39-vjeçari i burgosur vetëvaret me çarçaf

September 4, 2015 18:07

39-vjeçari i burgosur vetëvaret me çarçaf

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

I burgosuri Ajet Sulkaj, 39 vjeç, nga Berati ndodhej në spitalin e burgut, kur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarur me një çarçaf.

Mësohet se 39-vjeçari ishte shtruar në spitalin e burgut për disa probleme shëndetësore. Sulkaj ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës për shkak të depresionit. Sipas burimeve policore, ai e kishte tentuar vetëvrasjen katër herë në të shkuarën.

September 4, 2015 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*