300 vetë, sa 3 miliardë (disa shifra mbi varfërinë në botë)

August 7, 2018 09:01

300 vetë, sa 3 miliardë (disa shifra mbi varfërinë në botë)

Sa janë të varfrit në botë? Çfarë nënkuptohet me “varfëri ekstreme”? Dhe mbi të gjitha, a është e pashmangshme varfëria dhe a mund të eliminohet ajo?

Ja disa kuriozitete që duhet të dini për varfërinë në mbarë botën:

1.Mungesa e ujit të pijshëm

Më shumë se 1 miliard njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe vlerësohet se 400 milionë prej tyre janë fëmijë.

2.Fëmijët janë më të varfrit

Nga 2.2 miliardë fëmijë në botë, rreth gjysma, 1 miliard jetojnë në varfëri. Sipas UNICEF, 22,000 fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të varfërisë.

3-Të pasur dhe të varfër

300 njerëzit më të pasur në botë kanë të njëjtën pasuri si 3 miliardë më të varfrit

4.Analfabetizmi

Në botë të paktën 1 miliard njerëz janë krejtësisht analfabetë, të paaftë madje të shkruajnë emrin e tyre.

5.Uria

870 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer veten. Nga këto, 852 milionë jetojnë në vendet në zhvillim dhe 16 milionë në vendet e zhvilluara. Megjithatë, prodhimi aktual bujqësor i botës do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar çdo qenie njerëzore të gjallë me një dietë të përditshme prej 2720 kalorish.

6-Varfëria ekstreme

Në varfëri ekziston një formë tjetër e mospasjes, e ashtuquajtura “varfëri ekstreme”, në të cilën ata që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë janë 1.4 miliard njerëz në botë (75% prej të cilëve janë gra).

7.Mund të shmanget

Varfëria ekstreme nuk është e pashmangshme. Nga viti 1990 deri më sot, 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria. Banka Botërore thotë se është i bindur se varfëria ekstreme duhet të çrrënjoset nga 2030. Megjithatë, sipas disa ekonomistëve strategjia ekonomike për të arritur këtë qëllim ambicioz  është disi e paqartë.

8-Një zgjidhje e mundshme

Është llogaritur se ofrimi i arsimit bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, shëndetit bazik dhe ushqyerjes së duhur për banorët e vendeve në zhvillim do të kishte një kosto vjetore prej rreth 30 miliardë euro. Disa ekonomistë thonë se investimi në bujqësi është mënyra më efektive për të ulur varfërinë.

n.s. / dita

 

August 7, 2018 09:01
Komento

3 Komente

  1. KORÇARI August 7, 09:43

    PROBLEMI NUK ËSHTË SE JO SE NUK USHQEJMË DOT TË VARFËRIT, PROBLEMI ËSHTË SE NUK NGOPIM DOT TË PASURIT.

    Reply to this comment
  2. miri August 7, 11:44

    Mendi im për të dalë nga kjo situatë është t’ju konfiskohet supër pasuaria të pasurve për t’ua dhënë të vrafërve,e dyta të gjithë sektorët janë zhvilluar me ritme të shpejta dhe vetëm sektori i bujqësisë ka mbetur në vend numëro,janë shumë toka që janë lënë djerr,shumë të tjera duhen hapur të reja,duhet të modernizohet sistemi i bonifikimit dhe ujitja e toka në mënyrë natyrale për të kursyer shpenzimet e tëpërta,zhvillimi i fshatit është një tjetër mundësi që duhet të zhvillohet që shumë fshatarë të shikojnë mundësinë e këthimit prapë në fshat,të ulet numri i të rinjve që largohen nga vendi duke ju hapur perspektiva të qarta për jetën e tyre që ta ndërtojnë atje ku kanë lindur dhe rritur,arsye dhe mundësi ka shumë por mbasë më kryesorja nga këto që thashë është një qeverisje e mirë me strategji të qartë për zhvillim e vendit,marrja e përgjegjësive të atyre që punojnë në administratë për të gjetur rruget më të shkurtra dhe me shpenzime sa më të vogla ,të jetë si një garë si një novacion dhe sidomos të shtohen mjetët bujqësore dhe të suvencionohen një pjesë nga shteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*