45 mln euro për portalet në Shqipëri, a është kjo arsyeja e largimit të Kotzias?

October 19, 2018 12:20

45 mln euro për portalet në Shqipëri, a është kjo arsyeja e largimit të Kotzias?

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Ky lajm po diskutohet nga burime që tregojnë detajet e largimit të ministrit të jashtëm Niko Kotzias nga qeveria.

Pas dorëheqjes flitet edhe për një skandal financiar, pasi sherri mes tij dhe ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos ka ndodhur për shkak të parave që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, zyrtarë të minoritetit apo dhe ndërtime në jug.

Një shumë prej 1 milionë euro është dhënë në muajin tetor për disa portale edhe në Shqipëri, siç mëson Top Channel.

45 milionë euro është shuma të cilën Kamenos ia faturon Kotziasit si e shpenzuar në mënyrë abuzive nga ai që konsiderohet buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Kotzias ka deklaruar se paratë e buxhetit sekret të ministrisë, kryesisht financonin Kishën orthodokse, por edhe aktivitete të ndryshme në rajon, por pa dhënë detaje.

Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjese e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh dhe ndihmash në media dhe organizata të ndryshme në rajon, për të paguar gazetarë, portale, por edhe media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo për finacimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri.

Para në subvencione janë dhënë për zyrtarë të ndryshëm të minoritetit, në formë kompensimi rroge, në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria, për të emigruar në Greqi.

Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë.

Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshje mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Madje, janë disa portale që operojnë në Shqipëri, me domain “.al”, por që finacohen prej Athinës zyrtare.

Top Channel mësoi se ekziston një listë e detajuar e kodeve dhe llogarive, por edhe emrat e pritësve të këtyre parave, e cila shoqëron kërkesën prej nëntë faqesh të dorëheqjes, që ministri i Jashtëm i dorëzoi kryeministrit grek, Tsipras.

o.j/dita

October 19, 2018 12:20
Komento

21 Komente

  1. Informator i Papaguar October 19, 12:36

    Që këto financime janë të vërteta dihen dhe kuptohen fare lehtë. Por kur ato tregohen nga vetë burimi që e bën këtë veprim është një gjë e mirë. Gjë e mirë që ta marrin vesh këta që janë financuar se i kanë shërbyer dhe i shërbejnë një shteti të huaj që ka dhe mashtron për çdo orë dhe ditë kundër vendit tonë dhe këta “lypsjarë” ndihmojnë për të poshtëruar gjithshka të këtij vendi. Së shpejti do të dalin edhe emrat e disave prej medieve, zyrtarëve të lartë, pa dyshim edhe “pedagogët” e disa universiteteve që “bërtasin ” e çirren se po “mbrojnë” minoritetet.
    Informator i papaguar

    Reply to this comment
    • Euro Maloku October 19, 12:49

      Si duket grekerit nuk jane te kenaqur nga eficenca e pareve te derdhura ne Shqiperi.Perfituesit ja u paskan hedhur duke mos kontribuar si duhet per Vorio Epirin.
      Keta kontribues eshte mire te denoncojne te paret qe keto pare i kane marre “me force” nga grekerit..!

      Reply to this comment
  2. Tfgs alvaneja October 19, 12:37

    Prandaj spo ndihen me langojte e janullatosit neper portale e gazeta. Mbaruan edhe evrote

    Reply to this comment
  3. Jak Boston October 19, 12:52

    Te gjithe ata qe falenderonin Kocias pas doreheqjes dhe te gjithe ata qe e lavderonin ate dhe jo vetem ate, jane zagaret shqiptare, qe kane ngrene nga nje kocke greke te hedhur nga gjahtari Kocias.

    Reply to this comment
  4. Shqiptari October 19, 12:57

    Evropi i mban me buke, keta kane mendjen te nderhyne ne punet e brendshme te Shqiperise!

    Reply to this comment
  5. MH October 19, 13:09

    Buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.Per mbajtur ne veprimtari aktive agjenturen greke ne Shqiperi.
    Po ketyne kujshive te tjere a ia’u dini buxhetin?!Sidomos komshiut mik krejet,shpirtit e zemret me oxhak familjarit,Mareshallit Berisha.

    Reply to this comment
    • mirel October 20, 07:41

      Po c’mareshal Berisha a mavri. Berisa eshte karte e djegur per te gjithe.
      Berishen e kane ne konsiderate vetem Rilindasit.
      Ramutin thuaj qe beri “mareveshjen me te mire” te detit.
      Qe dha varrezat greke, qe zgjeroi kuotat e minoritetit. Janullatos we u be nenshtetas, HEC i i Elbasanit qe po shkaterron banoret. Nuk shikon qe me Ramiun vendosen kufijte e Vorio Epirit?
      Ky e ka lozur tradhetine hapur dhe ju akoma me skenare imagjinare te Berishes
      Apo jeni dhe ju ata te paguarit?

      Reply to this comment
  6. MH October 19, 13:54

    Perseritje komentit per nji “te”.

    Buxhet sekret i ministrisë së Jashtme greke.Per te mbajtur ne veprimtari aktive agjenturen greke ne Shqiperi.
    Po ketyne kujshive te tjere a ia’u dini buxhetin?!Sidomos komshiut mik krejet,shpirtit e zemret me oxhak familjarit,Mareshallit Berisha.

    Reply to this comment
  7. Adih October 19, 14:11

    Prandaj deri tani ,nk ka transparence per kufijte detare nga ana e ripjellasve .I lutem zotit te dalin me emra ,qe personalisht nuk e besoj ,dhe ta mirni vesh o kokpalare kush ju ka drejtuar dhe kush ju drejton.
    . .Te gjitha vjedhjet ,abuzimet tradhetite kondra popullit e atdheut ,i lutemi zotit te dalin ,i cili vonon por nuk haron.Turp ,perfliten edhe medjat shqiptare ,jazek u qofte ,o anti shqiptare bythelepires ,pa ideale ,per nje cope kcke . Qeveria Shqiptare qe se besoj dhe jam pesimist , duhet te kete nje interesim ,te ragoje ,per keta tradhetare te mediave ,kundra vendit te tyre . TURP:dhe vetem TURP:

    Reply to this comment
  8. Agim Stefa October 19, 14:39

    Se mos kane financuar edhe ngritjen e ndonje qeveritari apo kryetari bashkie. Pa.shikoni dokumentat njehere se do ju dali.

    Reply to this comment
  9. Arben October 19, 14:50

    Keta janullat qe komentojne edhe ketu.

    Reply to this comment
  10. ??? October 19, 14:59

    Ky shkrim eshte thjesht fantazi nga librat e Ben Blushit per te krijuar diversion! Nuk gjen nje prove te vetme ne kete “lajm” pa lajm, asnje emer portali, asnje emer personi, asnje konto banke, more asnje fakt qe te shtyje nje gazetar te shkruaj mbi fonde “sekrete” qe nuk qenkerkan sekret per gazetarin Shqiptar te Top-it.
    Kur zbulon nje sekret duhet ta percjellesh me letra qe tregojne e zeza mbi te bardhe per ato qe pretendon gazetari.

    Reply to this comment
  11. Budallenjte dhe plepat behen te gjate October 19, 16:45

    Porthalet dhe tv dhe gazetat.
    Ju flet moska eshte greke.
    Top channel Greek
    Klani eshte serbo rus
    Teema nga sorrosi
    Lesh e li puna

    Reply to this comment
  12. I.Troplini October 19, 17:10

    Per 300 Euro ne muaj,

    familja shqiptare e Hekuan Pajes, vetedeklarohej “greke” dhe papritur, ne leternjoftimin grek, e gjeje me emrin Hekuranis Papajas.
    Greqia, behej me minoritet ne Shqiperi, per te cilin “ia vlente” te luftohej kunder shqiptareve, ndersa Hekurani, behej me ca te holla, qe krahasuar me te tjeret ne Shqiperi, e benin te dukej afarist i suksesshem.
    “Minoritet grek”, na doli deri ne Shkoder dhe ne Malesine e Madhe, ne zgjedhjet e viteve 90, fale qypit te eurove qe shperndanin emisaret e fqinjit tone jugor.
    Gjendja katastrofike e ekonomise shqiptare, shthurja e rendit kushtetues dhe uzurpimi i politikeberjes me elemente qe drejtperdrejt apo terthorazi, ishin ne listat e agjentures greke, e benin te lehte nje loje te tille.
    Sot, “po na dalin fakte” per portale te paguara nga po i njejti drejtim.!!!
    Vertete egziston njeri ne Shqiperi sot, qe cuditet per nje veprimtari te tille? Te mjafton ti hedhesh nje veshtrim, portaleve te ndonje gazete, per te kuptuar nentonin e paguar te kryeredaktorit, apo komentet antishqiptare, te montuara direkt ne radhen e pare, nen artkullin kryesor.
    Ajo qe bie ne sy po ashtu dhe qe ia vlen te nenvizohet, eshte fakti, se e gjithe kjo veprimtari percarese, nuk u ka sjelle grekeve ASGJE, perkundrazi, vetem se ka forcuar resentimentin ndaj tyre, ne radhet e shqiptareve.
    Tradita shqiptare, per te patur ne krye te politikes, njerez qe shiteshin dhe bliheshin nga fqinjet, si tu deshironte prapanica, duket se po thyhet dhe po i perket te kaluares.
    Forcimi i institucioneve te shtetit ligjor shqiptar, pastrimi i politikes nga kontigjenti agjenturor ne listat e sherbimeme sekrete te huaja, keto jane sfidat shqiptare te se sotmes qe presin pergjigjen e duhur.
    Greqia? Do benim mire, te mos i jepnim me shume rendesi sesa meriton, nje vendi, ku kriza financiare ben kerdine dhe merr dinjitetin e cdo qytetari.
    Keto 30 vitet e fundit “demokratike”, jane nje pasqyre e qarte se perse vendi yne duhej medoemos te perfundonte ne kaos, perse sherbimi sekret duhej te cmontohej me rrenje dhe zevendesohej me halabakerine shqipfolese, perse ushtria dhe asetet e saj, te ktheheshin ne depo furnizimi per bandat e rrugeve.
    Greket deshtuan. A do jemi te zote, te mesojme nga kjo pervoje e hidhur apo do vazhdojme te bejme te cuditurin, kur dikush shkruan se fqinji na paskesh qene “i pabese”?

    Reply to this comment
  13. TT October 19, 17:17

    The messiah is back…

    Reply to this comment
  14. Dinakëria greke October 19, 18:31

    Prandaj , këto kohët e fundit , duket sikur kanë rënë disi sulmet e hijenave greke , që flinin para monitorit , për të shfryrë vrerin e tyre , si @tfg e shumë të tjerë si ai !
    Shqiptarët , kuuuuurrë nuk duhet të mashtrohen nga dinakëria e pabesia greke ! Ata e kanë në gen atë dhe… , pa të , nuk jetojnë dot ! Pikërisht atëhere kur duket se ujrat po qetësohen , atëhere duhet bërë kujdesi më i madh dhe , të jemi të sigurtë , se në ato momente grekët janë në kulmin e aktivitetit të tyre diversionist ! Nuk është rastësi , hedhja në sulm e pjesës dërrmuese të mediave në Shqipëri , në unison të plotë me Sali sërb shpellarin dhe prostitutën Monikë , kundër gjithëçkaje që bën mazhoranca dhe , veçanërisht reformës në drejtësi , luftës kundër korrupsionit , krimit të organizuar e drogës!
    Saliu me Lulushin e përsëritin cdo ditë , që “… me Edi Ramën në pushtet, nuk kanë për të fituar kurrë ” .Ndaj , e vetmia alternativë mbetet dhuna , destabilizimi , deri tek lufta civile, që do ti faktorizonte e mundësonte rikthimin e tyre në pushtet . Për këtë , opozita jonë dhe shërbimet sekrete fqinje janë në akord të plotë e në ofensivë ! Si përgjigje ndaj tyre , populli duket se po ndërgjegjësohet çdo ditë e më tepër dhe po mbyll një sy e një vesh ndaj defekteve të qeverisjes , për të evituar katastrofën që po i përgatitet , ashtu si në vitin 1997 !

    Reply to this comment
  15. Salehu pi Vicidoli October 19, 19:09

    Gje a gjeze:

    Cili shtet eshte han me shume porta?

    Reply to this comment
  16. mirel October 19, 20:09

    Kush eshte perfituesi me i madh i ketij financimi?
    Varrezat greke dhe zgjerimi i minoritetit, plus gjithe autoret e “delimitimit” qe ka per baze shitjen e detit.
    Kush eshte autori i gjithe ketyre akteve tradhetie pro Greqise?
    Edi Rama dhe gazetat mbeshtetese te tij.
    Gazeta Tema qe beri namin per zbulimin e te “reneve” greke ne Peshtan, sot ngre gishtin e akuzes per portalet shqiptare sikur eshte fajtor cdo portal tjeter pervec Temes.
    Dhe eshte vete Tema strumbullari i gjithe propagandes greke.
    Fajtori e kerkon fajin diku tjeter.
    Kotcias pothuaj ka folur hapur kaq here per politiken shqiptare qe eshte tmerresisht progreke, por vetem palacot Rilindas e kane mohuar kete te vertete.
    Ata jane te paguarit e Athines.
    Bushat, ke ndonje vallezim tjeter grek ne plan?

    Reply to this comment
  17. [email protected] October 20, 07:43

    Se mos del qe kane financuar njifare ushtrie Came UCC ? Megjithese dihet.
    Me te njejtet mxin Shqiperine dhe Shqiptaret si ekstremiste dhe Islamike te betuar.

    Reply to this comment
  18. Kaciqja October 20, 07:44

    Lojra te rafinuara Greke me kaciq dhe kaciqe.

    Reply to this comment
  19. Rita October 20, 10:05

    “Kalin e Trojes ” e harrojme por “termeti pak ballesh i” sotem me lajmet e reja na e kujton .Sikur u fol para pak muajsh se do te hiqej ligji (absurd) i luftes dhe pse nuk u be de fakto ???? Greqia zoteron gjuetare te zote .Duam s”duam ne jemi preja e ato shenojne me nje goditje dy zogj .Zmadhimin territorjall te ” V Epirit ” si dhe mohimin e ceshtjes Came :Nga gjithe kjo mesele e histori apo lajme ,ta quajme si te duam me vjen keq qe nje Europe e bote mbare i beson e i shkon pas fijes Greqise sa mund te shtoj se jane ato qe e udhezojne per nje strategji te tille !! Sikur ishte para falimentimit ,kthimit ne lekun e vjeter drahmi ?? Sikur ka miljarda borxhe ? Sikur pensionet ,rrogat jane ulur aq sa te rrinjte shpetimin e rigjejne me emigracion sic vepruan dekada me pare gjysherit e prinderit e tyre ? Kjo SIKUR a ka ekzistuar valle apo nje trillim ????? Kur mediat tona ato paguajne imagjino se sa ministri e dikastere kane vene nen tutelen e tyre . Ah pse harrojme “Kalin e Trjojes ” !!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*