400 pushime të padrejta nga puna pas 2005, kushtojnë 2.5 miliardë

July 9, 2014 08:17

400 pushime të padrejta nga puna pas 2005, kushtojnë 2.5 miliardë

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani shpjegon atë çfarë po ndodh me procesin e kthimit të borxheve jo vetëm për biznesin, por dhe për vendimet gjyqësore ku shumë përsona të larguar nga puna kanë përfituar të drejtën e dëmshpërblimit. “Të gjitha vendimet gjyqësore që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe daton para 31 dhjetorit 2013, shlyhen në mënyrë të menjëhershme dhe institucionet, pjesa më e madhe e tyre e kanë shlyer këtë detyrim”, shprehet ajo në një prononcim për këtë çështje kaq të rëndësishme dhe të ndjeshme për qytetarët. Është Ministria e Financave, si institucioni përgjegjës që koordinon të gjithë këtë proces, rezulton se nga vendimet gjyqësore që kapin shumën e 3.1 miliardë lekëve, rreth 80 % e tyre është për njerëzit e larguar nga puna. Sipas të dhënave nga ky institucion janë rreth 400 persona që kanë përfituar të drejtën në gjykatë dhe shuma që ju është kthyer është 2.5 miliardë, dhe këtu flasim për vendime gjyqësore që nga viti 2005.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA. 

July 9, 2014 08:17
Komento

1 Koment

  1. Genti July 9, 13:50

    Merite e vecante I perket Avokatit te Popullit, i cili dergoi ne Gjykaten Kushtetuese Udhezimin e ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e vendimeve. Ne vitet 2012-2013 atyre qe kishin fituar gjyqet u hidheshin vetem therrime nga parate qe u takonin pasi udhezimi parashikonte shlyerjen me keste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*