3 mars 1878/ Traktati i Shën Stefanit, si u copëtuan trojet shqiptare

March 3, 2019 18:27

3 mars 1878/ Traktati i Shën Stefanit, si u copëtuan trojet shqiptare

Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, i cili i dha fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877.

Paqja e Shën-Stefanit ishte një nga më të ashprat që ishte arritur ndonjëherë në historinë e lindjes.

Pas luftimeve që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, konti Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat.

Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.

Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë. Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2.

Trojet shqiptare do të copëtoheshin rëndë nga ky traktat dhe në bazë të kësaj marrëveshje.

Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit. Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë.

Zemërimi kundër Traktatit të Shën-Stefanit përfshiu të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare, që nga fshatarët e zejtarët e deri te qarqet çifligare e tregtare. Ky zemërim i shqiptarëve nuk drejtohej vetëm kundër Perandorisë Ruse dhe aleatëve të saj ballkanikë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.

Kundërshtimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit shënon një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare

Përgatiti për botim: L. Veizi/ Dita

March 3, 2019 18:27
Komento

19 Komente

  1. Kevin March 3, 19:23

    Interpretim shum i ngushte i historis.

    Normale qe fituesit e luftes ndaj turqis do perfitonin territore.
    Ne te kunderten ne shqipri nuk u shkrep asnje pushk ndaj turqve perkunderazi shqiptaret ndiheshin turq dhe pas 1912.
    Shqiperia u be shtet nga rastesia dhe Jo per merit te shqiptarve.

    Reply to this comment
    • Janulles me sqepar kokes. March 3, 20:06

      Ah te dhjefsha Janullen mu ne goje !

      Reply to this comment
    • besniku March 3, 20:20

      Kete mund ta thote vetem nje injorant ne historine e Shqiperise ose nje antishqiptar.
      Shqiptaret jo vetem ne shekuj kane luftuar per lirine, por kane qene aktore kryesore ne luften per çlirimin e Greqise.

      Reply to this comment
    • Vatra March 3, 21:57

      Me siguri ti je bërë rastësisht se formimi i shteteve jo

      Reply to this comment
    • fery March 3, 22:58

      Si shqiptaret ndiheshin turq …?
      por pikrishte ne ate vite, pase vetem tre muaj te marreveshjes fashiste te Shen Srefanit,me 10 qershor 1878 si vendim popullor gjitheshqiptar kunder rezistence ndaje marreveshjes se padrejte qe iu shkaktua shqiptareve, shqiptaret e jo turqit, krujuan
      Lidhjen Shqiptare te Pruzrenit
      Dhe ti injorant i dreqit me nofken kevin, ke degjuar per kete Lidhje, apo s ke degjusr…?

      Reply to this comment
      • Kevin March 4, 13:02

        Po me qense ty te pelqen historia hape dhe lexo pikat e kryesore te lidhjes se prizerenit.
        Po te ndimoj un pak ne lidhjen e prizerenit mernin pjes dhe boshnjaket si musluman

        Reply to this comment
        • Mollosi March 4, 19:51

          Lidhja e Prizrenit ne fillim ishte pro-osmane. Ne te ,sipas Bartlit, merrnin pjese 43 mulla dhe bejlere te pasur . Te gjithe keta ishin antishqiptare dhe adhurues te osmaneve. Keta e firmosen Kahrar-Name-ne qe ne shqip do te thot Libri i Vendimeve. Dhe vendimet e ketij Libri ishin teresisht antishqiptar. Gjendja ndryshoi per te mire atehere kur ne Prizren arriti Abdyl Frasheri dhe malesoret katolike te veriut. Kuvendi i Pergjithshem i Lidhjes e hodhi poshte Kahrarnamene dhe miratoi nje program te ri me fryme thellesisht kombetare…

          Reply to this comment
        • ELIOT March 15, 18:23

          kevin ;para se turqit te na benin myslymane ne illirianet Ishim katolike dhe sserbet dhe greket ja shiten bythen turkut ;;;perse si ber edhe ato islamista turku ,,,,,????? APO …. DHE SA PER NDARJET E KUFIJVE ….. RUSIA BOLSHEVIKE MENDONTE PER RRACEN E VET ….CLIROI VETEM VENDET SLLAVE DHE E NDALUAN LUFTEN NE KUFIJTE E SHQIPERISE …. DH TURQIT SKISHIN BYTHE TE KUNDERSHTONIN DHE SI PLASTE PER SHQIPTARET … AS TURQIA DHE AS RUSIA SE CANIN KOKEN PER NE VETEM MENDONIN PER BYTHEN E TYRE SI ZGJEBSA ..PRANDAJ PERFITUAN SERBET DHE GREKET …I VUNE KUFIJTE KU TI DONTE BYTHE E VET … DHE EUROPA AS SE CANTE PER NE KUSH FRANCA APO GJERMANIA DO TE BENIN LUFTE PER NE ..?????? VETEM AMERIKA SI LA TE NA NDANIN NE COPA ……. DHE KOSOVEN AMERIKANET E SHPETUAN NGA SERBET ..SE KAMUNISTAT DHE TE TJERET POLITIKANE SE CANE BYTHEN ….

          Reply to this comment
  2. Niku March 3, 20:08

    Kevin, lejohet qe te besh nje pordhe te vogel, por jo kaq te madhe sa te na vije deri ketu jashte kompjuterit! Hap librin e historise dhe meso dicka per luftrat Shqiptare ne shek. XIX dhe XX. Eshte e pafalshme te vdesesh injorant.

    Reply to this comment
  3. fery March 3, 22:46

    Hatehere, pse i lejohet serbise qe humbi luften me kosoven sipsse te njejtes logjike e regula te luftes qe ende jane ne fuqi e qe u ndedhkua perandorise osmane si humbese nga rusija qe te parashtoje kushte,te moderespektoje dhe mosezbatoje marreveshje dhe te kerkoje teritor te humbur me lufte….?
    Cilat jane jeto regulla dhe cila eshte lognika..?

    Reply to this comment
    • karamahmuti i albanis March 4, 08:34

      o fery shko me ndonje shkolle te mesosh shqip,se menyra se si shkruan dukesh nje injorant qe nuk te kuptohet asnje ide e shprehur.
      une kuptova vetem nje gje qe ti thua se shqiptaret nuk ndiheshin turq kurse une po te them se edhe sot shqiptaret ndihen me shume turq se sa shqiptar,pikesepari nga menyra si e flasin dhe e shkruajne shqipen(si analfabet) dhe 30% me fjale turke…
      se dyti po ti shash turqin turkoshaket nxehen e terbohen.
      dhe se fundi(se ka shume por shkurt i permblodha) ne Shqiperi shikon tek sheshi skenderbej dhe te rruga kavajes me shume sumperpjet se ne arabi ku e keni ju origjinen dhe hoxhallaret qe pellasin si ne arabi.
      dhe keto kufijt qe kemi sot jane si rezultat i pa aftesise tone si nga ajo qe nuk perdorem mendjen dhe armen….

      Reply to this comment
    • Janullatos arxidoglyftis March 4, 12:53

      Karamahmuti tourkalvane ka te drejte ne kete rast

      Reply to this comment
  4. Orakulli i Dypakut March 4, 01:12

    Vetem ne nuk jemi “Zgjuar si Shtet”(fund shek.19), e kam fjalen minimalisht te kemi shpallur nje platforme sic ka shpallur ne ate kohe Greqia apo Serbia per zgjerimin e tyre, me titull SHTETET E BASHKUARA SHQIPETARE..(United States of Albania)
    Maksimalisht eshte rasti kur AL dhe USA jane ne sinkron te plote mes tyre dhe “Superegoja e Shtetit” vepron, konkretisht do te thote ti heqe duart e Rusise nga fucia e barutit te vjeter dhe sjelljen e nje qetsie te munguar te zhvillimit, prospaeitetit dhe civilizimit Ballkenas.

    Reply to this comment
  5. Agron March 4, 02:57

    U krijua shteti Bullgare,Mal i Zi,Serbi,Rumani.
    Po perpara Turqise per 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit ku ishin keto shtete?
    Sa per Al-banistanin dihet qe kush ishte myslimane jenicer i konvertuar me dhune nga Greke Orthodhoks u be Shqipetare turk myslimane.
    Kurse Arvanitasit luftuan per kombin e tyre Greke dhe per Epirin.

    Reply to this comment
    • Tani March 4, 11:04

      Agron,ti qënka më i trashë se grekët, përsa i përket historisë.O injorant, për cilën perandori greke të bizantit e ke fjalën?
      Bizanti nuk ishte grek por perandori romake multietnike. Në Bizantin lindore qeveritarët përdornin gjuhën greke,por kjo nuk bën popullsinë,greke!
      Arvanitët thua luftuan për kombin e tyre grek thua,,,cilin komb grek?Gjithë arvanitët ishin shqipfolës,greqia e asaj kohe ishte e përbërë nga shumë fara etnike,dhe greqishtja flitej nga priftërinjtë vetëm.Shteti i Greqisë u krijua nga Anglezët,Rusët dhe francezët .Po të mos ishin fuqitë e mëdha ,arabisht do fliste popullsia akoma

      Reply to this comment
  6. Qylafi March 4, 08:48

    Pergjegjes per kete eshte dhe ismail qemoli qe vinte nga porta e larte me urdher te Sulltanit qe shpalli pavaresine e shqypnise duke e sanksionuar kete padrejtesi.

    Reply to this comment
  7. xxx March 4, 09:34

    Po kaq pergjegjes ishte edhe Skenderbeu qe beri lufte me turqit 25 vjet duke i mbajtur keto hordhi ne shqypnine tone, dhe nuk i la te iknin andej nga kishin destinacionin duke na i bene bashkudhetare per 500 vjet te tjera. Shqyptaret jane armiqte me te medhenj te shqipnise, ashti sic e ka thene KONICA i MADH

    Reply to this comment
  8. Arben March 4, 10:47

    Cfare na priti kur mbetem ne dore te ruseve dhe me pas perendimoreve (greqise).

    Shqipetaret jane Osmanllinj.

    Reply to this comment
  9. demo March 4, 18:36

    Greket e sotem e kane fituar shtetin fale gjakut te shqiptareve.Ne ate qe quhet revolucion grek,nuk ka lufte te grekeve kunder turqve,,nuk ka as popullsi greke te sakrifikuar,por vetem luftetare shqiptare dhe popullsi shqiptare.
    Duke konvertuar keta shqiptare ne greke, qe veten e quanin arberore,ndersa kisha greke i quante arvanitas,U FORMUA SHTETI GREK DHE POPULLI GREK.
    Kush therret me shume per vjedhje votash?Kryehajduti,qe e krijoi sistemin E GRABITJES,Sali Berisha.
    Kush akuzon shqiptaret per Pavaresi te falur?
    GREKET QE I VODHEN SAKRIFICEN DHE GJAKUN SHQIPTAREVE.
    Le te vijme ne Teme.Traktati i Shen Stefanit provokoi mobilizimin e shqyptareve dhe krijimin e Lidhjes se Prizrenit.Beteja e pare nisi me vrasjen e te derguarit te Sulltanit,Mehmet Ali pashe Maxhari qe perfundoi ne nje masaker midis shqiptaresh ne jakove,ku u vrane mbi 3000 veta.Beteja kryesore ishte Beteja e Velike-Pepic,ku ushtria malazeze e udhehequr nga Mark Milani u shpartallua nga malesoret shqiptare,.
    Kush e nisi luften ma i pari?
    Nure Kurti e Kurt Asllani
    Jakup Ferri e Cel Shabani
    Dale kadale bre Mark Milani
    Mark Milani ,Milanica
    Asht Shqipnia tani plisa
    Tani plisa e jatagana
    E pvet Kucin c`ka i bana
    Dere per dere gjamen ja cova
    Kjo eshte Lidhja e Prizrenit o pellasgos,qe shpartalloi ushtrine malazeze,qe kishte dale perhere fitimtare kunder ushtrise turke.Shqiptaret te vetem,detyruan Floten e Fuqive te Medha te kercenonte Ulqinin dhe Ushtrine turke te msynte prapa kraheve Fuqite e Lidhjes Shqiptare,per t`i falur Ulqinin dhe Tivarin Malit te Zi.
    Keta malesore nip sternipa te Malsorve qe shpartalluan ushtrine malazeze,sot fituan komunen e Tuzit.Ky eshte shekulli i Shqyptarise,prandaj ju komentues greke behuni gati te prisni shqiptaret ne Cameri.Nga Gjiri i Artes ne Konispol eshte Cameri.Po qe se Camet e Fasuleve te Idrizit jane bere tregtare cifyte,do te vime ne Preveze e Paramithi me Lazot .me Drenicen e Rugoven,qe shpirtin e japin,por Camerine s`e falin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*