4 shqiptarët e Zvicrës dhe megalomania e mëmëdhetarëve virtualë

July 4, 2018 16:17

4 shqiptarët e Zvicrës dhe megalomania e mëmëdhetarëve virtualë

 

Nga Çapajev Gjokutaj*

Zvicra i thotë lamtumirë Botërorit. Nga reagimet në rrjet kupton se shumë shqiptarë kanë bërë tifo për skuadrën zviceriane.

Është krejt e natyrshme. Kur ka shqiptarë që bëjnë tifo për Brazilin a Francën, për Gjermaninë, Spanjën a Italinë, pse të mos ketë edhe për Zvicrën?

Çapajev Gjokutaj

Për më tepër se në kombëtaren zviceriane u aktivizuan me dinjitet katër lojtarë me origjinë shqiptare.

Gjoba për shqiponjën e Shaqirit dhe të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë, pas gjasash ishte një faktor plus që i nxiti shqiptarët të shprehnin simpati e të bënin tifo për Zvicrën.

Faktor ekstrasportiv natyrisht, por është në natyrën e futbollit që t’i bashkojë njerëzit sipas identitetesh kolektive, përfshi këtu edhe identitetin etnik.

Gjithsesi janë pavend komentet e tipit: me 4 shqiptarë, o zviceranë, arritët deri këtu, herë tjetër merrni dhe ca të tjerë të arrini në finale, se nuk ecet përpara vetëm me orë, lopë e çokollata.

Këta mëmëdhetarë virtualë, përpara se të rrahin gjoksin për origjinën shqiptare të futbollistëve, bëjnë mirë të kujtojnë se kush i rriti dhe, sidomos kush i formoi si futbollistë.

Unë jam me ata që thonë se s’ka ndonjë gjë të keqe të krenohemi me njerëzit e gjakut shqiptar, që bëjnë emër jashtë.

Por gjella me kripë e kripa me karar.

Shumë më tepër duhet të vrasim mendjen ç’duhet të bëjmë që talentet nga të gjitha fushat të mund të zhvillohen edhe këtu, në dheun mëmë.

S’ke ç’thua për ata që ngjiten mbi talentin, djersën, arritjet individuale të Xhakës me shokë dhe prej andej shpërfillin Zvicrën e zvicerianët, si vend që ditka të bëjë vetëm orë e çokollata.

Janë seriozisht rëndë.

S’ka fjalë a këshillë që të mund t’i shpëtojë nga megalomania, e cila në këtë rast i ka rrënjët në një kompleks të thellë inferioritetit.

(Nga cikli ‘Katakombet e kombit’)

*Marrë nga profili i autorit në Facebook/ Titulli redaksional

July 4, 2018 16:17
Komento

4 Komente

  1. dhe shih cfar ..pamjesh, si halabak July 4, 17:05

    Nje artisti te penes si ti i ben nder shtypit . Ngelsha pa atdhe po me perfaqesuan keta pjella te pordheve dhe te lekut….

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 July 4, 17:28

    “shpërfillin Zvicrën e zvicerianët, si vend që ditka të bëjë vetëm orë e çokollata.”
    KA BOLL të tillë!por kjo nuk do të thotë se injorohet,ofendohet zvicra!!
    tregohet injoranca e tyre!!asgjë më tepër!!
    a thu se me çokollata e lopë sigurohet mirqënja më e lartë në botë??
    po të ishte kështu ndoshta ne do të ishim shumë më lartë se zvicra!!

    Reply to this comment
  3. nora July 4, 18:36

    te dhjere si perhere por krenare si gjithmone.mire qe nuk e dine si jeton bota se do ishin cmendur.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia July 4, 22:49

    Xhaka she Shaqiri jane disa ordinere qe eshte turp dhe faqja e zeze te krenohesh me to, duke qene se prinderit i kishin lopcare dhe iken ne Zvicer u perpoqen te nxjerrin buken e gojes me topin nderkohe kur bashkemoshataret e tyre zvicerane lexonin neper gjimnaze dhe universitete, ketu ne Zvicer po ta shikosh 90% e futbollisteve ne klasat zinxhir jane te huaj e cila reflektohej edhe ne kombetaren e Zvicres sepse eshte rruga me e lehte me siguruar + qe enderrojne te behen me emer ne te ardhmen. Cfare beri Xhaka dhe Shaqiri me perjashtim te rasteve qe paten me Serbine? Qene lojtaret me te dobet ne fushe, Stoke i Shaqirit ra nga kategoria, Bayerni, Interi te gjithe e perzune. Bejuni me racional kur flisni per ordinere qe vetem topit dinë ti bien

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*