FOTO: Kjo ishte dita kur bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare

September 5, 2018 09:06

FOTO: Kjo ishte dita kur bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare

Sot është dita e Nënë Terezës ose Shën Terezës, megjithëse ende nuk jemi mësuar me parashtesën e re në emrin e kësaj gruaje të jashtëzakonshme.

Më 10 dhjetor të vitit 1979, në Oslo të Norvegjisë, Nëna Terezë u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.

Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve 80.

k.a. / dita

Nënë Tereza duke marrë Nobëlin për Paqe

 

September 5, 2018 09:06
Komento

8 Komente

  1. Arben September 5, 09:38

    Cfare ka bere kjo zonje per popullin shqipetar nuk e kam

    marre vesh kurre.

    Reply to this comment
  2. korçari September 5, 10:50

    Nene Tereza eshte diplomatja me e mire e Shqiperise eshte imazhi i miresise shqiptare qe percjell kudo ne bote,eshte krenaria kombetare qe kjo shenjetore dhe sherbyese e te varvereve eshte shqiptare,eshte mbartesja me e mire e gjithe vlerave humane shqipetare,i ben nder emrit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. H September 5, 12:52

    Edhe këte doni ta vidhni ?? Se mos i dali ndonjë “pronar” apo kushëri ( me vendim gjykate) si në spille.

    Reply to this comment
  4. Jimi September 5, 13:04

    Mire, more mire, ne po e mbajme nene Terezen per shqiptare, por puna eshte se, a e dinte ajo qe ishte shqiptare?

    Reply to this comment
    • Mollosi September 5, 14:56

      Babai i Nene Terezes, Kole Bojaxhiu ishte nje patriot i vertete. Ne shtepine e tij shkonin atdhetaret Bajram Curri dha Hasan Prishtina. Kola gjithmone e festonte Deklaraten e Pavaresise me nje gosti te pasur dhe kremtim te madh. Nikolla (Kola) nga natyra ishte nje mikprites. Dera e shtepise se tij ishte e hapur per te gjithe, qe nga te varferit e Shkupit e deri te arqipeshkvi qe banonte aty. Ne kete nate te vecante shtepia ishte e mbushur me patriote shqiptare, te cilet deri ne te gdhire diskutonin dhe kendonin te percjellur me mandoline.Mikpritesi nuk fshihte qendrimin e tij per ceshtjen kombetare te Shqiperise. Kete e thot autori gjerman Kathryn Spink e cila ne botimin gjerman flet per jeten e Nene Terezes. Ajo ne shkrimin ne vazhdim hedh dyshimin per vrasjen (helmimin) e Koles nga serbet.
      Pra Nena Tereze si mund te mos e dinte prejardhjen e saj kur ishte e rritur ne nje fryme kombetare?

      Reply to this comment
  5. Iliria e bashkuar September 5, 14:54

    Nene Tereza eshte si zemra e te gjithe shqiptarve. Racat sa andej ketej na trazuan ne palce na vrane na shkaruan déri sot me vonesa te tmershme.

    Reply to this comment
  6. demo September 5, 21:48

    Nuk eshte e udhes te pyetet,kur e mesoi Bota,qe nene Tereza ishte shqiptare,por kur e mesoi Shqiperia,qe nene Tereza ishte shqiptare? (kjo shqiperia e enver hoxhes me tela me gjemba).
    Duan te na bindin se nene Tereza cmonte TYRANIN Enver Hoxha,pse e detyruan te vendose lule ne varrin e tij.Sa e cmonte nene Thereza diktatorin dhe junten e tij gjakatare,lexoni letrat e Lazrit,vellait te nene Therezes qe jetonte ne Palermo. DHUNA,NDALIMI DHE PERSEKUTIMI NUK LINDIN MIRENJOHJE.
    Lexoni komentin e Intelektualit ne gazeten Dita,qe te kuptoni kush ishte nene Tereza dhe familja e saj..Raportet e saj me regjimin e Qoftelargut.
    Kam degjuar per kete grua te madhe nepermjet RAI-t qe ne vitin 1976.E shihja ne kronikat e luftes se Bejrutit ne 1978,kur ndalonte tanket neper rruge dhe merrte te plagosurit.Ne 1980 me ra ne dore nje numur i gazetes Rilindja,qe fliste gjate per jeten e saj dhe shqyptarine e saj.Regjimi i MINOTAUREVE,I LABIRINTHEVE TE MINOTAUREVE HESHTETE.Shqiptaret e sotem eshte mire te mos therrasin shume per nene Therezen,se deri ne 90 nuk e kane njohur fare.Po te kishte jetuar ketu do te ishte burgosur si Mussine Kokalari,,ose do te ishte pushkatuar si Sabiha Kasimati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*