4000 me zero për Kanunin

April 13, 2018 12:48

4000 me zero për Kanunin

4000 viktima nga drejtësia penale apo civile në Shqipëri. Kjo është shifra që jep kreu i Komitetit për Pajtimin, Gjin Marku, në një prononcim për TvT.

Rasti për të kujtuar këtë bilanc që ndoshta është harruar në serinë e statistikave të përvitshme ku vrasja ka fituar statusin e normalitetit në jetën tonë, është ai i vrasjes së Marjo Majollarit pas së cilës thuhet se qëndron pikërisht një motiv i gjakmarrjes.

Marku thotë se 4000 të vrarët janë gjeneruar nga vendimet e gjykatave shqiptare në 25 vjet, të cilat kanë mbjellë pasiguri sociale që ngjan se është parakusht i pushtetit të tyre të korporatizuar për dy dekada e gjysmë.

Nëse do të besojmë Markun, produkti i gjykatave shqiptare, e më mirë i sistemit të drejtësisë, është një dëshmi e kalimit në kah të kundërt të misionit dhe detyrës së tyre. Përkundrejt këtij realiteti kriminalizues, çdo interpretim është legjitim, pavarësisht se mund të tingëllojë cinik.

Në këtë kuadër mund të dyshohet fare mirë se vendimmarrja që gjeneron konflikte është jo vetëm pasojë e korrupsionit, por edhe e synimeve që sot i shohim të manifestuara në një numër procesesh të pambarimta gjyqësore për çështje sidomos pronësore.

Ka një tjetër element në prononcimin e Markut që vjen në konsideratë. Sipas tij gjykimet e bëra nga pleqësitë në bazë të normave kanunore kanë rezultuar pozitive dhe pas tyre nuk ka patur asnjë vrasje. Çka do të thotë se drejtësia është e mundshme por për atë mungon vullneti.

Drejtësia kanunore sfidon këtu jo vetëm sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri, por edhe vetë kredon dhe themelin e përpjekjes shteformuese dhe sidomos demokratizuese të shoqërisë.

Situata është paradoksale dhe e rrezikshme për faktin se norma kanunore këtu ballafaqon kapacitetin e vet të zgjidhjes me dialog pleqësie me zbatimin e normave formale të një kushtetute moderne dhe ligjeve që burojnë prej saj.

Pavarësisht vlerësimit dhe rivlerësimit të Kanunit në Shqipërinë e sotme në kuptimin diakronik, por edhe teorik të tij, ai mbetet një realitet i një kohe parashtetërore, një zgjidhje që ka kuptim në mungesë të autoritetit të konstituuar publik dhe me kontroll mbi territorin, por në aktualitetin e sotshëm ai ngjan i ngujuar në pasigurinë që shteti po u krijon qytetarëve të vet.

Nisur nga dispozitat dhe ashpërsia e tyre, do të ishte më normal një krahasim mes Kanunit dhe drejtësisë së Diktaturës, por bashkëjetesa e tij me korpusin e një vendi që pretendon se bazohet mbi të drejtat e njeriut, është një shuplakë e nxehtë mbi të gjithë.

4000 të vrarët si pasojë e gjyqësorit janë akuza më e rëndë që e bëjnë Kanunin, por edhe drejtësinë penale të Diktaturës ku e ku më humane dhe të paktën më rigoroze në zbatimin e ligjeve të veta për vepra që dikur quheshin ordinere, por që të akumuluara në formën e sotme, por diktojnë nevojën e një reforme, por edhe të një politike të re, një qasjeje që duhet të vrasë këtë lloj drejtësie, për të nxjerrë nga ngujimi edhe Kanunin e për ta lënë atë thjesht si tekst studimor – shkruan ResPublica.

n.s. / dita

April 13, 2018 12:48
Komento

6 Komente

  1. Numri i viktimave te periudhes demokracise eshte disa 100 ra mijra me i madh se ai i viktimave te diktatures komuniste . April 13, 13:11

    Nga koha qe jo e larget qe deklaron Marku numri I viktimave sipas Kanunit duhet te jete me I madh pasi cdo dite ritet numri ne progression gjeometrik !

    Reply to this comment
  2. referendum per denimin e sali kriminelit April 13, 13:32

    ne kemi akoma ish sekretarin e ppsh saleh kanunor.

    Reply to this comment
  3. Korrigjuesi April 13, 16:32

    Shume i mire shkrimi, por dy fjalite ku flitet per ngujimin e vete Kanunit jane pa kuptim, domethene, lesh presh qe duhet evituar. Figurat letrare kane vendin dhe cakun e tyre.

    Reply to this comment
  4. fteri April 13, 16:58

    E ke gabim 4000 me Zero për cilin kanun ? ..Kanuni ka qënë historikisht një plagë e popullit shqipëtar ,ndryshe nga popujt e tjerë të qytetruar ,ai ka gjaneruar vrasje makabre e marrje gjaku ky kanun ka futur në gjak historikisht popullin shqipëtar.

    Marja e gjakut ka vazhduar zingjir nga një brez në tjetrin . Psh..një fshat , Kthella e mirditës kishte 300 shtëpi në v.1900 ,sipas tefterve osman 250 shtëpi ishin në konflikt e gjak .

    FUND GJEKËMARRJES I DHA VETËM LEGJENDARI E.HOXHA ,për 50 vjet popullin shqipëtar e vllazëroi e lumturoi dhe pajtoi gjaqet si vllezër. 4000 me zero në favor socializmit !

    Reply to this comment
  5. fteri April 13, 16:59

    E ke gabim 4000 me Zero për cilin kanun ? ..
    Kanuni ka qënë historikisht një plagë e popullit shqipëtar ,ndryshe nga popujt e tjerë të qytetruar ,ai ka gjaneruar vrasje makabre e marrje gjaku ky kanun ka futur në gjak historikisht popullin shqipëtar.

    Marja e gjakut ka vazhduar zingjir nga një brez në tjetrin . Psh..një fshat , Kthella e mirditës kishte 300 shtëpi në v.1900 ,sipas tefterve osman 250 shtëpi ishin në konflikt e gjak .

    FUND GJEKËMARRJES I DHA VETËM LEGJENDARI E.HOXHA ,për 50 vjet popullin shqipëtar e vllazëroi e lumturoi dhe pajtoi gjaqet si vllezër. 4000 me zero në favor socializmit !

    Reply to this comment
  6. e verteta e hidhur April 14, 18:50

    Nje nga arritjet spektakolare te diktatures ishte fshirja nga faja e dheut e Kanunit.Si e arriti kete eshte nje ceshtje qe e ben edhe me te kerkuar figuren e diktatorit.Per ata qe nuk e kane njohur diktaturen po them n je fakt:Dy gjaksit nga i njeti fshat,ne hasmeri me njeri tjetrin me breza, sipas Kanunit duhet te merrnin gjakun,mirpo jo vetem qe nuk guxonin per ta bere nje gje te tille,por ata ne hije te rrapit, hanin dreken se bashku ne nje brigate ne koperative.Sot te kesh nje hasem diku,bej plackat dhe ik naten nga Shqiperia.Kjo eshte kultura qe futi politika pas viteve 90.Mirpo per te mbuluar kete deshtim total,politika vazhdon te numuroje te pushkatuarit “pa gjyq” nga Diktatura,qe ne fakt kane qene vrare ne perpjekje balle per balle,njera pale ne rujatje te rendit kushtetues te vendit dhe pala tjeter e futur nga jashte per te sjelle ne fuqi Kanunin.E hidhur eshte kjo por fatkeqsisht e vertete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*