4 teori të Karl Marksit që vlejnë edhe sot

November 8, 2017 09:30

4 teori të Karl Marksit që vlejnë edhe sot

Edhe pse filozofi gjerman jetoi dhe shkroi në shekullin e XIX, një epokë shumë ndryshe nga kjo e sotmja është e padiskutueshme se dy nga veprat e tij, “Manifesti komunist” (bashkë-autor me Friedrich Engels) dhe “Kapitali”, në një periudhë të caktuar të historisë patën një ndikim të madh politik dhe ekonomik në shumë vende dhe miliona njerëz.

Krijimi i Bashkimit Sovjetik pas Revolucionit Rus ishte një shembull i kësaj. Askush nuk e mohon që blloku socialist ka shënjuar një pjesë dërrmuese të historisë të shekullit XX.

Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë se komunizmi nuk u materializua ashtu siç u paraqit nga Marksi dhe Engelsi, dhe përfundoi duke u bërë një projekt i dështuar. Në fund, blloku sovjetik u shemb dhe kapitalizmi mbizotëroi pothuajse në të gjithë planetin.

Por a mund të thuhet se mendimi i Marksit është vjetëruar? Apo mund të shpëtohen disa nga idetë e tij që u bënë realitet dhe vazhdojnë deri në ditët tona?

  1. Aktivizmi politik

Në “Manifestin Komunist” dhe vepra të tjera, Marksi përshkruan luftën e klasave në shoqërinë kapitaliste dhe se si proletariati në fund do t’u marrë pushtetin elitave dominuese në të gjithë botën. “Kapitali”, kryevepra e tij, është një përpjekje për të mbështetur këto ide me fakte të verifikueshme dhe analiza shkencore. “Kapitali” në atë kohë ishte një mesazh i fuqishëm në një botë ku shtypja dhe pabarazia ishin të shumta.

“Përvoja personale e tjetërsimit të Marksit, i cili jetoi në varfëri, i dha intensitet të madh në analizën e tij, e cila fitoi staturën e filozofisë kundër përbindëshit kapitalist që skllavëronte njerëzit”, shpjegon një nga biografët  më të njohur të tij, britaniku Francis Wheen.

Gjatë shekullit të XX, idetë e Marksit do të frymëzonin revolucionet në Rusi, Kinë, Kubë dhe shumë vende të tjera. Marksizmi shkoi edhe më tej dhe u bë një mënyrë për të interpretuar botën në përgjithësi: ideja e thjeshtë se historia është një luftë klasash antagoniste ndikoi gjithashtu në letërsi, art dhe arsim.

“Sot Marksi është ende relevant, si filozof politik. Brez pas brezi, shumë kërkojnë frymëzim tek ai për betejat e tyre”, thotë Albrecht Ritschl, historian gjerman i specializuar në marksizëm dhe kreu i Departamentit të Historisë Ekonomike të “London School of Economics” në Mbretërinë e Bashkuar.

“Njerëzit vazhdojnë të flasin për çështjet që Marksi fliste, shton eksperti. Për shembull, globalizimi. Marksi ishte një nga kritikët e parë të ndërkombëtarizimit të tregjeve. Ai gjithashtu iu referua pabarazisë, duke paralajmëruar për rritje të pabarazisë në botë”.

“Mund të thuhet se Marksi vazhdon të jetë tërheqës dhe është pjesë e diskursit politik aktual”, përfundon Ritschl.

Ndërsa rënia e Bashkimit Sovjetik në dhjetor të vitit 1991 shënoi një goditje të madhe për teorinë marksiste (për një kohë të caktuar partitë e majta dhe universitetet i dhanë më pak rëndësi), kriza financiare globale e 2007-2008 i dha sërish rëndësi.

Ky kolaps ishte një shembull klasik i krizave të përsëritura të kapitalizmit që mendimtari gjerman kishte parashikuar. Që atëherë shitjet e “Manifestit Komunist” dhe “Kapitalit” sa vijnë e rriten në të gjithë botën.

  1. Përsëritja e krizave ekonomike

Marksi vuri në pikëpyetje idenë se kapitalizmi ishte vetë-rregullues. Për të nuk kishte një “dorë të padukshme”  që vinte rregull në forcat e tregut, ashtu siç pohonte Adam Smith, “babai” i kapitalizmit, në “Pasuria e Kombeve”.

Përkundrazi, Marx argumentonte se sistemi ishte i dënuar të përjetonte periudha krizash të përsëritura (sot ekonomistët do të flisnin për recesionet) që ishin të natyrshme për të.

“Edhe pse ai nuk ishte i vetmi që foli në lidhje me këtë, ideja origjinale ishte që çdo turbulencë do të çonte në një tjetër më të keqe e kështu me radhë deri në shkatërrimin e kapitalizmit”, thotë Albrecht Ritschl.

Kolapsi i bursave të vitit 1929 dhe krizat pasuese arritën kulmin në 2007-2008, kur bota përjetoi një kolaps financiar si kurrë më parë përsa i përket ashpërsisë, impaktit dhe vazhdueshmërisë.

“Është e vërtetë që aspektet e pazgjidhura të kapitalizmit çojnë në kriza të reja, por ideja deterministe e Marksit se sistemi do të shembej për shkak të gabimeve të tij të brendshme është e pabesueshme”, paralajmëron Ritschl.

“Megjithatë, sot ne jemi më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm se kurrë përballë turbulencave, pjesërisht falë tij”.

Edhe pse, në kundërshtim të asaj që ai parashikoi, krizat nuk kanë ndodhur në industrinë e rëndë, por në sektorin financiar, sqaron eksperti.

  1. Fitimet e tepërta dhe monopolet

Një aspekt i rëndësishëm i teorisë së Marksit është e ashtuquajtura “mbivlera”: vlera që një punonjës krijon mbi vlerën e fuqisë së tij punëtore. Problemi, sipas mendimtarit gjerman, është se pronarët marrin për vete “mbivlerën” dhe përpiqen të maksimizojnë fitimet e tyre në kurriz të proletariatit.

Kështu, kapitali ka tendencë të përqendrohet dhe centralizohet në disa të pasur, gjë që çon në papunësi dhe zhvlerësim të pagave të punëtorëve.

Kjo mund të shihet edhe sot.

Për shembull, një analizë e kohëve të fundit e revistës britanike “The Economist” tregon se ndërsa në dy dekadat e fundit pagat e punëtorëve në vende si Shtetet e Bashkuara kanë qenë në stanjacion, pagat e drejtuesve të lartë është rritur ndjeshëm nga 40 – 110 herë më shumë.

“Kritika e Marksit për akumulimin është e vlefshme edhe sot, sepse vazhdon të jetë një nga pikat e dobëta të kapitalizmit”, thotë Ritschl.

“Sot e shohim qartë në akumulimin e tepruar të pushtetit nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe gjithashtu në formimin e monopoleve dhe duopoleve.  Marks na paralajmëroi për rreziqet e gjithë kësaj”.

 

  1. Globalizimi dhe pabarazia

Biografët e Marksit si Francis Wheen dhe studiues të tjerë të veprës së tij pajtohen që filozofi gaboi me idenë e tij deterministe se kapitalizmi do t’i bënte varrin vetes duke krijuar varrmihësit e tij. Përkundrazi ndodhi e kundërta: me rënien e komunizmit, kapitalizmi jo vetëm që u forcua por u përhap edhe në të gjithë botën.

Askush nuk e shpreh më mirë këtë ironi të historisë se mendimtari marksist Jacques Rancière, profesor i filozofisë në Universitetin e Parisit VIII.

“Proletariati, në vend që të varroste kapitalizmin, e mban në jetë. Punëtorët e shfrytëzuar dhe të keqpaguar, të çliruar nga revolucioni më i madh socialist në histori (Kinë), janë në prag të vetëvrasjes në mënyrë që Perëndimi të vazhdojë të luajë me iPad-ët e tyre. Ndërkohë, paratë kineze financojnë  Shtetet e Bashkuara që në një rast tjetër do të ishin të falimentuara”.

Por nëse Marksi dështoi në këtë parashikim, ai nuk gaboi në kritikat e tij ndaj ndërkombëtarizimit të kapitalizmit.

Në “Manifestin Komunist”, ai thotë se zgjerimi global i kapitalizmit do të bëhet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në sistemin ndërkombëtar, siç do ta tregonin një sërë krizash financiare në shek. XX dhe XXI. “Nevoja për të zgjeruar vazhdimisht tregjet që produktet të shkojnë tek borgjezia në të gjithë sipërfaqen e globit –thotë Marksi dhe Engelsi -ajo duhet të strehohet kudo, vendoset kudo, e të krijojë lidhje kudo. Ajo detyron të gjitha kombet, të adoptojnë mënyrën borgjeze të prodhimit”.

Kjo është arsyeja pse marksizmi është shpëtuar dhe përligjur në debatin aktual mbi problemet e globalizimit.

“Sot ka shumë njerëz në botë që shqetësohen për shkatërrimin e tregjeve lokale, pasigurinë në punë dhe humbjen e vendeve të punës”, thotë Albrecht Ritschl. Globalizimi, për shembull, ishte një nga temat kryesore në zgjedhjet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Është e qartë se përkundër disa parashikimeve të dështuara dhe ideve të vjetra, Marks ngriti në shekullin e XIX disa çështje të debatit mbi politikën dhe ekonominë që mbeten në fuqi më shumë se një shekull më vonë. O.J/Dita

 

November 8, 2017 09:30
Komento

14 Komente

  1. ELIOT November 8, 14:49

    VETEM NJE SHQIPTARE …..OSE BOLSHEVIKE MUND TE FLASI AKOMA PER MARKSIN …..JETOJ NE FRANCE .. DHE NJE HERE ME SHOKET I FOLA PER MARKSIN ENGELSIN DHE ME PANE SI TE MARRE ..SI TE CMENDUR …..KUSH E NJEH MARKSIN NE EUROPE ….. CFARE IDESHE PER PROGRESIN E NJEREZIMIT KISHTE MARKSI … ASGJE VETEM ENDERRA QE DISA KOMUNISTA I PERVETESUAN PER TE SIGURUAR QEVERINE PER SHUME VITE ..ME DHUNE DHE ME FORCE ..BILL GAITE PO TA LEXONTE MARKSIN DO TE VDISTE I VARFER MORRACAK … MORE SHQIPTARE TE MARRE BOTA AS QE E CAN KOKEN PER IDETE E MARKSIT …PRANDAJ MJAT ME IDE BOSHE … PO TA DINTE MARKSI SE KOMUNISTAT PERFITUAN ME IDETE E TIJE DHE BENE KRIME TE PAJUSTIFIKUARA ….. DO TU KTHENTE NE VARRRRRRRR …… MARKSI ????? JU A KA HONGER DHIJA LIBRAT …APO MERRNI ILACE …

    Reply to this comment
    • rudin November 8, 16:18

      Mrksi eshte nje nga tre filozofet e medhej ekonomik se bashku me Hajk dhe Kejnsin. Teorite e tyre jane aktive gjallerisht dhe mbeten shume reale. Ofrancez mos merr zjarr kot po lexo njehere

      Reply to this comment
    • Shqip November 8, 16:23

      Eliot, Po ta lexosh me vemendje marksin nuk do te keshe kete opinion.
      Marks eshte nje sociolog I madh qe analizoj shoqerine.
      Dhe shikoje sot cdodh me boten.
      Marks nje filozof I madh qe te pasurit e filozofet e sotem nuk e kundershtojne por e studjojne ne heshtje.
      Edhe vete komunistet e shtremberuan teorine e marksit per te sunduar ne ” emer te popullit “

      Reply to this comment
    • katarakti November 8, 18:06

      Meqe jetoke ne France do te kesh degjuar pa dyshim per Zhak Attali-ne, ekonomistin e famshem. Nje nga librat e tij me te shitur dhe te vleresuar eshte “Marksi- profeti i fundit”. Ai e ve ne nje rradhe Marksin me Krishtin, Muhametin, Buden etj per ndikimin qe ushtruan te miliona ndjekes te tyre. Marksi mbetet aktual edhe sot. Ata qe nuk e njohin ose nuk e vleresojne vepren e tij me siguri qe jane te zene duke lare pjatat neper restorantet e Parisit apo Marsejes.

      Reply to this comment
      • toile November 8, 21:16

        ha ha ha, i madh katarakti.

        Reply to this comment
      • ELIOT November 10, 11:26

        HA HA HA KATARAKTI … ME BERE PER TE QESHUR … QENKE NGA BABRUJA … KATUNAR QE NE JETEN TENDE KE LEXUAR 2 RRJESHTA TE MARKSIT …. A E DINI JU MORE COBANE SE MARKSI PO TE ISHTE KAQ I ZGJUAR …SDO TE VDISTE NE MJERIM ..MORE SHQIPTARE QE JA THITHNI RAMES PER NJE VEND PUNE … DHE KY JACK ATTALI EKOMOMIST ..I FAMSHEM ???? KA EDHE NE FRANCE DISA SOCIOPATE QE ENDERROJNE ..POR JETA SESHTE ENNDERR…. DHE JACK ATALLI JETON SI KAPITALST ME VETURA ME GJERA MODERNE …. DHE RROGEN E VETE 5 MIJE EUORS NE MUAJ NUK E NDAN ME TE VAREFRIT …. PER TE NDJEKUR BARAZINE E MARKSIT … ESHTE ME E TJESHTE TE FLASES SE TE ZBATOSH …KA NJE KOMUNIST QE E STUDION MARKSIN …MELONCHAN JEAN LUKE …… POR JETON ME MILIONA … MARKSI ESHTE MIRE TJA LEXOSH FAMIJEVE SI ATO PERRALAT NE DARKE PRANI ZJARRIT … AI E VE MARKSIN NE BUDEN MUHAMETIN KRISHTIN …. QENKE ME TE VERTETE NENTE UJE NJE KOS KATARAKT …KUJT I PLASI NE FRANCE PER BUDEN MUHAEDIN KRISHTIN MORE KOQE .. KA NJE SHPREHJE FRANCEZE QE THOTE … JE CROIS QUAND JE VOIS … QE DO TE THOTE ……./////I BESOJ GJERAVE KUJT TI SHIKOJ ME SYTE E MIJE COBAN ..SJEMI AKOMA NE SHEKULLIN E 17 …NAIVE TE PADITUR … DHE PER PUNEN TIME SLAJ PJATA AS …POR E KAM NJE PUNE QE EDHE FRANCEZET MA KANE ZILI KOQE KATUNARI SHKO THITHJA RAMES DHE LAJI DHEMBET SE TE MBAN ERE GOJA …ZHULS .. KETU NE KAPITALIZEM EDHE QENTE HAJNE ME MIRE SE JU BOLSHEVIKE .. MARKSI FILLOZOF EKOMOMIKE ……????? JE KOMIKE …. ME BENI PER TE QESHUR JU SHQIPTARE ….DUKET QE JENI AKOMA NE SHEKULIN E 18 … EKONOMIA E AMERIKES ME MESIMET E MARKSIT DO TE ISHTE SI MADAGASKARI …. VENDI ME I MJERE NE BOTE …..DHE EKONOMISTET NE BOTE AS QE E LEXOJNE MARKSIN …ESHTE SI TE LEXOSH PERRALLAT ME NASTRADIN ….. MERCI … ET A BIENTOT ….

        Reply to this comment
    • kepucari November 8, 18:23

      me perhapjen e teknologjise filluan te pellasin lloj lloj gomeresh.

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes November 8, 21:14

      Nje njeri pa shkolle si ty e, pse jo, edhe shoket e tu, kercuj france … (ha ha ha, na thua francezet, injorantet jetotojne ne çdo cep te botes) qe nuk keni lexuar kurre nje liber dhe, nuk keni njohuri as nga filozofa e as nga ekonomia politike, nuk mund ta njihni Karl Marksin.

      Reply to this comment
      • ELIOT November 10, 19:12

        MORE FLORIR NGA LABERIA …. JE I MARRE APO BEN SI BUDALLAH …MIRE QE KE LINDUR BUDALLAH ..POR BEJ PAK PERPJEKJE MOS VDESES DEBILE …. QE JE NJE ANALFABET DUKESH POR BEJ SI FILLOZOF SI KY QE E KA SHKRUAJTUR KETE HISTORIE … PER MARKSIN ….DHE NE EUROPE KOQE KATNARI SE HARXHOJNE KOHEN ME MARKSIN ..SI EN SHQIPERI ENVERI LEJONTE NE LIBRARI NE BIBLIOTEKA VETEM BOLSHEVIKE DE MERDES …. NE EUROPE CDO NJERI STUDION ATE QE I PELQEN …JE TI BUDALLAH POR JO EUROPA …. .KA VIKTOR HUGO …JULE VERN …ALEKSANDER DUMAS . ..JACK LONDON DHE SHUME .. SHKRIMATARE INTERESANTE . ..SMERREN ME NJE GUR QE BUDALLAI MARKS E HOLLI NE LUME ….

        Reply to this comment
    • Denis August 22, 00:35

      Une jetoj ne Gjermani por po te bej replik ty qe po jeton ne franc edhe po shkrun koment dimek se jeton ne franc edhe thu se jeton ne yje ose naj planet tjeter, kur ne franc jan tu jetu tan bagtit se ska njerz te menshem atje e per kyt se njohin as marksin se jan tan algjerjan gabel e bakti po nesu nuk njohin marksin pyti iher a thu e njohin Hitlerin. Po para se te fillosh te japesh men si njeri se jetoke jasht atdheut e te fysh shqiptaret e ti qush marr ti e para je e marr e bakti kush e di qa pastron naj banjo ne franc e pastron naj rrug e po ban si e zgjuar. Por te lexosh e te meaosh rreth Marksit seaht gabim se lenini qe e lexoj qeverisi rusin e nuk meti pa lek e Bill Gates ka nje menyr tjeter si me ba lek ose Dikush tjeter se merret me teknologji e pun te tjera.

      Reply to this comment
  2. intelektuali November 8, 15:45

    KARL MARKSI ISHTE NJE SHERBETOR I PAGUAR NGA BANKIERET CIFUTE TE FAJDEVE “ROTHSCHILD”

    Ne asnje veper te tij cifuti karl Marks nuk ka sulmuar bankieret e fajdeve, por gjithe energjine e tij negative krijuese e ka te drejtuar kunder Kapitalit Industrial, te cilin e paraqet si nje KULCEDER qe shfrytezon proletariatin, nderkohe qe e verteta eshte fare ndryshe larg demagogjise sepse vetem Kapitali Industrial eshte Forca Levizese per ekonomine dhe pasurimin e popujve, Forca Levizese qe krijon te Mira Materiale dhe hap vende pune, jane Biznesmenet ata qe riskojne paret, mundin dhe jeten e tyre per zhvillimin dhe prosperitetin e bizneseve te tyre ne te gjitha fushat qe perkon me deshiren natyrale te lindur tek njeriu per pasurimin e vazhduar te tij dhe per te rritur te ardhurat vetiake vazhdimisht ne nje lufte te vazhdueshme konkurence me te tjeret. Kjo eshte shkruar ne vepren madhore “PASURIA E POPUJVE” te BABAIT te Kapitalizmit Modern, Adam Smith, veper monumentale shkruar shekuj me pare, por qe eshte aktuale deri ne ditet tona dhe qe spjegon fare thjeshte se:

    DESHIRA E NJERIUT PER T’U PASURUAR ESHTE MOTORI I ZHVILLIMIT NJEREZOR.

    Ekonomisti dhe Fillozofi skocez Adam Smith e spjegon teorine e tij te zhvillimit njerezor me argumentin:

    NJEREZIT NUK LINDIN TE BARABARTE, PRANDAJ EDHE BARAZIA SHOQERORE NUK ESHTE E MUNDUR.

    Ky postulat i Adam Smithit nuk u pelqu fajdexhinjve cifute te familjes Rothschild qe financuan Revolucionin Francez me parullat “Liberté, égalité, fraternité” me qellimin per te yshtur popullin kunder Industrialisteve te pare franceze, te cilet i ofronin popullates me shume fitime rale se fajdet ne rast se investonin paret e tyre direkt tek Kapitali Industrial dhe ne kete menyre krijuan edhe KULCEDRAT gjakatare te banditeve parakomuniste te Jakobineve te Robespierit, te ashtuquajtuara si TERRORI I KUQ qe i hengren koken edhe atij vete sic ka ndodhur me te gjithe komunistet ne histori.

    SI MUND TE PRANONIN CIFUTET “ROTHSCHILD” QE KISHIN NGRITUR PERANDORINE E TYRE TE FAJDEVE NE GJITHE BOTEN TE DILTE TANI NJE BIZNESMEN DHE TE FITONTE ME SHUME SE ATA?

    Keta cifute fajdexhinj gjermane me baze ne Frankfurt kishin humbur me pare shuma te konsiderueshme dhe pozita dominuese financiare ne Angli nga Progresi Teknik, prandaj edhe i duhej nje ideollogji e re per te mbajtur pushtetin e tyre financiar mbi popujt e Botes.

    KARL MARKSI ISHTE GJETJA E TYRE,

    Nje cifut i varfer, por intelektual endacak qe hodhi bazat e komunizmit si ideollogji me “Manifestin e tij komunist” dhe qe sulmoi egrsisht industrialistet me “Kapitalin”, por qe nuk permendi asnje fjale per fajdexhinjte dhe bankieret ne asnje veper te tij dhe heshti deri ne fund te jetes.

    PSE U SHEMB DHE U ZGERLAQ TEORIA E MARKSIT?

    sepse:

    E ka thene Adam Smithi disa shekuj para tij:

    NJERIUT PO I HOQE KONKURENCEN NE LUFTEN PER T’U PASURUAR, AI BEHET SI DELE NE TUFEN E DHENVE.

    Kjo mjafton si nje pergjigje adekuate per kete shkrim allogjik ne gazeten DITA qe e fillon me levdata komunizmin e Marksit dhe e mbaron me kritika per paaftesine e tij ne luften per mbijetese.

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes November 8, 21:19

      Ik mor intelektual kari, kthehu ne dhomen e zymte te spitalit nr. 5 ku te kane mbyllur dhe numero ato copat e gazetave qe te duken si leka, IDIOT I LINDUR.

      Reply to this comment
  3. katarakti November 8, 18:34

    Ideja marksiste lindi si nje nevoje per njerezimin qe te shpetonte nga shtypja e eger qe i behej atij nga klasat e pasura. Flasim per mesin e shekullit te 19-te. Per kohen e Zherminalit te Zola-se. Te gjitha revolucionet sociale lindin nga dhuna dhe shtypja e paduruar qe nje klase ushtron ndaj nje tjetre. Si me te njohurit jane revolucioni jakobin me 1789 me Robespierin, Dantonin, San Zhystin dhe kompani, Komuna e Parisit me 1871 te cilen Marksi e quajti revolucionin e pare proletar, revolucionin e Tetorit etj etj. Dhe pavaresisht gabimeve te tij, si dhe te atyre qe gjoja e pasuan ate, duke filluar nga Lenini e Stalini deri tek Mao dhe Pol Poti, – Marksi ne shume detaje mbetet aktual edhe sot. Qe ne vepren e tij “Kapitali” ai foli per kapitalizmin financiar qe do zevendesonte kapitalizmin industrial, si dhe per globalizimin e tregjeve. Pavaresisht nga gabimet e tij, Marksi mbetet njeri nga kokat me te medha te historise njerezore se bashku me Anshtajnin, Adam Smithin, Isak Njutonin, Kejnesin, etj etj.

    Reply to this comment
  4. lora November 8, 20:50

    Globalizmi zhduk perfundimisht lirine, injoron pluralizmin dhe vendos hegjemonine totale te superfuqise boterore; pra vendoset diktatura globale qe nuk mund te greje me zerin askush. Do te duhen dhjetra apo qindra vite te vije ndryshimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*