30 MLN DOLLARËT / Gropa septike e CEZ që vazhdon të nxjerrë pisllëk

September 23, 2015 23:50

30 MLN DOLLARËT / Gropa septike e CEZ që vazhdon të nxjerrë pisllëk

Çështja CEZ-DIA dhe implikimet politike të këtij skandali ishin dje ndër kryefjalët e parlamentit në seancë plenare. Për t’u orientuar në rrëmujën e fakteve dhe akuzave dhe shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën, historia duhet këqyrur kronologjikisht.

CEZ privatizoi kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, duke blerë shumicën e aksioneve. Në vijim, kompania dha licenca për 7 kompani që do mblidhnin borxhet e prapambetura të energjisë duke marrë përqindjen e tyre. Këto kompani ishin dhurata politike nga ana e CEZ për klientët e qeverisë Berisha, ku më e përfolura mes tyre ishte Debt International Advisory (DIA) me pronar Kastriot Ismailaj, partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, që futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale.

Në janar 2013 qeveria shqiptare i hoqi CEZ Shpërndarje licencën, duke (praktikisht) e shtetëzuar atë. CEZ për rrjedhojë nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet. Mosmarrëveshja u zgjidh pasi Tirana, nën presion nga Republika Çeke lidhur me statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, i pagoi CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Më pas, një investigim i BIRN zbuloi kornizën e plotë të zhvillimeve: Ishte ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek që bashkë me Ismailajn u akuzuan se ishin organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. Pra, lojë nga brenda. Ndërkaq, zgjidhja e kontratës së CEZ me Ismailajn, bëri që ky të padiste CEZ në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit për 130 mln euro.

 

Arrestimet dhe implikimet

Hejsek hetohet në vendin e tij për abuzime me detyrën, ndërsa Ismailaj aktualisht është i arrestuar që nga maji 2015 nën akuzën e skemës së mashtrimit në shuma të mëdha. Biznesmeni akuzohet se përdori dokumente false për të fituar kontratën me CEZ Shpërndarje, ndërsa drejtuesit e CEZ bënin një sy qorr. Që nga ky moment e në vazhdim, në skenën politike shqiptare janë hedhur akuza se për llogari të kujt dhe me ndihmën e cilëve politikanë operonte Ismailaj.

Avokati i palës shqiptare në gjyqin mes CEZ dhe DIA, Tim Schreiber i studios së njohur “Clifford Chance”, do të deklaronte përmes dokumenteve të paraqitura në gjyq se njeriu që ndikoi në futjen e DIA-s në lojë ishte “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”.

Opozita e djathtë e lidhi këtë përshkrim me Ilir Metën. DITA, sipas burimeve të mirëinformuara raportoi se personi në fjalë është Vilson Ahmeti, ish kryeministër në fillim të viteve 90-të. Ka qenë vëllai i tij Petrit Ahmeti, atëherë këshilltar dhe aktualisht kreu i ERE-s, që ndihmoi kompaninë e të vëllait AIC, e cila kishte marrëveshjen me DIA-n.

 

Nuk qe i vetmi mbledhës borxhesh…

DIA e Ismailajt nuk qe kompania e vetme që u angazhua në skemën e mbledhjes së borxheve të CEZ në Shqipëri. Një raport konfidencial i përgatitur nga kompania e kontabilitetit BDO, thotë se CEZ Shpërndarje hyri në marrëveshje për mbledhjen e borxheve më 2012 me së paku katër kompani të tjera, përfshirë Mercl Consulting Sh.p.k, CE2 Services Sh.p.k, CE2 Debt Management Sh.p.k dhe CE2 Debt Management Sh.p.k.

Për nëntë muajt e parë, deri në shtator 2012, kompanive iu paguan 3 milionë euro dhe totali për vitin 2012 pritej të ishte 4.4 milionë euro. Këto para, të dhëna pa punë reale të kryer, ashtu si me Ismailajn, dëshmojnë për një klientelizëm të pastër ose shpërblime për njerëz të fuqishëm në qeveri.

 

Denoncimi i fundit

Ndërsa pardje në mbrëmje diskutohej kjo çështje në emisionin “Opinion” të Tv Klan, gazetari Artan Hoxha tha se një dëshmitar i marrë nën mbrojtje i cili po i ndihmon zbardhjes së çështjes, është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare, jurist në OSHEE, që t’i japë fund nxjerrjes së sekreteve.

Madje për këtë “ngjarje” ekziston edhe një video. Dëshmitari është Elvis Mataj, ish drejtor tek DIA, pastaj i dorëhequr. Juristi quhet Rezart Ruçi, dhe pas përmendjes së emrit ai ndërhyri në emision, duke pohuar takimin me dëshmitarin. Por nuk ka pranuar se e ka kërcënuar bashkëbiseduesin, por vetëm për t’u informuar dhe për të mbrojtur interesat e kompanisë ku punon. Ideja e denoncimit ishte që Ruçin e kishte dërguar Ilir Meta.

Një ditë para emisionit, sipas faqes online Syri, një sponsorizim i përfolur i familjes Berisha,

moderatori Blendi Fevziu ishte mbi një orë në zyrën e Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kuptueshëm, shqetësimi i tij duhet të ketë qenë nëse kishte ndonjë “pengesë ligjore” mbi përmbajtjen e videos që pritej të shfaqej në emision.

 

“Çikërrimat” dhe vjedhja e madhe

Gjithsesi, goditja që “nuk po përflitet” dhe aq shumë lidhur me aferën e madhe me emrin CEZ, është

se zyrtarët e lartë të qeverisë Berisha, nën trysninë e ryshfeteve të ÇEZ-it kanë ulur çmimin e shitjes të energjisë për këtë kompani, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 30 milionë dollarësh.

Firma e ministrit të Financave Bode dhe kryeministrit Berisha janë shkaktare të një grope nga ato që duhet vite dhe shumë sakrifica për t’u mbushur.

Vetë deputeti Berisha, njeriu që e shiti për 100 mln euro OSSH-në vetëm për të futur letrat në presidencën çeke në kërkim të statusit të vendit kandidat në BE, kërkoi dje në Kuvend “një hetim ndërkombëtar” për veprimtarinë e CEZ-it në Shqipëri dhe personat e implikuar.

Por çështja është se asnjë ndërkombëtari nuk i intereson shumë operacioni CEZ në Tiranë, që erdhi, bëri miliona e iku; përkundrazi, ajo që duhet të veprojë është drejtësia shqiptare. Dhe 30 milionëshi i dollarëve të uljes së çmimet, i bie të jetë vetëm një nga majat e ajsbergut të firmave të rënda që Berisha dhe ministrat e tij kanë hedhur pa asnjë teklif / DITA

September 23, 2015 23:50
Komento

6 Komente

  1. skifteri September 24, 06:33

    *****gropen e pisllokut te elektriku nuk duhet ta nxjerrin kurre ne kurrize te zhvatjes se shqiptarve te varfer .kjo do te ishte nje rrenim ,por duhet te vere para pergjegjesise zhdemtuese e penale shkaktaret e vertate ,S.Berishen,drejteoret e Keshit dhe Q.E.Z.I.T,qe kane bere namin duke grabitur para per gjepat e tyre, te mbledhin dhe kontriollojne humbjet dhe vjedhjet ne rrjetet elektrike ,abuzimet nga faturistet dhe nenpunsit e ketije sektori qe po penalizojne sot popullin me fatura fiktive te turpshme dhe ide shterpe!.Kjo politike nuk te nxjerr nga kriza por te fundose .###

    Reply to this comment
  2. sopiqoti September 24, 08:16

    Nuk ka rast me te paster qe drejtesia shqiptare duhet te veproje me shkathtesi per te zbuluar te verteten dhe per te vene para pergjegjesise ligjore ata qe kana sjelle kete zallamahi dhe ne pervetesimin e milionave.Eshte rasti me i mire per te nxjerre pergjegjesine e Sali Berishes, te Ritvan Bodes dhe te atyre qe u kane sherbyer atyre per te shperdoruar dhe pervetesuar parat e popullit.Le te tregohet aktive prokuroria per te zbuluar te verteten dhe per te vene para pergjegjesise ligjore fajtoret.Duhet vepruar me shpejtesi e shkathtesi se po u zvarit hetimi mjegullohet problemi.

    Reply to this comment
  3. koco September 24, 08:57

    Po kjo kerkesa per ” Hetim nderkombetar ” edhte nje skandal i tmershem dhe i turpeshem i ketij Monstres Berishe . Eshte nje turp e fyerje per kete Shtet e Qeveri , Per institucionet e ketij shteti te cilet duhet te ndjehen te injoruat ,shperfillur , pa dinjitet dhe integritet , duke u trajtuar hapur si te pa afet , amorale , parazite dhe bastarde nje numur jo i vogel Institucionesh dhe Dikastere te ketij Shteti te neveritshem per shqiptaret dhe nderkombetaret . Nuk di si mundet te ndjehen keto Institucione si K. L. Shtetit , Prokuroria e Pergjitheshme dhe e Krimeve te Renda ,Gjykatat e ketij vendi dhe ajo Gjykata e Larte , Policia e Shtetit , Strukturat e Krimit Ekonomik ne Ministrine e Finances , Ministria e Drejtsise , Parlamenti – Kuvendi Popullor – Deputetet e tija. Me shume te drejte eshte per te vleresuar nje shkrim i zotit Skender Gjinushi i cili nder te tjere shprehet : Se shume zhurme behet per Dekriminalizimin dhe shume dakord , por cfare eshte bere, dhe po behet me personat e pa nenshkuar te pa prekeshmit e krimeve monstruoze dhe vjedhjeve te medha te ketij vendi te cilet digjen e piqen per dekriminalizimin e te denuarve dhe te debuarve , apsolutisht per autoret e Gjemave dhe bemave te pa besueshme nga cdo vend demokratik e ligjor . Mendoj se vete Media e Shkruar dhe Vizive ,ky pushtet realisht shume i fuqishem mundet ta beje kauze te saj publikimin e nje numuri te caktuar krimesh dhe skandalesh financiare duke mos e nderprere publikimin deri ne zgjidhjen e tyre , si dhe te personave te implikuar qe pengojne zbardhjen nepermjet gjykimit e nenshkimin e ” Mekatareve ” Ky Afishim do jete kontribut i mirfillte mediatik e qytetar . Konkretisht 10 ceshtje : 1-Viti 1992 ? 2 – Viti 1997 . 3 – Vrasja e Azem Hajdarit .? 4 – Grushti i Shtetit 1998 ? 5 – Vjedhja e Thesarit te Shtetit Krabe + Vjedhjes se Bankes se Shtetit Guvernatori A . Fullani ? 6 – Vrasjet e R. Hoxhez , F. Xhindit , K .Trebickes , S. Olldashit , A. Santos . 7 – Rruga e Kombit , 8 – Tragjedia e Gerdecit , Vrasjet e 21 Janarit .9 – Marveshja e Detit , 10 – Skandali i Privatizimit te CEZiT ? Kerkese drejtuar kesaj Maxhorance dhe Qeverie si detyrim ndaj Dekriminalizimin dhe gjetjen dhe Nenshkimin e pa nenshkueshmerise ne kete vend ?! Jashte pallavrave politike , diplomatike , mediatike .Kryerja e ketij afishimi do jete nje konteibut shume real ne lufte ndaj Dekriminalizimit , Krimit dhe Korupsionit Shteteror dhe Krimit te Organizuar .

    Reply to this comment
  4. koco September 24, 09:31

    Po si ore keta shpellare te pa breke deri dje , si Berisha , Basha , Bode , Meta , Mane etj u bene Miljardere keta gjarperinje te pasurimit pa pune , pa djerse , pa trashegimi , behen nder ne te pasurit ne Rajon e me gjere ? Sigurisht me pune te zeza , pune nate te pa zbardhura ne driten e Diellit ? Nuk mundet te kete vlere dhe te jete i plote Dekriminalizimi i te denuarve dhe debuarve dhe te lihen te qete edhe te tallen duke bere dhe grorifikimin e tellallin e rendesise se Dekriminalizimit dhe te mos perfshihet ne kete bicim ” reforme ” Te Gjykimit e Rigjykimin e te gjithe personave te cilet me forma nga me te ndryshme e kane anashkaluar gjykimin dhe nenshkimin . duhet ta harojne kete personat e anashkaluar , dhe duhet ta futin ne menyre te detyruar ne projekt ligjin e nenet e saj , si dhe presonat Gjyqtare dhe Prokurore te cilet i kane anashkaluar duke mos i hapur apo duke i mbyllur keto dosje te Krimit , ku automatikisht keta duhet te trajtohen si bashkepuntore dhe perfituesa dhe pergjegjes te pa diskutuar te cilet duhet te gjykohen nenshkohen e flakur nga keto institucione , veprim ky i cili do sherbeje e duhet te jete ne nje linje me Reformen ne Drejtesi

    Reply to this comment
  5. Fillori September 24, 09:59

    Skema korruptive e perdorur me CEZ-in eshte zbatuar ne te gjitha kontratat e firmosura per Vend-Burimet e Naftes dhe minierat e vendit. Medja ,ne shembullin dhe te ketij artikulli , duhet te beje trasparente te gjitha kontratat e nenshkruara per shfrytezim VB. Nafte dhe Minierave. Qofte dhe nga disa fragmente te shkeputura qe kane dale gjate diskutimit ne medja rreth ketyre kontratave , arrihet ne konkluzion qe taksa- paguesit shqipetar s’kan as nje perfitim nga keto pasuri kombetare. Miljonat e dollareve kane shkuar ne xhepat e qeveritarve ne bashkepunim me” kompanite” mafjoze. Si per shume te keqija qe kane ndodhur ne keto 25 -vjet ” DEMOKRACI” edhe drejtimi Mafjoz i ekonomise shqipetare eshte merite e Vicidolasit me Co.

    Reply to this comment
  6. i ri September 24, 14:47

    Pse kot u lodh berisha keto 25 vjet ,t’ja shohe hajrin “punes”se bere, pa lodhur fare,kush e pengoi.?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*