4 vjet pas tragjedisë në familjen Dobrushi, babai nuk gjen paqe për vrasjen nga nëna të 3 vajzave

March 8, 2018 16:04

4 vjet pas tragjedisë në familjen Dobrushi, babai nuk gjen paqe për vrasjen nga nëna të 3 vajzave

 

Nuk gjen paqe Bashkim Dobrushi, katër vite pasi bashkëshortja e tij Edlira vrau me thikë tre vajzat e tyre Simona, Keisi e Sidny, në Leko të Italisë, ngjarje që tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar, por edhe atë italian.

Përveç netëve të gjata pa gjumë, përpjekjeve për të ecur përpara, 49-vjeçari thotë se nuk gjen ende një motiv për masakrimin e vajzave 13, 10 dhe 3 vjeç.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”, ai kujton si të ishte dje momenti kur mori lajmin e vrasjes së tyre.

“Kisha pak që isha nisur në Shqipëri për t’i shpjeguar familjes time arsyet e ndarjes me Edlirën. Kishim shumë mospërputhje. Sapo kishim firmosur edhe dokumentet tek avokati. Një natë para se të nisesha darkova me vajzat, herën tjetër i pashë pa jetë”.

Nënën e tyre Edlirën, e cila është e mbyllur në një Institut të Shëndetit Mendor, nuk e ka takuar më.

Për Bashkimin, ajo ka vdekur bashkë me vajzat po atë ditë.

Edhe pse asgjë nuk mbush boshllëkun që ndjen, shpejt do të bëhet baba, sërish, fryt i një marrëdhënies me Afërditën, të cilën thotë se e ka njohur në Shqipëri dy vite më parë.

Emri i fëmijës që pret do të jetë i kompozuar me inicialet e vajzave të ikura, si për të gdhendur kujtimin e tyre në një krijesë të re.

Bashkimi është nisur drejt Shqipërisë, për të kujtuar 9 Marsin tragjik në vendin ku ka varrosur të bijat në Kukës, raporton Tv Klan.

a.s/dita

March 8, 2018 16:04
Komento

2 Komente

  1. mirel March 8, 17:26

    Kjo eshte shkerdhate femer, jo nene.

    Reply to this comment
  2. eda March 9, 10:22

    Po dhe ky
    aq shume i ka dashur vajzat sa qeka lidh menjehere me nje tjeter
    me siguri nuk e ka njof 2 vite me pare por kjo e reja ka qen shkaku i divorcit 4 vite me pare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*