4 faktorët që mund ta katapultojnë çmimin e arit në mbi 10 mijë dollarë

January 30, 2018 09:01

4 faktorët që mund ta katapultojnë çmimin e arit në mbi 10 mijë dollarë

Dollari, Koreja e Veriut, Kina apo Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund të shkaktojnë një epokë të re dhe të zgjatur rritjeje për arin, i cili do të arrinte çmime deri në 10.000 dollarë për ons.

Pohimi vjen nga bankieri amerikan dhe eksperti i metaleve të çmuara, Jim Rickards në një intervistë për Kitco News, raporton Dita.

Ky është viti i arit”, tha specialisti i cili përmend dobësimin aktual të dollarit, luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit dhe skenarët hipotetikë të një lufte nukleare mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, apo të shkarkimit të Trump, si faktorët shtytës për rritjen e çmimit të arit.

Megjithatë, Rickards paralajmëron se ngadalësimi global ekonomik është i pashmangshëm dhe konsideron se bumi i metalit të çmuar do të shoqërohej me një rritje të çmimit të mallrave.

“Ajo që bën ari është ruajtja e fuqisë blerëse. Por në qoftë se ari është 5000 dollarë dhe nafta 400, dhe çdo çmim tjetër dyfishohet apo trefishohet, atëherë realisht kjo nuk është në avantazhin tonë”, thotë ai.

Çmimi i arit ka rënë në ditët e fundit ndërkohë që javën e kaluar tejkaloi vlerën e 1370 dollarëve, çmimi më i lartë në më shumë se një vit.

Rritja e vlerës së metaleve erdhi në një kohë kur dollari ra në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit, pasi Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin deklaroi se SHBA është në favor të një dollari të dobët. o.j./dita

Shënim: Në rastin e arit, 1 ons = 31.10 gram

January 30, 2018 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*