31 dhjetori, afati për ndërrimin e pasaportave nga fëmijët e lindur në Greqi

November 8, 2014 22:32

31 dhjetori, afati  për ndërrimin e pasaportave nga fëmijët e lindur në Greqi

Brenda 31 dhjetorit fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi do të duhet të ndryshojnë pasaportat e tyre. Fëmijë që kanë pasaporta shqiptare, ndonëse kanë lindur në vendin fqinj, nuk do të lejohen të kalojnë në kufi me prindërit e tyre.

Ky është afati kur skadon marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për problemin e toponimeve.

Sipas marrëveshjes së lidhur në muajin maj mes dy vendeve, deri më 1 janar të vitit 2015 familjet me fëmijë të lindur në Greqi do të lejoheshin normalisht të kalonin. Pas 1 janarit, në pasaporta emrat do të duhet të jenë në greqisht ose anglisht, por jo në shqip.

November 8, 2014 22:32
Komento

1 Koment

  1. Kujtim.Xh.Ibrahimi November 9, 10:15

    Paguajme idotesite e nje turme idiotesh qe drejtonin shtetin shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*