3 korrik 2019

July 3, 2019 02:20

3 korrik 2019

Dy ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, zv.kryeredaktori i gazetës Dita, Erion Habilaj, i mori këtë intervistë sociologut të njohur Fatos Tarifa.

Tarifa flet për ligjshmërinë e zgjedhjeve të fundit, për mëkatet e klasës politike e të liderëve të saj dhe propozon një utopi realiste sesi, pas këtyre zgjedhjeve, politika shqiptare mund të normalizohet dhe vendi të shkojë përpara.

Prof. Tarifa, ju kishit deklaruar publikisht se do të votonit në zgjedhjet e 30 qershorit. Pse një qëndrim i tillë në një kohë kur shumë intelektualë të tjerë kishin shpallur se nuk do të votonin në ato zgjedhje, madje u bënin thirrje qytetarëve që t’i sabotonin ato?

Në politikë, ose ndaj politikës mund të jesh një fanatik (besimtar i verbër), cinik (dyshues dhe kalkulues interesash), indiferent (moskokëçarës), militant (përkrahës dhe veprimtar i zellshëm, shumë herë i paarsyeshëm, i një partie), ose racional (kur mendon e vepron mbi bazën e arsyes). Zgjedhja ime në politikë ka qenë dhe mbetet Racionalizmi. Një racionalizëm i angazhuar, ose një angazhim racional. Angazhimi racional në politikë nënkupton, veç të tjerash, edhe kritikën racionale ndaj qëndrimeve fanatike, cinike, indiferente e militante të kujtdo dhe në cilindo krah të politikës. Ky qëndrim racionalist i angazhuar shpjegon se pse, më 30 qershor, ashtu si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë, unë zgjodha të votoj—dhe votova për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit tonë, z. Erion Veliaj. Të votoj ose jo është një e drejtë dhe një zgjedhje personale, e imja, e askujt tjetër.

Shumë njerëz, mes tyre edhe intelektualë, përmes një fushate mediatike intensive, u përpoqën t’i bindnin qytetarët shqiptarë që të mos votonin më 30 qershor. Ç’mendoni për ta?

Termi “intelektual” është mjaft i shpërdoruar te ne. Me të abuzohet shumë. Intelektual konsiderohet thuajse çdo njeri që ka arsim universitar, edhe nëse puna e tij nuk ka të bëjë aspak me ndonjë lloj veprimtarie intelektuale të mirëfilltë, që do të duhej të ishte veprimtari krijuese, në cilëndo sferë të kreativitetit intelektual—art, letërsi, shkencë etj.

Te ne, intelektual quhet çdokush që, pasi merr një diplomë universitare, në cilëndo fushë, gjen një punë në një gazetë ose në një televizion privat (për të qëndruar në Tiranë), edhe nëse ka studiuar për biznes, për inxhinieri, për financë, ose për hoteleri), merr një mikrofon në dorë dhe fillon e merr intervista apo raporton për median e tij nga terreni. Intelektual quhet, gjithashtu, kushdo që shfaqet në studiot e çdo televizioni dhe cilësohet si “opinionist”, ose si “analist”, edhe nëse “opinionistë” dhe “analistë” të tillë nuk kanë shkruar kurrë ndonjë libër, ose ndonjë artikull në jetën e tyre.

Shumë herë habitemi se nga mbijnë këta njerëz dhe kush e për ç’arsye i promovojnë ata, duke i shituar për atë që nuk janë, për intelektualë. Shumë prej tyre, edhe nëse s’janë të papunë, nuk ushtrojnë asnjë lloj veprimtarie intelektuale—nuk studiojnë, nuk bëjnë kërkime shkencore, nuk krijojnë art ose letërsi. E megjithatë, njerëzve u shiten si intelektualë. Një pjesë e intelektualëve për të cilët më pyesni ju janë pikërisht “intelektualë” të këtij lloji. Kori i zërave të tyre në studiot televizive dhe në disa gazeta në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit, por edhe pas tyre, mund të konsiderohet, në fakt, si një përpjekje për të manipuluar njerëzit, si një fushatë trushpëlarjeje. “Intelektualë” të tillë janë shëmbëlltyra më e keqe e intelektualit.

Por dihet që roli i intelektualit në shoqëri është ai i një kritiku social. A nuk kanë bërë këta njerëz pikërisht këtë gjë – kritikën ndaj institucioneve të shoqërisë dhe ndaj një procesi zgjedhor shumë të kritikuar?

Më vjen mirë që ma bëni këtë pyetje, pasi kjo është një çështje, e cila ka qenë për një kohë të gjatë – dhe mbetet – pjesë e preokupimeve të mia teorike në fushën e sociologjisë. Intelektuali është një kategori sociologjike. Kritika ndaj kushteve shoqërore ekzistuese dhe institucioneve shtetërorë vlerësohet pothuajse në të gjithë literaturën sociologjike të shkruar mbi intelektualët si një “tendencë inherente”, që buron nga vetë natyra e aktivitetit të tyre krijues, si “një sëmundje profesionale e intelektualëve” (Raymond Aron), si “një ndër tiparet që i dallon” ata nga njerëzit e tjerë (Joseph Schumpeter), si një “cilësi e sendërtuar në vetë natyrën dhe në rolin e tyre profesional” (Seymour Martin Lipset).

Shumë sociologë të njohur kanë argumentuar, gjithashtu, se aftësia e intelektualëve për të bërë kritikë sociale, për të krijuar, për të inovuar e për të tërhequr vëmendjen ndaj fakteve, bën të mundur që ata të ngrihen përtej kufizimeve të tyre klasore dhe përtej influencave të grupit ose të komunitetit të cilit i përkasin. Në librin e tij të njohur Men of Ideas, Leëis Coser i cilëson intelektualët si njerëz që “nuk ndihen kurrë të kënaqur me gjërat në gjendjen që ato janë… Ata vënë në pikëpyetje të vërtetën e momentit në emër të një të vërtete më të lartë”. Alvin Gouldner i konsideronte intelektualët një “klasë emancipuese”. A janë të tillë “intelektualët” për të cilët flisni ju?

Unë pajtohem tërësisht me vlerësimet e mësipërme të këtyre sociologëve të shquar, por ata flasin për intelektualët e vërtetë, jo për njerëz si këta që ne, në Shqipëri, i quajmë “intelektualë”. Ata, në pjesën më të madhe, janë disa pedagogë anonimë universitetesh, pa asnjë libër ose artikull të botuar në revista të mirëfillta akademike, disa gazetarë që nuk zbulojnë kurrë një të vërtetë, nuk sjellin kurrë ndonjë ide origjinale dhe nuk thonë kurrë ndonjë gjë të re përtej asaj që është common ëisdom, ose që përsëritet në mënyrë shabllone kudo në mediat tona. Më e bukura është se, sa më pak ide origjinale kanë dhe sa më pak të ditur janë “intelektualë” të tillë, aq më shumë fryhen e krekosen ata në studiot televizive (si kallinjtë bosh).

Pra, ju mendoni se këta njerëz, shumë prej të cilëve “intelektualë” të llojit që përshkruani ju, nuk duhej të përfshiheshin në një fushatë kundër zgjedhjeve të organizuara nga Partia Socialiste, apo nga qeveria e z. Rama?

Zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës dhe të dekretuara nga presidenti i vendit shumë muaj më parë, siç parashikohet në ligjin themelor të shtetit. Si të tilla, ato ishin zgjedhje të ligjshme. Të tilla do të duhej të konsideroheshin edhe nëse aktualisht, shumicën në parlamentin e vendit do ta kishte Partia Demokratike (e cila, në fakt, e ka braktisur atë) dhe qeveria do të drejtohej nga kjo parti, sot në opozitë.

Vlerësimi im për zgjedhjet e 30 qershorit është ky: Një shtet i vërtetë ligjor duhet të respektojë ligjet e veta. As unë dhe as shumica e shqiptarëve nuk ua kishim borxh Lulzim Bashës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit apo atyre që mbahen si liderë të disa partive opozitare inekzistente, pa elektorat, që të mos votonim në zgjedhjet e së dielës që shkoi. Pasi dekretoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor, Kushtetuta nuk i jep presidentit të vendit asnjë rol në procesin e administrimit të zgjedhjeve; këtë përgjegjësi e marrin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, si gjykatë. Për këtë arsye, dekreti i dytë dhe i tretë i z. Meta ishin jo vetëm të jashtëligjshëm, por mund të konsiderohen gafa politike të rënda, që nuk mund t’i justifikojë dot asnjë alibi ose apori juridike.

Zgjedhjet e vendosura për t’u zhvilluar më 30 qershor nuk mund të shtyheshin as edhe një ditë, veçse nëse të dyja palët (Partia Socialiste dhe opozita) do të binin dakord që të ndryshonin Kodin Zgjedhor të Republikës, për të mundësuar ligjërisht shtyrjen e datës së atyre zgjedhjeve. Vullneti politik i palëve mund të sillte ndryshime në procesin politik. Çështja është se, nga njëra anë, ky vullnet politik ka munguar dhe, nga ana tjetër, dy partitë opozitare kryesore u vetëpërjashtuan nga procesi politik.

Pavarësisht se vlerësimi im për kryeministrin Rama muajt e fundit ka rënë, mendoj se qëndrimi dhe vendosmëria e tij për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit ishin tërësisht të legjitimuar dhe gjëja e duhur për t’i dhënë fund spirales së krizave elektorale e politike të përsëritura ne Shqipëri.

Pyetja që ju bëra ishte nëse duhej ose jo që një pjesë e intelektualëve të angazhoheshin publikisht me thirrje për bojktotimin e këtyre zgjedhjeve…

Detyra e intelektualëve të vërtetë do të duhej të ishte informimi i saktë dhe objektiv i publikut për këto zgjedhje të pazakonta, jo thirrja për t’i sabotuar ato. T’u thuash qytetarëve se ç’duhet të bëjnë dhe se si duhet të sillen politikisht—të marrin pjesë ose jo në zgjedhje—me fjalë të tjera, t’u thuash qytetarëve që nuk mendojnë si ty që të bëjnë siç bën ti, ky nuk është një virtyt intelektual. Intelektualët e vërtetë nuk janë predikues dhe, aq më pak imponues.

Sapere aude! Këtë shprehje Immanuel Kant e shpalli “moton e Iluminizmit”. “Ki kurajën të përdorësh inteligjencën tënde! Ajo që kërkohet për këtë iluminizëm është liria dhe, sidomos, liria e njeriut për të përdorur publikisht arsyen e tij në të gjitha çështjet” (Kant). Unë besoj sinqerisht në këtë ideal iluminist. Individi njerëzor duhet të gjykojë me mendjen e vet dhe të askujt tjetër. Nga ky pozicion, një mikut tim gazetar, i cili, duke i refuzuar zgjedhjet e 30 qershorit, si zgjedhje fals, u bënte thirrje anëtarëve të një rrjeti social që të vepronin edhe ata si ai, iu përgjigja se është e drejta e çdokujt që t’i refuzonte ose jo ato zgjedhje, por nuk është një e drejtë e askujt që t’u thotë të tjerëve se ç’duhet të bëjnë, ose që të bëjnë të njëjtën gjë si ai vetë. Mendimi është një fakultet individual i çdo personi dhe askush nuk është mirë që mendimin e vet të kërkojnë ta përqafojnë edhe të tjerët; për më tepër, kur mendimi i askujt nuk mund të provohet si tërësisht i vërtetë.

Unë vetë gjykova se zgjedhjet e 30 qershorit, edhe ashtu, të mangëta dhe pa kontestues realë siç ishin, ishin shumë të rëndësishme të mbaheshin. Qytetarët shqiptarë, si ata që votuan atë ditë, edhe ata që zgjodhën të mos votonin, nuk kishin nevojë të mësonin as nga unë dhe as nga intelektualë të tjerë se si duhej të vepronin. Nëse dikush do të votonte dhe dikush tjetër jo, kjo duhej të ishte tërësisht zgjedhja e vet, e paimponuar prej askujt.

Edhe diçka tjetër. Instinkti popullor, ashtu si dhe aftësia e një pjese të madhe të popullsisë për të kuptuar shkaqet e krizës që sollën në gjendjen që jemi sot dhe për të vendosur se ç’duhej bërë më 30 qershor (të votonin ose jo) nuk duhen nënvleftësuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë të tërë trushpëlarë. Natyrisht që edhe njerëz trushpëlarë ka, madje edhe në radhët e atyre që i quajmë “intelektualë”, por, si kudo, ata janë një pakicë.

Ju jeni deklaruar se do të votonit për z. Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. A nuk është deklarata juaj, e bërë publikisht dy ditë para zgjedhjeve, një ftesë që edhe njerëz të tjerë të votonin për z. Veliaj?

Aspak. Kjo do të ishte në kundërshtim me principet e mia, për të cilat u shpreha më sipër. Në politikë, unë nuk i fsheh bindjen apo qëllimet e mia, por i shpall ato hapur. Kritizerëve të mi u them: Mos e kërkoni drejtuesin ideal të shtetit ose të bashkisë. Në asnjë vend dhe në asnjë kohë. Sepse nuk do e gjeni, për arsyen e thjeshtë se një i tillë nuk ekziston. Idealja nuk është një kategori e jetës reale, por një standard, të cilit mund t’i qasemi me punë dhe me kohë, nëse përpiqemi. Unë çmoj ata drejtues që dinë, përpiqen, punojnë dhe bëjnë më shumë për të mirën publike. Në Tiranë, deri më sot, këta drejtues kanë qenë dy kryetarë socialistë të Bashkisë: Edi Rama në dy mandatet e parë dhe Erion Veliaj gjatë katër viteve të shkuar.

Po a nuk ju duket paradoksale që zgjedhjet lokale të 30 qershorit u zhvilluan në një kohë kur vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese?

Që vendi nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale, kjo, padyshim, është një situatë jonormale. Por është më mirë të rrimë edhe disa muaj pa një Gjykatë Kushtetuese (në fakt, të gjitha gjasat janë se ajo do të formohet brenda muajit korrik të këtij viti), sesa të kemi çdo ditë në atë gjykatë gjykatës të korruptuar. Megjithë kusuret e mëdha të z. Rama dhe kritikat që kam (bërë nga koha në kohë) për të dhe për metodën e tij autoritariste dhe laissez faire në drejtimin e punëve të shtetit, mendoj se ai duhet vlerësuar që pati kurajën dhe vendosmërinë të niste dhe të vazhdojë i vendosur reformën më të vështirë në këtë vend, deri dje thuajse të pamundur—reformën në drejtësi. Ka njerëz që thonë se këtë reformë ai e nisi nën presionin e të huajve.

E rëndësishme është që e nisi (kur të tjerë nuk e bënë, ose pasi ajo nisi, donin ta pengonin) dhe duket se kjo reformë shumë shpejt do të jape rezultatet e saj. Mund të thoni ç’të doni për vetingun. Procesi mund të ketë plot të meta, por ky proces nxorri nga sistemi qindra gjyqtarë dhe prokurorë super të korruptuar, super të pasur dhe super të padrejtë. Kjo edhe më jep shpresën më të madhe, në mos të vetmen shpresë, se ky vend, më në fund, mund të bëhet—kur të mos kemi më juristë, politikanë dhe ligjvënës të korruptuar. Të tjerat s’kanë më shumë rëndësi sesa kjo, nëse vërtet ia arrijmë. Shqipërisë nuk i mungojnë njerëzit e mençur, të talentuar e punëtorë, as resurset; deri më sot Shqipërisë i kanë munguar një sistem drejtësie dhe një klasë politike e pakorruptuar.

Po për rolin e aktorëve të huaj dhe qëndrimin e tyre lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit ç’mendim keni?

Unë nuk i pëlqej ndërhyrjet e të huajve në punët e brendshme të vendit tonë. Ne jemi mësuar keq deri më sot që çdo krizë të shkaktuar nga vetë ne presim të na e zgjidhin të huajt, ose ambasadorët e vendeve kryesore në Tiranë. Kjo është bërë, si të thuash, një pjesë e kulturës sonë politike “demokratike”. Në rastin e këtyre zgjedhjeve, sidoqoftë, mendoj se, veçanërisht përfaqësuesit zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë gjënë e duhur dhe në të mirë të stabilititetit të vendit e të demokracisë në Shqipëri.

Zgjedhjet përfunduan. Me plot mangësi dhe ende pritet të legjitimohen. Çfarë pritet të ndodhë tani? Ku do të shkojmë? Ç’do të bëjnë, ose ç’duhet të bëjnë Rama, Meta dhe Basha?

Unë besoj se nga kjo zallamahi dhe pas saj, ujërat do të kthjellohen dhe do të krijohen rrethana më të volitshme për të përmirësuar dukshëm sistemin që kemi, i cili, deri më sot, ka prodhuar veç kriza, korrupsion, destabilizim, pasiguri, dhunë dhe një imazh tonin të rrënuar për njëri-tjetrin dhe për të tjerët. Por, këto rrethana dhe ndryshimet e dëshiruara nuk mund të pritet të ndodhin vetvetiu; ato janë rezultat i ideve, i vullnetit dhe i veprimeve të njerëzve. Unë nuk mund të them me siguri se çfarë do të ndodhë, por mund të them se çfarë unë dëshiroj që të ndodhë dhe pse. Unë mendoj se e sotmja është një kohë kur vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën se si duhet drejtuar dhe nga cilët njerëz.

Rinia shqiptare e sotme, së cilës i përket e ardhmja e këtij vendi, nuk mund të drejtohet më nga një klasë politike e së shkuarës dhe nuk ka nevojë për të. Sistemi politik nuk mund të përmirësohet me të njëjtën klasë politike që e ka bërë këtë vend lëmsh në tridhjetë vite. Zotit Rama i duhen njohur disa merita në dy mandatet e parë si kryebashkiak i Tiranës dhe në mandatin e parë si kryeministër i vendit, por unë do të dëshiroja që ai vetë të bëhej nismëtar i një lëvizjeje të thellë reformuese (në fakt, transformuese) në politikën shqiptare, duke u kërkuar liderëve të partive kryesore, z. Basha dhe znj. Kryemadhi, që, së bashku me të, si kryetar i Partisë Socialiste, ta linin këtë post edhe ata si drejtues të partive të tyre. Ky do të ishte shërbimi më i madh që z. Rama dhe kundërshtarët e tij politikë, Basha e Kryemadhi, do t’i bënin shoqërisë shqiptarë në këtë periudhë të zhvillimit të saj. Ata do të duhej të shpallnin zgjedhje të parakohëshme, por vërtet të lira, në partitë e tyre, ku të garonin njerëz të ndershëm, padiskredituar.

Paskëtaj, pa humbur kohë, të ndryshohej kodi zgjedhor, ndërkohë që do të jenë krijuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe, brenda vitit, të shpalleshin e të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare. Humbësit në garë të njihnin fituesit dhe këta të fundit të krijonin një qeveri të re, me njerëz të ditur, të pakorruptuar dhe që e duan vendin e tyre. Mazhoranca e re dhe partitë opozitare së bashku të zgjidhnin një president konsensual, të papërlyer në politikë apo në afera korruptive, edhe pse, vetë unë do të dëshiroja që kreu i shtetit të zgjidhej drejpërsëdrejti nga qytetarët e të merrte kompetenca më të mëdha, në një republikë që duhet të mbetet parlamentare.

Rama, Meta, Basha, Kryemadhi dhe të gjithë liderët e partive të vogla (thuajse inekzistente), që u shkojnë pas (Meditë, Dulet, Ndokat, Idrizët, Alimadhët, Koçët, Dukat etj.), dhe bashkë me ta e tërë ajo racë politikanësh që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe, të largoheshin më në fund nga skena politike. Por jo të zëvendësoheshin nga të ngjashmit e tyre, si Balla apo Gjiknuri në PS, Alibeaj, Spaho apo Vokshi në PD, Vasili në LSI etj. Vetëm në këtë mënyrë—dhe vetëm atëherë—politika shqiptare do të merrte frymë lirisht, qytetarëve të zhgënjyer të këtij vendi do të mund t’u ringjallej shpresa dhe Shqipëria, më në fund, mund të bëhej. Si e gjithë Europa!

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

July 3, 2019 02:20
Komento

7 Komente

  1. A.GRAMSH July 3, 08:06

    ENDERUARA ZONJA GLOVER! PONZO PILATI NUK KA QENE FEMER!

    ‘Jepini Çezarit ate qe i takon Çezarit dhe Zotit(shqiptarit) ate qe i takon Zotit(shqiptarit)’!
    ———
    Ne vend te paraDhenjes:
    Ne kete vend sa nje fshat e me popullsi sa ‘nje grusht’ ne mes te Europes ka 30 vjet qe po perseritet mbas 2000 vjetesh historija e popullit Ebre 40 vjet ne shkretetire ne kerkim te ‘tokes se premtuar’ biles shume me keq se sa populli izraelit se atyre ua dergoi ‘Zoti’ profetin e tyre ti mblidhte ndersa ketu mungon edhe Zoti edhe profeti!

    I pushtuar ish toka e shenjte nga te huajit si tek ne 30 vjet nga xhihadi,edhe profeti izraelit u kryqezua ne emer te ‘popullit’ e me ‘voten’ e popullit ashtu si po marterizohet ky popull ne emer te ‘alla akbar’ ku dy shtresat me te dobeta te shoqerise GRATE dhe FEMIJETpo perjetojne mjerimin obskurantist mesjetar SHUME ME KEQ SE NE SKLLAVERI QE KONTRABANDOHEN SI ‘mISH I BARDHE’ DHE SI KAVJE PER PJESE KEMBIMI organesh!

    Zonja Glover,
    Governatori apo prokuratori iPonzo Pilati i ‘Lau duart’ me kryqezimin e Krishtit gjoja se zbatoi ‘zgjedhjen’ e turmes edhe pse e shoqja ju lut qe te mos kryqezohej !
    Keshtu i kane ‘lare duart’ me gjak shqiptari keto 30 vjet tere misioneret e huaj te SHBA-ve dhe BE-se te ODIHR e te OSBE-se ndaj krimeve qe i jane bere ketij populli drejt shperberjes pa te ardhme dhe te pa shprese!

    Ambasadorja Glover,
    Pas 30 vjetesh tragjedi qe po kalon ky vend e popull me shume se gjysma jashte ne kerkim te mbijeteses e gjysma brenda pa shtet pa pasuri pa pune e pa BUKE e plus 11 Miliard borxh,kur flisni JU,kur intervistoheni apo beni deklarata ju degjojme me shume vemendje dhe analizojme çdo fjale sepse jemi 30 vjet te pushtuar,koloni dhe ne TERR te plote informacioni shume me keq se ne kohen e inkujzicionit !

    Edhe kur kerkojme te etur te informohemi ai lloj ‘tallashi’ na vjen i perpunuar disa here .Shkruhen paçavuret nga Zagare analfabete qe u sherbejne padroneve,u dergohen per ti perkthyer analfabete apo ‘hajdare’ e ‘kosovare’ ish koloboracioniste te luftes dyte boterore ne radiozhurma si ‘Zeri i Amerikes’ apo se fundi dhe DW- ne gjuhen angleze aqpo gjermane e na vine prape ne origjine ne gjuhen e xhihadit!

    E nderuara Glover,
    Si kryetare e misionit te OSBE-ODIHR me mision ne kete vend per te ‘vezhguar’ ‘zgjedhjet’ vendore ne nje vend pa shtet pa asnje nga 3 Pushtetet e pa varur e te ndare,pa asnje lloj insitucioni funksional te shtetit te se drejtes pa EMER te sistemit ekonomik e per rrjedhoje pa EMER te sistemit politik ne nje vend ku nuk mund te gjindet EMERI i formes se ‘shtetit’ njohur ne historine e njerezimit,Pra pa ASGJE intervista juaj e ndjekur me ‘goje hapur’ nga ndjekesit e etur shqipetare mper te qene te sinqerte na ka lene komplet te ZHGENJYER!

    PSE!?
    1.-Ju kur thoni se” Jane autoritetet vendore ne shqiptari qe do vendosin ç’fare do bejne me rrezultatin e zgjedhjev” jo vetem tregon qe ashtu si 30 vjet tere qindra vezhgues e mijera misionere qe kane hyre e kane dale nga ky vend o nuk e njihni FARE gjendjen qe perjetohet ne kete vend pa shtet,koloni e han pa porta ku eshte ulur kembekryq xhihadi dhe tere agjenturat,ose akoma me keq qe nuk mund ta pranoj kerkoni te talleni me nje popull te mjere!

    Pra ju indirekt apo direkt jo vetem qe i vini ne dyshim rezultatin por kete ‘rezultat’ te atyre qe shkuan te votojne e qe jane POPULL e vini ne duar te ‘Autoriteteve vendas’!?
    Ke quani ‘autoritete’ ne nje vend pa shtet pa asnje pushtet e ku 30 vjet nuk flitet me gjuhen e ISTITUCIONEVE aqe me teper te parlamentit po me gjuhen e koduar te krereve te xhihadit ne krye te 128 bandave ‘parti’ me shume se sa elektorat!?

    2.-Ç’fare kuptoni ju e nderuara Dama Gllover si kryetare e misionit te dy organizmave me prestigjioze ne rajon e e me gjere nga amerika ne Azi e gjetke kur thoni:”Ne gjysmen e bashkive nuk pati zgjedhje se nuk kish alternative’!?
    P’er ç’fare ‘zgjedhje’ e ‘alternativa’ kerkoni ju si te kerkosh ‘qiqra ne hell’ ose ‘qumesht dallendyshe’ aqe me teper ne ‘zgjedhje vendore’ ne nje vend pa shtet te se drejtes dhe aqe me teper ku zgjedhjet tridhjet vjet nuk behen nas organizohen e as vota numurohet nga shteti por nga KQZ me militante e kamikaze qe perfaqesojne 128 bandat parti!

    Si mund te pretendoni se ne 30 bashki s’pati ‘zgjedhje’ e nuk u mjaftuan prezenca e mbi 50 partive qe ishin regjistruar’ me 50 ‘alternativa’ po pa tjeter duheshin te ishin dy bandat PD dhe LSI qe te jepnin ‘alternativen’ se si do SHKULIN pemet qe kane mbjelle kundershtaret ne Tirane dhe ne vend te studjove franceze do zgjedhin ato Hollandeze per te ndare pergjysem MILIARDAT!

    A e kini te qarte sistuaten kur perdorni fjalet ‘zgjedhje’ dhe ‘alternative’ se ne kete vend ka 30 vjet qe nuk behen ‘zgjedhje’ politike e parlamentare sepse i eshte hequr SOVRANITETI popullit shqipetar dhe u eshte deleguar 128 bandave xhihadisto-fashiste qe te vetemen alternative kane HAJDUTERINE dhe nuk dihet as ke shtresa perfaqesojne e as nje lloj alternative ekonomike sociale politike dhe tragjikisht POPULLI shqipetar nuk PERFAQESOHET as direkt e as indirekt dhe pushteti baze ,legjislativi apo parlamenti eshte i mbushur me ‘prostituta’ politike jo mbi bazen e truve po te B.. dhe te emeruara nga kreret apo kapobandat e 128 bandave parti!?

    3.-Ju perserisni me shume te drejte ‘DOGMEN’ Reforme elektorale qe duhet pershpejtuar!?
    E nderuara dhe respektuara ambasadore!
    Kur e dini ashtu si shumica e shqipetareve me tru ne koke qe treguesi dhe shkalla e demokracise ne cilin do vend qe aspiron demokraci e civilizim eshte ‘Reforma elektorale’ atehere si eshte e mundur qe per 30 vjet mbi 30 mije misionare te BEse OSBE-ODHIR kane ardhur kane ngrene pire e vjedhur kete vend e nuk pasten mundesine ta detyronin kete politike krriminale te mblidheshin e mbylleshin tye benin kete reforme e ti rikthenin popullit SOVRANITETIN nepermjet perfaqesimit DIREKT ashtu si u ‘be’ per reformen ne drejtesi qev ka 3 vjet e nuk dihet ku eshte apo ka marre arrati!?

    A e keni te qarte e nderuara Glover qe ketu ketij populli bashke me te gjitha te drejtat i jane hequr edhe e drejta e VOTES dhe 30 vjet as VOTON e as VOTOHET as ZGJEDHJ dhe as ZGJIDHET sepse jo vetem parlamenti nuk e perfaqqeson por tere pushtetet e sistemet jane te MONOPOLIZUARA dhe ju si e shkolluar ne universitetet me te mira te Anglise e kini shume te qarte se ç’far do te thote ‘MONOPOL’!

    Ketu eshte monopolizuar gjitheçka si sistemi ekonomik ashtu edhe ai financiar,bankar politik dhe tere sistemet perfswhi ate akademik.Si monopole qe JU e dini shume mire nuk u interesojne as parimet e demokracise e as ato te ekonomise se lire te tregut:Meritokraci-Barazi mundesish-Konkurence perkundrazi u interesojne IDJOTE apo ‘kamikaze’ qe ti perdorin si bageti!
    Si mund te kuptohet nga OSBE-ODHIR qe te inkriminuar deri ne gryke ne krye te nje PD apo LSI qe arrijne te nxjerin nga goja se:Te gjithe ata 85 perqind qe nuk shkuan ne votime’e nuk kane shenje ne gisht qe kane votuar jane ‘DELET’ Tona!?
    Krriminele qe u ka dale bishti ne mes te Europes ne prezencen 30 vjet te OSBE-ODHIR!

    P.S Si mund te quhet b’njohes i Ballkanit e analist i mirenjohur’ nje IDJOT nga pertej oqeanit qe nuk di ku bije Shqiperija ashtu si presidenti Trump ku binte Belgjika dhe mbas 30 vjetesh deklaron se :Washingtoni ka gabuar me Shqiperine’!?
    Ne vend qe te thote ky ‘kaubojs’ me emrinDavid Fhilips se ka gabuar Zoti per trute qe i ka dhene qe akoma nuk e ka konceptin e demokracive parlamentare por flet per Meten e Edvinin si te ishin balozi i gjirizit te Lalesit dhe Gjergj Elez alija me atklete Adidas!
    Nuk e di ky bru shkulur se tragjedija shqipetare rre4njet bi ka tek agjenturat dhe mergata e qyqeve ne Amerike qe u propogandua c30 vjet nga radio Zhurma Zeri i AmeriQIse me parate e Biberajve-Beogradit-Xhihadit!?

    Nuk arrin ta kuptoje ky plak i rrjedhur nga SHBA-te bashke me nje plake sharabajke nga BE-ja me emerin Katrin Spak se si SHBA-te ashtu dhe BE-ja ne kete vend jane perfaqesuar nga LLUMI i amerikaneve dhe europianeve te inkriminuar ne krah te krereve te xhihadit e krimit kalif Salise e Like florise dhe tani po kerkojne me kod mafjoz ti SHANTAZHOJNE!?

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH July 3, 08:19

    E NDERUARA ZONJA GLOVER! PONZO PILATI NUK KA QENE FEMER!

    ‘Jepini Çezarit ate qe i takon Çezarit dhe Zotit(shqiptarit) ate qe i takon Zotit(shqiptarit)’!
    ———
    Ne vend te paraDhenjes:
    Ne kete vend sa nje fshat e me popullsi sa ‘nje grusht’ ne mes te Europes ka 30 vjet qe po perseritet mbas 2000 vjetesh historija e popullit Ebre 40 vjet ne shkretetire ne kerkim te ‘tokes se premtuar’ biles shume me keq se sa populli izraelit se atyre ua dergoi ‘Zoti’ profetin e tyre ti mblidhte ndersa ketu mungon edhe Zoti edhe profeti!

    I pushtuar ish toka e shenjte nga te huajit si tek ne 30 vjet nga xhihadi,edhe profeti izraelit u kryqezua ne emer te ‘popullit’ e me ‘voten’ e popullit ashtu si po marterizohet ky popull ne emer te ‘alla akbar’ ku dy shtresat me te dobeta te shoqerise GRATE dhe FEMIJETpo perjetojne mjerimin obskurantist mesjetar SHUME ME KEQ SE NE SKLLAVERI QE KONTRABANDOHEN SI ‘MISH I BARDHE’ DHE SI KAVJE PER PJESE KEMBIMI organesh!

    Zonja Glover,
    Governatori apo prokuratori iPonzo Pilati i ‘Lau duart’ me kryqezimin e Krishtit gjoja se zbatoi ‘zgjedhjen’ e turmes edhe pse e shoqja ju lut qe te mos kryqezohej !
    Keshtu i kane ‘lare duart’ me gjak shqiptari keto 30 vjet tere misioneret e huaj te SHBA-ve dhe BE-se te ODIHR e te OSBE-se ndaj krimeve qe i jane bere ketij populli drejt shperberjes pa te ardhme dhe te pa shprese!

    Ambasadorja Glover,
    Pas 30 vjetesh tragjedi qe po kalon ky vend e popull me shume se gjysma jashte ne kerkim te mbijeteses e gjysma brenda pa shtet pa pasuri pa pune e pa BUKE e plus 11 Miliard borxh,kur flisni JU,kur intervistoheni apo beni deklarata ju degjojme me shume vemendje dhe analizojme çdo fjale sepse jemi 30 vjet te pushtuar,koloni dhe ne TERR te plote informacioni shume me keq se ne kohen e inkujzicionit !

    Edhe kur kerkojme te etur te informohemi ai lloj ‘tallashi’ na vjen i perpunuar disa here .Shkruhen paçavuret nga Zagare analfabete qe u sherbejne padroneve,u dergohen per ti perkthyer analfabete apo ‘hajdare’ e ‘kosovare’ ish koloboracioniste te luftes dyte boterore ne radiozhurma si ‘Zeri i Amerikes’ apo se fundi dhe DW- ne gjuhen angleze aqpo gjermane e na vine prape ne origjine ne gjuhen e xhihadit!

    E nderuara Glover,
    Si kryetare e misionit te OSBE-ODIHR me mision ne kete vend per te ‘vezhguar’ ‘zgjedhjet’ vendore ne nje vend pa shtet pa asnje nga 3 Pushtetet e pa varur e te ndare,pa asnje lloj insitucioni funksional te shtetit te se drejtes pa EMER te sistemit ekonomik e per rrjedhoje pa EMER te sistemit politik ne nje vend ku nuk mund te gjindet EMERI i formes se ‘shtetit’ njohur ne historine e njerezimit,Pra pa ASGJE intervista juaj e ndjekur me ‘goje hapur’ nga ndjekesit e etur shqipetare per te qene te sinqerte na ka lene komplet te ZHGENJYER!

    PSE!?
    1.-Ju kur thoni se” Jane autoritetet vendore ne shqiptari qe do vendosin ç’fare do bejne me rrezultatin e zgjedhjev” jo vetem tregon qe ashtu si 30 vjet tere qindra vezhgues e mijera misionere qe kane hyre e kane dale nga ky vend o nuk e njihni FARE gjendjen qe perjetohet ne kete vend pa shtet,koloni e han pa porta ku eshte ulur kembekryq xhihadi dhe tere agjenturat,ose akoma me keq (qe nuk mund ta pranoj) kerkoni te talleni me nje popull te mjere!

    Pra ju indirekt apo direkt jo vetem qe i vini ne dyshim rezultatin por kete ‘rezultat’ te atyre qe shkuan te votojne e qe jane POPULL e vini ne duar te ‘Autoriteteve vendas’!?
    Ke quani ‘autoritete’ ne nje vend pa shtet pa asnje pushtet e ku 30 vjet nuk flitet me gjuhen e ISTITUCIONEVE aqe me teper te parlamentit po me gjuhen e koduar te krereve te xhihadit ne krye te 128 bandave ‘parti’ me shume se sa elektorat!?

    2.-Ç’fare kuptoni ju e nderuara Dama Gllover si kryetare e misionit te dy organizmave me prestigjioze ne rajon e e me gjere nga Amerika ne Azi e gjetke kur thoni:”Ne gjysmen e bashkive nuk pati zgjedhje se nuk kish alternative’!?
    Per ç’fare ‘zgjedhje’ e ‘alternativa’ kerkoni ju si te kerkosh ‘qiqra ne hell’ ose ‘qumesht dallendyshe’ aqe me teper ne ‘zgjedhje vendore’ ne nje vend pa shtet te se drejtes dhe aqe me teper ku zgjedhjet tridhjet vjet nuk behen as organizohen e as vota numurohet nga shteti por nga KQZ me militante e kamikaze qe perfaqesojne 128 bandat parti!

    Si mund te pretendoni se ne 30 bashki s’pati ‘zgjedhje’ e nuk u mjaftuan prezenca e mbi 50 partive qe ishin regjistruar’ me 50 ‘alternativa’ po pa tjeter duheshin te ishin dy bandat PD dhe LSI qe te jepnin ‘alternativen’ se si do SHKULIN pemet qe kane mbjelle kundershtaret ne Tirane dhe ne vend te studjove franceze do zgjedhin ato Hollandeze per te ndare pergjysem MILIARDAT!?

    A e kini te qarte sistuaten kur perdorni fjalet ‘zgjedhje’ dhe ‘alternative’ se ne kete vend ka 30 vjet qe nuk behen ‘zgjedhje’ politike e parlamentare sepse i eshte hequr SOVRANITETI popullit shqipetar dhe u eshte deleguar 128 bandave xhihadisto-fashiste qe te vetemen alternative kane HAJDUTERINE dhe nuk dihet as ke shtresa perfaqesojne e as nje lloj alternative ekonomike sociale politike dhe tragjikisht POPULLI shqipetar nuk PERFAQESOHET as direkt e as indirekt dhe pushteti baze ,legjislativi apo parlamenti eshte i mbushur me ‘prostituta’ politike jo mbi bazen e truve po te B.. dhe te emeruara nga kreret apo kapobandat e 128 bandave parti!?

    3.-Ju perserisni me shume te drejte ‘DOGMEN’ Reforme elektorale qe duhet pershpejtuar!?
    E nderuara dhe respektuara ambasadore!
    Kur e dini ashtu si shumica e shqipetareve me tru ne koke qe treguesi dhe shkalla e demokracise ne cilin do vend qe aspiron demokraci e civilizim eshte ‘Reforma elektorale’ atehere si eshte e mundur qe per 30 vjet mbi 30 mije misionare te BEse OSBE-ODHIR kane ardhur kane ngrene pire e vjedhur kete vend e nuk pasten mundesine ta detyronin kete politike krriminale te mblidheshin e mbylleshin tye benin kete reforme e ti rikthenin popullit SOVRANITETIN nepermjet perfaqesimit DIREKT ashtu si u ‘be’ per reformen ne drejtesi qe ka 3 vjet e nuk dihet ku eshte apo ka marre arrati!?

    A e keni te qarte e nderuara Glover qe ketu ketij populli bashke me te gjitha te drejtat i jane hequr edhe e drejta e VOTES dhe 30 vjet as VOTON e as VOTOHET as ZGJEDHJ dhe as ZGJIDHET sepse jo vetem parlamenti nuk e perfaqqeson por tere pushtetet e sistemet jane te MONOPOLIZUARA dhe ju si e shkolluar ne universitetet me te mira te Anglise e kini shume te qarte se ç’far do te thote ‘MONOPOL’!

    Ketu eshte monopolizuar gjitheçka si sistemi ekonomik ashtu edhe ai financiar,bankar politik dhe tere sistemet perfshi ate akademik.Si monopole qe JU e dini shume mire nuk u interesojne as parimet e demokracise e as ato te ekonomise se lire te tregut:Meritokraci-Barazi mundesish-Konkurence perkundrazi u interesojne IDJOTE apo ‘kamikaze’ qe ti perdorin si bageti!

    Si mund te kuptohet nga OSBE-ODHIR qe te inkriminuar deri ne gryke ne krye te nje PD apo LSI qe arrijne te nxjerin nga goja se:Te gjithe ata 85 perqind qe nuk shkuan ne votime’e nuk kane shenje ne gisht qe kane votuar jane ‘DELET’ Tona!?
    Krriminele qe u ka dale bishti ne mes te Europes ne prezencen 30 vjet te OSBE-ODHIR!

    P.S Si mund te quhet ‘njohes i Ballkanit e analist i mirenjohur’ nje IDJOT nga pertej oqeanit qe nuk di ku bije Shqiperija ashtu si presidenti Trump ku binte Belgjika dhe mbas 30 vjetesh deklaron se :Washingtoni ka gabuar me Shqiperine’!?
    Ne vend qe te thote ky ‘kaubojs’ me emrin David Fhilips se ka gabuar Zoti per trute qe i ka dhene qe akoma nuk e ka konceptin e demokracive parlamentare por flet per Meten e Edvinin si te ishin balozi i gjirizit te Lalesit dhe Gjergj Elez alija me atklete Adidas!
    Nuk e di ky tru shkulur se tragjedija shqipetare rrenjet bi ka tek agjenturat dhe mergata e qyqeve ne Amerike qe u propogandua 30 vjet nga radio Zhurma Zeri i AmeriQIse me parate e Biberajve-Beogradit-Xhihadit!?

    Nuk arrin ta kuptoje ky plak i rrjedhur nga SHBA-te bashke me nje plake sharabajke nga BE-ja me emerin Katrin Spak se si SHBA-te ashtu dhe BE-ja ne kete vend jane perfaqesuar nga LLUMI i amerikaneve dhe europianeve te inkriminuar ne krah te krereve te xhihadit e krimit kalif Salise e Like florise dhe tani po kerkojne me kod mafjoz ti SHANTAZHOJNE!?

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 3, 09:52

    Me pare:

    DUHET TE LARGOHET FENOMENI “SEVO TARIFA” NGA POLITIKA JONE KOMBETARE

    perndryshe:

    Keta mafioze enveriste te stervitur te Sigurimi i shtetit me syze te erta firmato

    NUK KA BURRE NONE QE T’I SHKULE

    Reply to this comment
  4. lexues i dites July 3, 10:28

    NO COMENT!a A.GRAMSH

    Reply to this comment
  5. Tosi dhe Bushati July 3, 12:33

    A ka te drejte morale dikush ne SHqiperi te flase per politiken,Drejtesine,median per PD dhe LSi apo dhe PS! Morali ka vdekur ne SHqiperi perderisa Presidenti yne eshte hajdut e te tjera! Perderisa Saliu krimineli me i madh shqiptar ne te gjitha koherat eshte akoma ne politike! Perderisa Luli dhe Mona dy pjella te deshtuara hajdute dhe debile vazhdojne dhe trazojne Shqiperine!Perderisa shume ish komuniste qe kane qene afer Enverit dhe ju kane yhurrur lavde atij jane akoma te flasin per moral! Morali shqiptar ka ndryshuar emrin ne hajdut dhe genjeshtar! Ka vjedhur dhe vrare edhe vete morali prandaj eshte i detyruar te heshte!

    Reply to this comment
  6. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha July 3, 14:07

    O dita,
    Po edhe kete hapsire te vockel ku mernim ndonje çikeze informacion pse po na e nxini jeten me keta Tarifat,apo tartufat,teveqellet ,tarallaket qe si puna e femijeve ,te lindur me probleme psiqike pas 30 vjetesh del tek cepi i pallatit me nje kobure loder plastike dhe i vret tere politikane….?????

    ”Mjerimi rrit femine ne hijen e shtepive
    te nalta,ku nuk mrin zani i lypsise,
    ku nuk mund tu prishet qetsija zotnive(Tarifave9
    kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnisew.’Migjeni

    Reply to this comment
  7. ME EMER July 3, 20:38

    Duhet te qerrohen ..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?