Një përbindësh shëtit në fushën e golfit (Video)

May 31, 2016 12:49

Një përbindësh shëtit në fushën e golfit (Video)

Lojtarët në një fushë golfi në Palmetto, Florida, u befasuan kur shumë pranë tyre një aligator gjigant po shëtiste i qetë në fushën me bar.  Të pa shqetësuar, lojtarët e golfit, nuk nguruan të merrnin menjëherë foto dhe video të përbindëshit që po kalonte pranë tyre.

Një punonjës i fushës së golfit tha se personat e dinin praninë e aligatorit, por nuk e kishin parë atë më parë të dilte nga pellgu i ujit.

Megjithatë, ky përbindësh gjigant fatmirësisht nuk ishte aspak i rrezikshëm për të pranishmit, që në fund të ditës përveçse zhvilluan një lojë golfi, shuan edhe kureshtjen për të parë aligatorin gjigant.

Pronari i fushës së golfit tha se aligatori kishte një gjatësi prej gati 5 metrash.

May 31, 2016 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*