
Komento

3 Komente

  1. Shefqet Cela February 14, 19:46

    HAJDE MOS U CUDIT PO DESHE.
    KORONABIRUSI KA ARDHUR NGA KAFSHET E DETIT DHE “URREKA LAGESHTINE”!

    Reply to this comment
  2. Kor+ca February 14, 20:56

    Per ata qe mund te kuptojne :
    Beni analizen e gjakut , gjate periudhes se dimrit , per ditur sa eshte niveli i Vitamines qe krijohet nga Dielli , pra Vitamina D.
    Kushton pak kjo analize ketu ku jam une .
    Pas kesaj pyesni mjekun tuaj se si ndikon kjo vitamine ne fuqizimin e imunitetit te trupit tuaj dhe gjithashtu keshillohuni me mjekun tuaj se sa dhe si duhet te merrni nga kjo vitamine .

    Kujdes !
    Dozat e larta jane helmuse dhe mund te jape torturim tuaj me dhimbje te fuqishme muskulare , bllokim frymemarje dhe pushim zemre. Pra nuk mund te kini mundesi per te perdorur telefonin tuaj apo ne pamundesi per tu ndihmuar dhe nga prania e emergjences !
    Nese nuk kujtoheni se kini marre apo nuk kini marre dozen ditore , atehere mos beni budallallek por lereni Vit. D per diten tjeter .

    Reply to this comment
  3. intelektuali February 14, 21:58

    @Ceti Enveristi i gazetes DITA:

    EDHE KORONA-KOMUNIZMI I ENVERIT ERDHI SI NJE HALLVE QE DO TA HANIN SHQYPTARET GJITHE JETEN ME LUGE TE ARTE, POR PERFUNDOI SI KORONA-FASHIZMI I HITLERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE PER IBRET,

    prandaj:

    Mos u cudit dhe mos habit kaqe shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*