VIDEO/ 45 sekondat e “heronjve” përpara shpërthimit dramatik

August 3, 2017 19:15

VIDEO/ 45 sekondat e “heronjve” përpara shpërthimit dramatik

Dy oficerë policie janë duke u konsideruar si heronj pasi kamerat e sigurisë filmuan përpjekjet e tyre të guximshme për shpëtimin e pasagjerëve nga automjetet që kanë shpërthyer në flakë.

Zyrtarët Krystle Fallon dhe Ryan Davis iu përgjigjën thirrjes për një makinë që hynte nga një mbikalim në autostradën I-94 në veri të qytetit Minneapolis (SHBA) kur zbuluan një burrë dhe një grua të bllokuar brenda rrënojave të mjetit.

“Nuk mund ta tregoja menjëherë se si t’i nxirrja jashtë automjetit, kështu që vrapoja drejt derës së pasme “, tha Fallon të martën kur ndodhi aksidenti.

“Kur pashë flakët që dilnin e dija se kishim një kohë të shkurtër”

Fallon shkoi në derën e pasagjerit dhe mori viktimën e parë, gruan, në mënyrë të sigurt. Zyrtarët pastaj vendosën për lirimin e pasagjerit mashkull, i cili u kap nga rrip sigurimi dhe airbag në anën e shoferit.

Me ndihmën e një oficeri tjetër dhe dy kalimtarëve, grupi prenë rripin e sigurimit dhe tërhoqi personin, ndërsa pjesa e përparme e automjetit filloi të shpërthente në flakë.

“Kur po i tërhiqnim, kishim rreth 45 sekonda kohë. Më pas, makina do të ketë shpërthyer”, tha Davis.

Shoferi Floyd Cunningham, 37 vjeç, vdiq më vonë në spital. E fejuara e tij Lancha Robertson, 37 vjeç, mbijetoi.

Duke iu drejtuar shtypit, Davis tha se ai mori frymëzim nga dy vajzat e tij katër muajshe.

“Unë thjesht mendova se do të doja që dikush ta bënte këtë për mua dhe vajzat e mia dhe gruan time po të ishim në atë situatë”, tha ai.

Policia e Minneapolit publikoi pamjet e shpëtimit nga kamerat e trafikut të martën.

August 3, 2017 19:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*