4 përdorimet mjekësore të Aloe Verës, të cilat me siguri nuk i dini

December 6, 2017 16:05

4 përdorimet mjekësore të Aloe Verës, të cilat me siguri nuk i dini

Trajton aknet

Aloe Vera punon si një antibakterial i fuqishëm për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme. Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojnë papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër aloe vera përmban antibiotikë natyralë që favorizojnë stimulimin e lëkurës me qëllim që të shërohet.

Rigjeneron lëkurën

Aplikimi i aloe veras rrit prodhimin e fibroblasteve, të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.

Largon rrathët e zinj të syve

Duhet ta dini se është shumë e vështirë që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm. Kjo është për shkak të vetive që ka aloe vera, të cilat i përmendëm dhe më lart.

Lufton rënien e flokëve

Gjithashtu lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon skalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin. /shije.al

 

December 6, 2017 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*