405 mijë shqiptarë që numërohen si të punësuar, nuk paguajnë sigurime

August 23, 2018 09:13

405 mijë shqiptarë që numërohen si të punësuar, nuk paguajnë sigurime

Bazuar në statistikat zyrtare të INSTAT, në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptarë sipas të dhënave të vitit 2017, por mbi 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë.

Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.

Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësuar në ndërmarrjet e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuojnë ndërmarrjet e familjes.

Puna kundrejt një page të rregullt mujore nuk ka përhapje të gjerë në mesin e të punësuarve.

Në punësimin me pagë sektori publik ende përfaqëson një pjesë të rëndësishme të punësimit në paga (36 për qind).

o.j/dita

August 23, 2018 09:13
Komento

3 Komente

  1. Arben August 23, 09:58

    Dhe bejne shume mire.

    A e dini se nje ish-deputet, del ne pension 55 vjec, merr

    600 euro pension edhe sikur te kete qene deputetet

    Vetem 2 jave??!!!

    Reply to this comment
  2. Ymeri August 23, 10:03

    Dmth pune ne te zeze.A e di Rama??Rama ka hallin si te pengoje drejtesine se mos digjet bashke me shoket e vet saliun liken dhe bashen.Nuk ka hallin e popullit.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 23, 20:29

    Ky eshte koncepti rilindjot i punesimit e pastaj leshojne tatimoret si zagare kot me kot. Ketu eshte shteti i pari qe sillet ne menyre kriminale me te punesuarit e vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*