32 mjekë e infermierë të infektuar, vetëm 8 prej tyre janë shëruar
Nga Arkiva
Në përgjigje të interesit të medias, drejtoresha e ISHP ka sqaruar procedurën që po ndiqet me personat e kthyer ditët e fundit nga jashtë, ndërsa dha informacion edhe për gjendjen e fëmijëve të prekur nga COVID 19.
Ku do të qëndrojnë shqiptarët që riatdhesohen?
Të rikthyerit i janë nënshtruar të njëjtit protokoll, ku procedura kërkon karantimin të detyrueshëm. Këta persona monitorohen nga mjeku i familjes dhe epidemiologu, ndërkohë që strukturat e policisë bëjnë të sigurtë që nuk thyhen kushtet e vetëkarantimit. Në të gjitha ato raste kur mjeku konstaton problematika, vijohet me protokollet si në rastet e tjera.
Si është gjendja e fëmijëve me COVID?
Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë.
Çfarë ilacesh po përdorni me të prekurit?
COVID vijon të mbetet një sfidë e komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Shumë çka është hedhur në tavolinë, po përgjegjësinë e protokollove e mbajne strukturat trajtuese.
Sa mjekë janë të prekur?
Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.
Te spitali “Shefqet Ndroqi’ sa është stafi, numri i respiratorëve?
Është një spital universitar, i cili ka gjithë kapacitetet, 190 shtretër, mjekë të aftë për t’iu përgjigjur kësaj sfide.
j.l./ dita
Areti Beruken si e kemi?
Puyetjes se fundit nuk i japin pergjigje se pergjigja dihet.
Me vjen keq qe keto drejtoreshat e emeruara nga partia kane probleme me transparencen dhe te verteten e gjendjes ne spitale. Kjo qasje i sherben partise dhe PuPuPu-ve por jo popullsise e cila jo vetem qe eshte e detyruar te qendroje e mbyllur por edhe lajmet ti marre te cunguara sipas urdherave te kriekaqolit. Tashme shteti drejtohet me ERTV, facebook e twitter se per protokolle shteterore as qe behet fjale. Si mund te gjobisesh qytetaret qe thyejne oraret e karantines vetem se kete e ka thene kriekaqoli ne ERTV kur mungon minimalisht publikimi ne fletoren zyrtare?
Nje gjykate normale, pa gjykates te lidhur e te varur nga politika, do ta hidhte poshte pa ngurrim kete praktike.
Pergjigjia per numrin e respiratorve tek ky spital mungon! Mend per te ardhmen!