Prokuroria, Ksera dhe një histori nga Vlora

January 31, 2016 18:58

Prokuroria, Ksera dhe një histori nga Vlora

I nderuar z.Thano

Le ta konsiderojmë si një lajm të mire: Zoti Spiro Ksera, pamvarësisht nga rezultati, e “heqtë këmbën zvarrë” për të tjerët. Por lajmi i keq sapo është anonçuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka bërë kallzim penal për abuzimet me fondet e shtetit, ku dëmi i shkaktuar nga institucionet e shtetit gjatë vitit 2015 është “të paktën 919 miljon euro”. Le të kujtojmë se po ky institucion, vjet në muajin tetor, dorëzoi në prokurori të njëjtin kallzim penal, por me vlerë dëmi 800 miljon euro. (!!!) Asgjë nuk pipëtin, heshtje varri.

Nuk e di se si mund të quhet kjo mungesë reagimi, e keqe apo mënxyrë, por po ta pjestosh shifrën e denoncuar me 300 mijë dollarët e “ish ministrit Ksera”, i bie që prokuroria para se të shtrëngojë kyçet e duarve të tij, do të duhej të ndalonte mbi 3 mijë të tillë, pra krejt qeveritë që kanë drejtuar këto 25 vite, bashkë me administratat, duke futur në to edhe rojet e natës.

Nuk ja vlen më të zgjatesh. Sepse nuk mund të gjëndet fjalë për këtë. Ne jemi ku thërret qameti. Mjerë ne shqiptarët se ç’i kemi bërë, e vazhdojmë t’i bëjmë vehtes.

Absolutisht s’e kam qëllim të dekurajoj ndokënd, shtetin apo veçanërisht Prokurorinë, në këtë luftë nacional çlirimtare kundër korrupsionit. Edhe të doja nuk e kam këtë fuqi.

Por me qënë se organet e Prokurorisë e filluan këtë punë me këtë ish-ministrin, do të tregoj një ndodhi tepër domethënëse, konkluzjoni i të cilës është krejt i thjeshtë për t’u kuptuar, por jo i tillë për t’u shijuar.

Xha Tarja, banor andej nga ish fabrika e orizit në Vlorë, aty në buzë mbrëmje, bërtiste me kokën drejtuar nga dritarja e katit të fundit të një pallati, që i thonë “5 katshi” dhe i fliste “dikujt” që nuk shihej. “Dil moj, dil. Dil moj se më plase” ulërinte. Kalimtarët kthenin kokën nga ai me kuriozitet e me keqardhje. “Ç’të ketë vall ky plak i shkretë, ç’kërkon ky i mjerë që e kanë futur në siklet?”. Xha Tarja vazhdonte e vazhdonte, “dil moj dil, dil moj e poshtër”, por më me siklet se në fillim, i skuqur nga fytyra e i tensionuar nga urrejtja, me sa duket ndaj “asaj” që i drejtohej. U mbush vëndi ku rrinte me kalimtarët kurjoz, që prisnin përfundimin e kësaj tragjedije. Filloi të lëvizte e të dridhej krejt trupi i xha Tares të varfër, në mënyrë të pakomanduar, sikur ta kishte zënë tartakuti. Me një shprehje dhimbje të thellë, kafshoi buzët me dhëmbë deri sa i gjakosi. Më pas ngriti njërën këmbë ngadalë dhe anoi bustin në krahun tjetër të këmbës që ngriti. As dy sekonda nuk kaluan dhe u dëgjua një krisëm e tëmerrshme dhe e prerë, “grrrrrrrrrr…rrt”, a thua se po grisej ndonjë fletë bezeje e  gomuar, e kalbur. Të llahtarisur nga kjo britmë e fandaksur pylli, të gjithë si me një komandë ulën kokën poshtë, për të kuptuar se ç’po ndodhte. Por menjëherë filluan të hidhen përpjetë e të largoheshin si ato rrathët koncentrikë kur hidhet guri mbi pellg, me sytë e skuqur e të dala jashtë si kokrra domatesh, prej nga ju dilnin lotë çurk. Ndofta ka plasur ndonjë bombë lot sjellse nga ato të policisë, mendonin, por sidoqoftë me dyshim, të cilën ju a krijonte një erë e qelbur, që dukej sikur vinte nga ndonjë lloj kafshe e ngordhur, që ushqehej me çorape ushtarësh. Asnjë lloj zhurme tjetër! Nga distanca ku i kishte hedhur goditja bubullimë, vunë re xha Taren që kishte ardhur në formën e vetë normale.

“Shyqyr o zot se shpëtova, eh… shyqyr, se plasa për pak” fliste me vehte plaku i vetmuar, nën një zë të lartë e i çliruar nga makthi që e kishte mbërthyer. Mënjanoi kokën në pozicjonin e një dijetari dhe filloi të largohet duke ecur çalë-çalë.

 

Letër e nënshkruar

Bardhyl Ermini

January 31, 2016 18:58
Komento

4 Komente

  1. VLORA January 31, 19:39

    Bardhyl Emini ngarja pak a shume eshte sic e pershkruan ti, por personi nuk quhej Tare, ai ishte i famshmi SABRI dhe nuk ka jetuer kure tek fabrika e orizit, te tjerat jane pak a shume sipas pershkrimit, nuk e di se sa vlonjat je, por brezi im e ka jetuar ate, me batutat e te famshmit SABRI

    Reply to this comment
  2. qytetari B January 31, 21:43

    Bardhyl Ermini nuk thote te verteten, nuk dua ta ofendoj te theme qe genjen. Ngjarja eshte e vertete, por personi nuk eshte xha Tarja (!) dhe vendi nuk eshte pesekateshi qe thote ai. Pa e komentuar shkrimin, Personi ka qene Sabri Kuta dhe vendi ka qene afer Hotel Sazanit tek Sheshi Flamurit. Ky person ka shume qyfyre per te treguar, por te jemi te kujdesshem kur shkruajme tregime qe mbarten nga brezi ne brez sepse ashtu si tregojme keto, pavaresisht se banale, ashtu themi dhe “te vertetat” e tjera. Prandaj e pershends Zotin Thano qe para se te botoje nje shkrim, te investigoje mbi te verteten qe gazeta Dita te ngelet e besueshme ne te gjitha nivelet. Sa i perket Spiro Kseres, eshte nje nga kapadaijte me te medhenj te futur ne gjirin e Sali Berishes, por une do te isha qe prokuroria duhet te mbaje nje radhe: Ta filloje me Sali Berishen, Ritvan Boden, Arben Imamin, Fatmir Mehdi Hoxhen… nga fundi i vjen radha Spiro Kseres; pastaj le te vazhdoje edhe me minisitra e administratore te qeverise soteme, vetem po ta kete seriozisht. Megjithate edhe arrestimi Spiro Kseres eshte nje vrime ne uje. Pas ca ditesh do te jete i lire prane zyrave te PD-se. Per kete jam i bindur 100% sepse nuk ka bere me pak Fullani apo Mziu.. dhe shikoji si tallen k…. me Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem, jo te pandershem. Ne do shkruajme dhe ata do na rjepin, shyqyr qe nuk na vrasin ne bulevard.

    Reply to this comment
  3. Loni February 1, 07:04

    Bravo Bardhyl. Kush ka mend i nxjerr vet perfundimet. Sa per kete koqen qe komenton ketu me siper e jep udhezime, mos ia vur veshin. Nga qe eshte mbushur dynjaja me te tille kaqole, ndaj politikanet bejne si u do qejfi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*