Veliu: Policët grumbulluan 104 milionë, kontribuan me vullnet

December 6, 2019 16:59

Veliu: Policët grumbulluan 104 milionë, kontribuan me vullnet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, doli në një konferencë për shtyp duke raportuar mbi angazhimin e Policisë së Shtetit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Veliu bëri të ditur se Policia e Shtetit angazhoi në zonat e prekura mbi 4000 forca policie me detyra konkrete.

“Falë ndërhyrjes së tyre, në bashkëpunim edhe me skuadrat e zjarrfikëseve dhe ushtrinë u shpëtuan 39 jetë njerëzish, që kishin mbetur poshtë rrënojave. Më pas, duke  bashkëpunuar edhe me grupet speciale të vendeve mike, u bë i mundur edhe shpëtimi i disa personave të tjerë”, tha Veliu.

Drejtori i Policisë falënderoi punonjësit e policisë për mbledhjen e një shume prej 104  milionë e 350 mijë lekë për të prekurit nga tërmeti.

“Me këtë rast, duke përfituar nga ky komunikim publik, dua të falënderoj një për një, të gjithë punonjësit e Policisë, por edhe familjet e tyre që kontribuuan me vullnet sipas mundësive duke bërë të mundur mbledhjen e shumës 104  milion e 350 mijë lekë, e cila u depozitua ne platformën e-Albania. Mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit e Policisë që nuk kanë kontribuuar me vlera monetare, pasi nuk kanë pasur mundësi”, tha Veliu.

 

l.h/ dits

December 6, 2019 16:59
Komento

11 Komente

  1. Arben December 6, 18:23

    A QUHET MESHIRE KUR DETYRON DIKE TE

    JAPE PARA KUNDRA DESHIRES DHE MUNDESIVE

    TE TIJ????!!!!!!

    PO MJEKET QE I DETYRON EDROGA SHERBIM

    NATE NE DURRES, JO QE KUNDRA DESHIRES,

    POR EDHE “VULLNETAR”.

    KUR E PYETEN NENEN,

    “KU E KE DJALIN NENO??”

    “ERDHEN USHTARET E MOREN VULLNETAR, TE

    KEQEN NENA”

    U PERGJIGJ AJO.

    Reply to this comment
  2. Didi December 6, 19:54

    Sakrifice per punonjesit e shtetit!!! \
    Kete vit zyrtaret, dmth punonjesit e shtetit, nuk do marrin shperblime tha Edi! Punonjesit e shtetit kane shtate vite, qe kur ka marre ky qeverine qe nuk kane marre shperblim . Mjeket dhe mesuesit e kane harruar çfare ka qene rroga e 13, po keshtu policet, ushtaraket dhe zjarrfikesit!
    Niveli i mashtrimit dhe shtirjes kalon çdo kufi!

    Reply to this comment
  3. Truthfully December 6, 21:04

    Po si mund të gënjejë kaq hapur njeriu mor Zot…e pa i madh e i vogël që këto me urdhër të firmosur urdheruan policët me i mbajt rrogën….kjo nuk është vullneti e as ligjshme…pikë.

    Reply to this comment
  4. info analitike December 6, 21:24

    Po c’vullnet o derezi se lekte ua keni mbajtur pa i pyetur fare jo vetem policeve por edhe nepunesve te tjere te administrates publike. Keta flasin me njeri tjetrin po askush nuk ka guxim te denoncoje kete maskarade se rrezikon vendin e punes. Ja qy eshte kriekaqoli qe ne media del e flet per shpifje kur ne te vertete shpifesi eshte ai vete. Ishte kriekaqoli bashke me Artan Lamen e Gjushin qe mburreshin se lishin dyfishuar legalizimet ne krahasim me Saliun pikerisht tek zona e kenetes se Durresit:https://sot.com.al/politike/rama-n%C3%AB-durr%C3%ABs-shp%C3%ABrndan-1001-leje-legalizimi-te-ish-k%C3%ABneta-kjo-zon%C3%AB-do-quhet-durr%C3%ABsi-i-ri

    Reply to this comment
  5. Dori December 6, 21:34

    Turp t’u kerkohet leke policeve dhe zjarrfikesve!

    Reply to this comment
  6. mirel December 7, 06:09

    Dhane, dhe.. kontribuan me vullnet..
    Pune policesh

    Reply to this comment
  7. Tori December 7, 08:25

    Kesaj i thone kontribut vullnetar me detyrim e percaktim.

    Reply to this comment
  8. Ja keni marr nga rroga ! Turp December 7, 19:40

    Ja keni marr nga rroga ! Turp

    Reply to this comment
  9. Ing. December 7, 19:41

    Dhe sikur te jete me urdher kontributi i 2000 lekeve nuk eshte ndonje ata e madhe apo e vogel. Ne qofte se u vjen kaq keq shenoni kontributin tuaj dhe pastaj llomotisni

    Reply to this comment
  10. Turp December 7, 19:44

    Turp beni propagande duke i reduktuar rrogen policeve ! Dhe e shisni ne publik si solidaritet !!

    Reply to this comment
  11. Ing. December 7, 19:48

    Dhe sikur te jete me urdher kontributi i 2000 lekeve nuk eshte ndonje ata e madhe apo e vogel. Ne qofte se u vjen kaq keq shenoni kontributin tuaj dhe pastaj llomotisni.
    Do te isha me ju nqs do te ngrini zerin dhe te kerkoni
    1. ne se deputeti mungon ne seance a komision qofte dhe nje ore t’i nderpritet rroga.
    2. ne se deputeti shkon me vonese ne seance ose mbledhje te mos pranohet dhe ti ndalet paga ditore
    3. te gjithe deputeteve pa perjashtim tu hiqen honoraret si karburanti, telefonat, paga pas mbarimit te mandatit etje
    4. pagat e titujve te ashtuquajtur shkencor te fituar ne vend dhe te pa zbatuar ne treg
    5. etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim