Sulmi në Londër, 4 ish-ushtarakë shqiptarë u shpëtuan jetën 130 personave

June 5, 2017 12:40

Sulmi në Londër, 4 ish-ushtarakë shqiptarë u shpëtuan jetën 130 personave

Një pronar restoranti ka rrëfyer për The Sun se si ai dhe stafi i tij shpëtuan jetën e 130 personave ndërkohë që tre terroristët e sulmit të Londrës filluan ekzekutimet në masë.

Stafi i Cafe Brood, katër prej të cilëve ish-ushtarakë shqiptarë, i mbrojtën klientët mbi tarracë pasi kishin parë tre burra me thika në duar që i ishin drejtuar restorantit.

Mark Stembrigde tha se stafi i tij ruajti qetësinë, ndërkohë që në zonën e Borough ishte përhapur paniku në masë.

Mark Stembrigde

Pronari i Cafe Brood, Mark Stembridge, 54 vjeç, që ka punësuar 15 persona, tha:

“Ishte e frikshme, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Tre djem aziatikë zbritën drejt kafenesë duke bërtitur.

Ata kishin dalë nga furgoni dhe po vinin me shpejtësi drejt nesh.

Ne kishim rreth 130 njerëz jashtë në tarracë.

Stafi i mbrojti të gjithë klientët dhe të tre djemtë u tërhoqën. Pastaj ata shkuan drejt Borough Bistro ku dëgjova disa njerëz që ulërinin”.

Ai shtoi: “Stafi im është i madh dhe reaguan shumë shpejt. Nëse nuk do të ishte për ta, klientët mund të kishin humbur jetën.

Katër nga stafi im janë nga Shqipëria dhe disa prej tyre kanë qenë në ushtri dhe ata janë mësuar të përballen me konflikte“.

June 5, 2017 12:40
Komento

12 Komente

  1. sopiqoti June 5, 16:37

    ME JU LUMTE VELLEZERVE TANE.VEPRUAN SI I KA MESUAR NDERGJEGJA SHQIPTARE.

    Reply to this comment
  2. stafi June 5, 16:48

    Oh sa mire me ken skiptar!

    Reply to this comment
  3. nderim per shqiptaret jashte, tregojne shqiptaret hajdutet brenda June 5, 18:51

    sa krenar ndjehem nga “trimerite” e popullit tim neper bote….pasi i kane bere….. mutin vendit te vete .

    Reply to this comment
  4. A June 5, 21:10

    Ndjehem krenar nga veprimi i 4(KATER) SHQIPTAREVE ne kete ngjarje makabre te disa maskarenjeve injorant islamike te kujdo rryme qofshin.
    Keto kane patur parasysh postulatin qe Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.
    Pra, Shqiperia paska edhe burra edhe trima. Sepse politika shqiptare e ketyre 27-te vjeteve po e degjeneron shoqerine shqiptare me gjestet dhe perversitetet me negative te stisura nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.

    Reply to this comment
  5. Gjeloshi June 5, 22:19

    Bravo Shqipe

    Reply to this comment
  6. Irma June 6, 00:53

    U lumturova shum kur degjova kete lajm ne tv…bravo shqipe…

    Reply to this comment
  7. Edi london June 6, 00:54

    Ndjehem shume krenar qe jam shqiptar dhe per trimerine e tyre ndal terroristave islamik

    Reply to this comment
  8. Edi london June 6, 00:56

    Ndjehem shume krenar qe jam shqiptar dhe per trimerine e tyre ndal terroristave islamik dhe un do Kisha dhe do beja nje veprim tidh per te mbrojtur njerezit e pafajshum

    Reply to this comment
  9. Maga June 6, 01:10

    Ia futni pordhes kot. Ku u gjenden keta shqipetare? Bota I beri heronj? Cfare karagjozash. Mos u merrni me te tilla budallalliqe..

    Reply to this comment
  10. Freedom June 6, 11:07

    Kjo qe kane bere keta burra eshte ajo qe duhet te bejme te gjithe ne cdo lloj kohe dhe vendi.Terrorizmi nuk ka fe as atdhe.qofshin te kujtdo feje ata plerat qe e bene kete ne momentin e ketij akti jane thjesht terroriste dhe jo islamike apo katolike etj etj….mbajeni mend kete gje dhe veproni.Profeti Muhamed (a.s) ka thene:do vije nje kohe kur do shfaqet nje grup njerezish qe pretendon islamin por ata jane “hauarixhe”(njerez te dale nga feja ose te ikur,renegate).vritini ata kudo qe ti gjeni,ata jane qent e xhehemit(ferrit)…keta pra jane ata qe e quajne vetem muslimane nderkohe qe vete Muhamedi ka thene vritini kudo qe ti gjeni…

    Reply to this comment
  11. Montro July 13, 01:07

    Te dashur bashkeatdhetare!
    Nje nga ata ish ushtaraket eshte vellai im,qe shkoi ne Angli per te nxjerre buken e gojes se qeverite shqiptare si te PD-se dhe PS-se i shkurtuan pensionin e parakohshem vit pas viti!
    Bile per 3 vjet rresht nuk u dhane asnje lek pension!
    Me kete gjest te tyre,te 4 keta ish ushtarake vertetuan ate se shteti shqiptar ka bere krim duke i trajtuar ushtaraket ne reforme si armiq,kur duhet te bente te kunderten:
    -T’u jepte pension si te gjithe ushtaraket kudo ne bote!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*