Ivanoviçi u dënua me ndihmë nga Beogradi

February 7, 2016 09:41

Ivanoviçi u dënua me ndihmë nga Beogradi

Ish-përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve te Bashkuara në Kosovë, Gerard Gallucci, ka thënë se arrestimi dhe dënimi i politikanit serb Oliver Ivanoviç, është në interes të politikave të Serbisë dhe i shtyrë nga vet Beogradi.

“Historia rreth rolit të Beogradit në vendimin e Bashkimit Europian për të ndjekur penalisht Oliver Ivanoviq është e njohur në përgjithësi, pothuajse nga fillimi i ndalimit të tij në vitin 2014. Kjo nuk është e re”, ka shkruar Gallucci, në një analizë të tij të publikuar edhe në Eurasiareview.com, transmeton Klan Kosova.

“Këtë e kam dëgjuar nga burime të ndryshme, burime të cilat e di se kanë informacione dhe mund t’iu besoj, por unë nuk mund t’i zbuloj ata”.

“Është e qartë se arrestimi i Ivanoviq – pasi ai humbi garën për kryetar të Mitrovicës veriore, dhe para zgjedhje të tjera – i ka shërbyer qëllimeve politike të Beogradit”, shkruan Gallucci.

“Beogradi gjithmonë ka preferuar – dhe vazhdon – që Oliver Ivanoviq të jetë jashtë skenës politike. Qeveria e Serbisë do më shumë se gjithçka tjetër të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe i sheh serbët e Kosovës si një vegël për të mundur Prishtinën zyrtare. Për qëllimet e tyre, ata duan që liderët e serbëve të Kosovës të bëjnë çfarëdo që u kërkohet. Ishte Beogradi që u ka kërkuar prokurorëve ndërkombëtarë ta marrin Ivanoviçin”, shkruan Gallucci

Gallucci thotë se arsyeja përse është larguar nga skena Ivanoviq është se ai ishte një lider pragmatik dhe që do të punonte për interesat e komunitet serb brenda Kosovës, duke mos dëgjuar urdhrat e Serbisë.

Gallucci pohon se Ivanoviq ishte një lider pozitiv – “ajo çka i nevojitet komunitet serb për të zgjidhur problemin e tyre në Kosovën multi-etnike”.

February 7, 2016 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*