30 për qind e vdekjeve nga konsumi i cigareve

June 1, 2016 17:55

30 për qind e vdekjeve nga konsumi i cigareve

Duhani është nje nga shkaktaret kryesor qe çon ne humbje jete. Sipas studimeve te Shëndetit Publik, 30 % e vdekjeve qe ndodhin ne Shqipëri, kane si nxitës kryesor cigaret. Pavarësisht ligjit antiduhan dhe masave qe prodhoi kjo nisme, ne vend nuk ka ulje te duhanpirësve. Madje vitet e fundit është rritur numri i femrave qe konsumojnë cigare.

Ne krye mbeten moshat 25 deri 35 vjeç. Ne diten botërore te duhanit, kreu i Drejtorisë Arsimore te Lezhës, Bardhok Pulaj, ka bere publik divorcin e tij me duhanin. Ne prani te nxënësve, Ministrit te Brendshëm dhe Ministres se Arsimit, ai i ka ftuar te gjithë të heqin dore nga ky ves. Ashtu si shume vende te Bashkimit Evropian edhe Shqipëria, do te behet pjese e nismës per ndryshimin pamjes se paktës se cigareve.

Ne 2018, paketat nuk do te kenë vetëm logo me ngjyra, por dhe fotot te organeve te njeriut, te dëmtuara nga duhanpirja.

June 1, 2016 17:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*