3000 vende për praktikë në administratë

May 4, 2016 15:09

3000 vende për praktikë në administratë

Edhe këtë vit Administrata Publike do të jetë e hapur për të rinjtë që kanë përfunduar studimet dhe duan t’i praktikojnë ato.

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi me të rinjtë e organizatës “Vlera në Bruksel” i ka njoftuar se gjatë Majit, janë të hapura aplikimet për ata që duan të provojnë punën në administratën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Blendi Klosi, Ministri i Mirëqënies Sociale: “Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë ata të rinj që do të kenë dëshirën që gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, të njihen me Administratën Publike shqiptare dhe të Kosovës nga afër, në çdo nivel të saj, si lokal edhe qendror”.

Gjithsej do të pranohen 3000 kandidat, dhe 200 më të mirët do të përfitojnë një kontrate pune 1-vjeçare.

May 4, 2016 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*