3 të plagosur pas një sherri, mes tyre edhe autori

October 4, 2014 09:11

3 të plagosur pas një sherri, mes tyre edhe autori

Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy nga të cilët në gjendje të rëndë, pas një sherri në një nga lokalet e Roskovecit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë të plagosurit janë goditur me thikë dhe ndodhen në sallën e reaminacionit.

I plagosur ka mbetur 53-vjeçari Shkëlqim Çepele  i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë goditje thikë në gjoks dhe në bark, po kështu sipas policisë i plagosur ka mbetur dhe 30-vjeçari Ladi Kola.

Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Haziz Çepele 55-vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur me mjete të forta gjatë sherrit në lokal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen të plagosurit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka mundur të arrestojë edhe autorin Haziz Çepele.

October 4, 2014 09:11
Komento

1 Koment

  1. arkivistja October 4, 23:19

    keta tipa te kujtojne M.Velon

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*