27 deputetët që nuk u njihen diplomat, mes tyre edhe Basha

January 16, 2018 18:40

27 deputetët që nuk u njihen diplomat, mes tyre edhe Basha

Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV e tyre se kanë kryer studime bachelor, master ose doktoraturë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Universitete Perëndimore. Nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma e tij mund të njihet vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit.

Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë MASR për 32 deputetët, nëse emrat e tyre figurojnë në regjistrat e MASR për njohjet e diplomave të studimit.

Nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga shteti shqiptar. Të tjerat? Kemi të bëjmë me diplomime vite përpara kur nuk kishte akte njohjeje nga Ministria? Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re. Mund të jetë secila arsye.

Por në secilin rast, ligji ynë është kategorik: kush punon në sektorin publik dhe deklaron diplomim jashtë diploma ka vlerë vetëm kur kalon përmes njohjes në MASR.

27 deputetë nuk e kanë bërë këtë dhe zyrtarisht, diplomat e tyre (nëse ekzistojnë) nuk njihen ende nga shteti shqiptar.

Në kërkesën e ISP citoheshin deputetët A.Vokshi, A. Bumci, A. Hyseni, A. Ahmetaj, B. Çuçi, B. Gjylameti, D. Gjiknuri, D. Bushati, E.Bode, E.Spiropali, E.Gjermeni, E.Gjebrea, E.Hasa, E.Bushati, E.Kushi, F.Velaj, G.Pollo, J.Tabaku, K.Gjosha, K.Balliu, L.Koka, L.Basha, M.Kumbaro, P.Vasili, O.Xhaçka, R.Hajdari, S.Abazi, S.Mesi, Sh.Rokaj, T.Balla, T.Doshi, V.Duka.

Mbështetur në përgjigjen zyrtare të MASR adresuar ISP me 29.12.2017 rezulton se vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave të studimeve në MASR.

MASR njoftoi se për emrat e tjerë të listës së paraqitur nga ISP nuk ka informacion njohjeje në këtë institucion.

Është e qartë se për disa prej deputetëve me përvojë të gjatë profesionale i kanë kryer studimet jashtë vendit në periudhën përpara 1990 ose në dekadën e parë të vitit 1990, dhe për një pjesë të tyre ekzistojnë të dhëna të njohura publike mbi studimet e përfunduara. Të tillë janë sidomos ata që vijnë nga postet akademike. Megjithatë mbetet shqetësim fakti se për disa nga emrat e listës, sidomos prurjet e reja politike me përvojë minimale në sektorin publik në dhe në politikë, por të reklamuar nga partitë si prurje cilësore me diploma perëndimore, – nuk ka informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Madje kemi pasur dy raste kur është raportuar nga media se diplomat e deklaruara nga deputetë të caktuar janë fiktive, si dhe raste kur është raportuar se ndjekja e studimeve nuk është e barasvlershme me përfundimin e suksesshëm të tyre. Në listë kemi një rast të një deputeti që deklaron se ka mbaruar studimet në Maqedoni, por që sipas MASR nuk ka konfirmim në këtë institucion për njohje të diplomës së tij. Deklarimi i rremë është dhe përbën vepër penale.

ISP vlerëson se është përgjegjësi e Kuvendit dhe e grupeve parlamentare respektive që të kërkojë nga deputetët të dhëna të verifikueshme për formimin e tyre universitar, si dhe ti bëjë ato publike. Për sa kohë ky informacion nuk posedohet dhe nuk provohet, më së paku deputetët do të duhet të mos përdorin tituj dhe kualifikime, të cilat zyrtarisht ende nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Pamfleti / Raporti i plotë monitorues i Kuvendit mund të lexohet ose shkarkohet online në adresën:

http://deputetim.al/…/…/RAPORTI-I-PARE-MBI-KUVENDIN-2018.pdf

January 16, 2018 18:40
Komento

13 Komente

  1. Adih January 16, 19:49

    Fate Velaj ,ka kryer kristalin me para ,pa ardhur as edhe nje dite ne kete universitet ,ka punuar ne Wiene ku ka mare rogen nen stop, e thjeshte per tu verifikuar . Kurse ne Wiene ka bere kurse leshi kacurrel ,dhe nuk quhet universitet . Shikoini a ka mbaruar gjimnazin apo jo ne Vlore .? Kurse si piktor ja kalon edhe Edi Rames.??? ??????????????????????Adashi i Edi Rames ,Pse o Rama ,me keta deputete ushtare te tu, do na cosh ti ne BE.?

    Reply to this comment
  2. Fat man January 16, 20:03

    Po shkollen e mesme e kane keta dhe te tjere Deputete?

    Reply to this comment
  3. As January 16, 20:11

    Shkollen e mesme e ka mbaruar ne Vlore, per kete behem garant une, se e kam patur nxenes, per te tjerat nuk di gje

    Reply to this comment
  4. Lili January 16, 20:23

    Po ne Albanistan,edhe pse pa diplome behen edhe profesor universiteti edhe minister si zoja kumbaro ,per shembull…

    Reply to this comment
  5. Dn January 16, 20:26

    Po te kishte ndodh kjo diku tjeter n’evrpoe te gjithe ishin shkarkuar kurse n’albanistan deshtaket promovohen’ aq ma te deshtuar aq ma ne maje te shtetit,si piktori i jone qe vetem me kristalista e gjysme te diplomuar me don me ba shtet

    Reply to this comment
    • lola January 17, 14:51

      ke te drejte o malok militant.Ato te bandes tende i ke te gjithe me diplomen e udb dhe diplomat e blera nga kioskat e malokut tend.Kur hap dhe ti gojen tende te qelbur per diploma .

      Reply to this comment
  6. Lili January 16, 20:34

    Kerkimi per zojen kumbaro ne Sudoc qe jep punimet e te diplomuareve ne France eshte inexistante :https://m.sudoc.fr/sudocmobile/list.xhtml

    Reply to this comment
  7. Lili January 16, 20:35

    Kerkimi per zojen kumbaro ne Sudoc qe jep punimet e te diplomuareve ne France eshte inexistante https://m.sudoc.fr/sudocmobile/list.xhtml

    Reply to this comment
  8. T. Topi January 16, 20:50

    Cilat janë këto “prurje te reja cilësore” me diploma perëndimore, mor aman, se po na hapni vërtet barkun. Po si mund t’u besosh diplomave sorrogato desputetëve memecëve qe mbetën duke tërhequr qurret në parlament?

    Jo larg, por vetëm para ca ditëve pati një artikull nga Afrim Krasniqi, ku sipas monitorimit të Institutit të Studimeve Politike, gjatë 18 seancave plenare në kuartalin e fundit të 2017, kishte patur plot 18 desputetë që s’kishin mbajtur as edhe nje fjalim të vetëm. Skandal !

    [ http://www.gazetadita.al/emrat-deputetet-memece-te-kuvendit-18-prej-tyre-kane-thene-vetembetohem/ ],

    Vë bast me cilindo, se vetëm tek-tuk ndonjë deputet që e zotëron në mënyrë perfekte gjuhen e avancuar te huaj, dhe që ka jetuar pa ndërprerje minimumi 10 vjet jashtë shtetit, mund të jetë në zotërim të një diplome vërtet perëndimore.

    Ndërkohë edhe në perëndim është krijuar një kulturë e falsifikimeve në universitete.Plagiaturat jane ne marsh, diplomat e paguara me para gjithashtu: [ http://www.zeit.de/campus/online/2007/14/hochschule-plagiate ]

    Es lebe die Ignoranz !

    Reply to this comment
  9. Jevi January 16, 21:34

    Ne Shqiperin post komuniste falsifikimi eshte dicka normale dhe kush nuk ben te tilla nuk eshte bashkekohor.
    Me falsifikime mund te te beje politika deputet,kryetar bashkie,deputet e cdo pozicion politik.Por kur behesh drejtor i nje shkolle te mesme fallsifikimi quhet i ligjeruar,sepse eshte ai ose ajo qe te ploteson dokumentat per me tutje.Persa u perket ketyre deputeteve le te ndiqet rruga ligjore per ta bere konvertimin.Duhet thene se edhe personeli qe ka qene per konvertimet e diplomave ka shprehur ne disa raste edhe pa aftesi sqaruese.

    Reply to this comment
  10. h January 16, 22:07

    Ore lereni parlamentin se eshtë si kafene injorantesh,
    por kontrolloni mjekesinë qe kane ne dore jete njerezish.

    Reply to this comment
  11. fteri January 17, 05:56

    Po për çfar i duhet L.Bashës dipolma ,lek ka boll me thasë ,16 milon euro i mori nga Edi Rama për pallatin !

    Reply to this comment
  12. Marku January 17, 07:03

    Vetem Nard ndoka eshte me Shkolle dhe pike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim