40-vjeçari kapet me drogë në makinë, po udhëtonte me familjen

June 30, 2018 17:11

40-vjeçari kapet me drogë në makinë, po udhëtonte me familjen

Një 40-vjeçar shqiptar me banim në Roseto degli Abruzzi të Italisë është arrestuar  nga policia italiane, pasi në makinën me të cilën po udhëtonte i është gjetur 8 kg marijuanë.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar me gruan dhe dy fëmijët e moshës 7 dhe 11 vjeç.

Policia i ka gjetur në bagazhin e makinës një qese të madhe që mbartte 4 pako me lëndë narkotike, mbi të cilat shënoheshin numrat 1,2,3,4.

Sipas tyre në rast se lënda narkotike do të lëshohej në treg, ajo do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Policia i ka sekuestruar 40-vjeçarit po ashtu 850 euro, si dhe një telefon celular.

s.a/dita

 

June 30, 2018 17:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*