337 të plagosur nga dhuna në Katalonjë. Barcelona detyrohet të luajë pa tifozë

October 1, 2017 16:00

337 të plagosur nga dhuna në Katalonjë. Barcelona detyrohet të luajë pa tifozë

 

Referendumi i pavarësisë në Katalonjë rrëshqiti shumë shpejt në kaos, pas mësymjes së qendrave të votimit nga policia, e përleshjeve të dhunshme me njerëzit e mbledhur përpara tyre.

Dëshmitarë okularë thonë se forcat e rendit qëlluan me plumba gome mbi tubuesit, përpara një qendre në Barcelonë.

Sipas autoriteteve rajonale kanë marrë trajtim mjekësor të paktën337 persona të plagosur.

Dhuna nuk vonoi të shpërthente, edhe pse organizatorët e referendumit kishin bërë thirrje për rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi të policisë. Kjo e fundit po përpiqet me çdo kusht të bllokojë procesin.

Në qendrën ku voton presidenti katalanas, Carles Puigdemont, efektivët përdoren çekiçët për të këputur drunjtë, ndërsa jashtë shpërthyen përleshje të ashpra mes policëve dhe qytetarëve që prisnin për të votuar.

Puigdemont arriti ta hedhë votën e tij, ndërsa foli “për agresion pa dallim” kundër atyre që tentuan të përcillnin vullnetin e vet.

“Përdorimi i papërgjegjshëm dhe i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk e minon dot dëshirën e popullit katalanas për një votë paqësore dhe demokratike. Ai vetëm sa e sqaron edhe më shumë situatën, në sytë e personave që ende ushqenin dyshime dhe në sytë e të gjithë botës, se çfarë është në lojë në një ditë si kjo. Dhunë, shkopinj e plumba gome, agresion kundër njerëzve të mbledhur qetësisht për të mbrojtur kutitë, fletët dhe qendrat e tyre të votimit”, tha Carles Puigdemont, presidenti i Katalonjës.

Madridi zyrtar ishte zotuar ta bllokonte votimin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit, e duket i vendosur ta vërë në jetë me çdo kusht angazhimin e tij.

Për këtë arsye, Garda Civile ka mësyrë qendrën e IT-së së qeverisë rajonale, duke sekuestruar sistemin elektronik të votave.

Ndërkohë Barcelona i ka kërkuar Federatës spanjolle të shtyjë ndeshjen me Las Palmas të programuar sot 16.15 në Camp Nou.

Por nga Madridi e kanë refuzuar kërkesën e klubit katalanas.

Pas jo-së së Federatës spanjolle, ndeshja mes Barcelonës dhe Las Pasmas do të zhvillohet pa tifozë.

Njoftimin zyrtar e ka dhënë vetë ekipi i Barcelonës.

Vendim i detyruar ky, pasi ndryshe Barcelona do të humbiste ndeshjen në tavolinë.

Nga ana tjetër, Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës e shprehu vullnetin e tij në kutitë e votimit, duke publikuar edhe foton e tij në rrjetet sociale.

“Sapo votova. Së bashku do të jemi të pathyeshëm në mbrojtje të demokracisë”, shkruan Pique në “Twitter”, pa harruar të komentojë edhe atë çfarë po ndodh në rajonin katalanas, ku janë regjistruar dhjetëra të plagosur. “Ky është një turp”, tha 30-vjeçari pas hedhjes së votës së tij në kuti.

Një tjetër emër i madh i futbollit katalanas, që ka dhënë opinionin e tij në lidhje me këtë proces, është edhe ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, edhe ky nëpërmjet rrjetit social “Tëitter”. “Të votosh është demokraci”, shkruante 39-vjeçari në postimin e tij.

Për referendumin në Katalonja dhe atë çfarë po ndodh në rajon foli edhe Xavi Hernandez, edhe ky një emër i dashur për katalanasit. Mesfushori 37-vjeçar, që aktualisht është pjesë e Al Sadd në Katar, shprehu indinjatën për incidentet në vend.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Katalunjë është një turp, është e papranueshme që në një vend demokratik të të mohohet e drejta e votës. Mbështes të gjithë personat që po kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, në formë paqësore. Rroftë Katalonja”, tha Xavi

Katalonja e pasur, me 7.5 milionë banorë, ka gjuhën dhe kulturën e vet, si dhe një nivel të lartë autonomie, por në bazë të Kushtetutës spanjolle nuk njihet si komb më vete. Përpara se të çeleshin qendrat e votimit, qeveria katalanase i kishte sqaruar zgjedhësit se mund t’i printonin vet fletët e votimit që përmbanin vetëm një pyetje, e se mund t’i hidhnin në çdo qendër tjetër nëqoftëse do të mbyllej ajo që u ishte paracaktuar.

October 1, 2017 16:00
Komento

5 Komente

  1. Arben October 1, 17:16

    VATE EDHE BE-JA

    Reply to this comment
  2. Arben October 1, 17:16

    VATE EDHE BE-JA.

    PO I THEMI NUK KA PROBLEM

    IKEN KATALUNJA, FUTEMI NE

    DHE KESHTU QE BARAZOHET.

    O, SE HARROVA ME DUKET, NE U PERDOREM

    PER TE BARAZUAR LARGIMIN E ANGLISE,

    LERE LERE SE E PRISHA.

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN October 1, 17:53

      Ike more injorant , “i afte ” per te futur hundet e dhene mendime “kompetenti” per cdo problem !
      Duket se ke gjetur nje forme punesimi per te jetuar pa djerse , por me vulen e turpit ! Gjithe kohen para monitorit!

      Reply to this comment
  3. Fat man October 1, 17:25

    Katalunjen nuk e lidh asgje me Spanjen.
    Katalunjen vetem e mjelin se eshte krahina me e pasur dhe me e kulturuar e Spanjes.
    Zhuli dhe pisllike shkon deri ne mos shtyrjen e ndeshjes se dites se sotme ndermjet Barces me Las Palmas, mundesisht te humbe se i eshte larguar shume mbreteroreve te Madridit.
    Turp edhe ne kete dite te dhuneshme dhe te pergjakuar kerkojne te mbrojne Realin e Madridit, stadiumi Camp Nou do te jete bosh pa tifoze….. poshtersi.

    Reply to this comment
  4. Dielli October 2, 09:48

    Ngjarja e turpshme e nje dhune ne Barcelon ndaj te drejtes se popujve per te votuar, pra shprehur vendimin e tyre brenda te drejtave per te jetuar si krijesa njerezore ne paqe me te gjithe , nuke e justifikon kurresesi vendimi i marre nga gjykata e larte. Katalonasi kane te drejten njerezore si nje nder kombet me te vjeter te kesaje bote te ligjerojne shtetin e tyre.Askush nuke ka te drejte te perdore dhunen ndaj nje votimi popullore teper paqesor.Bota e lire dhe demokratike duhet ta denoje kete dhune te pa nevojshme ndaj nje kombi qe voton ne menyre paqesore per pavaresi. C’do heshtje,apo injorim ndaj kesaje dukurie te dhunshme shtetrore, eshte nje grusht ndaj vetem,popullit dhe botes ne progres njerezor.Lirite e gjithkujte qe kerkon te jetoje ne paqe si krijese e privilegjuar qe vet Zoti e krijoje, askush nuke ka te drejten ti pengoje,aqe me shume ne EUROPE ku ka dhe mikroshtete, si Malta,Sanmarino, e Luksenburgu.Turp per qeverine, drejtesine dhe mbreterine e spanjolleve qe perdori dhune ndaj popullit te BARCELONES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*