Shqipëria në kurthin serb të “Ballkanit për Ballkanasit”

October 16, 2019 03:13

Shqipëria në kurthin serb të “Ballkanit për Ballkanasit”

Nga Shaban Murati

 

Minisamiti trepalësh i Serbisë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në Novi Sad në 10 tetor mund të cilësohet si hapi i parë i realizimit të projektit të vjetër serb të “Ballkanit për ballkanasit”, ide që ka qenë në themel të ambicies shekullore hegjemoniste serbe për të sunduar Ballkanin. Kjo ide është riaktivizuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe për arsye të pakuptueshme ose të errta është përqafuar pa mëdyshje edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Në Novi Sad kjo ide mori formë diplomatike blloku. Për herë të pare kemi sfidën diplomatike të izolacionizmit ballkanik ndaj Bashkimit Europian.

Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tone dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i clli deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”.

Çfarë përmban ky “çlirim” i liderëve të tre shteteve ballkanike, që krijuan një kor fshati kundër tutorëve dhe mentorëve të BE? Kjo prirje e re diplomatike dhe shtetërore për t’u shkëputur nga tutorët dhe mentorët e BE zbulon dhe thelbin e projektit gjeopolitik serb të të ashtuquajturës “zonë ekonomike ballkanikoperëndimore” dhe të të ashtuquajturit “mini Shengen”.

Ministri i qeverisë serbe Marko Gjuriç, duke iu drejtuar shteteve ballkanike për të mbështetur inisiatëven e presidenti Vuçiç paraqitur liderëve të Ballkanit për krijimin e “zonës së përbashkët ekonomike”, bën thirrje në emer të qeverisë serbe: “Le ta bëjmë tonën parrullën “Ballkani për ballkanasit”.

Për këdo është e qartë se nuk ka aleanca dhe blloqe dy, tre apo shumëpalëshe, që nuk kanë mentorët dhe tutorët e tyre. Në Novi Sad dhe për projektin e miratuar atje mentori i ri i grupit është Serbia. Këtë e pohoi kryeministri maqedonoverior Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit, kur deklaroi se inisiativa e grupit është e presidentit serb. Projekti gjeopolitik i Serbisë për të ashtuquajturën “zonë e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është në kah të kundërt të qëllimeve dhe strategjisë së BE.

Ai nuk ka lidhje as me Procesin e Berlinit dhe as me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Triestes, sepse u organizua jashtë tyre. Nuk është rastësi që në këtë minisamit të Serbisë nuk denjoi të shkonte asnjë zyrtar i lartë i BE apo i shteteve të rëndësishme të BE, në një kohë kur në gjithë forumet e organizuara që prej 20 vitesh në kuadër të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të BE dhe të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare.

Nuk është rastësi që as Brukseli, as Berlini, as Parisi dhe as Uashingtoni nuk shprehën asnjë germë përkrahje për minisamitin trepalësh të Serbisë.

Mendoj se për shkak të konfuzionit të përhapur nga mungesa e transparencës, ku nuk është publikuar në Tiranë as deklarata e përbashkët e tre udhëheqësve, duhen sqaruar disa gjëra.

Së pari, duhet sqaruar se minisamiti i Novi Sadit nuk merret as me Shengen dhe as me mini Shengen, sepse nuk quhet Shengen qarkullimi i shtetasve me karta identiteti. Shengen është regjimi i qarkullimit të shtetasve të BE, të cilët qarkullojnë tek shtetet anëtare pa asnjë dokument dhe pa asnjë kontroll të njerzve, të makinave dhe të mallrave në kufijt e shteteve anëtare. Nga anan tjetër, nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor shtetasit e Shqipërisë hyjnë në të gjitha me karta identiteti dhe vetëm Serbia e ndalohet këtë regjim.

Nëse kalimi me karta identiteti ka disa vite që është arritur me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën dhe me Bosnjë- Hercegovinën, përse u dashka quajtur sukses i madh ballkanik apo mini Shengen se presidenti i Serbisë paska premtuar që në fund të vitit 2021 edhe Serbia do të ndjekë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia tallet dhe gjithmonë i ka shitur ajër qeverive të Shqipërisë.

Së dyti, duhet sqaruar se Serbia dhe dy shtetet, që iu ngjitën asaj në projektin e Novi Sadit, po shpërdorojnë në inflacion fjalën integrim “ballkanik”, kur në fakt sipas fjalorit diplomatik serb duhet quajtur “jugosllav”. Është një insinuatë e diplomacisë serbe, sepse projekti serb i “integrimit ballkanik” apo i “zonës së përbashkët ekonomike”, të drejtuar prej saj, përfshin vetëm shtetet ish-jugosllave plus ish republikën e shtatë jugosllave, të piketuar nga Tito, Shqipërinë.

Presidenti serb Vuçiç i ka vënë pikat mbi “i”, kur i deklaroi mediave amerikane sapo u zgjodh president, se projekti i tij i bashkimit ekonomik ballkanikoperëndimor “është ringjallja e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Nuk kuptohet përse qeveritarët e Tiranës nuk lexojnë shpjegimin e vetë presidentit serb.

Së treti, ka një ngutje nga ana e Serbisë për të krijuar “bllokun ekonomik dhe politik ballkanikoperëndimor”. Fakti që Beogradi nxitoi të mbledhë minisamitin shpejt brenda një muaji pas takimeve të para të Vuçiçit me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në shtator në Nujork, tregon se presidenti serb ka një arsye në ngutjen e tij. Ngutja shpjegohet me faktin se në datën 25 tetor Serbia do të nëshkruajë anëtarësimin e saj në organizatën ekonomiko-politike të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, të krijuar nga Rusia.

Kjo do të thotë që efektet e marrëveshjes së anëtarësimit të Serbisë në  organizatën ruse do të shtrihen edhe në dy shtetet, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, që vrapuan të bëhen anëtarë të bllokut të ri trepalësh ekonomik të Serbisë. Kjo ndihmon Rusinë që të penetrojë më thellë dhe më gjërë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i shmanget sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Pas anëtarësimit të Serbisë në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Rusisë bashkimi i Shqipërisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë mund të quhet i pavlefshëm.

Së katërti, është për t’u habitur që Shqipëria nuk i bën vetes pyetjen pse duhet futur në një bllok trepalësh të krijuar nga Serbia, në një kohë kur Ballkani Perëndimor ka kaq organizata e mekanizma të krijuara posaçërisht për të, si “Ballkan 6”, formati i Brionit, formati i procesit të Berlinit, formati i SEECP, etj.  Por projekti i Serbisë është ndryshe nga ato të formateve të mësipërme. Serbia don tani të jetë vetë tutori e mentori i projektit të rikrijimit të Jugollavisë së vjetër.

Është i kuptueshëm dhe pritej qendrim i Maqedonisë së Veriut, e cila që në referendumin e 8 shtatorit 1991 për pavarësinë, nën diktatin e Beogradit futi në pyetjen e referendumit pjesën e habitëshme mbi të drejtën për t’u bashkuar në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë. Tani që Serbia po krijon këtë aleancë të shteteve jugosllave Shkupi e ka pretekstin ligjor të bashkimit. Që Serbia pas prishjes së Jugosllavisë e ka patur obsesion rikrijimin e Federatës në forma të reja, e tregon vigjilenca për t’u admiruar e Kroacisë, që ka vendosur barrikadën ligjore dhe kushtetuese ndaj projekteve serbe.

Në Kushtetutën e Kroacisë, neni 142  thotë: “Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtete të tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e Unionit të Shteteve të Sllavëve të Jugut, është e ndaluar”.

Absurditeti i qeverisë së Shqipërisë, që shkon me dajre dhe me lodër të rimarrë vendin e piketuar para 70 e ca vitesh të ish-republikës së shtatë të Jugosllavisë, nga vjen??? Mëqe është fjala për hyrjen e Shqipërisë në një aleancë të re me Serbinë, pyetja dhe kërkesa serioze është: a e shtroi për diskutim dhe për miratim në parlament qeveria e Shqipërisë këtë hap strategjik? A zhvilloi ajo ndonjë referendum për të pyetur popullin shqiptar, nëse don të bashkohet me Serbinë në  një aleancë? A e konsultoi qeveria e Shqipërisë Kosovën për këtë akt të saj të aleancës me Serbinë, akt që neglizhon dhe mohon shtetësinë e Kosovës?

Inisiativa diplomatike serbe për t’iu kundërvënë integrimit europian të Ballkanit me izolacionizëm ballkanik është një prirje e Serbisë për të rekrutuar shtetet e Ballkanit Perëndimor në një linjë të dytë, jo europiane. Kjo është linja filoruse. Ndaj dhe një bosht themelor i projektit gjeopolitik serb të rikrijimit të Jugosllavisë me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është largimi i mentorëve dhe i tutorëve të BE.

Dalja e presidentit serb dhe e kryeministrit të Shqipërisë me një qendrim të përbashkët diplomatik kundër mentorëve dhe tutorëve të BE nuk është vetëm një delir sovranizmi artificial, aq i zakonshëm tek liderët ballkanikë. Kur propozoi zyrtarisht për herë të parë në Paris në 16 shtator të vitit 2016 projektin e tij të krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore”, Aleksandër Vuçiç e lidhi atë me kushtin e shkëputjes së shteteve ballkanike nga BE.

Ja çfarë deklaroi tekstualisht presidenti serb: ”

BE nuk është më i vetmi faktor koheziv, që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani. Ne kemi nevojë të kujdesemi ne vetë për vetëveten. Ja pse unë i kam bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të rajonit tonë që të fokusohemi tek vetvetja”. Që në atë kohë kam tërhequr vëmendjen për idete e rrezikshme rajonale të presidentit serb:”Nuk ka dhe nuk mund të ketë faktor tjetër koheziv në Ballkan që të zëvëndësojë faktorin koheziv europian në bashkëpunimin e këtyre vendeve. Përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësimit në BE, nuk kanë nevojë për blloqe të reja rajonale, që mishërojnë izolacionizmin ballkanik. Ftesat dinake për “fokusimin e ballkanasave tek vetëvetja” janë reminishenca të papranueshme të devizës së vjetër serbe “Ballkani ballkanasve”, për të mbajtur rajonin larg BE dhe pranë Serbisë”.(Libri ”Ballkani Faustian”, 2016, fq.511).

Kjo partiturë dipomatike serbe ishte thelbi i fjalimeve të presidentit serb dhe të kryeministrit shqptar në Novi Sad.

Është një naivitet apo inkompetencë e papranueshme diplomatike dhe politike, që qeveria e Shqipërisë del dhe bëhet pjesë e ideve dhe e projekteve serbe. Nuk ka burrë nëne, që ta shpjegojë se si Shqipëria mund të hyjë në një bllok specifik me Serbinë, kur Serbia nuk njeh Kosovën dhe po kërkon ta zhbëjë si shtet e ta rimarrë si koloni të saj. Është uluritëse situata që në një bashkësi prej gjashtë shtetesh ballkanikoperëndimore, ku kemi dy shtete shqiptare, në vend që ta japë tonin faktori shtetëror shqiptar, ridel Serbia me pretendimin të rikrijojë Jugosllavinë e re me dy shtete shqiptare.

Kemi një kthim mbrapsht të tendencës historike të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon, në të cilin Shqipëria me dorën e vet po shkakton errozionin e peshës së faktorit shqiptar dhe të kombit shqiptar në rajon. A vjen kjo nga sëmundja e pashërueshme e politikanëve tanë për të sakrifikuar shtetin dhe kombin në altarin e internacionalizmit ballkanik apo nga arsye të tjera të koduara, për këtë do të duhet të pritet shumë kohë ta lexojmë në arkiva.

Por leximi i kujdesshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe dy shteteve shqiptare ta jep një përgjigje qysh tani.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjessëm pa lejen me shkrim të redaksisë

October 16, 2019 03:13
Komento

37 Komente

  1. Aleksander Thana October 16, 00:30

    analiza e sakte per nje miopi politike te qeverise shqiptare ose vazhdimit te politikave antikombetare, te cilave, ne nje forme apo ne nje tjeter, u duhet prere rruga!

    Reply to this comment
    • dardan I October 16, 20:18

      Per mendimin tim, duke u nisur nga pervoja diplomatike e Edi Rames ne “llogjet e Kavajes” qe ka bere brenda e jashte Shqiperise me “burra te fuqishem” apo “dredharake”, ua ka futur njalat pa e kuptuar ne prapanice…!

      Reply to this comment
  2. Zgalem October 16, 01:52

    Eshte hera e pare , qe kam vrejtje thelbesore ndaj diplomatit te shquar , Murati . Ne rrastet e tjera vihet re , aty ketu cfaqje te ideollogjise te vjeter , simbas te ciles te zhvillohemi brenda kufive te rrethuar me tela . Idollogjia ,e ashper, lipset te krijoi boshllek , ku duhet te zhvillohet diplomacia , marrveshjet Vucici , mae ato perifraza , per ish Jugosllavine, shef enderra me sy hapur . Dihet se fqinjet tone kane qene dhe mbeten shtete , me pretendime te politikave arkaike . Duhet te pranojme se Serbia e sotme , eshte kali I ngordhur I Ballkanit . Kush e Beson Presidentin serb , se do te ringjalli Jugosllavine . Kjo nuk ndodh , ne c’do rrast dhe ne as nje kohe . Ish Jugosllavia , eshte kujtim I hidhur I historise . Vucici , me perifrazat hegjemoniste, kerkon te fitoi besimin e lekundur , ne shtresen e vjeter nacionaliste kriminale , qe ende kane nje influence , per disa vota . Marrveshja ballkanike , ehte ne interes te Shqiptarve , per aq sa eshte dhe ne interes te ballkanesve , por ne kete rrast , shqiptaret nuk firmosin , per 3 million , por , per 5.5 million . Do te perfitojne te tera shqiptaret , propocionalisht dhe vecanerisht Kosova , qe nuk I njifet levizja e lire . Z. Murati , ballkansit nuk mund te rrine duar kryq , karshi diplomacive europjane , qe na shef me skepticizem . Marrveshjet , nuk acarrojne . Ato zhvillohen , midis shteteve sovrane . Jugosllavia ka vdekur me kohe, madje eshte varrosur . Zgalem

    Reply to this comment
    • intelektuali October 16, 08:30

      Zgalemi i Detit:

      Mao Ce Duni ne debat me Hrushcovin deklaronte do kohe me pare:

      IMPERIALIZMI AMERIKAN ESHTE NJE TIGER PREJ LETRE

      Hrushcovi qe kishte jetuar betejen historike te Stalingradit kur vriste cdo ushtar sovjetik qe zbythej nga paniku i mesymjes se ushtrise gjermane atehere u pergjegj:

      IMPERIALIZMI AMERIKAN MUND TE JETE NJE TIGER PREJ LETRE, POR I KA DHEMBET PREJ ATOMI

      prandaj:

      intelektuali te thote:

      Serbia e Vucicit tani mund te duket si nje “Tiger prej letre”, por ka Rusine e Putinit nga pas qe i ka “Dhembet prej atomi”

      KU JU CON MUSHKA JU O DEBILA EDVINISTE ME DASHNINE PER VUCICIN DHE SERBINE QE S’NJEH KOSOVEN?

      Asgje nuk perfiton Shqypnia dhe Kosova nga “Shengeni idiot Ballkanik” me treg te kufizuar dhe vende te prapambetura pa kurfare investimesh te teknollogjise moderne industriale qe te kujton “Federaten Ballkanike” te Titos, Enverit dhe Dimitrovit ne Kohen e Qepes te Stalinit qe perfundoi me helmimin dhe likuidimin e Dimitrovit te Bullgarise nga Stalini, antemosjen si tradhetar te Titos dhe bythashitjen e Enverit qe spiunoi shoket e idealit ballkanik te Stalini per te shpetuar koken e vet, sepse ne fund te fundit kjo aleance e pazakonte ballkanike:

      KU DO T’I GJEJE LEKAT APO DOLLAROT?

      prandaj:

      Prit kur Edvini i Kristaqit dhe Anetes te spiunoje Vucicin dhe Zaevin tek Merkeli dhe me “kaq u zgerlaq” edhe Shengeni Ballkanik si Enveri do kohe me pare me Federaten Ballkanike te Titos sepse keshtu e ka mesuar dajkoja Pipi Koleka qe Enveri e mbante si “Syte dhe veshet” e tij ne Byrone Politike,

      prandaj:

      KUR DO TE HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET E EDVINIT?

      Reply to this comment
      • Hap syte October 16, 10:35

        E nise mire por u fute ne terminologjite te ish kohes moniste pa kuptim. Kur permende se nuk kemi kapacitet dhe as fuqine monetäre dhe nese BE nuk investon atehere Russia do jete prezente dhe vetem kjo duhet te na beje te mendohemi shume perpara se te vazhdojme me ketilla idera sllaviste qe nenkupton qarte ndarje e kosoves dhe shkaterim I Bosnjes ne favor te Serbise duke I dhene shancin e ritjeve territoriale nepermjet aneksimit te zonave me shumice serbe. Alexander Vucic eshte I zgjuar ndersa Edi Rama kujton se eshte Lider me per masa europiane por qe ne fakt I ka hipur kalit mbrapsht dhe nuk e shikon kete, ndersa ne si popull vazhdojme te mos ta kuptojme dhe ndjekin po nje tjeter qe I ka hipur kalit mbrapsht ketu e vite para. Ne kemi mungese te madhe ne radhet e intelektualeve qe dine te tregojne lakureqesine dhe dashakeqesine e kastes politike te te gjithave Krähe e qe kane vjedhur e vazhdojne te vjedhin dhe jane nen shantazhin e te huajve per te mos nxjerjen e hajduterise se tyre

        Reply to this comment
  3. intelektuali October 16, 05:15

    Nuk ka nevoje:

    TE GJESH KALLAUZ PER TE TREGUAR FSHATIN E EDI RAMES

    O gazetari famoz i “Zerit te Popullit” te Enverit, Shaban Murati, vellai i Ministrit te Enverit dhe Partise se Punes,

    sepse:

    Edvini per pushtetin e tij mafioz shet Aneten dhe Linden bashke me te,

    njashtu:

    SIC SHITI ENVERI BYTHEN E VET TE PEDERASTIT DHE SHQYPNINE TEK BOSI I “FEDERATES JUGOSLLAVE”, JOSIP BROZ TITO DO KOHE ME PARE

    Reply to this comment
  4. mirel October 16, 06:41

    Tradhetari me penel.ne dore

    Reply to this comment
  5. vlora October 16, 06:52

    Separi ne N.Sad nuk u shtrua ndonje Darke se gjoja lindi Djale!Jo! Shaban.Ai ishte nje takim pergaditor per ti hapur Historise nje faqe te re.Dhe zakoni e do qe te hapet fjala duhet qe disa nga Burrat te kuvendojne se si do veprohet.Me pak fjale Aty u bisedua se si do krijohet ai ambjent ku vallen ta hedhin gjithe Ballkanasit sebashku pa dallim.Atehere Pyes:Ku qendrone e keqja ne kete takim?Qe na e paraqet si nje Gogol veshur me te Zezen e frrikshme?C,eshte ky Panik qe te ka kapur?Si mundet qe ne Politikat e Diplomacise ti japesh fuqi mospajtimit? Kur me shume se kurre Sot Ballkanasit kane nevoje te ngutsheme per nje bashkepunim gjitheperfshires.Duke folur per faktoret Tregetare,ato te punesimit,Te shkembimeve Akademike e profesionale nuk mund te mos permendin frutin e ketij bashkepunimi,te ulurit si te barabarte ne nje sofer Ballkanase me gjithe Kosoven e shtrenjte. (te pakten keshtu u tha)dhe ne kete Gosti te ngrene te gjithe nje Dolli!Per Ballkanin e Ri dhe te Bashkuar,duke lene ne harrese Ballkanin e vjeter dhe te coptuar.E ne se ne kete Sofer nuk do te ndodhi keshtu,atehere i pari do te jete E.Rama qe do ti thote Serbise:Ti shiko punen tende se ne te Peste e duam Ballkanin per Ballkanasit..Kaq e thjeshte eshte per ta kuptuar qellimin e atij takimi dhe te mos perpiqet askush qe ti beje interpret sipas orexit plote me mllef e hipokrizi.Ju pershendes dhe uroj qe politika sot te mos behet me qitapet e vjetra,ajo duhet bere sipas intesitetit te nevojave qe kane popujt tane.Koha nuk mund te sjelli ndryshime,kete e sjellin njerezit…U befte me e mira o ShabanAkademiku.

    Reply to this comment
    • mirel October 16, 14:30

      O menderi i vlores, po kush e coi Ramutin ne takim? Me zor e cuan qe qenka i detyruar te bej diplomaci sipas oreksit serb?
      Ik mer legen i Ramutit, ne mos je Ramuti dora vete. Apo je Caka turku i vogel?
      Ik mer plre se ju doli boja e tradhetise dhe plumbi vetem ju ka ngelue per pergjigje. Paske bere nje derr argument per nevojat e popujve. Dhe kush pa, hajdutet e PPPve na diskutojne per nevojat e popujve.ADuhet nje dru masiv per kerma si puna jote, duhet..
      Vetem ashtu e merni pergjigjen

      Reply to this comment
      • vlora Heroike October 16, 17:28

        Sa kam qeshur me kesi lloji trimash virtual apo ndoshta nuk e merr vesh eshte Imagjinare.Fundja nuk eshte faji juaj qe deklarohesh si nje rrugac.Faji eshte i stafit qe nuk filtrone opinionet te pakten te kene minimumin e standartit edukates.nejse ti vazhdo hesapin tend dhe kur te kesh nevoje per lengj mbush nje gote me hire gjize pasi eshte edhe kurative,ose futja me gjize te kripur.
        Thirri pak Aresyes pasi askush nuk po bisedonte me ty.Ta kujtoje se Njerezimi po jetone ne shek e 21,e ti ke mbetur ne paleolit.

        Reply to this comment
  6. BLACK SWAN October 16, 08:23

    Ti nga Vlora do kesh vetëm babanë që kurrë se ke njohur….

    Udhëzues për të njohur serbët përpara se të bisedosh me ta

    Mënyra si të futen shkjetë (serbët) në shtëpi është e veçantë. Ata s’bëjnë kurrë luftëra të mëdha, veç të vogla. Të madhen e bëjnë kur e dijnë se të kanë mirë përfund. Kur s’mund të të thyejnë futen si bujq, shërbyes, skllevër. Vetëm sa të fusin kokën. Por në atë çast kur janë të sigurt për fitoren, shpërthejnë luftën shkatërrimtare pa pyetur për asnjë marrëveshje që kanë nënshkruar vetë.Vini re se ç’bëjnë kur shkelin në një vend të huaj: – Ata s’pyesin kurrë se si quhet qyteti, lumi, mali a fusha. Shohin në shpat të një mali një qytet me shtëpi të bardha dhe ia venë emrin Berat! Përshkojnë një fushë të madhe, e quajnë Velipojë! Kalojnë një lum të rrëmbyeshëm dhe e pagëzojnë Bistricë! I ngjiten një mali të zhveshur, e thërrasin Gollobordë! Pushojnë tek një burim i zi, e quajnë Çorovodë! Dhe se kanë për gjë të ta ndërrojnë edhe emrin që ta ka vënë nuni, duke e përkthyer nashke (serbisht). Kur emri është i papërkthyeshëm, të ngisin mbrapa një “viç”, që ta kesh në vend të bishtit gjithë jetën.Në turrin e parë të marrin plaçkën a tokën që i kanë vënë syrin. Po t’u thyesh hunët tërhiqen menjëherë: – Keqkuptim, keqkuptim, thërrasin. Në qoftë se mjaftohesh me protesta, të nxjerrin argumente nga më të pabesueshmit. Po t’i kërcënosh, e presin hovin dhe të thonë: – Në jemi për paqen, ne jemi për bisedime, le t’i shtrohemi pleqnisë! Po e hëngre të bisedosh me ta, e tjerrin punën tortë sa të vjen te hunda! N’u tregofsh i fortë në bisedime, ata lidhin paqe me ty! Por si rezultat i paqes ata s’dalin kurrë me humbje, sepse ti harron që në sofër të bisedimeve është malli yt, jo i tyre! E shumta, e shumta, ata do të humbasin atë që të kanë grabitur në fillim, gjë që s’është humbje. Ose pranojnë të ndajnë thelën përgjysmë me ty dhe atëherë të thonë me të qarë, se po bëjnë një sakrificë për hir të paqes! Kështu ata ndahen me fitim dhe përgatiten për një grabitje të re!

    Pjetër Arbnori

    Reply to this comment
    • vlora October 16, 12:10

      Me erdhi mire qe ne kete lloji debati merr pjese edhe nje specie e lashtesise skrrop black(e zeze)dhe.na bene histori se kush kane qene Serbia(ndonse ti merr persiper te thuash Serbet gje qe nuk e ke ate te drejte per shume aresye)na paskan bere keq.Po,e vertete vecse ne filozofine dialektike Historite kurre nuk perseriten,sepse Ambjenti dhe audienca jane krejtesisht te ndryshme,si te tilla ato nuk mund te jene identike.(nejse e di qe nuk me kuptone por me duhet te spjegohem)Po me rastin e France-Gjermanise,apo me Shqiperine dhe Turqine cfare ndryshone sipas teje qe maredheniet e vjetra u permbysen dhe linden keto qe jetojme?si e kuptone.Po ti vet qe me njerezit e tu ke qene ne konflikt teper te acarruar dhe sot ndjen kenaqesi kur i takone,c,fare i thua?E pra eshte gjenetika ajo qe i ka paisur shoqerite me certifikaten e PAPERSERITSHMERISE.(ka nevoje ta perseris).dhe kjo per ato aresye qe thashe:nuk jane te njejtat kushte (ambjent.Kohe dhe mos harrojme qe njeriu i sotem nuk eshte kurre si ai para 100 vjeteve.evolucioni e ka zhvilluar,e ka civilizuar,e ka detyruar te jetoi me realitetin.dhe ky realitet nuk mund te jete aq i agravuar si me pare,ai eshte bere me dashamires per kedo qe bashkone mendjen dhe fuqine per te siguruar rritjen e cilesive te jetes se njerezimit dhe te fqinjesise se mire.Ne fund,behu me i arsyeshem,ku te zoteroi aresyeja dhe jo rrugaceria qe ta prish imazhin sidomos kur fyen tjetrin pa patur asnje pune me ty.madje as qe dua te kem sepse e pash ne cfare kapacitetesh notone.

      Reply to this comment
    • Argjon October 16, 12:25

      Faleminderit për këtë pjesë!

      Po mendoja të shkruaja se Partia Socialiste e Shqipërisë është serbofile që moti, por kjo pjesë shpjegon shumë gjëra. E kupton pse Arbnori e shkoi jetën në burg.

      Falënderojmë shumë Shërbëtorin e Politikave të Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Zotin Edi Rama për tradhtinë ndaj Kosovës dhe faljen e jugut të vendit Greqisë me “vetë-deklarimin”!

      Tani mund të futet në histori si Esat Pasha dhe të ketë një rrugë më emrin e tij në Beograd.

      Reply to this comment
  7. Lili October 16, 08:47

    Presidentja kroate erdhi per te krijuar nje bosht kroati shqiperi mali i zi ku kishim nje kemb n’evrope po debili i jone i mbrapsht zgedhi serbine !

    Reply to this comment
    • mirel October 16, 14:35

      Nuk eshte debil, eshte horr i ndyre. Eshte maskara tradhetar. Misioni i pare i ketij plered eshte shkaterrimi i Shqiperise si shtet dhe kthimi i saj ne koloni greje e serbe, ku ky te jete si pasha ne Vilajetin e tij. Kaq i ndyre eshte

      Reply to this comment
      • Lili October 20, 08:20

        Edhe ma horre se sa mendon : pyetni pak Ramen kush e keshilloj te afrohet aq shume me Vucicin , pos Franca! Ky ishte vegla e Frances ne kete mesele ´balkanike ´ per krijimin e republikes se 7 ise e vjeter e frankoserbeve.

        Reply to this comment
  8. Ismail October 16, 10:54

    NJË ANALIZË NDËR TË PAKTAT, KU DIPLOMATI YNË I MADHI, FLET PA PIKËN E DIPLOMACISË. E KJO DO TË THOTË, SE RREZIKU KA TROKITUR NË PORTËN TONË. JANË MBUSHUR 100 VJET, QYSHSE ISH PARTITË KOMUNISTE TË ASAJ KOHE, TË DIRIGJUARA NGA BEOGRADI, SHPALLËN NISMËN BALLKANI-BALLKANASVE. DHE SHPËRTHYEN PËR KËTË PUNË, LËVIZJEN E SOKOLOVË-ve. POR ATËHERË, KISHTE NJË BASHKIM SOVJETIK, QË IA THEU DHËMBËT. U RIKTHYE IDEJA ME VUKMANOVIÇ TEMPON, POR PATI NJË PRIJËS KY VEND, QË IA THEU DHËMBËT… AI QUHET ENVER HOXHA, E SOT KA DATËLINDJEN.

    Reply to this comment
  9. historia perseritet October 16, 11:15

    Komunistet kane bere duart sholle duke duartrokitur dhe fytin drize duke u ngjirrur se brohorituri kur Enveri hipi Shqiperine ne qerren jugosllave, pastaj sovjetike, pastaj kineze, si dhe kur e vetizoloi nga bota.
    Socialistet jane gadi te mbllacisin bagla nga dor e Rames e te ulerijne se po hane mjalte.
    Eshte normale, Rama kryeson sot ate parti qe krijuan serbet me 8 Nentor 1941. Eshte ne dialektiken e tyre te rrijne pas bythes serbeve. Shaban Muratit prandaj sot nuk ja pelqejne shkrimin.

    Reply to this comment
  10. xyz October 16, 11:22

    Politiken ne shqiperi e bene janullatosi.Ai i ka vene frenat edhe rames edhe metes edhe bashes edhe berishes….Shqiperia eshte e kapur!

    Reply to this comment
  11. Dash October 16, 11:37

    “BLACK SWAN” shume dakort , kjo eshte historia e spjeguar per naivet e thjeshte , ekzaktesisht kete kane bere dhe ate do perpiqen te bejne gjithnje edhe pse ndoshta me metoda te reja ,.e keqja eshte qe ne shqiptaret nuk kemi mesuar kurre nga historia , sejcilit nga ne kur ka njefare pushteti iduket sikur ne ate moment historia e ka thirrur ATE te beje levizjen madhore (megalomani dhe ego e semure) …pa u perpjekur te shikoje mbrapa dhe te mesoje nga historia e popullit te tij……..shpresoj qe KM yne ta lexoje me kujdes kete artikull-alarm te analistit patriot dhe me nje eksperience te gjate Shaban Murati ! (Nuk jam dakort me ata qe e quajne Enverist , pasi problemi eshte qendrojne ato qe thote apo jo , dhe a eshte koherent analisti …ne shqipot duhet te largohemi nga “biografia” sepse kemi vuajtur nga ajo )

    Reply to this comment
  12. vilson naci October 16, 13:01

    Dakort more sh.Shaban, por shikoje se ti vazhdon analizen me mentalitetin e viteve 60. Kan ndryshuar shume gjera nga ajo kohe. Mire se para vitit 1990 ne ishim te veteizoluar dhe Europa na priste krahapur qe te na fuste ne gjirin e saj te “NGROHTE”, Po tani qe kemi 30 vjet qe i kemi heqor portat e vetizolimit dhe jemi bere han pa porta, cfar ka kjo Europe. Politika e Erupes o sh. Shaban eshte si ajo barcoleta qe cfar uji i ke ghene gomarit uje te ftohte apo te ngrohte. Mos u frikso !

    Reply to this comment
  13. Preza October 16, 13:11

    Zoti Murati

    Jo cdo koment eshte nje arsyetim diplomatik.
    Siguirisht qe ne disa raste ju kemi dhene shume te drejte dhe sigurisht qe diplomacia shqipetare ka shume elemnte per te rregulluar, madje mund te themi se do bere nga e para, si ne Ministrine e Evropes dhe Puneve te Jashteme, ashtu edhe ne kokat e pazhvilluara te drejtuesve tane kryesore dhe ne rastin konkret te njeriut te paditur, sharlatan e aventurier, Edi Rama.
    Por do te kerkoja nga ju me teper modesti duke filluar nga rubrika juaj ” Keshilla per miqte “. Nese do te marresh persiper te keshillosh miqte, do te thote se ju jeni me i ditur se miqte tuaj, me i zgjar se ata, ne nje nivel jo me ta, dhe tek e fundit kur nuk je me miqte e tu ne nje stad te barabarte dikutimi, pranimi, reciprociteti, niveli, kulture etj, a i keni vertet miq ata qe keshilloni. Nese miqte tuaj jane te tille, cnevoje kane ti keshilloni ju??!!!.
    Persa i perket idese se krijimit te nje hapsire ballkanike te levizjes se lire te mjeteve, mallrave, ideve dhe lehtesirave qe krijohen per vendet e ashtuquajtura te Ballkanit Perendimor, kjo eshte nje ide e hershme e hedhur gjate viteve pas ndryshimit te sistemit ne te tere grupin e vendeve te ketij rajoni.
    Dhe nese realizohet do ti paraprije hapsires se perbashket qe ky grup vendesh do te kete brenda Bashkimit Evropian dhe pse jo edhe nje hapsire sipas marreveshjes se Schengenit.
    Keto inisiativa nuk kemi se pse ti shohim si inisiativa Jugosllave, si vuciciste, si sllaviste, etj. Ju zoti Murati per nje moment harroni se prej qindra vjetesh ne kete rajon jetojme me fqinj tanet qe ne periudha te ndryshme nuk na kane dashur aspak te miren. Si fqinjet e Jugut ashtu edhe ata te Veriut. Ata me ndihmen e fuqive te medha na kane coptuar na kane marre teritore dhe Shqiperia eshte nga vendet e rralla ne bote qe ne te gjithe hapsiren e saj rrethohet po nga shqipetare dhe territore shqipetare. Aty jane ata dhe aty do ti kemi perjete.
    Por kjo nuk do te thote qe ne nje situate te re, totalisht ne avantazh te shqipetareve ne rajon, kur kemi dy shtete shqiptare dhe nje ndergjegje akoma me te rritur dhe pjesmarrje me te madhe ne vendimmarrje ne ato vende te cilat jetohen nga shqipetare.
    Koha duhet te punoje per paqen dhe jo per luften. Qeveria kosovare dhe shoqeria e kososves ne te gjitha aspektet duhet te punojne fort edhe ne rrafshin diplomatik per te identifikuar kriminelet serbe te luftes dhe ti vere ata para drejtesise. Te perdori mire karten e genocidit qe mendjet e nxehta te Beogradit kryen ndaj Kososves dhe popullit te saj. Por nga ana tjeter duhet te punoje per marreveshjet me Serbine dhe sidomos ate te njohjes se saj nga Serbia. Serbia eshte fqinji i perjetshem i Kososves. Prandaj duhet mencuri.
    Perse duhet te mendojme gjithnje me frike se mos na e hedhin vendet e tjera, qofte kjo edhe Serbia? As qe duhet te kete asnje dyshim se cdo vend qe hyn ne keto marreveshje shikon nje te mire te shtuar per vete. Ne te kundert perse do te benim marreveshje?
    Keto hapsira qe krijohen ne rradhe te pare sjellin ndryshime dhe rezultate ekonomike. Ketu lind pyetja a do te ndikohet Shqiperia nga prania e mallrave serbe dhe fuqia e saj ekonomike, qe per hir te se vertetes nuk eshte ndonje fuqi e konsiderushme ku akoma ne shume fusha mbizoteron mendimi dhe pronesia shteterore, dhe ne te cilat shqiperia dhe biznesi shqipetar, is dhe tregu shqipetar jane shume me perpara se serbet ne koncept dhe ne mentalitet, dhe mallrat serbe aty jane edhe tani por nuk luajne ndonje rol paresor ne Shqiperi. Llogarite duhet te behen me kujdes nga specialistet.
    Por duhet te thyejme barierat izolacioniste. Boll jemi izoluar. Shqipetaret kane “pushtuar” boten, jane kudo. Jane edhe ne Serbi e ne Beograd.
    Nuk duhet qe paaftesine tone per te orientuar prioritet ta kthejme ne nje fobi ndaj vendeve te tjera qofshein keta fqinjet tane. Por duhet te punojme qe prodhimet tona, energjia jone, mineralet tona, nafta jone, portet tona, infrastruktura jone te vihen ne funksion te ketij zhvillimi. Askush nuk fal. Secili kerkon zhvillim dhe lehtesira per vete. Kjo dihet. Por nuk mund te mbulojme paaftesine ton me izolim dhe me idete e jugosllavise.
    Jane provuar te gjitha format ndaj shqipetareve, mund te jene tkurrur, por nuk jane asimiluar dhe e kane mbajtur kurdo koken lart.
    Prandaj zoti Murati, dil nga izolimi i perceptimeve te shkuara. Edhe ne 48-49 kur rreziku i nje lloj aneksimi nga jugosllavia dhe fqinji jugor ishte i madh, Shqiperia dhe shqipetaret diten se si tja kthejne mbrapsht cdo ide dhe qellim fqinjeve shoviniste.
    Koha ka ndryshuar. Shqiperia duhet ti kthehet punes.
    Ne rradhe te pare te shporri hajdutet dhe vjedhesit ordinere ne qeverite qe pasojne njera tjetern. Aty fillon cdo proces. Ekonomik, politik, diplomatik etj

    Reply to this comment
  14. intelektuali October 16, 13:27

    Memo per Ismail Beun qe si Ethem Beu shkruan vetem me germa te medha te shtypit:

    Enveri – me shtatë ditëlindje:

    Në ditët e ceremonisë mortore Enver Hoxha promovohej si Prijës që ka “vetëm ditëlindje” dhe që s’ka të ngjashme as në rrëfime biblike. Kaluan afër 20 vjet nga kjo ceremoni përjetësie dhe zbulohet se Enveri ishte me shtatë ditëlindje dhe ato me shtrirje në katër stinët! Në fund të pranverës së 1908-ës, më 12 të majit, Hoxhatët gëzoheshin për lindjen e djalit që pagëzohej Enver, lindja regjistrohej në regjistrin e Bashkisë së Gjirokastrës, që gjendet edhe në AQSH me këto identitete: “Regjistri Nr.6, fleta 5. Lagjja: Teqe-Meçite-Hazmurat. Rruga: Koto Hoxha. Enver Hoxha-Halil-Gjylo. Ditëlindja 12.5.1908”. Pra 12 maji ishte ditëlindja e vërtetë dhe zyrtare e Enverit. Ditëlindja e njohur e 16 tetorit, që kujtohet çdo vit nga ithtarët e familjarët e tij, nuk është regjistruar në asnjë burim zyrtar të Enverit në fëmijërinë e tij. Enveri me shtatë ditëlindje, gjashtë nga të cilat shënuar me dorën e tij dhe pa të ngjashmen e vet zyrtare. Nuk dihet ditëlindja e tij në regjistrat e shkollave të ulëta në Gjirokastër, por besohet se do të jetë ditëlindja e vërtetë: 12 maji. Në Liceun Francez të Korçës, Enveri regjistrohej me dy ditëlindje: 25 dhe 30 qershor. Në Universitetin e Montpeljesë regjistrohej me ditëlindjen 3 tetor, dhe me këtë ditëlindje ishte edhe në Bruksel kur punonte ne Ambasaden e Ahmet Zogut. Kur Enveri vuri kandidaturën për deputet në zgjedhjet e dhjetorit 1945, në biografinë e tij lexohet vetëm vitlindja dhe jo ditëlindja. Në vitin 1946 lexohet ditëlindje e re – ajo e 8 shkurtit. Albumi Lufta Nacionalçlirimtare, botim i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (1947), Enveri e ka ditëlindjen më 10 shtator. Në kronikën “Udhëtim në rrugën e Komandantit”, 2 tetor ‘47. shkruhet: “Më 16 tetor të këtij viti, Komandanti ynë Enver Hoxha mbush plot 39 vjet” dhe ky është informacioni i parë i ditëlindjes së Enverit më 16 tetor. Në gazetën “Bashkimi” të 16 tetorit 1947 ribotohej broshura “Biografi e shkurtër e Enver Hoxhës” dhe që në fillim lexohet: “Më 16 tetor të vjeshtës së dytë të vitit 1908 lindi udhëheqësi i Shqipërisë së re, Enver Hoxha…” (Gazeta “Bashkimi” 1947: 16 tetor dhe broshura: “Enver Hoxha. Biografi e shkurtër”, 1947) Prej 2 tetorit 1947, ditëlindja zyrtare e Enverit mbeti 16 tetori, që kujtohej në 16 tetorin e çdo viti. Enveri e ka të ngjashme datëlindjen me Stalinin, i cili ndryshoi ditëlindjen e vitlindjen e vërtetë, e ka të ngjashme edhe me Josif Brozin (Tito), i cili ishte me pesë ditëlindje dhe ishin shokët e tij të Luftës që ato vite i ndryshojnë ditëlindjen e vërtetë, por që s’dihet arsyeja dhe ka mbetur nje enigme e vërtetë. Stalini dhe Tito ditëlindjen e ndryshojnë në moshë madhore, por Enveri e ndryshon në moshë adoleshente e mendja shkon se kishte një arsye të fortë, që normalisht s’e bën askush tjetër. Një argument interesant vjen nga Blendi Fevziu, që pesë ditëlindjet e tij Enveri dhe Nexhmija i shpjegojnë me “kaosin” që ishte në shoqërinë e kohës dhe është vështirë të kuptohet mania e Enverit të ndryshojë ditëlindjen në ndërvarësi me “kaosin” e kohës: Argumenti tjetër befasues vjen nga Nexhmie Hoxha, pas “eksplorimit” që bëri në Montpelje më 1977-ën, kur i bie në dorë dokumenti i regjistrimit të Enverit në Universitetin e Montpeljesë, me lindje 3 tetor 1908. Dhe, për të evituar keqkuptimet për këtë ditëlindje të dytë të Enverit, në parathënie të librit “Enver Hoxha, vite të rinisë”, Nexhmia vjen me argumentin pa lidhje me “kaosin” e kohës: “…Ruheshin regjistrat ku figuronte emri i Enverit me datëlindje 3 tetor 1908, ashtu siç ka pasur të shënuar në pasaportën e atyre viteve, sipas kalendarit “alla turka” dhe që “alla frënga” i bie pikërisht 16 tetor”. E para, 3 tetori, sipas kalendarit “alla turka” nuk përkon saktësisht me 16 tetorin. Enveri me kulturë perëndimore ama sillet “alla turka”! Cila është ajo forcë që Enverin edhe në Francë e mban mbërthyer me të menduarit “alla turka”? Kjo është pyetje që ka mbetur pa përgjigje. E çfarë argumenti mund të sjellë Nexhmia për gjashtë ditëlindjet e tjera e veçanërisht për ditëlindjen e vërtetë: 12 maj e regjistruar në regjistrin e Bashkisë së Gjirokastrës. Dokumentat tregojnë se ditëlindja e 16 tetorit është publikuar për herë të parë më 4 tetor 1947 në gazetën “Bashkimi”. Ditëlindja zyrtare e vërtetë, që dokumentohet në AQSH dhe në Bashkinë e Gjirokastrës, është 12 mars kurse në Montpelje Enveri regjistrohej me ditëlindjen 3 tetor.’

    KUSH ESHTE E VERTETA DHE PSE ENVERI E KA FSHEHUR DITELINDJEN E TIJ?

    Kjo ka mbetur nje enigme e pazbuluar nga historia jone kombetare deri tani,

    njashtu:

    SI ANTARSIMI I NEXHMIJES NE PARTINE FASHISTE MENJEHERE PAS PUSHTIMIT NGA ITALIA E DUCES

    Besoj se kam qene i dobishem per informacionin e paraqitur

    intelektuali

    Reply to this comment
  15. Thana October 16, 13:35

    Shkrim qe te kthjellon per marredheniet midis Serbise e Shqiperise. Intelektuali ka te drejte kur sugjeron se Edvin Rama mund te luaje rolin e informatorit te Merkel…

    Reply to this comment
  16. Patrioti October 16, 14:31

    Kembane alarmi… mjafton te shikosh se c’ben Kroacia nje ish shtet Slav me gjuhe sllave kur e sanksionon ne kushtetute, neni 142: “Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtete të tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e Unionit të Shteteve të Sllavëve të Jugut, është e ndaluar”.

    Po Shqiperia ….? jo vetem me kushtetute por ne cdo dokument qeveritar duhet te ndaloje keto lloj aleancash pikqorri

    Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 October 16, 16:07

    o shab
    “Shqipëria në kurthin serb “nuk ka rënë dobiçi i burgajetit në asnjë kurth!!
    nuk është aq budalla sa e bëni!!
    të ishte për të rënë në kurth kishte për të rënë në kurthin e popullit shqiptar dhe kishte për të vepruar drejt!kishte për të punuar për të!!
    e ke parë ndonjëherë të bëjë ndonjë gjë sagllam??të bëjë ndonjë gjë për këtë popull e për këtë shtet??
    e nëse më gjen diçka atëherë pranoj dhe unë që “ka rënë në kurth”!!

    Reply to this comment
  18. DRENICA E KUQE October 16, 17:10

    Shqiperia dhe shqiptaret nuk jane vetem ne kurthin serb, por jane ne kurthin dhe kthetrat “shqiptare” te “Kombit LDKIST Kosovar”… Sepse te keqijat Shqiperise dhe shqiptareve u vine prej vete “shqiptarve” ne pushtete te huaja sidomos te atyre “shqiptarve” qe dhembe e dhemballe u kane rene ne pushtetin me te eger e me te rafinuar anti shqiptar te Titos… Po ku jeni kah i shihni dy shtete shqiptare z. Shaban Murati? Nga praktika e derisotme e “tranzicionjit demokratik” 30-vjeçar shihet se keto jane dy shtete anti shqiptare qe ushtrojne fashizem politik, ekonomik, financiar… ndaj popullit shqiptar(Sic!)…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  19. Burim Bardhari October 16, 17:33

    Kalatrojançe serbiançe, japin kalin dhe marrin kalane!

    Reply to this comment
  20. U DEGJUAN KRISMA ZOTI SHABAN ! October 16, 17:33

    Nga gjithe ky artikull dhe mega-komentet me poshte do te vecoja kete koment me poshte ku me 5-6 rrjeshta ka thene sa nje rroman:
    .

    ___________________
    vilson naci

    Dakort more sh.Shaban, por shikoje se ti vazhdon analizen me mentalitetin e viteve 60. Kan ndryshuar shume gjera nga ajo kohe. Mire se para vitit 1990 ne ishim te veteizoluar dhe Europa na priste krahapur qe te na fuste ne gjirin e saj te “NGROHTE”,
    Po tani qe kemi 30 vjet qe i kemi heqor portat e vetizolimit dhe jemi bere han pa porta, cfar ka kjo Europe. Politika e Erupes o sh. Shaban eshte si ajo barcoleta qe cfar uji i ke ghene gomarit uje te ftohte apo te ngrohte. Mos u frikso !
    ______________
    Ne vazhdim te ketij komenti perfekt te zotit Naci do ti shtoja dhe keto rrjeshta:
    .
    E para:
    zoti shaban :Cfare ke shkruar ne kete artikull qendrojne por ajo qe ka rendesi 100% qendron te pyetja :A i ben Edi K. Rama( EKR) me koken e tij keto levizje te dyshimta apo jane tutoret euroatllantikas ? Mendimi im eshte se EKR-ja po zbaton si nje fil (oficer) ne fushen e shahut skemen qe luhet nga superfuqite qe jane USA-BE-RUSIA..nuk eshte sekret te thuhet qe pas largimit te amerikaneve nga Siria rradhen e ka Ballkani..PRANDAJ TI MURATI I DYTE NESE KE BURRERI ME SAKTE ATDHETARI…merru me ate qe e komandon me dron Ramen sepse e di por nuk ke kellqe ta thuash
    E dyta:
    Ne funksion sa me lart ti Shabe bere NAMIN ne nje artikull ku ulurisje pse Rusia kishte derguar ne Serbi nje ambasador POWERFULL…..kur n ete njeten kohe Kryealeati yne Amerike na ka lene me nje perfaqsim me te ultin qe nga 1922…Pra ju pyes publikisht zoti Murati:

    LEXO ME KUJDES:

    Mos valle Euro-atllantiket po terhiqen avash-avash nga interesat e Shqiperise ne Ballkan duke perkrahur pas perdes Serbet dhe nxjerrin Ramen si cunaku te filmi lulkuqet mbi mur qe ngeli duke thene:
    Pse une zoti kujdestar( ambasador) ?? dhe pastaj e vrane…
    .
    A nuk tingellon si vrasje politike e Edi Rames nga “garantet e tij nderkombetare”
    .
    Pse o Shabe nuk na thua kush jane ato “drejtore zemermire” qe vrane Sulon tone duke e detyruar te perdhose shtetin e Kosoves..
    .
    Zoti Shabe !

    Ke intelektin dhe eksperiencen te mos gjuash nga mbrapa nje kufome qe po e varrosin (e kam fjalen EKR-ne) por merru me ata drejtoret e tij qe po na poshtrojne si komb..

    U degjuan krisma zoti Shaban !

    Reply to this comment
  21. Arben October 16, 18:02

    SHQIPERIA UROPIANE, KESHTU E KA PROFESOR

    GJITHA DYERT MBYLLUR

    Reply to this comment
  22. genti October 16, 21:58

    Diplomati Murati e thote te verteten por jo te teren.
    BE e ka arritur qellimin e krijimit te jugosllavise me emra perkdheles dhe tani nuk ka nevoje te marr pjese ne mbledhjet qe i thrret kryetari i saj vuic e ky kodoshi rama detyrohet tashme te marr pjese ne to !

    Shqiperia e shqiptareve , tashme ka marr fund , ky eshte realiteti qe e kemi sjellur vet.

    Pyetje per”intelektualin”,qe veq te shkruaj broqkulla gje me teper s’dine : kush e ndaloi te behet Shqiperia republike e shtate jugosllave ne se jo Enveri ?!

    Reply to this comment
  23. Poshtë kusarët e qeverivjedhjes dhe haleancat e tyre esat pash-ahmet zogolliane me sërbët! October 16, 23:31

    Si mundet një hajdut profesionist si Edi Rama që po grabit haptazi me bandën e tij PS popullin dhe vëndin e vetë aq sa në çdo shtëpi shqipëtare po diskutohet vetëm ikja , vetëm ikja nga ky vend i mallkuar, të bëj një alencë me një shtet tjetër në interes të popullit dhe vëndit të vet!? Njerëz, mblidhni mëndjen, Edi Rama është një aksident i kobshëm që nuk mund ti sjell asnjë të mirë këtij populli dhe këtij vendi përveçse poshtërsitë që edhe pushtuesi më i egër nuk i ka menduar. A e dini që në fshatrat e Shqipërisë po shtohet në mënyrë të frikshme numri i shtëpive të pa banuara që po bëhen fole kukmjaçkash sepse pleqtë po vdesin dhe bijët dhe niprit e tyre janë jashtë shtetit. Politika e Edi Ramës dhe e kolegëve të tij kusarë të PD dhe LSI është politika e çpopullimit të trojeve të kombit shqipëtar dhe ju besoni akoma në aleancat e këtij armiku të betuar të shqipëtarëve! Njerëz, mblidhni mëndjen dhe shikoni shtëpitë që po mbyllen çdo ditë në lagjen tuaj, në fshatin tuaj, në qytetin tuaj dhe diskutoni për aleancat e sharlatanëve të flliqur që po na qeverivjedhin çdo sekondë!
    Njerëz, aleancat janë frut i një mendimi kolegjial ku përfshihen institucionet shtetërore me karakter politik, ekonomik, ushtarak, diplomatik, e pse jo edhe ato si akademia e shkencave, duheshin pyetur institucione te shtetit të Kosovës. Ky i nerumi kryeministri ynë mos e ka pleqësuar këtë punë me familjen e tij dhe u nis për të firmosur një aleancë strategjike me një shtet ku populli akoma buçet në stadiume vdekje shqipëtarëve dhe presidenti kryeson fushatën plotësisht armiqsore për të mos njohur pavarsinë e shqipëtarve të Kosovës?
    Të paktën a e ka pleqësuar këtë punë me krahun e djathtë të tij në qeveri, të nerumin Braçe dhe krahun e majtë ministreshën Spropali se kryetarin e kuvëndit, të nerumin Ruçi, e ka vetëm si maus për kompjuterin e kuvëndit për të aprovuar PPP për rrugët që kushtojnë 100 miljon euro kilometri dhe nuk e pyet për këto gjëra. Po kryetari i shtetit, i nerumi president a vihet në dijeni për aleancat e kryeministrit apo ai nuk ka nge se po meret me zhvillimin e zgjedhjeve të rëndësishme të 13 tetorit të dekretuara prej tij pas çdekretimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit!!!!?
    Zoti Murati , aleanca e një shteti gërdallë, të shkoqur institucionalisht dhe të falimentuar në të gjitha drejtimet, firmosur nga një kryeministër që tregohet me gisht si kusar i popullit të vet jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë vëndit, firmosur nga një president që kryeministrin tonë e quan me tallje “politikan të rangut botëror”, nuk është ogur i mirë për kombin tonë dhe kjo s’ do shumë mënd të kuptohet.Vetëm militantët e bandës së PS brohorasin aleancat që pjell mëndja e vetmuar dhe primitive e krye kusarit të tyre.

    Reply to this comment
  24. Buda October 18, 13:13

    Shaban, ktheje shenjestren nga lepuri Macron, miku me koke i serbeve dhe armiku patologjik i shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*