3 orë seancë parlamentare, mazhoranca miraton projektligjet

February 26, 2019 20:32

3 orë seancë parlamentare, mazhoranca miraton projektligjet

Deputetët e Partisë Socialiste kanë miratuar me votat e tyre projektligjet në rendin e ditës. 72 vota pro kanë marrë edhe dy vendime shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Projektligjet kanë kërkuar votim me shumicë të thjeshtë votash, të cilat mazhoranca socialiste i ka.

Ndonëse jashtë parlamentit opozita protestonte, në sallë deputetët e majtë kanë vazhduar të mbajnë fjalimet e tyre mbi projektligjet e parashikuara. Nuk kanë munguar edhe deklaratat për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Ministrat dhe deputetët socialistë kanë nënvizuar se të gjithë ata demokratë që ndjehen të papërfaqësuar do të përfaqësohen nga Partia Socialiste në Kuvend dhe nga qeveria Rama. Mbledhja e konferencës së kryetarëve ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet të martën e ardhshme.

v.l/ Dita

February 26, 2019 20:32
Komento

6 Komente

  1. Epiriiiiii February 26, 20:37

    Kjo eshte e Rendesishme, te tjerat jsne llogje pazari. Tung

    Reply to this comment
  2. Ka lezet February 26, 20:37

    Ka lezet. Te na bien pak veshtet rehat nga shpellaret.

    Reply to this comment
  3. Eri February 26, 22:34

    Me ne fund…..Ti hapet rruga drejtesise per te miren e njerezve dhe te vendit.

    Reply to this comment
  4. Arben February 26, 23:23

    Historia ka treguar se nuk bejne revolucion te priveligjuarit dhe te pasurit (dmth hajdudet qe kane patur pushtet) por revolucioni vjen ne menyre natyrale nga shtresat e paprivilegjuara e te dhunuara nga padrejtesia e shtetit/monarkut . Cfar kerkojne revolucionaret shqiptar te vitit 2019? Liri,barazi dhe drejtesi per jeten dhe pronen publike e te popullit ? Po keto jane provuar e sterprovuar se interesi per liri, barazi e drejtesi per qytetarin e ndershem dhe te papriveligjuarin eshte zero, ndersa per perkrahesit e tyre batakqinj,hajdud e te korruptuar eshte 100 % . Eshte komike kjo qe po ndodh ne politiken shqiptare. Tragjike per popullin e thjeshte qe kerkon liri, barazi, drejtesi e mirqenie nga keto politikane komike.

    Reply to this comment
  5. shaban February 27, 09:01

    Ne rast se quhet drejtesi shkarkimi i disa prokuroreve dhe gjygjtareve te vendosur nga Berisha dhe zevendesimi me te tjere te caktuar nga Rama atehere ta gezojme drejtesine.

    Reply to this comment
    • Vehbiu February 27, 16:05

      O Shab hunderi, procesi monitorohet nga SHBA dhe BE apo akoma se ke marre vesh dhe degjon altoparlantin e cjerre te Mona Lulashit. Nje nga antaret e jurise eshte perfaqsues i vendeve te BE ne cdo séance. Apo edhe ata I ka blere Rama???

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*