300 mijë euro për një post gjyqtari, janë vërtet shumë!

June 11, 2015 10:30

300 mijë euro për një post gjyqtari, janë vërtet shumë!

Raporti i Komisionit për Reformën në Drejtësi, që tregonte se gjyqtarët paguanin nga 100 deri në 300 mijë euro për të përfituar postet, ka qenë ndër lajmet më të komentuara këto ditë.

Ky raport ka tronditur jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

Për këtë raport ka bërë një shkrim edhe gazeta e njohur ekonomike WirtschaftsBlatt.

Ajo shprehet e habitur për shifrën që paguajnë gjyqtarët shqiptarë, për një post.

Sipas saj, gjithë problem është te Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Për të arritur këtë ndërhyhet direkt në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që është përgjegjës për postet e gjyqtarëve.

Shuma të mëdha paguhen për t’u zhvendosur nga një gjykatë e vogël në një më të madhe apo për të përshpejtuar procesin e promovimit në gjykata ku ryshfeti është më i madh”, shkruan kjo gazetë.

June 11, 2015 10:30
Komento

14 Komente

  1. tomsojeri June 11, 10:46

    Ky raport esht tragjedia shqiptare 3dimensionale ku nese esht keshtu, ateher cohu shqiptar e largohu sa me par nga ky vend,o zgjohu ,mblidhu e gjej zgjidhje !Kjo justifikon ate cka shohim e ndegjojm ,krim ,mashtrim,hajni ,tradhti , korupsion e varferi pa fund !Ska me keq ku te shkoj e ishalla jam ne ender !

    Reply to this comment
    • Miku June 11, 14:13

      Prap se prape, lokalet e bllokut dhe diskot e plazhit bucasin me ritme house dhe klithma histerike adoleshentesh.. nuk me duket keq si vend per te jetuar.

      Reply to this comment
    • roberto June 11, 17:45

      Mos u habitni nga lajme te tilla korruptive!
      Kam 4 vjet qe ka hapur nje gjyq per pensionin e parakohshem te PA PAGUAR si ish ushtarak dhe per kete qellim nga 3 gjyqtare te ndryshuar njeri pas tjetrit jane perpiluar 4 AKTE EKSPERTIMI!!!
      Ne Aktin e pare me jepej si perfitim nje shume deri ne 4.5 milion leke te reja!
      Ne Aktin e dyte (pa u shqyrtuar i pari ne seance gjyqesore) u llogarit se me takonte shuma 500 mije leke te reja!
      Ne Aktin e trete( pa u shqyrtuar akti i dyte) eksperti caktoi shumen 200 mije leke te reja!
      Pas kundershtimit tim u caktua edhe nje Akt Ekspertimi i katert qe me jepte shumen 1.6 milion leke te reja!
      Ne fund gjyqtari vendosi te me jape shumen me te vogel: 200 mije leke te reja,kur sikur vetem kompesimet e bukes e te dritave te me jepeshin do beheshin 300 mije leke!!
      Pa permendur ketu qe per 3 vjet rresht,nga 1996 deri ne 1998 shteti nuk na dha asnje lek pension,qe bejne shumen prej 500 mije leke te reja!
      Vetem interesat bankare per 23 vjet llogariten ne 300 mije leke te reja!!!
      Te lexosh vendimin e gjyqtarit M.G ,i Gjykates Administrative Tirane per rastin tim,te vjen te SHKULESH LESHTE!!!
      ASKUSH nuk i kontrollon gjyqtaret ne Shqiperi,prandaj ata bejne si t’i doje qejfi!
      Edhe akteve nenligjore qe u referohen NUK I NJOHIN as vete!
      Pse vendosi gjyqtari shumen me te vogel per mua,per deri sa depozitoi 4 AKTE EKSPERTIMI???
      Mos ka pritur t’i jepja ndonje :KAFE” dhe kur e pa se nuk i dhashe ,caktoi shumen me te vogel????
      Kete duhet ta gjeje Ministria e Drejtesise dhe KLD-ja,por qe ka pak gjasa se do ndodhe!!!

      Reply to this comment
  2. Lexuesi. June 11, 10:55

    Nuk ka komente sepse kjo eshte nje dukuri faktike permanente.Te gjitha shtyllat e shtetit i ka vendosur Sal-uk-ari-trapi qe te sherbejne ne menyre korruptive per klanin, per familjen e tij dhe per vete. Neqoftese per popullin e nje sheti drejtesia eshte çeshtje jete a vdekje,Sal-uket qe erdhen nga shpellat e kthyen ne çeshtje kulete.Kryetari i Keshillit te larte te drejtesise,here me musteqe, here pa musteqe eshte kapoja e dhelprave e lepujve te veshur me uniformat me gajtane qe hapin e mbyllin trasten e lekeve.

    Reply to this comment
  3. V.DUKA June 11, 11:34

    Zoterinje te MAZHORANCES, BEJENI ATE DREQ REFORME NE DREJTESI SE E CORODITET FARE POPULLIN. Me deklaratat qe jini duke bere keto 18 muaj per refornen ne drejtesi dhe zvarritjet e tmershme ne kete drejtim ju sikur u thoni prokuroreve , gjyqtareve dhe te gjithe punonjesve te administrates O BURRA GRABISNI SA ME SHUME SE DHE PAKE KOHE JU KA MBETUR TE JETONI NE “PARAJSEN SHQIPTARE”

    Me respekt per lexuesit V.Duka.

    Reply to this comment
  4. korcari June 11, 11:55

    Ky raport shpjegon me se miri pse ne Shqiperi ka korupsion kudo, pasi duke mos funksionuar drejtesia mund te viheshin ato pasurira prallore qe vune per nje kohe te shkurter, nga politikane ,gjykares, prokurore,doktore,administratore etj.E kuptoni ju qe kini qene Presidente te Republikes (Berisha,Mejdani,Moisiu,Topi,dhe ky aktuali) si nuk ju vjen turp per punen e keqe qe kini bere per DREJTESINE.Kerkoni te jeni dhe njerez me dinjitet.

    Reply to this comment
  5. Lleshi June 11, 12:12

    Mos tronditet askush , se jane te gjitha te verteta ! Kush nuk eshte “bir familjeje serbiane apo grekiane” , i ka paguar eurot koker me koker ! Madje i eshte quajtur dhe favor qe po ia japin postin ! Eshte konsideruar “tip biznesmeni” !

    Dhe “te huajt” , mos na cajne koken , se andej erdhen keto metoda dhe keto pune ! Madje “ata” , jo vetem i kane pasur keto informacione , por e kane mbeshtetur kete proces kalbezimi total !

    Kesaj i thone “te te hiqert kurva per e virgjer” !

    Reply to this comment
  6. Goni me June 11, 12:45

    Problem shume i madh !Nese kane paguar aq shume shtrohet ceshtja”Ku i moren qe i paguan?” sepse aq para nuk sigurohen vetem me kursime rroge.Pra berja e nje korrupsioni ka diktuar nje korrupsion tjeter me te vogel per te siguruar njer fitim me te madh.Bisnes,por qe direkt ka renduar e rendon mbi popullin hallexhi.Ai palo president,ka dhe fytyre e ankohet se mazhoranca nuk i aprovon ata qe kerkon te veje ,sepse iu ka marre parate dhe del keq hesapi pastaj.Kjo eshte Shqiperia qe ngriti PD-ja gjate 24 viteve te tmerrshme tranzicioni,nje Shqiperi shkarravine per popullin e saj dhe per syte e nderkombetareve,qe perdite degjojne cudira te papara.Prandaj edhe reforma ne drejtesi ka ngecur.Ai qe duhej ta niste,Presidenti eshte i zhytur vete ne llum.Situate shume e rende qe nuk le te shihet edhe ndonje sukses i mazhorances,sepse nuk ka hall me te madh se mos pasja e nje sistemi drejtesie korrekt.Cfare mbetet te behet?Eshte sterthene neper komente e shkrime se pa kryer reformen ne DREJTESI,nuk ka Shqiperi Europiane,nuk ka zhvillim e perparim.

    Reply to this comment
  7. Perkthyesi June 11, 13:18

    Ato 300.000 euro dalin nga xhepat e hallexhinjve, e jo nga xhepi i gjyqtareve! Ky eshte problemi me i madh! A do te reformohet ndonjehere ky sektor, apo do vazhdojme ti paguajme keta zuzare dhe mashtrues si frengu pulen, duke na grabitur dhe ato pak para qe kemi ne xhep?

    Reply to this comment
  8. Lion June 11, 13:48

    Hedh nje i coroditur nje gur ne lume, hidhen 100 e nuk e gjejne dot.Kane te drejte gazetat e huaja qe thashethemet tona i marrin per te verteta. Pra e nxijme Shqiperine me duart tona. Kush ka fakte le t’i botoje. Me thashetheme merren plakat e lagjes. Kjo nuk do te thote se nuk ka korrupsion; ka madje shume, po nje fakt do te fliste sa 100 gazeta te vendit dhe te huaja.

    Reply to this comment
    • Edi June 11, 21:09

      O Lion do fakte ti .Fakt eshte fakti qe nga nje gjykates i rendomte ne nje Gjuìykate Rrethi per fundon direkt ne gjyqtar ne Gjykatene Lart, fakt eshte fakti qe e drejta shitet si te jete mall dhe parate perdoren per udhetime jashte shtetitm veshje te shtrenjta , shtepi e maikina luksoze.Fakt eshte fakti qe besushmeria tek gjyqsori eshte zero.Fakt eshte qe sa me qen bir qeni te jesh aq me shume e gjen “te drejten” ne gjykate . E plot e plot te tjera .Lion ti duhet te jesh vete gjyqtar = plerat e kombit.

      Reply to this comment
  9. skifteri June 11, 16:06

    *****…..Keto nuk jane thashe e theme i nderuar LION ! Sot vargu I te cenuarve nga sistemi I kalbur e kriminal I drejtesise eshte shume I madhe.Po te kerkoni fakte brenda 24 orve munde tju denancoim me qindara dhe mijra vendime gjyqtaresh abuzive te pa drejta ,dhe kriminale.Vendime me dy sandarte, korruptive te qellimshme nga gjyqtaret qe kane mbushur gjepat me pare te gjakut dhe te krimit,dhe vazhdojne detyren nuk u ka hy gjembe ne kembe per keto shkelje.Ku ka prove me te madhe se pushkatimi i 4 protestuesve me 21 janar dhe akoma askushe nuk ndodhet sot ne burge te perjetshem.Kjo eshte turpi I zi qe ka mbuluar drejtesin dhe politiken e shtetit shqiptar.Drejtesia po na shkatrron.?…***************************************************************************#

    Reply to this comment
  10. Perkthyesi June 11, 17:59

    Sakte Skifteri!

    Reply to this comment
  11. Darius June 11, 18:21

    Po lista per
    KRYETAR BASHKIE..?
    PREFEKT..?
    ZV-PREFEKT…?
    DEPUTET..?
    DREJTOR POLICIE..?
    ZV DREJTOR POLICIE..?
    SHEF KOMISARIATI…?
    SHEF QARKULLIMI…?

    Te gjitha keto vende emerimi dhe punesimi jane nga 30.000€ deri ne 600.000€.
    Sepse kemi tendera nga 200.000€ deri ne 2 milion € ne vit per k.bashkie,prefekt.

    Deputet dhe kryetar bashkie epi Partise 100.000€ minimumi,dhe paguaj fushaten e partise me leket e tyre(jane taksat e sklleverve qe votojne).
    Ne shqiperi eshte nje rreth njerezish lakuriq,qe ja kane fut njeri tjetrit….!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*