E premtja e Spiros

January 30, 2016 14:11

E premtja e Spiros

Nga Arkiva

Pas deklaratave për të disatën herë nga ana e kryeprokurorit Adriatik Llalla se po heton dosje të rënda politikanësh, (zakonisht njoftimet bëheshin çdo vit, në fillim të vjeshtës së parë, pra diku nga shtatori), dhe pas kritikave të fundit të vetë presidentit të Republikës për punën e Llallës, është arrestuar dje një ish ministër i qeverisë së kaluar.

Spiro Ksera, ish ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, ka provuar prangat në Gjirokastër dje në mbrëmje, i akuzuar për shpërdorim fondesh, thënë ndryshe miratime shumash të mëdha për aktivitete fiktive, që në fakt nuk janë zhvilluar, psh për komunitetin rom.

Një vit më parë, është arrestuar shefi i tij i kabinetit, Kleves Bitro. “Qerratai” (për të rikthyer në kujtesë një titull kopertine të DITA-s asokohe) kishte të njëjtin stil pune, më saktë vjedhjesh, por kryente edhe akte autonome, si dërgimi në SHBA si pjesë delegacioni nga ministria, i njerëzve që realisht bëheshin emigrantë që nuk ktheheshin më.

1

KOPERTINA E DITA-s

Kjo e djeshmja, ishte e premtja e Spiros. Për sqarim, lajmi u përhap mediatikisht më shpejt, ose pothuaj njëherësh me prangosjen konkrete. Më herët, kemi përcjellë, komentuar e analizuar të premten e Xhelal Mziut, atë të Shpëtim Gjikës, të ish guvernatorit të Bankës Qëndrore Fullani… A e vini re? Arrestimet e një profili të caktuar, që kanë ca politikë brenda dhe premtojnë të shpalosen si të profilit të lartë, ndodhin të premten. A mos ka vendosur prokuroria, në jehonë të një bestytnie të njohur për këtë ditë fatkeqësish, ta nxijë “edhe zyrtarisht” ditën e premte, duke vulosur bash këtë ditë fate zyrtarësh të lartë, ish ministrash e kryebashkiakësh? A ka një përmasë prej Tabir Saraji në këtë përzgjedhje apo ka diçka tjetër… në këtë rastësi jo dhe aq të rastësishme?

“Po ç’të të them, ja zgjidheni ju ditën”, reagoi me humor në anonimitet një oficer policie, kur e pyetëm për këtë përkim, pastaj shtoi, “epo, është më mirë kur populli ka ç’të flasë gjatë fundjavës”.

Është e premtja që mundëson pak spektakël dhe jehonë mediatike, pasi normalisht duhet të vijë e hëna që gjykata të marrë një masë sigurie për të pandehurin? Pak pranga, disa kamera e një çikë qeli uikendi nuk i bëri keq as Mziut, as Gjikës e Fullanit.

Realisht, arrestimi i një ministri apo ish, është ngjarje serioze dhe inkurajuese në luftën kundër korrupsionit. Por nuk i shpëton analizës, fakti që Ksera ishte hallka më e dobët në zinxhirin ish qeveritar të Berishës, tashmë as deputet dhe as ndonjë partiak i thekur në PD.

Po të heqësh një paralele mes postit dhe shifrës 30 milionë lekëshe për të cilën akuzohet, sërish bie në sy që “peshku i madh” ka gjasa të kthehet në peshk akuariumi.

Shpresojmë që për prokurorinë ky të jetë vetëm sipari i konkretizimit të punës së saj hetimore disa vjeçare, siç ka deklaruar mjaft herë kreu i saj. Kjo, duke e ditur se ku e ka katandisur korrupsioni këtë vend dhe duke qenë të qartë, ne dhe lexuesit, e aq më shumë prokurorët, se për çfarë shifrash bëhet fjalë. Në të kundërt, s’do na mbetet veçse të themi se u mbars Llalla, e polli një Kserë.

Rastësisht të premten.

January 30, 2016 14:11
Komento

3 Komente

  1. in memoriam January 30, 12:12

    30 Janari…

    Reply to this comment
  2. filloi gallata e Luse January 30, 14:37

    sa here te henave Donald Lu-te e rradhes bejne ndonje mbledhje “te forte” per korrupsionin..shkrepet ndonjehere koburja te premten dhe kapin ndonje lepur si Ksera ,Mziu..

    kjo eshte nje DIRTY JOB e nje binomi dipllomate euroatllantike-me paria e Tiranes qe bejne kete teater te ndyre se gjoja po funksion demKARcia.

    Mbani mend te nderuar lexues

    ashtu si bene gallate qe kapen nga PD Mziun dhe per ballance kapen Gjiken e PS…qe te dy dolen te nderuar nga qelite

    Po keshtu monstra Fullani qe shperdoroi dhe vodhi miljona do;;are (duke qene dhe mik personal i arvizuse) u la 100% i lire dhe i pafajshem.

    SI DO VAZHDOJA LOJA :

    me kinezerirat qe luhen sot nga disa dipllomate pas 1 ministri te kriminelit Sali do kapen nja 3-4 ministra apo titullre te PS…

    Te kapesh peshq te vegjel si Ksera dhe te shkojne ca dipllomate qe jane si mbreter te zgerdhihen me Bashen qe vodhi gjysem miljardi dollare te rruga kombit eshte poshtrimi me i madh qe i eshte bere kombit shqiptar per te gjitha kohrat

    Reply to this comment
  3. dragoti January 30, 17:57

    do te donim por eshte e veshtire te besojme qe dicka po leviz .inshalla ashtu qofte …jemi mesuar tashme te shohim spektakle nga drejtesia . dikush i arreston tjetri i liron dhe me pas edhe i amniston

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*