Mjaft do të thotë mjaft

February 26, 2021 00:15

Mjaft do të thotë mjaft

Fillim vitet 90 shënuan ndër të tjera fillimin e tranzicionit, të cilit, siç duket, nuk po i shihet fundi që si referim le të marrim datën e hyrjes në BE.

Koha vazhdoi të merrte rrjedhën e saj dhe në fillim të viteve 2000 pak kush nga ne ka përdorur fjalët, ‘kemi 10 vite tranzicion’ e nuk po dalim dot prej këtij fenomeni. Ishim të vetëdijshëm se ishte pak herët për t’u europianizuar dhe se gjendja në tranzicion në ato vite, ishte pak a shumë e justifikuar.

Ishte shpejt për të konkluduar se ia hodhëm, kishim dalë nga një diktaturë e fortë, 97 bëri mbrapa kthehu. Ndërkohë, Ballkani nuk e kishte marrë veten nga luftërat, Kosova kishte lënë gjurmët e saj dhe vendet e Lindjes akoma nuk ishin pjesë e BE.

Ditët, muajt, vitet kalonin. Jemi prej 20 vitesh në tranzicion e s’po dalim prej saj, kjo gjë u bë refren i shqiptarëve pas viteve 2010, si një pyetje që kërkonte përgjigje këmbëngulazi.

Në Lindje ishin pjekur kushtet, vendet ish komuniste përfshirë dhe disa shtete të Ballkanit u antarësuan në BE. Por Shqipëria në vend numëro, pavarësisht se në rajon kishim mundësinë të ishim të favorizuar për antarësim, për vetë situatën jokonfliktuale në sferën gjeopolitike të Ballkanit. Këtu flasim për politikën paqësore në raport me shtetet fqinje. Pasuritë natyrore nuk na mungonin, resurset njerëzore ishin të moshës së re. Por përsëri pyetej me të drejtë, se pse tranzicioni zgjati 2 dekada dhe duke mos e marrë kurrë një përgjigje se kur dilej, si dilej prej saj.

Tashmë po i afrohemi vitit 2020 dhe shifra ’20 vite’ po ia lën vendin asaj ’30 vite’. Po tani, 30 vite tranzicion…e kishin besuar studentët që edhe pas 30 viteve do ishim përsëri të fundit në rajon, nuk po  marrin BE si standart se jemi shumë larg. Të ardhurat për frymë i kemi më të ultat në rajon. Mirëqenia është mizerabël, informaliteti në kulm.

Duket sikur kurba po shkon në tatëpjetë, pavarësisht se jemi në një kohë paqeje. Pas këtyre viteve nuk kemi një palë zgjedhje për të qenë e korrupsioni është në shifra alarmante. Droga në lulëzim e të fortët e narkotikëve janë më të përshtatshmit për pushtet. Përsëri nuk na jep kush përgjigje se kur do të përfundojë ky tranzicion.

Mjaft do të thotë mjaft. Të paktën le të dalin para qytetarëve të thonë se nuk ia dolëm, pa ia vënë fajin tjetrit. Koha është kokëfortë dhe shifrat janë fakte. Po afrohemi afër 30 viteve pritje dhe po diskutojmë hapat e parë të anëtarësimit në BE. 30 vite pezull, që jetojmë, hamë buk, shumohemi por përsëri të fundit kurdoherë.

Mundohemi të analizojmë gjithsecili ku po çalojmë! Mos ndoshta korrupsioni ka berë të sajën, kanë vjedhur aq shumë pushtetarët shqiptarë!? Këtë (nuk)mund ta themi me siguri, le të bëjmë naivin, përderisa nuk ka vendime gjykatash që kanë dënuar pushtetarë të lartë këto 30 vite. Atëherë e dyta mundësi është se politikanët tanë, ligjvënësit, e ata që kanë pasur në dorë pushtete kanë qenë të paaftë deri tani.

Kjo nofkë ‘të paaftë’ do t’u pëlqente, nëse do zgjidhnin midis kësaj dhe prangave në duar. Por që në të dy rastet është për të mos qëndruar asnjë sekondë në ato poste. Ata s’po ia arrijmë t’i largojmë. Si duket po largohemi vetë nga ky vend, se është bërë për të ikur një orë e më parë.

Me këtë tendencë politikbërje shifra do kalojë nga 30-ta te 40-ta, por ishalla e të shpresojmë se nuk do ta kemi fatin të themi se jemi prej gjysëm shekulli në tranzicion andej nga viti 2040.

 

*****

Benard Ago / Botuar në Dita në rubrikën Letër Kryeredaktorit

 

February 26, 2021 00:15
Komento

26 Komente

  1. Përparim Hysi October 27, 12:18

    Hani, o shokë, të hamë Se paratë e fshatit janë!!!

    Dy vargjet që kam zgjedhur për titullin e këtij fejtonit tim, nuk janë të mijat. Janë të një mikut tim që ka gati 50-vjet që ka ndërruar jetë. Miku im ka qenë klerik mysliman, i arsimuar në një Medrese në Marglliç të Çamërisë.

    Ai qe hoxhë në fshatin tonë dhe,veç fshatit tonë, kish në administrim dhe 6-fshatra të tjerë. Qe burrë i ndershëm dhe shumë i zgjuar. Jo vetëm kaq,qe fukura dhe kurrë nuk”shiste” apo të shkruante nuska. Vetëm ushtronte detyrën si klerik dhe,natyrshëm, rronte me ato që jepni besimtarët myslimanë të këtyre fshatrave.Kish familje të madhe me 5 djem. Të gjithë djemtë nuk ishin në moshë pune(në këtë kohë,kur po flas).

    Më i madhi i djemëve,sapo qe liruar nga ushtria dhe Efendiu (kështu e thërrisnin të gjithë) vendosi ta martonte. Ta martonte dhe të bënte dasëm se e kish gëzimin e parë. Kur të zë e keqja, kapesh dhe në fije të perit dhe Efendiu thirri të gjithë ata përfaqësuesët e fshatrave dhe u qau hallin: do martoj djalin, por nuk kam një grosh në xhep. Do t’ju lutem,- u tha Efendiu,- që të m’i mblidhni ato”yshyratet” edhe për dy vjet avancë.U tha dhe u bë.

    Kur bëri dasmën, thirri dhe këta përfaqësuesit e fashtrave të tjerë. Fshati po i gjithi në dasëm. Dhe si atje. Efendiu kish një humor që ia kishin zili dhe humoristët më të mirë. Kur u shtruan për të ngrënë,pasi i falnderoi të ftuarit,e zbrazi:”Hani, o shokë, të hamë/Se paratë e fshatit janë!!! Njerëzit u gajasën.
    * * *
    Ç’shkrova ka ngjarë këtu e 55-vjet më parë. Po pse po e sjell sot? Po e sjell për të përshëndetur Kryeparlamentarin tonë të nderuar që, ngaqë ka gjetur “paratë e fshatit”, u bë bamirës e zemërgjerë duke”darovitur” ish-kolegët e tij, të cilët gjetën “bahçenë e beut” se kanë aq e aq merita. Po ç’janë në fund të fundit,dyqind milionë?

    Rusët kanë një proverb që po ia”delegoj” kryeparalamentarit se i rri pas trupit si kostum të qepur me porosi.Pra, rusët thonë:”Kur kuajët nuk janë të tutë/karroca të eci me ngutë”. Dhe me ngutë e bëri dhe GRAMOZ RUÇI. Unë jam një pensionist që kam punuar mbi dyzet vjet dhe nuk dal në kut,por detyrimet ndaj shtetit i shlyej deri në një Por një lutje kam për Kryeparlamentarin: vërtet që po”nget kuajttë e botës”, por vër dorën në zemër,kur ndanë ato paratë, që t’u japësh diçka më shumë,disave që kanë “më shumë merita”, si përshembull, një që duhet të blejë çizme se humbi njërën në”fushë të betejës”; tjetri se”u ngjirr duke bërtitur:a r m a t o s u ni !!!

    Njëri u ngjirr duke shkërbyer HIMNIN KOMBËTAR. Një tjetër bleu goxha peshk për “çështjen Babale”; njëri se aq u lodh,sa pshurri mu tek ndërtesa kryeministrisë. Një tjetër pozon me puro havane duke ngrishur revolta dhe amanet, se nuk u bënë si këmbët e dhisë ish-deputet!!!!

    Në gjykimin tim ky është një turp dhe skandal. Paguhen dy njerëz për një vendpune dhe në ç’legjislacion është shkruar që të paguhesh pa punuar. Këtij veprimi antiligjor i shkon për shtat ajo kënga:”Bir Selman i nënës kë të qajë më parë?”. Turp dhe nuk kini fytyrë,po surrat. Jepuni para se u duhen për të blerë shashka a mjete ndezëse për të djegur zyrat,shkollat dhe për të blerë karburante për makinat.

    Reply to this comment
    • Benard duhet te lexosh historine e Shqiperise per te kuptuar se cfare po ndodh! Je shume larg te vertetes! October 27, 19:06

      Shqiperia fitoj pavaresine e saj ne 1912 pas nje mije vjet pushtimi romak dhe otoman. E shfrytezuar, e vrare, e sakatosur, e mjeruar dhe ju hodh qenve serbe, malazeze, italiane, e greke per ta shqyer me dhembe kush te mundte ne 1913. Ne 1912 qeveria e Vlores shpall shqiperine te pavarur, me Ismail Qemal Bej Vloren ne krye. Nderkohe, Esat Pashe Toptani ja dorezon Shkodren Malit te Zi me premtimin qe do ta benin kryeminister te Shqiperise. Dhe me parate e tyre dhe mbeshtetjen sllavo-serbe krijon qeverine paralele ne Durres ne 1912. Tradheti! Ne 1913 Fuqite e Medha percaktojne kufijte e Shqiperise duke lene jashte Kosoven (Serbise) dhe Camerine (Greqise) me viset veriore te Ulqinit Malit te Zi. Kishin qellim qe Vloren tja jepnin Italise dhe Shqiperine qendrore po Italise. Selam Musai bashke me luftetaret e Vlores ne 1920 e hodhen ne ere ushtrine italiane ne Vlore dhe Italia u detyrua te terheqe trupat, por jo qellimet e saj. Pastaj, Fuqite e Medha emerojne nje ushtarak Prusian (Gjerman) qe te qeverise Shqiperine, Wilhelm Wied (ose Prince Vidi i njohur nga shqiptreat), sepse nuk besonin qe shqiptaret mund ta benin nje gje te tille. Plus donin qe afaret e Shqiperise ti kishin nen kontrollin e tyre. Princ Vidi percakton Turhan Pashe Permetin (ish ambasador i Turqise ne Shen Pjeterburg – Rusi) si i ngakuar te ngreje qeverine e tij me Esat Pashe Toptanin si Minister te Luftes dhe te Brendeshem. Ne vitin 1921 nje grusht shteti ndodh dhe pushtetin e merr Ahmet Bej Zogu, bashkepunetor i Serbise dhe Rusise dhe nip i Esat Pashe Toptanit. Nje tjeter tradhetar i kombit shqiptar. Ne 1923 qeveria e Zogut kalon ne minoritet ne Parlament dhe ai un perpoq te bente nje grusht shteti te dyte, i mbeshtetur nga Britania, duke qene se Zogu perfaqesonte interesat e saj per naften ne Shqiperi. Ne Maj 1923, 12 mije forca vullnetare luftojne kunder ushtrise 4 mijeshe te Zogut dhe i detyrojne tja mbathin jashte Shqiperise. Fan Noli vjen ne pushtet. Qeverite e Britanise dhe SHBA nuk e njohin qeverine e Nolit (vetem Bashkimi Sovietik dhe disa vende te tjera e njohin). Nderkohe Zogu ne Jugosllavi merr mbeshtetje te krijoje nje ushtri me mercenare qe vinin edhe nga Serbia dhe Rusia, me kushtin qe kur te vinte ne fuqi do ti jepte teritore te Shqiperise ish Jugosllavise. Tradheti! Interesat britanike dhe te SHBA ishin per naften e Shqiperise. Zogu sigurisht ishte bere garant qe tja u jepte koncesionin e naftes britanise dhe SHBA. Me ardhjen ne fuqi Zogu i dha Shen Naumin Serbise (sot nen Maqedoni). Tradheti. Tani Benard a te duken si dy pika uji Zogu dhe Berisha me Lul Bashen, kur i dhane grekut detin shqiptar ne kerkim te favoreve qe te rrinin ne pushtet. A e ke harruar qe Shqiperia u shkaterrua dhe u be cope nga banditet e Berishes duke dermuar te gjithe ekonomine e vendit dhe duke e vjedhur ne menyren me barbare te mundshme. Tokat ju falen banditeve, parate ju vodhen popullit permes Piramidave financiare, xhamite mbine si krepudha per te bere Shqiperine shtetin islamik te Europes. Tradheti! Nuk po i numeroj te gjitha. Dhe pasi e shkaterruan, e vodhen dhe e vrane (ti i di te gjitha besoj), populli ja dha Edi Rames qeverisjen. Rama e mori qeverine me 750 milion dollare borxhe. I pagoj te gjitha dhe tani po e ben Shqiperine lule. Po nderton shtetin. Cfare kerkon me shume ore Benard nga Rama kur Shqiperine e kane shkerdher nga te 14 anet shtetet fqinje, tradhetoret dhe huliganet si edhe fuqite e medha!? Mblidh mendjen dhe thauj faleminderit nje mije here z. Rama qe po punon per popullin shqiptar. Mos bjer ne kurthet e Esat Pashe Toptaneve (Berisha dhe Luli) dhe Turhan Pashe Permeteve apo skraparllinjve si Meta. Ku ti gjeje parate Rama qe ta beje Shqiperine ashtu sic e doni ju si Europa. Europa ka vjedhur e rrembyar per shekujn te gjithe boten, qe eshte bere ajo qe shikoni ju tani. Shqiperia vetem eshte vjedhur dhe vrare e shkaterruar, sidomos keto 30 vjetet e fundit (nga regjimet e Berrishes). Mos mendoni se Europa u be nga puna dhe djersa e qytetareve te vet. U be nga vjedhja e popujve te tjere dhe pasurive te tyre, perfshi edhe Shqiperine. Jepini Edit shansin dhe besimin qe do ta beje Shqiperine. Eshte i vetmi qe po punon per ty, ne, dhe ju te gjithe. Mos u beni te shitur dhe te blere si Esat Pasha. Ky eshte problemi qe ne shqiptaret kemi pasur dhe kemi; shitemi dhe blihemi shume kollaj (sigurisht jo te gjithe). TRADHETIA dhe EGOIZMI e kane varferuar dhe rrenuar Shqiperine. Mos hidhni bajga kot me se koti ne ate injorancen dhe varferine mendore fshatarake qe con uje tek mulliri i esat pasheve! Lereni Edin te punoje. Une, me thene te drejten, akoma nuk e kuptojn se ku e gjen ky burre motivimin tju sherbeje shqiptareve! Eshte fati i Shqiperise dhe shqiptareve. Mos degjoni esat pashet dhe propagandistet e tyre! Jane te gjithe te blere. Dhe nga kush!? Prape po ata – serbet, ruset, greket madje edhe italianet. Jane te njejtet aktore dhe te njejtet regjizore. Faleminderit Amerikes qe ju eshte kundervene deri me tani! Mos e humbasim kete shans.

      Reply to this comment
      • Limani October 29, 19:49

        Ore ti pa emër ,
        ti s’ke as nickname si ne të tjerët – dy kategori njerëzish shprehen si ti :
        1. Idiotët
        Ose
        2. Maskarenjtë , të shiturit, armiqtë e Shqipërisë .
        Sido qofsh , nuk pranoj të polemizoj me ty për aksioma .
        Aksiomat s’kanë nevojë për vërtetim .

        Reply to this comment
        • @Limani i Vlores por jo i Durresit October 29, 22:39

          Ti Limani i Vlores me emer porti – Te ka zene lopa e cmendur, ore katran!? Perse merresh me njerezit dhe jo me problemin qe diskutohet. Mbeturina si puna e jote jane njerez qe vetem i rendojne tokes sepse as shqipen nuk e njeh zotrote! Injorancen e tregon me pikezimet (presjet dhe pikat) e gabuara, me fjalet si “sido qofsh” dhe me faktin qe sulmon komentuesit. Kush te ka vene polic ore kandahar!

          Reply to this comment
        • Dajti February 26, 07:41

          Pse habitesh o Limanb se kush e ka shkruar komentin PA EMER?
          Provoje nje here te shkruash koment,pa emer dhe e-mail,por nuk do ta pranojne!

          Pra del qe ky koment eshte i redaksise!

          Reply to this comment
      • Hermes February 26, 08:18

        Nuk jam dakort me titullin se,- “Mjaft do te thote mjaft”!
        Se fjala mjaft nuk del nga shpirti i nje njeriu qwe pi raki dhe ha mish,por nga shpirti i nje njeriu te “pa ngrene”,te pa strehe”,qe e shtypoin dhe e shfrytezojne barbarisht duke e mashtruar se edhe ata qe e sundojne keshtu si ai p[o jetojne!
        Por joooooo!
        MJAFT,thote njeriu i REVOL:TUAR ne kulm,qe i ka ardhur shpirti ne maje te hundes,qe mezi arrin te ushqeje femijet e tij me buke,ndersa kryeministri i vendit tallet me perbuzje ndaj varferise se tij duke thene se “Asnje nuk ka vdekur per buke qe nga koha e Skenderbeut”!
        Mjaft thote nje njeri,qe nuk gjen dot nje zyre ku te ankohet per padrejtesite qe i ben administrata publike,se e percjellin nga nje zyre tek tjetra pa i zgjidhur hallin,qe ia kane sajuar po ata zyrtare,sepse jane o te pa afte,o te korruptuar!
        Ndersa kryeministri i vendit tallet me kete njeri,duke e quajtur “Bashkeqeverises…”!
        E si qenkam une “bashkeqeverises”,kur jo vetem nuk me pyet njeri se sa PPP do japin dhe kujt do ia japin,kur nuk me zgjidh hallin e nje taksimi te pa ligjshem qofte edhe 200 leke?
        A nuk eshte njelloj si ai,qe “Nuk e qasnin tek porta,ai kerkonte te bijen e mbsesi qenkam une,kur ky kryeminister ka 8 vjet,qe nuk ka rritur asnje lek pensionet,por quan “rritje” indeksimin e inflacionit?
        Qe kompeson buken dhe gazin e lengshem akoma sipas nje VKM te vitit 1994,vetem me 150 leke ne muaj kur dihet se sa shume jane rritur cmimet?
        Mire qe nuk paska leke per te rritur pensionet,por pse ua merr me TVSH 20% cdo muaj ne faturat e dritave dhe te ujit?
        Cfare bashkeqeverisesi qenkam une kur UKT ma faturon ujin e pa pijshem si uje te pijshem,pra me MASDHTRON dhe mbi te gjitha me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike,kur dihet se kosto e prodhimit te energjise elektrike eshte disa here me e llarte se e ujit?
        Dhe akoma me keq se ujin e pijshem dhe per gatim e blejme me shpenzime shtese,qe i bie se PAGUAJME ME SHUME PER UJIN SE SA PER ENERGJINE ELEKTRIKE nga pensioni qesharak qe na jepet!
        Ka me qindra poshtersira,qe na io ben ky regjim kriminal,qe na mashtron me ca zbukurime ne qender te qyteteve,kur brenda lagjeve,blloqeve te banimit ka rruige me balte,nuk ka lulishte,trotuaret jane dhene me qera nga bashkia etj aq sa nuk kembehen dot dy vete!
        Nje njeri,qe vuan pasojat e nje sundimi kaq antipopullor,nuk mjaftohet vetem duke thene “MJAFT”,por i bie me GRUSHT “TAVOLINES” duke e permbysur ate!
        Ndryshe,ul koken dhe duro popshterimin tend se e meriton!

        Reply to this comment
      • Ku je o shtet? February 26, 08:56

        Ti “Benard duhet te lexosh historine….” ne komentin tend habitesh me injorancen tende feminore ,kur thua se,

        ” Une, me thene te drejten, akoma nuk e kuptojn se ku e gjen ky burre motivimin tju sherbeje shqiptareve!

        Si nuk e ke kuptuar akoma motivimin e Rames?
        Ja ta them une:
        -Rama arriti te shkaterroje PS-ne nga nje parti qe ishte trashegimtare e Luftes Antifashiste,ne parti,qe eshte ARMIKE dhe TRADHETARE E LANC-it dhe heronjve te saj!
        Beri te mundur t’i ktheje antaresine e PS ne ushtare te bindur duke i mashtruar se “Po iku Rama do vije Basha”!
        Rama motivin kryesor te pushtetit te tij nuk ka qe t’u sherbeje te gjithe qytetareve njelloj,por t’i mashtroje duke zbukuruar qendrat e qyteteve,ndersa brenda blloqeve te banimit njerezit jetojne si ne GETO!
        Rama i ka privatizuar te gjitha sherbimet shteterore me PPP etj duke shperdoruar leket e popullit,rritur koston e tyre dhe korrupsionin!
        Shtetin Rama e ka kthyer ne TAKSIDAR si ne kohen e pushjtimit otoman!
        Rama eshte MBROJTESI i te gjithe skandaleve korruptive ne vend aq sa doli hapur kur deklaroi se :Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
        Me kete ai amnistoi te gjithe hajdutet dhe te korruptuarit,qe ngas Berisha dhe deri tek Rama vete,duke i mbyllur gojen popullit,medias dhe drejtesise!
        Ja ky eshtye motivimi qe nxit Ramen,por njerez bageti si ty nuk mund ta kuptojne dot te verteten!

        Reply to this comment
    • Rebus February 26, 07:52

      E nderuar redaksi!
      Po ju a nuk e keni kuptuar AKOMA se pasi te kesh thene “MJAFT”,pa thene me pas se CFARE DUHET BERE PAS MJAFTIT eshte njelloj si te vazhdosh te pranosh “mjaftin” e nenshtrimit!
      Gjykon se ju si gazete duhet t’i thoni “MJAFT” botimit tye shkrimeve me KONSTATIME TE PASOJAVE,por pasi te citonio “SHKAQET” te filloni e te arsyetoni “ZGJIDHJKET” e mundeshme!
      Ja keshtu duhet te fillojne debatet dhe te zgjohet nga “gjumi” ne fillim intelektualet e me pas populli!
      NDRYSHE MOS BENI PROPAGANDE ME “MJAFT”!
      Nje njeri,qe i thote nenshtrimit,shtypjes dhe shfrytezimit te nje regjimi kriminal, “MJAFT” ,ne se nuk REVOLTOHET,kurre nuk do ta ndryshoje gjendjen e tij te mjere!

      Reply to this comment
  2. shoqeria e korruptuar Edi ska cben ! October 27, 12:40

    “Jeni ju pa jemi ne ” – thoshte Enver Hoxha nje here ! Dhe kjo nuk ka ndryshuar as per 30 vjet !”Shkerdhatrokracia demokratike” ishte loja !
    Tani jane njerzit qe duhet te bejne ndryshimin po nuk ndryshuan njerzit mendim per politikanet qe i mban ne qaf, ata pra Politikanet aty i ke edhe per 50 vjet te tjera !
    Rruga me e shpejte jane ndryshimet cilesore ne sistemin e Managimit te administrave publike te dejtuar nga profesionist dhe jo politikane ose militant partie !
    Vendosja e nje Drejtesie te reformuar sic po kryehet keto vitet e fundit qe te sheroj Koken e Peshkut nga qelbja do te bej ndryshim e duhur edhe te shoqerise !
    Nuk mund te kete drejtesi me dy standarte – Nje per hajdutin e xhepave dhe Nje per hajdutin me kollare qe ka pushtet !!
    Shoqeria shqiptare do te filloj te ndryshoj mentalitet edhe per 30 vjet te tjera kur ky brez i shkerdhatokracise
    qe eshte sot do te ik per lesh qeni ne boten tjeter !

    Reply to this comment
  3. Ekonomist October 27, 13:00

    Nuk ka tranzicion qe zgjat 30 vjet. Kjo situate 30 vjecare ka emer tjeter, Stanjacion.

    Reply to this comment
  4. Arben October 27, 13:15

    Per popullin shqipetar 100 e kusur vite qe ha k….in me dhembe nuk Jane shume, qysh qenkan vetem 30.vite shume????!!!!!

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik.

    Reply to this comment
  5. HIMARIOTI! October 27, 16:06

    More Benard Ago! Që nuk e di se sa vjeç je, por që e shikoj që përpëlitesh, duke sjellë disa mendime, por po çuditem dhe them me vete, ky Benardi dhe, jo vetëm Ti, por dhe të gjithë ata që kanë 30 vjet që komentojnë, por edhe që kanë shkruar e shkruajnë, “opinione” e bëjnë gjoja edhe “analiza”, qoftë edhe Kryeredaktori Adrian Thano, që ti i je drejtuar, nuk e dini vërtet, apo vërtet nuk e kuptoni SHKAKUN KRYESOR, pse jemi këtu ku jemi e në fakt jemi atje ku kemi qenë, që kaluan 30 vite dhe ndoshta do kalojnë edhe 30 të tjerë dhe ne akoma do jemi në “tranzicion”, kur me këta njerëz të mallkuar e të rrënë në një mëkat të madh, nuk mund që të ndodhte ndryshe, siç ndodhi me shtetet e tjerë të ish Lindjes komuniste, që ti i përmend se sot janë antarë të BE-së?!

    Po pa më thoni të gjithë ju: Ajo që ndodhi në Vendin Tonë, akoma nuk e dini, që nuk ndodhi në ato vend, kur toka dhe prona e trashëguar, në ato vende shkoi tek i zoti dhe jo siç ndodhi tek ne që toka dhe prona e trashëguar, me antiligje super të qëllimëshme, shkoi tek “pronari i ri”, thënë troç tek hajduti i ri? Që kështu “politikanët” dhe “pushtarët” e këtyre 30 viteve, u thanë hajdutëve të rij: Ne, juve do tu falim tokën dhe pronën e ish shtresës së mesme, me motivin, që ju do na jepni votën, që ne të jemi përjetësisht në “politikë” e në “pushtet”! Pra, “urtë e butë e plot tigani, sa të ngopet sallahani”, por për çudi “sallahanët” nuk paskan të ngopur.

    Prandaj është ky SHKAKU KRYESOR, mos kthimi i tokës dhe pronës subjektit të shpronësuar, që lindi gjithë këto pasoja, krim, korrupsion, përvetësim dhe ndërtim mbi tokat dhe pronat e të tjerëve. Që kështu rrugaçët, mafiozët u superpasuruan mbi një turmë pa tru, në vend që të ndërtonin “Shtetin e së Drejtës”, kur në realitet ngritën vërtet një shtet kriminel dhe super hajdut, që kështu për fat të keq tranzicioni do vazhdojë deri sa toka dhe prona ti kthehet të zotit. Rrugë tjetër nuk ka, pasi Evropa tokën dhe pronën e ka super të shenjtë dhe super të shtrenjtë!

    Reply to this comment
  6. MH October 27, 16:43

    Edhe 20 vite dhe barazohemi me artikullin e Ylli Popes ne kerkim te kohes se humbur.
    Te gjithe kerkusit dolen shpuar ne tru njisoj si ne bithe.Asnji intiligjent.Ma intiligjenti i ketyre ishte Berisha qe kur humbi lopen doli ta kerkonte.Humbi vete.Lopa erdhi instinktivisht ne shtepi.Dolen ropt e shtepise te kerkonin intiligjentin Berisha.
    Sa gjynahe i keni krijue popullit ju te gjithe pa dallime partiake.Ju iu rrast SPAK-u dhe BKH-ja ne burg te perjetshem.

    Reply to this comment
  7. Lili October 27, 17:52

    Tru shpellaret e enverit as nuk dine si te cohen si popujt tjere! Zombi jeni zombi dodo mbetni

    Reply to this comment
    • katarakti October 27, 19:06

      Mua me duket se trushpellare je ti. Shqiptaret kane bere zgjedhjet e duhura qe nga 1991-shi. Tjeter pune qe ata qe kane marre pushtetin i kane mashtruar dhe genjyer. Votuan me 1991 per PS-ne, se nuk i besuan premtimeve dhe gjepurave te PD-se. Por kur pane qe gjendja po behej çdo dite e me keq, se PD-ja thoshte qe pa rrezuar komunizmin, kupto PS-ne, 100 vaporet me ndihma qe po prisnin per te zbarkuar ne Durres(!) do rrinin ne steré, votuan me 1992 per PD-ne. Edhe Nano i famshem ishte i bindur qe pushtetin duhej ta merrte PD-ja. Shqiptaret po ashtu votuan kunder referendumit, qe Sala kishte hartuar per veten e vet, qe te behej si Sulltan Nazarbajevi i Azise Qendrore. Votuan po ashtu ne shumice per PS-ne ne zgjedhjet vendore. Kur e pa ashtu, Berisha urdheroi qe te vidheshin zgjedhjet e vitit 1996.Dhe rrahu vençe opoziten ne mes te sheshit Skenderbej. Nuk me doni mua?! Ua tregoj une qefin, – duket se veproi i mllefosur. Pastaj erdhi 1997. Shkaterrimi total i vendit. I asaj qe kishte ngelur ne fakt. Se gjysma e vendit kishte filluar te shkaterrohej qe nga 1991. “Piramidat” perbene quint esencen apo thelbin e ushtrimit te pushtetit nga PD dhe Sali Berisha dora vete! Rrenim dhe termet total i vendit. Ne 2001 shqiptaret rivotuan per PS-ne. Por qeverisja e “socialistit” Nano i zhgenjeu aq shume shqiptaret, saqe ata i besuan perseri fatin e tyre kuçedres me 2005. Me ndihmen e Floririt te vogel, vetkuptohet. Ne 2013, pas Gerdecit, 21 janarit etj etj ne pushtet u kthye PS-ja me LSI-ne. Me 2017 ai u rikonfirmua, por kesaj rradhe pa LSI-ne… Ne te gjitha rastet shqiptaret u treguan te mprehte, inteligjente dhe nuhates. Votuan gjithmone te keqen me te vogel. Ate qe jepte me shume shprese per nje ringritje. Ti moj Lili, si shume e mençur qe je, i quan shqiptaret trushpellare te Enverit. Ndersa ti vete me ato qe shkruan, duhet ta keshe koken si nje guve te zbrazet. Pa asnje lloj truri brenda. Kushedi me çfare e ke zevendesuar, qe ta ben punen! Per kë te çohen shqiptaret sot?! Per te te sjelle ty ne pushtet?! Apo kë tjeter?! Kur nuk ke pulen do hash sorren, ka thene qemoti populli yne trim, patriot e punetor! Pra deri sa te dali ndonje Mesia i ri do te kenaqemi me kete qe kemi. Shqiptaret nuk jane fare budallenj dhe trushpellare. Por duke qene se zgavra jote eshte bosh, dhe trurin e ke mes shaleve, aq llogjikon.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 26, 10:19

      lil
      më vejn keq po po më detyron të të përgjigjem si e meriton!!
      MOS HA MUT SHUMË!!

      Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini February 26, 09:30

    SHQIPTART KAN ATE QE MERITOJNE. ASGJA MA SHUME.

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 February 26, 10:17

    gabimi i madh,gënjeshtra e madhe është “jemi në periudhë tranzicioni”!!
    të thuash gabim,mund të mjaftonte,por them,në 10 vitet e para,por sot mudn ta quajmë faj i madh të thuash
    “jemi në periudhë tranzicioni”!!
    përse,sepse nuk mund të quhet “periudhë tranzicioni” një kohë kur gjithçka shkon në të njëjtin nivel,kur një situatë është e qëndrushme dhe e pranuar nga të gjithë!
    tek ne tranzicioni ka humbur vlerën që 10 vitet e para,më pas kemi vazhdimësinë e krimit politik,kemi vjedhjen sistematike,kalimin në grabitje të hapur!
    pra shprehja “jemi në periudhë tranzicioni”,nuk është gjë tjetër veçse një opium për masën e trashë popullore!është një shpresë e mbajtur gjallë se një ditë grabitja politike e shtetrore e kastës në fuqi do të mbarojë!se një ditë do të rrojmë në begati!!
    tranzicion quhet kalimi nga një situatë në një situatë tjetër të re e të ndyrshme!pra ne jemi në një situatë të re e të ndryshme që prej gati 30 vitesh!!pra nuk kemi të bëjmë më me trazicion!!
    dëshira jonë ka qënë që pas diktaturës të kalonim në atë që ëndërronim ne!!pra të gjithë anët sociale të socializmit ti mbanim ashtu si ishin dhe fitimin ta kishim si miliarderët e kapitalizmit!!
    ëndër me sy hapur!?
    asqë diskutohet!por e keqja është se ne nuk pranojmë të zgjohemi!ne nuk e lëmë veten të zgjohemi nga gjumi,ne përdorim opiumin”jemi në periudhë tranzicioni”,si nga media,politika por dhe nga ne vetë!!sa herë duam të plasim e të ulërijmë për padrejtësitë që na bëhen!?
    nxjerrim “ilaçin” qetësues “jemi në periudhë tranzicioni”,dhe vitet kalojnë,dhe vitet ikin dhe njerzit bashkë me to!!
    ka dy rrugë!
    1-të pranojmë këtë mut rruge që kemi ndërtuar,ku na vjedhin,na grabisin dhe na vrasin kur hapim gojën!
    2-tu shkërdhjemë robt këtyre ndyrësirave që nuk kanë të ngopur!!
    duhet të zgjedhim njëherë e mirë!
    ps:jemi shqipo dhe e kemi vështirë të zgjedhim!!prandaj mbesim gjithnjë në gjiriz!as dalim e as zhytemi në të!! lundrojmë gjithnjë!!

    Reply to this comment
    • Herbert February 26, 14:25

      O “anticensure…”
      Tek ne as ne 90-ten nuk filloi kurre i ashtuquajturi TRANZICION!
      Le te me thote njeri mua ,se ata qe moren pushtetin pasi Ramiz Alia e rrezoi vete sistemin socialist,bile “paqesisht”,cfare bene qe te quhej se filloi tranzicioni?
      ASGJE ne favor te popullit nuk bene!
      Ne se do quajne TRANZICION grabitjen dhe shkaterrimin e te gjithe pasurive kombetare,rrenimin e administrates,publike,arsimit,shendetesise,drejtesise,ushtrise,realizuan PERCAJEN e perjeteshme te popullit dhe i vune flaken te gjithe vendit ne 97-ten etj dhe sot shumica e shqiptareve nuk e ndjejne Shqiperine se eshte edhe ATDHEU i tyre,por vetem prone e POLITIKANEVE dhe OLIGARKEVE,ky po,mund te quhet tranzicion!
      Ne se ata qe moren pushtetin pas rrezimit te socializmit,do te udhehiqeshin me filozofine e tyre per ndertimin e nje shteti ligjor dhe demokracise ne Shqiperi,te paren gje qe duhet te benin nuk do ishte shpallja e Luftes kunder fantazmes se Komunixzmit,qe nuk ekziostonte me,por ne radhe te pare te hartonin dhe miratonin me Referendum Popullor “STRATEGJINE E KSALIMIT NGA SOCIALIZMI NE KAPITALIZEM”!
      Ne se kjo do te ishte kerkuar edhe nga nderkombetaret,me sioguri,qe gjithcka qe ndodhi pas 30 vjeteve nuk do ta conte vendin ne humnere dhe shqiptaret sopt do gwezonin pasurite kolosale te nentokes dhe mbitokes duke e bere vendin gati si Dragojte e Azise!

      Por te gjithe ata qe erdhen ne pushtet per 30 vjet u sollen me urrejtje te madhe ndaj popullit shqiptar dhe Shqiperise,aq sa sopt ndodhemi njelloj si ne kohen e pushtimit otoman!
      Nuk mund te mashtrohemi gjate vetem se jane zbukuruar qendrat e qyteteve,se jane zbukuruar 100 fshatrat turistike komplet te braktisur nga banoret etj,sde nuk ngopemi kur qeveria investon me kosto katastrofike rruge,tunele,ura etj,qe gllaberojme miliarda euro,ndersa shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!
      Jemi te varfer thote kryeministri,por shpenzimet per blerjet e shumta te veturave qeveritare,te nderrimit cdo vit te mobiljeve te zyrave,te ristrukturimit te fasadave te ministriove,te ndricimit te tepruar te fasdadavbe qeveritare,te bredhjeve pa klriter e pa perfitim te zyrtareve [politike e shtetertore anme e mbane botes neper konferenca te shumnta vetem se u vijne ftesa,por qe pjesemarrja ne ato konferenca nuk i kla sjelle asgje vendit etj,kesaj i thone KATASDTROFE FINASNCIASRE!
      Kur BB raporton se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarewve punojne ne te zeze,kjo eshte KRIMINALE dhe qeverioa duhet tye shklarkohej!
      Por kush ta shkarkoje qeverine e korruptuiar?
      Nuk e pranon njeri siot as formalisht se ne Shqiperi nuk sundon DIKTATURA,por fakti,qe te gjitha pushtetet jo vetem nuk jane te ndara ,pra te PAVARURA nga njeri tjetri,prej 30 vjetesh ka ndodhur e kunderta:
      -Pushtetin Legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqesor i ka patur nen urdher jo vetem nje parti fituese,por me keq akoma NJE NJERI I VETEM!
      Ndersa sot,me ndihmen e nderkombetareve puna ka vajtur aq keq,sa edhe zgjedhjet e fundit u zhvilluasn me nje PASRTI te vetme,njelloj si ne shtetin e DIKTATURES SE PROLETARIATIT!
      A nuk eshte kjo DIKTATURE?
      Ku ta gjej demokracine sot shqiptari,kur edhe kryeministri te nxjerre gjuhen,te tall,te poshteron dhe kurre nuk pranon asnje keshille pa le kritike?
      Kur kryeministri u del ne mbrojtje cdo skandali korruptiv ne adminnistraten shteterore sikur te jete mbrojtesi i tyre?

      Reply to this comment
  10. Herbert February 26, 16:18

    O “anticensure…”
    Tek ne as ne 90-ten nuk filloi kurre i ashtuquajturi TRANZICION!
    Le te me thote njeri mua ,se ata qe moren pushtetin pasi Ramiz Alia e rrezoi vete sistemin socialist,bile “paqesisht”,cfare bene qe te quhej se filloi tranzicioni?
    ASGJE ne favor te popullit nuk bene!
    Ne se do quajne TRANZICION grabitjen dhe shkaterrimin e te gjithe pasurive kombetare,rrenimin e administrates,publike,arsimit,shendetesise,drejtesise,ushtrise,realizuan PERCAJEN e perjeteshme te popullit dhe i vune flaken te gjithe vendit ne 97-ten etj dhe sot shumica e shqiptareve nuk e ndjejne Shqiperine se eshte edhe ATDHEU i tyre,por vetem prone e POLITIKANEVE dhe OLIGARKEVE,ky po,mund te quhet tranzicion!
    Ne se ata qe moren pushtetin pas rrezimit te socializmit,do te udhehiqeshin me filozofine e tyre per ndertimin e nje shteti ligjor dhe demokracise ne Shqiperi,te paren gje qe duhet te benin nuk do ishte shpallja e Luftes kunder fantazmes se Komunizmit,qe nuk ekzistonte me,por ne radhe te pare te hartonin dhe miratonin me Referendum Popullor “STRATEGJINE E KALIMIT NGA SOCIALIZMI NE KAPITALIZEM”!
    Ne se kjo do te ishte kerkuar edhe nga nderkombetaret,me siguri,qe gjithcka qe ndodhi pas 30 vjeteve nuk do ta conte vendin ne humnere dhe shqiptaret sopt do gezonin pasurite kolosale te nentokes dhe mbitokes duke e bere vendin gati si Dragojte e Azise!

    Por te gjithe ata qe erdhen ne pushtet per 30 vjet u sollen me urrejtje te madhe ndaj popullit shqiptar dhe Shqiperise,aq sa sot ndodhemi njelloj si ne kohen e pushtimit otoman!
    Nuk mund te mashtrohemi gjate vetem se jane zbukuruar qendrat e qyteteve,se jane zbukuruar 100 fshatrat turistike komplet te braktisur nga banoret etj,se nuk ngopemi kur qeveria investon me kosto katastrofike rruge,tunele,ura etj,qe gllaberojme miliarda euro,ndersa shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!
    Jemi te varfer thote kryeministri,por shpenzimet per blerjet e shumta te veturave qeveritare,te nderrimit cdo vit te mobiljeve te zyrave,te ristrukturimit te fasadave te ministriove,te ndricimit te tepruar te fasadave qeveritare,te bredhjeve pa kriter e pa perfitim te zyrtareve politike e shteterore ane e mbane botes neper konferenca te shumta vetem se u vijne ftesa,por qe pjesemarrja ne ato konferenca nuk i ka sjelle asgje vendit etj,kesaj i thone KATASTROFE FINANCIARE!
    Kur BB raporton se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuareve punojne ne te zeze,kjo eshte KRIMINALE dhe qeveria duhet te shklarkohej!
    Por kush ta shkarkoje qeverine e korruptuar?
    Nuk e pranon njeri sot as formalisht se ne Shqiperi nuk sundon DIKTATURA,por fakti,qe te gjitha pushtetet jo vetem nuk jane te ndara ,pra te PAVARURA nga njeri tjetri,prej 30 vjetesh, ka ndodhur e kunderta:
    -Pushtetin Legjislativ,ekzekutiv dhe gjyqesor i ka patur nen urdher jo vetem nje parti fituese,por me keq akoma NJE NJERI I VETEM!
    Ndersa sot,me ndihmen e nderkombetareve puna ka vajtur aq keq,sa edhe zgjedhjet e fundit u zhvilluan me nje PARTI te vetme,njelloj si ne shtetin e DIKTATURES SE PROLETARIATIT!
    A nuk eshte kjo DIKTATURE?
    Ku ta gjej demokracine sot shqiptari,kur edhe kryeministri te nxjerre gjuhen,te tall,te poshteron dhe kurre nuk pranon asnje keshille pa le kritike?
    Kur kryeministri u del ne mbrojtje cdo skandali korruptiv ne adminnistraten shteterore sikur te jete mbrojtesi i tyre?

    Reply to this comment
  11. Nji veshtrim naiv e teper Siperfaqsore i ktij Tranzicioni rraskapites dhe injorues February 27, 09:43

    Eshte per te ardhur keq nji Tru i tille ,

    i cili nuk ja ka aspak idene se si Rrotullohet kjo Bote
    edhe pse kemi shkrtuar her pas here dicka mbi
    kte Planete …!

    Ky Planet eshte Prone e Te Forteve qe ne ju bashkuam
    me deshire , qorre ,me sy mbyll hym ne Vathe dhe Qikllopi

    na mbylli ne kte Shpelle Demokratike ne cilen ne s’po shohim Drite per 30-vjet .

    Akoma nuk dijne shqiptaret ,(natyrishte jo te gjithe si ky naiv qe shkruan kte hartim ktu, )
    se Politiken e Botes e bejne
    sot Te Fortet dhe se ti ,etj si Dele si ty , do han ate bar qe i afron Dashi i Kopese dhe i pallon po ai , duke zbavitur
    ne prapaskene Te Fortet ,qe zgerdhihen me bagetite qe
    kane vene ne Vathe .

    Shqiptaret kujtojne se do ja sjelli dikush tjeter Te mirat dhe Demokracine ne vendin e tyre.

    Si nuk pane nji hiostorine e Europes si kane luftuar shoqeria atje per te arritur ate qe jane sot o tru i tredhur .

    Reply to this comment
    • Erhard February 27, 14:49

      Ndersa ti qenke nje jo bageti,por QEN i zgjebosur,qe as vete nuk e kupton cfare ke derdellitur!
      Idiotet jane kritizeret me te mnedhenj sepse nuk dine te japin mendime,por vec te hane…mut kot!

      Reply to this comment
  12. Nji veshtrim naiv e teper Siperfaqsore i ktij Tranzicioni rraskapites dhe injorues February 27, 09:44

    Eshte per te ardhur keq nji Tru i tille ,

    i cili nuk ja ka aspak idene se si Rrotullohet kjo Bote
    edhe pse kemi shkruar her pas here dicka mbi
    kte Planete …!

    Ky Planet eshte Prone e Te Forteve qe ne ju bashkuam
    me deshire , qorre ,me sy mbyll hym ne Vathe dhe Qikllopi

    na mbylli ne kte Shpelle Demokratike ne cilen ne s’po shohim Drite per 30-vjet .

    Akoma nuk dijne shqiptaret ,(natyrishte jo te gjithe si ky naiv qe shkruan kte hartim ktu, )
    se Politiken e Botes e bejne
    sot Te Fortet dhe se ti ,etj si Dele si ty , do han ate bar qe i afron Dashi i Kopese dhe i pallon po ai , duke zbavitur
    ne prapaskene Te Fortet ,qe zgerdhihen me bagetite qe
    kane vene ne Vathe .

    Shqiptaret kujtojne se do ja sjelli dikush tjeter Te mirat dhe Demokracine ne vendin e tyre.

    Si nuk pane nji hiostorine e Europes si kane luftuar shoqeria atje per te arritur ate qe jane sot o tru i tredhur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim