40 këshilltarë lokal të PDIU kalojnë te Aleanca Popullore

Redaksia Online April 24, 2013 16:03

40 këshilltarë lokal të PDIU kalojnë te Aleanca Popullore

“Aleanca Popullore” i falenderon shqiptarët për urimet e panumërta në email-e, telefonata, për kërkesat për anëtarësim, si edhe për mbështetjen e madhe që kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

“Aleanca Popullore” erdhi jo vetëm si pasojë e zbrazëtirës së krijuar, por si parti në aksion në mbajtjen e premtimeve.
Në këtë situatë, “Aleanca Popullore” (A.P.), po formaton strukturat e saj për të siguruar fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Nëpërmjet transparencës, komunikimit dhe vendimmarrjes së përbashkët, duke patur mbështetjen e komunitetit tonë, e sigurojmë atë që jemi dhe do të jemi gjithnjë pranë tij dhe do ta përfaqësojmë denjësisht.
Pranë vetes kemi shumë individë, grupe interesi dhe shoqata të ndryshme, që po na bashkangjiten në misionin dhe kauzën tonë. Nisur nga kjo, duam të bëjmë të ditur se në këtë bashkim nuk mungojnë edhe segmente të të gjithë përfaqësuesve lokal, strukturave partiatike dhe punonjës të administratës së lartë të PDIU-së, të cilët tashmë  po japin dorëheqjen, për t’u bërë pjesë e jona dhe e kësaj fitoreje.
Në takimin e sotëm, një grup prej 40 këshilltarësh lokal të PDIU-së, të zhgënjyer nga performancat e deritanishme politike deklaruan:

“Për shkak të:

·         mosmbajtjes së premtimeve elektorale;

·         mosorganizimit të partisë në strukturat reale dhe legjitime;

·         mosnisjes së zgjidhjes së çështjes juridike ndërkombëtare;

·         talljes që i është bërë çështjes së Rezolutës për Çamërinë;

·         prindërve tanë që ende mbeten jashtë kufijve grek vetëm për shkak të toponimeve në pashaportat e tyre;

·         korrupsionit që ka mbërthyer këtë parti dhe segmente të caktuara të saj;

·         abandonimit dhe braktisjes pas kontributit të dhënë nga ne;

·         mospërfshirjes për t’u ndjerë pjesë e një grupi, për të na dëgjuar apo këshilluar;

Vendosim sot, në mënyrë unanime dhe pa asnjë kusht, me qëllim vijimin e përpjekjeve për realizimin e objektivave dhe respektimit të kauzës sonë, TË TËRHIQEMI NË MËNYRË TË PAREVOKUESHME NGA PËRFAQËSIMI LOKAL I DERITANISHËM I PDIU-SË!
Nga dita e sotme, jemi përfaqësues të “Aleancës Popullore” në pushtetin lokal. Brenda dy ditëve do të njoftojmë me shkrim pjesmarrjen në përfaqësimin tonë të ri politik.”
http://www.youtube.com/watch?v=XAMPeHJp3Tc

 

Redaksia Online April 24, 2013 16:03
Komento

19 Komente

  1. alesia April 24, 16:40

    Kjo eshte ne fakt l;evizja e vertete came, jo per drejtori patentash por per nderin e gjakun e cameve. Jane 1sha kta e e ju lumte qe u bashkuan me krahun e duhur

    Reply to this comment
  2. elisi April 24, 16:41

    Bravo bravo bravo qe u rrjeshtuan ne krahune koalicionit antiregjim. Camet do kene perfaqsues te denjte kete radhe

    Reply to this comment
  3. tigri 14 April 24, 16:44

    ishte nje lajm i mire per ne camet, sepse duam te perfaqsohemi jo te bejne pazare me votat tona. une jam i lumtur per kete levizje fituese

    Reply to this comment
  4. Kaci April 24, 16:46

    me te vertete u treguan te zgjuar e sherbetore te popullit jo te xhepave te pushtetit ne ikje. te gjithe te bashkohen me opoziten pasi, ajo eshte padyshim shpresa jone pasi saliu na ka cuar ne lume.. per camet, asgje asgje asgje

    Reply to this comment
  5. lani April 24, 16:49

    Hajde comet, si gjithmone te pabese. Prandaj e hengren dhe nga Greku per pune pabesie dhe pastaj greku ia dha me vone reston.

    Reply to this comment
  6. alma April 24, 16:50

    Bravo bravo bravo!! Aleanca Popullore po lufton me te vertete per Rezoluten Came, jo si Shpetim Idrizi qe sheh vetem interesat e veta dhe perfiton nga nje kauze e vertete per te vjedhur identitetin e cameve e per ta perdorur kundra tyre!

    Reply to this comment
  7. Indri April 24, 16:51

    Nuk ka lajm me te mire!
    Rezoluta Came po kalbej ne duart e Shpetim Idrizit!
    I pergezoj keshilltaret lokal te PDIU-se qe kane marre vendimin me te mire per nje perfaqesim te denje te kauzes se tyre dhe gjithe cameve!
    Cdo gje po shkon ne vendin e vet, nuk ka me ku te fshihen te korruptuarit!

    Reply to this comment
  8. luani April 24, 17:03

    aleanca popullore, nje parti tjeter e cila mbron qeshtjen came, shkon drejt afrimit me Ps sepse tashme me sa duket te gjith e kan kuptuar se duhen te behen pjes e Rilindjes

    Reply to this comment
  9. lavdosh April 24, 17:49

    Bravo,
    me se fundi e kuptuan kush eshte Berisha.
    Camet vuajten gjate rregjimit komunist
    Ngjarjet e 1997 ne Vlore dhe Fier demtuan me shume Camet qe konsideroheshin pro Berishes.
    Ka qene e veshtire per ta dhe me kete veprim tregojne se nuk vuajne me nga komplekset e se kaluares dhe shikojne drejt te ardhmes
    Bravo dhe uroj qe te marrin deputete direkt

    Reply to this comment
  10. Dhori April 24, 18:21

    Nuk e kam deshiruar ndarjen e komunitetit cam, por kur faktikisht ndodhi u jap perkrahje morale Dojakes dhe gjithe atyre qe bashkohen me te.
    Idrizi eshte shembelltyra me sinjifikative e korrupsionit dhe mashtrimit ne kete komunitet qe perfaqeson nje pjese te rendesishme te kombit dhe nje krahine te me tradita atdhetare qe nga koha Dionis Filozofit qe peshkopet grek e urrenin pse ishte shqiptar.
    Uroj qe veprimin e keshilltareve ta ndjekin te gjithe camet.

    Reply to this comment
  11. BAY AREA Ca. April 24, 19:05

    Ne komente flet edhe nje brek grisur duke share vetveten. Ky indivit pa moral i quan CAMET te pa bese dhe eshte perkrah e mbron genocidin e ushtruar nga greket. Keto komente duhet te filtrohen dhe te mos i lejoje kjo gazete mjaft e respektuar, qe njerez te papergjegjshshem, te flasin sic flet nje anetar i Partise Fashiste Agimi i Arte, per Shqipetaret dhe Camet. Nuk po e zgjasim me me tipa te tille, qe edhe dialektin e te folurit e ka te deformuar dhe niveli i arsimimit ne 22 vite demokracie, le shume per te desheruar.

    Reply to this comment
  12. Mesuesi i vjeter April 24, 19:26

    Mos mbani shprese te ata qe tradhetojne idealet ,qofte majtas qofte djathtas.
    SHpetim Idrizi ishte nje socialist i “thekur”,duke dale edhe deputet nga e manjta .Kritikonte qeverine e SALIHUT ne te gjitha drejtimet. U largua nga ps me qellimin se do drejtonte partine PDIU , ku do mbronte interesat e cameve. Deri ketu i ruajti idealet e tij.,pasi dhe pjesa me e madhe e cameve jane ne krahun e opozites. Mirpo semundja ” pasurius pa djersus” te kapka shume shpejt.,gje qe nuk i shpetoi dhe IDRIZI. Keshtu i la idealet e majta dhe brenda dites perqafoi idealet e djathta. Ky nuk ka hallin e Cameve,po hallin e xhepit. Sa vlere do kete kjo rezolute ,pa punuar me shume me faktorin nderkombetar e sidomos me GREQINE.?
    Mos valle edhe rezoluta per Camerine do ngeli sirtareve te kuvendit si ligji i luftes ndaj nesh ne Greqi? Veprimet e Idrizit jane veprime vetem ne fafor te tij,duke shfrytezuar postin e kryetarit te partise. SHIKONI ,te gjithe kryetaret e partive ,edhe pa pesh elektorale duan te zgjidhen deputet, Pse mos valle kane hallin e partise qe perfaqesojne? Praktika ka treguar qe jo , Halli eshte vetem priviligji i tyre.

    Reply to this comment
  13. iva April 24, 20:10

    Ky eshte nje mashtrim i cili ska medyshje kush nga keto fytyra te lodhura eshte perfaqesues i komunitetit tone.TURP TJU VIJE QE VETEM MASHTRONI DHE VETE KOMENTONI PRO VETES TUAJ.TURPI DO JU SHOQEROJ EDHE NE BOTEN TJETER.

    Reply to this comment
  14. NIKAJA April 24, 21:00

    TE DASHUR KOMENTUS kam 22 VJET NE EMIGRIM NE ITALI KETU KAME PARE CDO TE THOTE RRACISEM
    JU PYES TE GJITHVE PSE DUHEMI SI QENI ME UJKUN NE SHQIPTARET ME SERBET ( PER PROBLEMIN E KOSOVES) MENDOJ PO ME GREKUN ( PER PROBLEMIN E CAMEVE)
    KOSOVA MORRI RRUGE DHE BRAVO EDHE KOSOVAREVE QE ME DEKADA NUK U MPOSHTEN
    LIDERIT E TYRE U PERKUSHTUAN DERI SA FITUAN
    TE NJEJTEN GJE KANE HEQUR EDHE CAMET(QE JANE SHQIPTARE SI NE DHE KOSOVARET)
    POR UNE DUA TE THEM SE PROBLEMI CAME S DUHET TE JETE AS PROBLEM I BINDJEVE TE MAJTA DHE AS I BINDJEVE TE DJATHTA POR PROBLEM SHQIPTARE
    POR AJO QE DUA TE THEM E QE ESHTE NE DRITEN E DJELLIT KY GJYSEM CAMI IDRIZI I VURI DRIZEN KETIJ PROBLEMI NUK DO SHUME PER TU KUPTUAR DERI SA DUALEN ATA QE U DHEMB ME GJITH MENT CAMERIA
    SE PO TA KISH ZGJIDHUR KY DRIZA E FERRAS DO KRIJOJSH KY SUBJEKTE POLITIK
    PERSONALISHT TANI THEM SE CAMET E KUPTUAN QE S DUHET TE JENE NGA NJE ANE SE JANE PURO SHQIPTARE DUHET TE JENE TE MAJTE E TE DJATHTE SE NUK JANE MINORITARE POR JANE SHQIPTARRRRRRRRR
    PRANDAJ ATA QE ADMIROJN SHPETIMIN DO JU SYGJEROJ I CONI NJE VANDAK ME DRIZA SE E PATE CA BERI LEPIU CA KOCKA QE I HODHI SALIU

    Reply to this comment
  15. Anastasia April 24, 21:06

    Po bashkohen camet e vertet, per te mbrojtur interesat e tyre…..

    Reply to this comment
  16. armando leci April 24, 21:53

    Edhe çam edhe i majte janë dy gjera që nuk shkojnë. Regjimi komunist, prej ku e ka strofkullën kjo kolerë e kuqe opozitare i urrente çamët. Në 99.99% të tyre çamët janë me PD-në. Le të bëjnë Dojakat sa të duan peticione, as i hyjnë njeriu në punë.

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic April 25, 08:26

    Per, armando leci

    Asgje nuk paske puptuar nga ngjarjet ne Cameri.! Camet nuk u shperngulen nga komunistet pore nga te djathtit te mbertris Grek o idiot.! Po te kishin arritur te “kuqet” te depertonin ne Greqi sote Greqia nuk do te ishte e shperngulur sice eshte. Te “kuqet” e shpetuan Kosoven pa u shperngulur dhe e be Kosoven antare te luftes antifashiste Botrore, Ku kosova pavarsishte se ngeli nen Serbin ajo tashme ishte e pa mundur qe te shperngulen. Plani serb kete idie kishte duke shfrytzuar lidhjet qe kishin Kosovaret me Nazizmim Gjerman ata protshin rastin e Volitshem per ti shperngulur, pore lar\gpamesia e Enver Hoxhes e shpetoi Kosove more Idiot.!
    Jue thoni edhe i majte edhe Cam nuk ben.Po i djathi Sali Me te djethin Shpetim qfaru u ben juve.? U ben gjemen juve edhe neve ne vend qe te luftojn per Camerin ata i dhan detin Greqis ja se ku perfunduam. Ket nuk e kupton.?
    Ku i “kuqi” qe e cileson ti e anulloi vendimin famekqe te Berishes dhe Idrizit per dhenjen e Detit FGreqis e ti tani te Djathtin tradhetar e ben te mire dhe te “kuqet” patriot i ben te keqije. Me c`fare llogjike flet keshtu.? Mendo kur shkruan se eshte turp per ty se keto rrjesht qe shkruan ti askujte nuk i prishe mendjen perkundrazi te gjith te ofendojn kure ta lexojne.
    Cameria nuk ka nevoj per te djetht e per te majte ajo ka nevoj per te gjith shqiptaret pa dallim feje krahine dhe ideje ore debil.!

    Reply to this comment
  18. myzeqari April 25, 09:18

    Kjo eshte cameria e vertete jo ajo e plehres Shpetim Idrizi. Rrofte cameria.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*