Tahiri: Koha për zbatim të plotë të marrëveshjes për lëvizje të lirë

October 28, 2015 09:29

Tahiri: Koha për zbatim të plotë të marrëveshjes për lëvizje të lirë

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri ka qëndruar të martën në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e dialogut për Lëvizjen e Lirë dhe Kadastrin.

Delegacioni i Kosovës potencoi se pas katër viteve të arritjes së marrëveshjes për lëvizje të lirë ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.

Ministrja Edita Tahiri pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, theksoi se kjo është një nga arritjet më të mëdha në progresin e Kosovës drejt BE-së që nga fillimi i dialogut, qëllimi i të cilit përveç që është normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve, është edhe përafrimi i të dyja shteteve me BE-në.

“Nga ana e tyre edhe përfaqësuesit e BE-së e uruan Kosovën për këtë sukses dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me çështjet e lëvizjes së lirë që u diskutuan në takimet bilaterale dhe trelateralë në Bruksel, pala e Kosovës njoftoi për përgatitjet që po bëhen për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje në frymën e reciprocitetit dhe lehtësimit të mëtejmë të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja shtetet.

Delegacioni i Kosovës potencoi se pas katër viteve të arritjes së kësaj marrëveshjeje ka ardhur koha për avancimin e zbatimit konform planit operacional të marrëveshjes dhe në frymën e standardeve evropiane.

Ndërsa sa i takon kadastrit takimet ishin bilaterale (në mes të Kosovës dhe BE-së) ku BE-ja kërkoi nga pala e Kosovës që të përshpejtojë miratimin e ligjit dhe t’i bëjë përgatitjet për themelimin e Agjencisë teknike e cila do të ketë për detyrë krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen nga Serbia me bazën e të dhënave të Kosovës.

October 28, 2015 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*