3500 maturantë mbetës zhvillojnë provimin e parë

August 27, 2018 17:45

3500 maturantë mbetës zhvillojnë provimin e parë

Maturantët që i kaluan me sukses provimet, janë në pritje të publikimit të listave fituese për në Universitet. Ndërsa të tjerët që nuk ia dolën të paktën në një nga testet, e kanë edhe një mundësi të dytë.

Duke filluar nga data 27 gusht, 3 mijë e 500 maturantë mbetës do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës.

Provimi i parë që është dhënë sot, ka qenë ai i Gjuhës së Huaj. I dyti është ai i Gjuhës Shqipe dhe do të zhvillohet më datë 30 gusht. Ky provim do të pasohet me atë të matematikës më datë 3 shtator, ndërsa testimi i fundit do të jetë ai i lëndëve me zgjedhje, që do të zhvillohet më 7 shtator.

Niveli i vështirësisë së tezave do të jetë i njëjti me ato në të cilat u testuan maturantët në qershor, në mënyrë që të gjithë të vlerësohen në mënyrë të barabartë.

Maturantët që do të japin provimet e vjeshtës, do të rinisin regjistrimet në portalin U-Albania më datë 15 shtator dhe ky raund i dytë për ta përfundon më datë 20.

s.a/dita

 

August 27, 2018 17:45
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*