4 korrik 2019

July 4, 2019 00:51

4 korrik 2019

Nga Arkiva

 

Çfarë i ka bërë dy shefat e shtetit, njëri në njërën anë të Bulevardit dhe tjetri në anën tjetër, kaq të mllefosur, luftarakë e kërcënues? Kur iu është dashur kanë bërë marrëveshje skandaloze; kanë bërë pasuri  dhe nuk kanë dhënë llogari; kanë dhënë e kanë marrë me  shtetin si me mallin e babait, por vendi pak ua ka parë hajrin. Tani, çfarë kanë? Ilir Meta është në zyrën presidenciale sepse aty e dërgoi Edi Rama. Edi Rama është në zyrën kryeministrore pas ngjalave të Lalzit. Halli i të dyve, veç e veç e së bashku, nuk është halli i Shqipërisë.  Fshehja pas perdes së luftës për parime është aq e dukshme dhe tashmë e pavlerë, sa që askush nuk i beson më.  Ata që, në 22 vite kanë bërë kaq pazare mund t’i bëjnë përsëri, nëse mendojnë se nga lufta mes tyre mund të shkatërrohen të dy.

 

Nga Bedri Islami

Asnjëherë më parë, marrëdhëniet mes dy institucioneve kryesore të shtetit, presidencës dhe kryeministrisë, nuk kanë qenë kaq të acaruara, shpërthyese dhe të dëmshme për vetë vendin.

Ka pasur edhe në vite të shkuara konflikte dhe përplasje, mëri të zgjatura apo të shkurtra, inate rrugësh apo private, përplasje për një dekret të kthyer pas apo një vendim të mbrapshtë, por kurrë ata nuk kanë qenë kaq të akullzuara, për të mos thënë se tashmë kanë shkuar drejt një armiqësie të hapur, të furishme, shpesh herë të pamend dhe keqdashëse ndaj shtetit.

Më herët, në vitet e shkuara, zakonisht përplasjet kanë ardhur kur drejtuesit e lartë të shtetit kanë qenë nga forca politike të ndryshme, që shpejt bëheshin të kundërta. Zakonisht bartësi i madh i përplasjeve ishte Berisha pas humbjes së pushtetit dhe, pavarësisht se kush ishte në postin e të parit të shtetit, mëritë, sulmet, përplasjet, tallavatë politike, nuk kanë munguar.

Kanë ndodhur përplasje edhe mes të njëjtit lloj, si Nano ndaj Meidanit, Meidani ndaj Majkos, Moisiu ndaj kryeministrave të radhës, por këto kanë qenë për të mbajtur në këmbë establishmentin e vet secili nga krerët e kurrë në këtë llavë mërie, abuzimesh me pushtetin e me shtetin, sulme verbale, të hapura, gërmime arkeologjike në breza, hapje sms të dërguara privatisht e jo privatisht, letra e kërcënime, dalje në skenë të personazheve tragji-komikë dhe heroikë, tundje të vulave të haxhiqamilëve dhe të pistoletave të avnirustemëve, kërcëllitje dhëmbësh, paralajmërime burgjesh dhe shkarkimesh, tërheqje zvarrë dhe shkallime.

Llumi i përplasjeve ka shpërthyer hapur, mjerisht aq i turbullt dhe aq mizor, sa që të duket se vendi është në pragun e luftës civile, flamurët e të cilës po i tundin liderët, ndërsa populli barit i qetë në brigjet e detrave, zhuritet në rrugët e qyteteve, përjeton mundin e sigurimit të bukës së gojës, përgjërohet për një ditë më të mirë dhe më të paqtë në jetën e tij.

Çfarë i ka bërë dy shefat e shtetit, njëri në njërën anë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe tjetri në anën tjetër, kaq të mllefosur, të zemëruar, luftarakë, të mëritur, kërcënues dhe dhunëdashës, sa që askush nuk e ka pritur.

Presidenti Meta është në godinën presidenciale sepse aty e dërgoi, ndoshta edhe jashtë dëshirës së tij, shefi i sotëm i qeverisë, Edi Rama. I cili, që nga e hëna thotë se do fillojë lëvizjen më të pandodhur në historinë e pluralizmit shqiptar: largimin e tij nga godina dhe dërgimin disa qindra metra më tej, në një godinë tjetër, e cila njihet si krijesa e Metës, LSI.

Edi Ramën e dërgoi fillimisht në zyrën kryeministrore pikërisht Ilir Meta, përmes marrëveshjes së njohur të Ngjalave, ashtu si mburret tani i pari i shtetit se, disa vite më parë, e ka dërguar në zyrën e kryebashkiakut tiranas, dhe që ja hoqi, po disa vite më pas, duke ia dhënë aleatit tjetër të tij, Lulzim Basha.

Në rreth 22 vite jetë të përbashkët politike, Rama dhe Meta shpesh herë kanë qenë dashuronjës të përvëluar dhe meqenëse u përmend diku Venecia ata të kanë kujtuar dashnorët e Venedikut, e, herë të tjera, kanë pasur aq shumë armiqësi ndaj njëri tjetrit, që më pas është kthyer në një dashuri të re, për të shkuar drejt një urrejtje të radhës, e kthim në dashurinë e parë.

Kur iu është dashur kanë bërë marrëveshje skandaloze apo kanë ngulur këmbë në krijimin e dëshmive të sakta shtetërore; kanë bërë pasuri  dhe nuk kanë dhënë llogari, të paktën për vilat ku jtojnë dhe që i kanë bërë “ me bukën e gojës”, për lejet e pallateve që ia kanë dhënë njëri tjetrit, për tenderët e shpërndarë  sipas dikastereve që kanë mbisunduar; kanë dhënë e kanë marrë me  shtetin si me mallin e babait të njërit apo të tjetrit, por vendi pak ua ka parë hajrin.

Tani, çfarë kanë?

A është mëria e tyre edhe mëria e shqiptarëve? Me siguri, jo.

Por, përmes kësaj llave armiqësie ata po futin mes njerëzve, si një injeksion të furishëm, edhe një herë, ndarjen mes njërës palë e palës tjetër, po futin e ndezin hasmëritë politike që ishin tejkaluar, futin dhunën si element të politikës, duke e kthyer jetën e vendit edhe një herë në vitin 1991…

30 qershori, i zhdekretuar nga njëri, në të vërtetë pasi dështuan përpjekjet e Kryemadhit dhe të Bashës që përmes protestave të rrëzonin qeverinë, dhe, i ndjekur nga tjetri besnikërisht, si përplasja e rradhës, që të dy në emër të Kushtetutës dhe të kushtetutshmërisë; nuk solli dhunën që kishte paralajmëruar me aq bujë një treshe e politikës, Meta, Basha, Berisha, por nuk solli as zgjidhjen vendimtare, si kishte ideuar dhe saktësuar Rama.

30 qershori nuk ndodhi se deshi Rama dhe pse e kundërshtoi Meta. Ndodhi sepse forca politike ndërkombëtare, euroatllantike, deshën të ndodhë, ata u futën në lojë jo si vëzhgues, por si aktorë të dorës së parë, ata e perceptuan të gjithë këtë si një çështje të tyre, sepse e dinin fare mirë se pas gjithë zhurnajës për një 30 qershor ishte shumë më tepër: do të dalë ky vend nga bataku ku e ka futur politika apo do të zhytet më tej.

Për të dalë nga bataku duheshin bërë, përmes dhimbjes 30 qershori dhe vazhdimi i tij. Se cili është vazhdimi të gjithë e dinë se ka lidhje me reformën në Drejtësi e ndoshta edhe me ardhjen, qoftë si ndihmës apo direkt në proces, të figurave të njohura të drejtësisë nga perëndimi.

Meta në njërin krah dhe Rama në anën tjetër , të vendosur ballë njëri tjetrit, duke pasur pas vetes taborret e tyre politike, më shumë se me njëri tjetrin e kanë me dy gjëra që lëvizin jetët e tyre: me reformën në drejtësi dhe me pushtetin.

Në Shqipëri, tash 30 vite pluralizëm, ka pasur një aksiomë : kush ka pushtetin, ka edhe drejtësinë. Drejtësia ka qenë e pushtetit. Tani, si duket, gjërat po dalin nga dora e pushtetit, por ëndrra e vjetër mbetet. Meta e ndjen më herët këtë ndryshim drastik, pasi ai e di fare mirë se si lëvizin fijet e drejtësisë, e di fare mirë se si mund të hidhet poshtë edhe një analizë e përpiktë e FBI-së; ashtu si, në anën tjetër, Rama e di mirë se vjen koha kur gjykimi për PPP-të e “ famshme”, lidhjet me botën e oligarkisë dhe të forët e pandashëm, mbyllja e syve drejt mosndëshkimit të së keqes dhe hapja rrugë e një të keqeje të re, vjen në ditën e saj.

Ditën e djeshme , presidenti Meta, si të donte të saktësonte se dhimbja e tij ishte pikërisht reforma në drejtësi filloi sulmin ndaj saj. Në kahun tjetër, si për të treguar se ai është zot në këtë lojë, shpejtoi procedurat e shkarkimit të presidentit dhe aq i ngutshëm ishte e është sa që nuk priste dot të enjten e ardhshme, por e spostoi atë në ditën e hënë. Meta thërret në ndihmë opozitën, të cilës, sipas një analisti nga Kosova, tani i prin. Si për të ndenjur në traditën e hershme të liderëve tanë që marrin pranë vetes figura me staturë të lidhur me një të djeshme të hidhur në Kosovë, edhe Meta nuk bëri përjashtim.

Reforma në Drejtësi, përmes katër shkronja fillimisht ,SPAK, dhe pastaj, përmes dy të tjerave, BKH, i ka ndezur gjakrat e politikës së lartë institucionale, gjithnjë me bindjen se e gjithë kjo do të depërtojë edhe tek ne njerëzit e zakonshëm.

Ideja e re e presidentit që, përmes thyerjeve të reja kushtetuese, me 13 tetor të bëhen njëherësh tri palë zgjedhje dhe këmbëngulja e shefit të qeverisë për t’a larguar atë nga posti i presidentit, në fakt është dëshmia e fshehtë e luftës për zhvendosje të balancave përfundimisht në njërin krah ose në tjetrin.

Halli i të dyve, veç e veç e së bashku, nuk është halli i Shqipërisë. Mëria e tyre, sherri dhe mllefi nuk është e askujt tjetër veçse e atyre. Fshehja pas perdes së luftës për parime dhe integritet është aq e dukshme dhe tashmë e pavlerë, sa që askush nuk beson më.

Ata që, në 22 vite kanë bërë pazare dhe kanë nënshkruar akte e lëvizje politike mund t’i bëjnë përsëri, nëse mendojnë se nga lufta mes tyre mund të shkatërrohen të dy.

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

July 4, 2019 00:51
Komento

4 Komente

  1. A.GRAMSH July 4, 09:35

    ‘TE PUTHESH ME MILON’!?
    ‘Bir Selman i nenes,ke te qash me pare…”
    Ne vend te paraDhenjes
    ‘Kunder titulli’ i ketij amntishkrimi te shokut Bedri qe ne mos i eshte thyer maja e penes apo shtermberuar i eshte mbaruar kallamari i bojues do te ish po qe4 se do kishim informacion:
    ”Kujt i hyjne ne pune shkrimet tuaja’!?

    ‘Te putheni me Milon’!?
    Kjo shprehje popullore ashtu si gjithe te tjerat kur dalin nga goja e popullit dhe i rezistojne kohrave ne thelb do te thote se ”Mos u lodh kot per ate qe kerkon ,ate qe do te arrish e nuk e kupton se ske per ta patur kurre ,HARROJE!

    Nje shprehje demoralizuese deri ne fatalitet,’Te puthesh me Milon’ sikur te puthesh me kadavera te vdekurish ,me ‘idhuju pa krena’ si i cileson Migjeni e qe po nuk u varrosen ato shkaketojne epidemira dhe ‘epidemirat shkaterrojne edhe kombe!

    A arrini ta imagjinoni o ‘popull i zgjuar dhe heroik’ sKipetar pas 30 vjet ne krye te antishtetit nje ish minister i puneve te jashteme me emerin Paskal e mbiemrin tragjik ‘tu bo strafkulla’-MILO qe na ka rene ne ‘dashuri’ ne pleqeri me simbolin e korrupsionit Like Fori dhe e konsideron ‘Luan te politikes’ dhe ne gjendje te renduar psiqike dhe me Alzajmer qe te dy shajne e shantazhojne tere ambasadad e ambasadoret e huaj se pse nuk i shpetojne nga burgu me tere ato PASURI e miliarda qe ju kemi dhene e vene ne dispozicion per te na siguruar pushtetin krriminal ne perjetesi!

    Kur mbiemri qe sjell ‘ters’ MILO nje mender profesor historije qe 30 vjet ka VJEDHUR pjesen e vet ne kurriz te femijeve shqipetare 30 vjet pa BUKE dhe tere HISTORINE e ketij vendi e populli te qindra vjeteve te shkruar me GJAK e DJERSE ka ne frshire BYTHEN kalif SALIJA,Edviin Juventini dhe mulla Meta apo Like florija ai mendoni emerat e tjere e mbiemrat qe fillojne si puna e ‘fatkeqesise MILO:Mona,Mehmeti,((Kejdi)Mehmeti(Nishan),Musa,Meta e tere Mutrat e tjere pa asnje dite shkolle e pa asnje dite pune ne jete qe vetem te vjedhin te hane e dhjesin dine e tragjedine per Shqiperine!?

    Kurt nje MILO me titull ‘profesor’ i xhixhilese 30 vjet hajduteri antishtet tragjedi konsideron qofte edhe ‘politikan’ pa parashtesen ose mbrapa shtesen ‘Luan’ imagjino Mutrat e tjere qe nuk dine fare po fare fare se çeshte ‘politika’ e imagjino protagonistet e tragjedise ‘Romeo e Zhuljeta’ qe po akterohet ne nje skene bosh !

    Politika,mblidheni mendjen njehere e mire o IDJOTE qe te gjithe ‘Ini puthur me Milon,nuk eshte PROFESION si duan te na mbushin mendjen Milot ,Meta,Mehmetat dhe MUTRAT!
    ‘Politika’ eshte pasion,eshte impenjim,eshte trasparence,eshte sinqeritet,eshte vullnet eshte mbi te gjitha MORAL per te vene gjitheçka ne interes te SHOQERISE,shumices e jo SHOQERIJA te te viret bne dispozicion te ‘politikes’ aqe me teper te INKRIMINUAR dhe tu sherbeje atyre si SKLLEVER!

    Kujt i kane ngelur akoma dy7 pare mend e natyrisht nuk eshte ‘Puthur me Milon’ pas 30 vjetesh duhet te jete ne gjendje te beje dallimin midis ‘politikanit’ e Mul Nokes,politikanit e shQInes e pse jo politikanit e tere ORGJISE se kalif Salise e Like florise,Bashave bashibozukeve dhe Edvin Mavrise!

    Kush akoma nuk eshte ‘puthur me Milon’ì jo vetem dallon ‘politikanin’ qe na mungon 30 vjet nga vrasesi hajduti koloboracioniste tradhetari,antishqipetari por arrin te dalloje dhe ‘politikanin’ nga ‘burri i shtetit’!
    Ndesa politikani kur vertet eshte politikan dhe tere energjite pozitive i ve ne sherbim te popullit,mendon vetem per ‘zgjedhje’ ne pergjithesi e per ‘zgjedhjet e ardheshme ne veçanti,’burrat e shtetit’ mendojne per
    ‘Brezat e ardhshem’!

    Sa me siper pas 30 vjetesh qe kemi marre rrugen per Janine apo na e ka marre ferra uraten shkaqet mund ti kerkojme:
    1.-Tek mungesa e shtetit te se drejtes per rrjedhoje e mungeses 30 vjet te INTELIGJENCES te qenurit pa informacion ose Terr informativ!
    mEDIA OSE ‘PUSHTETI I KATERT’ KU HYJNE TERE zAgaret e tere racave Lesi,Fev zi e kompani jo vetem nuk e kane konceptin e fjales ‘politike’ pr aqe me teper te fjales shtet,pushtete,legjislativ,egzekutiv,gjyqesor,pavaresi pushtetesh,ndarje pushtetesh,demokraci parlamentare,demokraci perfaqesimi,reforme elektorale si tregues i shkalles se demokracise,e deri tek nocioni REFERENDUM si shkalla me e larte e demokracise se pjesemarjes direkte!
    Pra tere Zagaret e dizinformacionit ne sherbim te krereve te krimit dhe korrupsionit kane 30 vjet qe:
    ‘Jane puthur me Milon’!

    2.-Jane ‘Puthur me Milon’ tere kjo mender Medja e tere Zagaret e dizinformacionit ashtu si 20 perqindeshat e tifozerise ku bejne pjese nje pakice militantesh,hajdaresh,kamikazesh,’kosovaresh’ Bato Haxhinj,Berate,Buzhale bukeshkale e GOMARE qe politiken nuk ec shikojne brenda istitucioneve te shtetit te se drejtes permes refrormave e politikave ekonomike,sociale,financiare,bankare shkencore ,e investimesh te ‘PILETUARA’ permes nje mendimi te thelle e racional te mendimit ekonomik e shkencor por 30 vjet si ne komunitetin primitiv :’lUFTE’ GJELASH DETI! Sali-Nano,Sali-Meta,Sali-Pandeli,Sali-Moisi,Sali-Medi,Sali-Meta,Sali-Edvin,Berishe-Beograd_Biberaj-Baderdi-!
    Te gjithe trushpelare apo kamikaze te ISIS qe jo vetem po na bejne ‘delja e Zeze’ e Europes por do na nxjerin per bythesh edhe nga Ballkani me gjenocid Titist si deri me sot ne emer te ‘Levizjes se lire’ apo ‘PA VIZA’!

    3.-‘Jane puthur me Milon’ tere misioneret e ‘ambasadoret ne keto 30 vjet qe e kane konsideruar kete vend mall pa Zot ,hanm pa porta,bordello hu kane ardhur kane vjedhur kane ngrene e kane dhjere dhe vtere pasurija kombetare e tundeshme dhe pa tundeshme mbi e nen tokesore perfshi kapitalet strategjike jane te depozituara ne emer te tyre te huajve dhe kolloboracionisteve MILO qe i kane perfaqesuar si ‘minister’ KUJSLIG i jashtem te nje vendi Koloni!
    SHBA-te dhe BE-Ja ne kete vend pa Zot ,pa shtet apo antishtet me 128 banda parti apo baqjraqe,eshte tragjikisht perfaqesuar nga LLUMI i tere Amerikes dhe Euyropes.Ne diplomaci,politike ,po veçanerisht ne ate qe eshte thembra e Akilit ne Ekonomi!,
    Ne çdo qelioze te antishtetit,po veçanerisht ne sistemin ekonomik pa emer,sistem financiar,bankar e kudo u vendosen’keshilltare’ te huaj lobiste LUBI ose idjote shoke te Xen ‘sypeshkaqeneve’ trafikante kondrabandiste fantazma aapo njuerezit me te deshtuar te ardhur nga Amerika dhe Europa si Taçi,Nue kaalaj,Fazlliq e deri 15 vjeçare ‘anonime’ mbrapa te cileve vfshiheshin mafja e vertete qe si re karkaleci çfarosen cdo gje!
    Pas 30 vjetesh qe SHBA-te,BE-ja me tere organizmat OSBE-ODHIR te vine e te na tregojne akoma perralla me NATO, me ‘integrim’ me ministri integrimi Ermajlinda e bordello te tjera kur ne nuk na ka ngelur as nam e as nishan as kushtetute ktrhyer ne leter higjenike,me tere te drejtat themelore perfshi sovranitetin e popullit te hequr ,qe as voton e as votohet as zgjedh e as zgjidhet,pa asnje pushtet e istitucione kushtetuese e me nje ‘president’ nga koka tek kembet antikushtetues e qe rendojne me DHJETRA vepra penale me ZE dhe FIGURE….do te thote se tere keta mytebere ,per fat te keq edfhe te Dames GLOVER: Si ‘Te puthesh me Milon’!

    P.S Bedri!
    A arrin ta konceptosh kete tragjedi ,te zgjohesh e te analizosh konceptin shtet e mbi te gjitha sistemin politik ‘Republike parlamentare’ e nocionin POPULL kur akoma flet per ‘Shefa shteti’ si te ishim mbreteri e per te ardhur keq shpetimin e kerkon tek njue Edvin e Like flori qe dhe kur flene me grate marin leje diku jashte tek miqte e kalifit Sali! Je ‘puthr me Milon’!?
    ‘Kujt i hyjne ne pune shkrimet tuaja’!Kur rrenjet e se keqes nuk i kerkoni tek mos egzistenca e shtetit,tek parlamenti qe si ne asnje vend te botes nuk perfaqeson popullin po krimin e korrupsionin qe te gjithe ‘Te puthur me Milon’!

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH July 4, 10:01

    ‘TE PUTHESH ME MILON’!?
    ‘Bir Selman i nenes,ke te qash me pare…”
    Ne vend te paraDhenjes
    ‘Kunder titulli’ i ketij antishkrimi te shokut Bedri qe ne mos i eshte thyer maja e penes apo shtermberuar i eshte mbaruar kallamari i bojues do te ish po qe se do kishim informacion:
    ”Kujt i hyjne ne pune shkrimet tuaja’!?

    ‘Te putheni me Milon’!?
    Kjo shprehje popullore ashtu si gjithe te tjerat kur dalin nga goja e popullit dhe i rezistojne kohrave ne thelb do te thote se ”Mos u lodh kot per ate qe kerkon ,ate qe do te arrish e nuk e kupton se ske per ta patur kurre ,HARROJE!tE SHKOSH PER LESH!

    Nje shprehje demoralizuese deri ne fatalitet,’Te puthesh me Milon’ sikur te puthesh me kadavera te vdekurish ,me ‘idhuju pa krena’ si i cileson Migjeni e qe po nuk u varrosen ato shkaketojne epidemira dhe ‘epidemirat shkaterrojne edhe kombe!

    A arrini ta imagjinoni o ‘popull i zgjuar dhe heroik’ sKipetar pas 30 vjet ne krye te antishtetit nje ish minister i puneve te jashteme me emerin Paskal e mbiemrin tragjik ‘tu bo strafkulla’-MILO qe na ka rene ne ‘dashuri’ ne pleqeri me simbolin e korrupsionit Like Fori dhe e konsideron ‘Luan te politikes’ dhe ne gjendje te renduar psiqike dhe me Alzajmer qe te dy shajne e shantazhojne tere ambasadad e ambasadoret e huaj se pse nuk i shpetojne nga burgu me tere ato PASURI e miliarda qe ju kemi dhene e vene ne dispozicion per te na siguruar pushtetin krriminal ne perjetesi!

    Kur mbiemri qe sjell ‘ters’ MILO nje mender profesor historije qe 30 vjet ka VJEDHUR pjesen e vet ne kurriz te femijeve shqipetare 30 vjet pa BUKE dhe tere HISTORINE e ketij vendi e populli te qindra vjeteve te shkruar me GJAK e DJERSE kane frshire BYTHEN kalif SALIJA,Edviin Juventini dhe mulla Meta apo Like florija ai mendoni emerat e tjere e mbiemrat qe fillojne si puna e ‘fatkeqesise MILO:Mona,Mehmeti,((Kejdi)Mehmeti(Nishan),Musa,Meta e tere Mutrat e tjere pa asnje dite shkolle e pa asnje dite pune ne jete qe vetem te vjedhin te hane e dhjesin dine e tragjedine per Shqiperine!?

    Kur nje MILO me titull ‘profesor’ i xhixhilese 30 vjet hajduteri antishtet tragjedi konsideron qofte edhe ‘politikan’ pa parashtesen ose mbrapa shtesen ‘Luan’ imagjino Mutrat e tjere qe nuk dine fare po fare fare se çeshte ‘politika’ e imagjino protagonistet e tragjedise ‘Romeo e Zhuljeta’ qe po akterohet ne nje skene bosh !

    Politika,mblidheni mendjen njehere e mire o IDJOTE qe te gjithe ‘Ini puthur me Milon’,nuk eshte PROFESION si duan te na mbushin mendjen Milot ,Meta,Mehmetat dhe MUTRAT!
    ‘Politika’ eshte pasion,eshte impenjim,eshte trasparence,eshte sinqeritet,eshte vullnet eshte mbi te gjitha MORAL per te vene gjitheçka ne interes te SHOQERISE,shumices e jo SHOQERIJA te te viret ne dispozicion te ‘politikes’ aqe me teper te INKRIMINUAR dhe tu sherbeje atyre si SKLLEVER!

    Kujt i kane ngelur akoma dy pare mend e natyrisht nuk eshte ‘Puthur me Milon’ pas 30 vjetesh duhet te jete ne gjendje te beje dallimin midis ‘politikanit’ e Mul Nokes,politikanit e shQInes e pse jo politikanit e tere ORGJISE se kalif Salise e Like florise,Bashave bashibozukeve dhe Edvin Mavrise!

    Kush akoma nuk eshte ‘puthur me Milon’ì jo vetem dallon ‘politikanin’ qe na mungon 30 vjet nga vrasesi hajduti koloboracioniste tradhetari,antishqipetari por arrin te dalloje dhe ‘politikanin’ nga ‘burri i shtetit’!
    Ndesa politikani kur vertet eshte politikan dhe tere energjite pozitive i ve ne sherbim te popullit,mendon vetem per ‘zgjedhje’ ne pergjithesi e per ‘zgjedhjet e ardheshme ne veçanti,’burrat e shtetit’ mendojne per
    ‘Brezat e ardhshem’!

    Sa me siper pas 30 vjetesh qe kemi marre rrugen per Janine apo na e ka marre ferra uraten shkaqet mund ti kerkojme:
    1.-Tek mungesa e shtetit te se drejtes per rrjedhoje e mungeses 30 vjet te INTELIGJENCES te qenurit pa informacion ose Terr informativ!
    mEDIA OSE ‘PUSHTETI I KATERT’ KU HYJNE TERE zAgaret e tere racave Lesi,Fev zi e kompani jo vetem nuk e kane konceptin e fjales ‘politike’ pr aqe me teper te fjales shtet,pushtete,legjislativ,egzekutiv,gjyqesor,pavaresi pushtetesh,ndarje pushtetesh,demokraci parlamentare,demokraci perfaqesimi,reforme elektorale si tregues i shkalles se demokracise,e deri tek nocioni REFERENDUM si shkalla me e larte e demokracise se pjesemarjes direkte!
    Pra tere Zagaret e dizinformacionit ne sherbim te krereve te krimit dhe korrupsionit kane 30 vjet qe:
    ‘Jane puthur me Milon’!

    2.-Jane ‘Puthur me Milon’ tere kjo mender Medja e tere Zagaret e dizinformacionit ashtu si 20 perqindeshat e tifozerise ku bejne pjese nje pakice militantesh,hajdaresh,kamikazesh,’kosovaresh’ Bato Haxhinj,Berate,Buzhale bukeshkale e GOMARE qe politiken nuk ec shikojne brenda istitucioneve te shtetit te se drejtes permes refrormave e politikave ekonomike,sociale,financiare,bankare shkencore ,e investimesh te ‘PILETUARA’ permes nje mendimi te thelle e racional te mendimit ekonomik e shkencor por 30 vjet si ne komunitetin primitiv :’lUFTE’ GJELASH DETI! Sali-Nano,Sali-Meta,Sali-Pandeli,Sali-Moisi,Sali-Medi,Sali-Meta,Sali-Edvin,Berishe-Beograd_Biberaj-Baderdi-!
    Te gjithe trushpelare apo kamikaze te ISIS qe jo vetem po na bejne ‘delja e Zeze’ e Europes por do na nxjerin per bythesh edhe nga Ballkani me gjenocid Titist si deri me sot ne emer te ‘Levizjes se lire’ apo ‘PA VIZA’!

    3.-‘Jane puthur me Milon’ tere misioneret e ‘ambasadoret ne keto 30 vjet qe e kane konsideruar kete vend mall pa Zot ,hanm pa porta,bordello hu kane ardhur kane vjedhur kane ngrene e kane dhjere dhe vtere pasurija kombetare e tundeshme dhe pa tundeshme mbi e nen tokesore perfshi kapitalet strategjike jane te depozituara ne emer te tyre te huajve dhe kolloboracionisteve MILO qe i kane perfaqesuar si ‘minister’ KUJSLIG i jashtem te nje vendi Koloni!
    SHBA-te dhe BE-Ja ne kete vend pa Zot ,pa shtet apo antishtet me 128 banda parti apo baqjraqe,eshte tragjikisht perfaqesuar nga LLUMI i tere Amerikes dhe Euyropes.Ne diplomaci,politike ,po veçanerisht ne ate qe eshte thembra e Akilit ne Ekonomi!,
    Ne çdo qelioze te antishtetit,po veçanerisht ne sistemin ekonomik pa emer,sistem financiar,bankar e kudo u vendosen’keshilltare’ te huaj lobiste LUBI ose idjote shoke te Xen ‘sypeshkaqeneve’ trafikante kondrabandiste fantazma aapo njuerezit me te deshtuar te ardhur nga Amerika dhe Europa si Taçi,Nue kaalaj,Fazlliq e deri 15 vjeçare ‘anonime’ mbrapa te cileve vfshiheshin mafja e vertete qe si re karkaleci çfarosen cdo gje!
    Pas 30 vjetesh qe SHBA-te,BE-ja me tere organizmat OSBE-ODHIR te vine e te na tregojne akoma perralla me NATO, me ‘integrim’ me ministri integrimi Ermajlinda e bordello te tjera kur ne nuk na ka ngelur as nam e as nishan as kushtetute ktrhyer ne leter higjenike,me tere te drejtat themelore perfshi sovranitetin e popullit te hequr ,qe as voton e as votohet as zgjedh e as zgjidhet,pa asnje pushtet e istitucione kushtetuese e me nje ‘president’ nga koka tek kembet antikushtetues e qe rendojne me DHJETRA vepra penale me ZE dhe FIGURE….do te thote se tere keta mytebere ,per fat te keq edfhe te Dames GLOVER: Si ‘Te puthesh me Milon’!

    P.S Bedri!
    A arrin ta konceptosh kete tragjedi ,te zgjohesh e te analizosh konceptin shtet e mbi te gjitha sistemin politik ‘Republike parlamentare’ e nocionin POPULL kur akoma flet per ‘Shefa shteti’ si te ishim mbreteri e per te ardhur keq shpetimin e kerkon tek njue Edvin e Like flori qe dhe kur flene me grate marin leje diku jashte tek miqte e kalifit Sali! Je ‘puthr me Milon’!?
    ‘Kujt i hyjne ne pune shkrimet tuaja’!Kur rrenjet e se keqes nuk i kerkoni tek mos egzistenca e shtetit,tek parlamenti qe si ne asnje vend te botes nuk perfaqeson popullin po krimin e korrupsionin qe te gjithe ‘Te puthur me Milon’!

    Reply to this comment
  3. NOLI July 4, 13:17

    ‘Ç’ESHTE KY SHEQER KISMET
    HALLVAXHINE E PAME MBRET?

    Rrofte mbreti yne rrofte
    shakaxhiu i perparimit
    brez pas brezi u kujtofte
    si sternip i nastradinit..”

    Reply to this comment
  4. jetimet e 21 Janarit July 4, 13:29

    Gramsh,
    ketu eshte per te vene kujen se keta ‘gazetare’ qe ti i konsideron Zagare po bejne lufte jo per te shpene para drejtesise si krriminel Saliner dhe si kryehaqjdut Like Florine por kush mund te shaje me shume djalin e Anetes apo Edvin mavrine!!????
    O nga injoranca ose te paguar mire4 si brenda dhe jashte si nga Bushatet,Babalet,Billd ashtu dhe nga Balliu dhe per habi Bedriu!!?
    MIRE QE BALLIU KERKON BABEN BERISHEN PO BEDRIU ME DOKRRAT QE SHKRUAN KE KERKON TOSIN APO DOKLET E DALLKAUKET E TJERE QE I DHANE DERMEN ISH SHQIPERISE!!??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*