45 gazetarët e kërcënuar po i presin me lule dhe kuletën plot te Statuja e Lirisë

September 7, 2018 11:55

45 gazetarët e kërcënuar po i presin me lule dhe kuletën plot te Statuja e Lirisë

Kristo Zharkalliu

Kam njohur mjaft gazetarë shqiptarë gjatë këtyre afro 30 viteve “demokraci shqiptare” por kam pas njohur shumë më tepër gazetarë të huaj me të cilët kam pasur miqësi edhe pse kishim mospajtime ndërmjet nesh.

Kam pasur biseda me shumë gazetarë nga vendi ku po jetoj afro 60 vjet. Megjithë ndryshimet politike asnjëherë nuk është ankuar dikush se rrezikohet (me përjashtim të shtatë vjeçarit të juntës fashiste) mbasi e dine se katakteri punës së tyre zbuluese dhe hulumtuese ngahera paraqet rrezik,por për këtë janë të vetëdijëshëm, madje krenarë dhe nuk ankohen as kanë ndërmend të braktisin vendin e tyre dhe të kërkojnë…strehim politik në një vend tjetër, si Sh.B.A.

Vendi më i madh i demokracisë nuk është një vend ideal për të qënë i qetë se nuk rrezikohesh. Shumë nga këta-gazetarët dhe reporterët e këtij vendit  (SHBA) dërgohen në frontet e nxehta të luftës madje shumë prej tyre kanë humbur dhe jetën në luftë, duke kryer punën e tyre. Del vetvetiu pyetja:  Sa NGA KËTA KANË QËNË SHQIPTARË? Deri sot nuk kam dëgjuar për asnjë shqiptar hero-gazetar…

Askush nuk do të donte që edhe gazetarë nga Shqipëria e vogël të humbnin jetë në frontet e luftës (më sa di as në luftën e Kosovës) Por gjatë trazirave të vitit 1996-ës shumë gazetarë duke besuar se ishin të kërcënuar kaluan kufirin dhe erdhën në Greqi ku më kot kërkuan strehim politik. Mund të përmend disa prej tyre (më të njohurit) me të cilët u njoha në Athinë: Kristo Mërtiri, i cili bashkëpunoi  për pak kohe dhe me një gazetë të emigracionit; Ylli Pollovina i cili nuk qëndroi shumë kohë , akoma dhe Frrok Çupi (të gjithë këta deri atëhere konsideroheshin gazetarë besnikë të regjimit diktatorial, dhe kundërshtarë të Berishës(!) pamvarësisht se ç’u bë më vonë…) qarkullonte në rrugët e Athinës si i përndjekur i regjmit berishian.

Nuk do të flasim për të famëshmin Hyskë Borobojkën me të cilin pata një korrrespodencë të bukur në një gazetë të emigracionit…Do të veçojmë ama njërin nga të gjithë këta i cili menjimënd i u kërcënua jeta jo vetëm e tij por edhe të familjes. Fjala është për gazetarin e mirënjohur Abdurahim Ashikun i cili nuk guxoi të kthehej më në Atdhe si bënë të tjerët. E megjithatë ndonëse kishte fakte se ishte keqtrajtuar dhe kërcënuar, askush nuk i dha strehim politik si na kërkokan 45 gazetarët e sotëm që duan të braktisin vendin dhe të punësohen në CNN, Washington Post, New York Times dhe në  qëndra të tjera të famëshme botërisht që duket se presin këta.

Pse e gjithë kjo histeri? Sepse dikush i çmëndur-ose kriminel- gjuajti me breshëri automatiku mbi banesën e prindërve të një gazetare. Gazetaren në fjalë as e njoh as kam ndonjë dashamirësi të veçantë ndaj saj. Kërcënimi i jetës së saj-qoftë tërthorazi- duhet dënuar. Nga ana tjetër nuk mund të mos ndiej neveri dhe (turp) kur del  një shoqatë e gazetarëve dhe deklaron se 45 gazetarë (vërtet sa gazetarëka Shqipëria e vogël?) kanë kërkuar azil politik në Amerikë se u rrezikuaka jeta në Atdheun e tyre?! Ç’kujtojnë këta se amerikanët janë kaq naivë?

Pohoj dobësinë time. Nuk banoj në Shqipëri dhe  nuk e njoh plotësisht realitetin e sotëm shqiptar. Megjithatë ndihem keq-shumë keq- kur nuk dëgjon ose lexon asnjë shqiptar të thotë një fjalë të mirë për vendin e vet. Kudo dhe kurdo bërtasin, shkruajnë se të gjithë shqiptarë duan të braktisin vendin e tyre. E di se kjo nuk është e vërtetë se njoh plot njerëz që jetojnë më së miri në Atdhe. Ajo që më indinjon më shumë janë komentet e disa emigrantëve që u pëlqen të errësojnë të vërtetën shqiptare duke e krahasuar me vende të tjera. Disa të “zgjuar” që jetojnë në Greqi (grate e tyre në përgjithësi punojnë pastruese në shtëpitë ose hotelet e vendasve) bëjnë krahasimet  e turizmit shqiptar me atë grek dhe thonë sa keq janë shqiptarët dhe sa të mirë janë grekët thua se në Greqi nuk ka aspak prapësi.

HARROJNË SE TURIZMI NË Shqipëri është në hapat e para dhe shkon shumë mirë. Ose disa të “zgjuar” të tjerë-në përgjithësi kosovarë që bëjnë komente e  bëjnë krahasime  e Shqipërisë me Zvicrën. Meqënëse i njoh të dyja këto vende (jeta ime vitet e fundit është ndarë ndërmjet Greqisë dhe Zvicrës) dua t’u them: Ju njoh mirë se si jetoni dhe si punoni-dhe kjo jo për fajin tuaj por ju lutem: thoni një fjalë të mirë për Shqipërinë… Nuk ju kushton gjë veçse pak krenari.Krenohuni me vendin tuaj si bëjnë grekët kudo në botë, si bëjnë të gjithë emigrantët dhe të çrrënjosurit që, megjithë vuajtjet e tyre nuk shajnë vëndlindjen e tyre.

U kërkojhmë shumë shqiptarëve emigrantë që ankohen në kupë të qiellit kur vonohen pakëz në doganën shqiptare ama nuk bëjnë “gëk” kur greku i mban në radhë orë të tëra. Është për të vënë kujën për antishqiptarizmin e vetë shqiptarët!

Uroj që këta 45 gazetarë të mashtrojn ë amerikanët(!!!) (që na qënkan kaq syleshë) dhe të fitojnë strehimin politik. Shpresoj që në mes të këtyre të jetë dhe Lala, Çani, e shumë të tjerë. Veçse do të isha tepër kureshtar të dija se ç’punë do të bëjnë këta në Amerikë e kudo gjetkë se nuk besoj që amerikanët do t’i presin me lule dhe nga një kuletë plot dollarë tek Statuja e Lirisë.

Duke përfunduar dua të shpresoj se personat që krijuan gjithë këtë zallahi me kallashnikovin e tyre të kapen dhe të japin llogari.

 

September 7, 2018 11:55
Komento

21 Komente

  1. Illyria-Shqiperia September 7, 13:20

    Faleminderit I nderuar. Jetoj jashte qe 18 vjec kur fillova studimet. Asnje dite ne keto vite nuk ka qene, qe nuk kam menduar Shqiperine. Ne asnje minute nuk jam turperuar qe jam shqipetar, e gjithmone jam krenuar me kete fakt. Shqiperia nuk eshte politika e pushteti 28 vjecare, Shqiperia eshte: fusha, male, njerez, det, kodra, cuka, kultura, kenge… Por shume identifikojne ate vetem me politiken. Duajeni vendin tuaj, se te tille nuk gjenden me permbi dhe, kudo qe te shkoni. Nese dikush do pyeste, cfare ke bere ti per Atdheun? Do pergjigjesha:* fatkeqesisht asgje. Dhe me vjen turp per kete. Por nje dite doemos do kthehem per te dhene kontributin tim, sepse zogjte gjithmone kthehen ne fole.

    Reply to this comment
  2. M.Hajati September 7, 13:56

    Une do flas vertetesisht ekzistencen rreale sa ma shkurt e sa ma bukur per Shqiperin,atdheun tim ku me lindi Nana.
    Nuk ka nga te kerkosh ne mbare boten si vendi i bijve te Shqipes.Kur te huajt shprehen:Sa bukur ka dite shqiponja ti zgjedhin folen per bijte e vet,per zojgjet vete,bijte e shqipes.
    Historia na mesoi,dhe gjithe jeten mendova sa bukur dhe me zgjuarsi kane dite te paret tone te mbajne vendin ma te shkelqyshem te Ballkanit nga ana strategjike per te mos ndeje te ngujuem me dalje ne det per te marr fryme me tan bote,shto dhe bukurive natyrore per ti gezue keto brez mbas brezit tue i rrezistue cdo ngjyre barbari e pushtuesit dersa jeta te mos shuhet.(fakt pozitiv te mos shuhena.)Me keto pamja natyrore mbi toke me pejsazhe nga ma mahnitese e mjaft interresante sa te ashpera po aq dhe te kandshme qe na i qendisin e vene ne dukje ma shume te huajt se na vet,burra shtetit diplomat e deri tek te thjeshtit turiste. Po keshtu dhe xehet nen Toke.Me pasuri prrallore me lande te pare te larmishme deri tek ato me permbajtje radioaktive si Uraniumi.Pra c’ka fale Zoti per njeriun cil e mbyll syte gjindet ne Shqiperi.Sa dhe poeti kombetar gege At Gjergj Fishat e ka vargezue ne krijimtarin e vet:
    Edhe shqyp na ka thane se Zoti
    Per shqyptare Shqypnin’e fali.
    Ka dhe te huej qe kritikojne me perbuzje.Shqiperia asht e bukur po pa shqiptare.Ne lidhje me kritiken perbuzjes
    nuk asht e nevojshme te shkruaj,te komentoj.Por me dy fjal citoi per cdo njeri: Shif,ndigjo e SHKRUAJ cfare bahet ne kete vend ketu e afer 30 vjet te shkuar.
    Ne mbyllje i kthehem me shume permballim vendit tim me kater vargje nga krijimtaria At Fishta:
    Dersa t’mundem me ligjerue
    E sa gjall me fryme une jam,
    kurr,shqypeni,s’kam me t’harrue.
    Edhe n’vorr me t’permende kam.

    Reply to this comment
  3. Po , Po September 7, 20:08

    Nje falenderim i madh dhe respekt te vecante per zotin Zharkalliu , model per te gjithe gazetaret e sotem shqiptare , brenda e jashte Shqiperise Londineze !

    Reply to this comment
  4. Arberi September 7, 20:28

    Shqiptaret ikin nga vetvetja

    Jane te vetedijshem apo jo per kete gje, ikin, ikin nga te munden per nje jete normale, por kur ikin dhe leshojne mllef kunder vendit te tyre sikur nuk shkon.
    Shajne cte munden por harrojne se edhe vete keta qe ikin jane plotesisht njesoj si pjesa qe shajne….dhe nuk mund te jene aspak ndryshe….

    Vëri keta analistet e mediave, keta gazetaret, emigrantet, qe shajne sa munden politikanet dhe vendin qe lane pas, vëri ne krye te shtetit dhe partive politike… cfare rezultati do kete ketu ??
    ASGJE !!
    Po njesoj do jete, cilindo te heqesh apo te vendosesh ne krye te vendit, Shqiperia kjo do jete….sepse keshtu eshte vullneti i shumices derrmuese, forca e vertete qe shtyn dhe drejton shoqerine

    Shanim edhe para vitit 90 se fajin e Shqiperise fundeuropiane e kishin drejtuesit e larte te ahershem, u kalb dhe ra vete diktatura, u ndyshuan te gjithe shtetaret ne vitin 1990, ku jemi pas tre dekadave ??

    Perseri buze Adriatikut vend me diell dhe natyre te bukur por perseri ne fund te Europes, bile edhe me nje vit 1997 shkelqyes nga xixat e armeve, te regjistruar ne gene, deshmi e cfare permbajme.

    Arsyeja pse jemi abonuar ne fund te europes eshte se jemi njerez te papergjegjshem per te mos shprehur ketu per etike edhe aresyen e kesaj papergjegjshmerie mahnitese.

    Kushdo nga keta qe lergohen cfardo qofshin, nuk do benin dot asgje më mire se sa berisha i vitit 1997, (me vone 8 vjet kryeminister per demshperblim moral?!) Asgje më mirë se sa aristokrati i talentuar vetem per fodullek nano, se sa i pangopuri kryebashkiak 20 perqindesh i kryeqytetit rama, (shume mandate drejtues i vendit per inkurajim?!) se sa zullumberesi kudo qe shkel basha, apo se sa kushdo qe te vije ne krye te shtetit apo opozites

    Eshte normale qe kushdo te kete nostalgji per vendin ku lindi, eshte normale qe kushdo deshiron ta shohe te begatuar vendin ku banoi per dekada te tera, por aspak normale te shaje publikisht te tjere sikur vete nuk kane kontribuar sa kane mundur per Shqiperine fundeuropiane, secili sipas mundesive dhe rastit

    Parashikimet e Bankes Boterore per popullsine e Shqiperise per pas nje shekulli e ulin nje milion, per etike nuk duhet shprehur se sa do jete ne te vertete.

    Kjo eshte sfida e vertete e Shqiperise….

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN September 7, 21:29

    o shoku Kristo,
    une desha te pyesja, -a je mire nga mendja ??
    nje nga karakteristikat e analfabetit funksional eshte pikerisht vleresimi i situatave me ndodhine e jetes se tij.
    lexova ate Martallozin dhe thashe po lere se pas njefar moshe dhe rrjedhin njerzit,
    po sot te dalesh ne krye te gazetes ,te (para)gjykosh njerez qe si njeh fare, qe se ke idene se çfare informacione mund te kene ne dore, kur ‘bej te fala Sandrit’ dje te vriste se i dilje kunder e sot te vret se jane bashke, diten per diell eleminohen informatoret,dhe diten per diell u quajtka asgje nja ca plumba kallashnikovi ne der te shtepise, sepse duhet te vdesesh qe Zharkallinjte e zhargonit te drunjte te shikojne problemin, te pranosh qe se njeh situaten ne Shqiperi, kur vete je jashte prej vitesh,dhe te vazhdosh te (para) gjykosh, kur njerzve u ngelen syte per te qare, kur rroga e gazetarit eshte e barabarte me çmimin e tangave te Bexhete Kokedhimes, eshte te vesh duart ne koke
    po hajde ne vete mor xhaxho, kursena prostaten mendore qe te ka zene, u quajtka motiv i sakte qe Greqia nuk te dhenka azil ?
    po Greqia duke vjedhur dergoi 40% te popullsise se saj per azil,
    xhaxho, ka mundesi qe njerzit te zgjedhin dhe te pastrojne halete, por te jene jashte llumit, intrigave, vrasjeve, droges, kurverise, plehrave, mashtrimit, demagogjise te nje vendi qe nga Martallozi ketu e 70 vjet si alternative te ofron vetem azilin – ne fakt ke dhe kallashnikovin nqs zgjedh te mos ikesh, nqs zgjedh te kundershtosh ‘te fala sandrit’….

    xhaxho Kristo, te kesh emrin kristo e te jetosh ne Greqi, nuk me duket ndonje zgjuaresi e madhe , keshtuqe leri gjykimet mbi te ‘zgjuarit’ e tjere , me grate qe punojne ne hotele, se te punosh ne hotele eshte gjithmone me mire sesa te kerkosh pune te Shukriu ….
    keput qafen me gjithe turizmin tend , se kthimi te njerzit tane nuk quhet turizem, dhe ne doganen shqiptare nuk te vonojne ‘pakez’ -ti nuk kalon nqs nuk ke monedhen ne dore , nuk kalon dhe sikur te jete duke te vdek femija nga te qaret .
    dhe antishqiptaret nuk jemi ne , jane ato rrospite e rrrrilindura qe ke marre ti kauzen ti lepish sot.
    dhe kerkimi i nje jetese me te mire per veten e femijet tane nqs nga mendje prostatike si ti u quajtka antishqiptarizem, ateher
    JAM ANTISHQIPTARE ,JAM ANTIKRISTO me sakte
    hajde ti ne Shqiperi, bej sa gjysmat e atyre qe jane aty, e pastaj dil e llomotit me gjithe shqitarizmen tende …
    xhaxho , se harrova
    shtetesine shqiptare e ke apo …..e ke humbur qe ne 1950 …se me duket se dhe ti ‘aziliant’ je , dhe ti dikur nuk qendrove te luftoje, po ike ja more vrapit e tani flet kodra pas bregut

    Reply to this comment
    • vasili September 8, 12:11

      Je nje konglomerat i perbere nga veset me te errta te qenies njerzore deri ne fundamentin e tyre,
      Maskuar mbas nje figure njerzore,predikon kanibalizmin ekstrem e eger kafshor,karshi trupit dhe shpirtit human dhe demokrat shqiptar.
      Prandaj eshte fare e kote te merresh me fjale me ty.
      Ti e ben vet vetvrasjen tende,ne menyren me te mire,duke krijuar neveri te skajeshme tek NJERZIT.

      Reply to this comment
      • Verrrrrrrrronika September 9, 09:16

        Kur nuk ke gje se c’te thuash, eshte me mire te heshtesh!

        Mqs. per ty na qenka e kote te merresh me mjelmen e zeze, atehere ti duhet ta injoroje ate ne heshtje, pa qene e nevojshme ta ofendosh si i pacipe

        Helbete, prej qelbesirave te destinuara per te pushkatuar pa argumente mendimin ndryshe nuk ke gje tjeter se c’te presesh pervec vandalizmit.

        Ty Vasillaqis duket se te ka djegur shprehja e fundit e saj, prandaj mendja ma thote, se ti duhet te kesh humbur jo vetem shtetesine, por edhe emrin. Mendja ma thote se para se te hidheshe si klandestin matane kufirit me Gerqine, ti duhet ta kesh pasur emrin… Beqir.

        Reply to this comment
  6. Teli September 8, 01:13

    Shume drejt e sakte!

    Reply to this comment
  7. alphade September 8, 02:17

    Dy komente qe bera m’i shuat: Vetem nje fjale po shkruaj:
    SA TURP !!!

    Reply to this comment
  8. N.VJOSA September 8, 03:51

    BLACK SWAN,
    Nje antishqiptare deri ne kocke!…
    Po cfare mund te presesh nga mbesa e Laros Hasan Dosti,
    ish minister i Fashizmit ne Shqiperi?!…
    Atij Dostit,
    qe Pena e Poetit dhe Luftetarit antifashist e stigmatizonte me vargjet qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi…!?

    Viktime thote Dosti
    Vajta dhe une,
    Me zor Minister
    Vane e me vune….!

    Komentues me te ndyre antishqiptar se kjo Mbesa e Hasan Dostit, ketu tek ky blog i DITA-s nuk gjen dot tjeter!
    Zaten cfare do presesh nga njerez te gjymtuar, qe jeten e kaluan burgjeve dhe internimeve?!…
    Dhe tani Shqiperia, edhe pse eshte nje nga vendet me te bukura te Botes, Veros tone i duket nje Ferr i vertrete…
    Subjektivitet me brire!
    Shpif ne menyren me te ndyre per kete Kristo Zharkalliun, edhe pse nuk e njeh fare, cfare nuk e quan, ” te semure, ” se nuk eshte mire nga mendja”, “analfabet funksional”,…”i rrjedhur”…etj. etj.
    Kjo e mencura jone,
    i di te gjitha dhe merr ne mbrojtje te gjithe keta kapsogazetaret qe nje dite te bukur na kerkokan azil ne SHBA, vetem se nje psikopat alla Sali,
    i mbushet mendja dhe qellon muret e nje banese, THJESHT PER TE MBJELL TERROR; dhe per ti thene Botes qe ja ne Shqiperi. kercenohen gazetaret!!!!…
    Vero SWAN,
    Moj shpifse e ndyre,
    Po pse vetem ti vete e vjen ne Shqiperi!?
    Ne te tjeret nuk e dime se si sillet policia shqiptare, qe prej ardhjes ne pushtet te Edi Rames?…
    Une shkoj jo njehere, por disa here ne vit ne Shqiperi dhe nuk eshte aspak e vertete se ne doganen shqiptare, nuk kalon nqs nuk ke monedhen ne dore, dhe sikur te jete duke vdekur femija nga te qaret…” sic shkarravit ti Fashistja e re e Fashistit te vjeter!…
    Me te qara ne Dogane nuk kalohet, sikur jo femija te qaje, por dhe ti ta tundesh kemben!…
    Do respektosh Ligjin moj ndyresire!…
    Shpif perseri kur krahason se qenka me mire te punosh ne hotele ne Greqi se sa te kerkosh pune tek Shukriu…!
    E bete Shukriun,
    nje Qivac ordiner,
    si etalonin e punedhensve shqiptare,
    kur dihet shume mire se Shukri Zezes, ja kurdisen Intrigen dhe mund ta kurdisin edhe ty nje dite dhe te shkerdhehesh si Buce…!!!

    Vetem njerez me nje te kaluar teper te erret, te gjymtuar dhe qe e kaluara u ka lene pasoja te te pariparueshme , mund te flasin kaq Ziiii… per Shqiperine!
    Njoh shume te tjere nga keta Gazekaret., qe kane provuar te punojne jasht Shqiperise,
    kane provuar,
    nuk e kane ndukur dot punen
    dhe jane kthyer me bisht nder shale prape ne kete Shqiperine qe luftojne ta shesin si Ferr ti dhe salizinjt e tjere , vetem qe te vijne ne pushtet…
    Mbarove moj Sorre e Zeze per te marre pak pushtet!…
    Puno moj Qelbesire , dhe mos ndyj Vendin tend, se nuk ben asgje tjeter vecse u puth Menderen armiqve te Shqiperise, sic beri Gjyshi yt, per te marr nje post Ministri….
    Yttt rrace e felliqur!…
    Kam patur tjeter pershtypje per ty, por tani nuk kam asnje dyshim se ti je nje Donkishote qe shpif dhe shpif papushim, me ate Perroin tend psiqik, duke tu errur syte edhe kur behet fjale per Atdheun tend…!

    +++++

    Nje falnderim te merituar zotit Kristo Zharkalliu!
    Fjalet e tua, jane aq te verteta dhe mbreslense, qe nga germa e pare dhe deri tek e fundit!…
    Nuk e ka thene kot Platoni i Lashtesise se me shume urrehet ai qe thote te VERTETEN…

    Reply to this comment
    • N.VJOSA September 8, 09:31

      O Sorre e zeze, Black Swan,
      Po tangat Bexhete Kokedhimes ku ja ke pare qe i krahason me rrogen e nje gazetari ne Shqiperi,
      apo i krahason me tangat e tua…?!
      Ah Plehre Muti, ngele duke shpifur…
      Prostata mendore dhe Diarreja psiqike te kane zene ty Fashiste e Gjyshit Fashist!…
      (ndjese lexuesit per fjalorin, por nganjehere, ketyre Gojehaleve,
      duhet tu pergjigjesh me te njejten monedhe,
      se ndryshe duhen shtate kobure tu hapesh Kapakun e Kokes…)

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN September 8, 18:03

        ahahahahahahahahahahahaa,
        Neti Vjosa si bretkosa, kujdes me tensionin se do te gjej ndonje gje dhe do me çojne perseri ne burg mua 😛
        Kriston e kam lexuar qysh kur provoi te merrej me ARISTIDH KOLEN, e provoi,se gaztore si Kristua nuk i bejne dem askujt … thjesht na bejne ti njohim me mire (anti)shqiptaret.
        Neti ku therret qameti, kur me shan nje fiLOLOqylist , mua me rriten vlerat.
        une si kam pare gje Bexhetes jo, po ka shume qe e kane pare, se komunistet kane qene etaloni nderçmerise 😛

        he he, merre njeher nje kobure, merr njeher nje,
        se per 7 vetem grate keni te zonjat 😛
        me DOSTIN laje gojen, se ai ndeni me kollare kudo, nuk beri ngarkim shkarkim si veshgjatet e filoloqylit.

        Reply to this comment
  9. alphade September 8, 08:59

    Shume melodike tingellon paragrafi i zotit “Illirya-Shqipe-
    ria”. Me pelqeu si koment ashtu si edhe i zotit, M.Hajati.
    Ndersa i “black swanit” dhe i “arberit” nuk mu’u duket te
    pelqyeshem,bile do te thosha shume te hidhur. E verteta
    eshte se shume pak shqiptare qe kane emigruar ne Euro-
    pe dhe Amerike kane gjetur ndonje pune ne pershtatje me pergatitjet e tyre ideo-profesionale. Keshtu p.sh. nje
    doktorr indian gjen pune me nje here ne SHBA apo kon-
    nkretisht ne N/Y. Pse indiani e gjen punen ne zanatin e tij
    dhe doktorri shqiptar JO,duhet patjeter te beje nivelimin e
    dipllomes qe do te thote te japesh mbi gjysmen e provi-
    meve,gje e pamundur per nje doktorr shqiptar qofte edhe
    me i miri ne Shqiperi. Nje doktorr shume i njohur ne Shqi-
    peri qe ka punuar ne spitalin ushtarak dhe i specializuar
    per djegje per shume vite,me thoshte,nuk gjeti pune ne
    Amerike dhe u detyrua te punonte si ndihmes kamarier,
    te merrte pjatat dhe te fshinte tavolinat,ndersa indiani vinte direkt doktorr sepse kishte mbaruar fakultetin e mje-
    kesise me profesore angleze. Ja pra,dallimi thelbesor qe
    ekziston midis dy vendeve,ku faktikisht India njihet si ven-
    di me i prapambetur i Azise.
    Prandaj edhe 45 gazetaret tane qe do te emigrojne ne
    Europe apo ne Amerike,mos kujtoni se do t’i presin me
    “buqeta me lule” dhe as te “Statuja e Lirise” ,ne N/Y sepse vetem ne Shqiperi gazetaret bejne “palle” : shkru-
    ajne si te duan,flasin si te duan, shajne si te duan,shpifin
    si te duan ..,dhe askush nuk u thote “plac”. Ia qindisin
    artikullin si ta duan “pruresit me te pare” ! Dikur ,eshte e
    vertete se gazetaret tane i gjeje neper kanalin e ujrave te
    zeza te Lanes,apo ne kenetat e Lezhes,apo ne malet e
    “Gore-Oparit” po te shkruaje keq per liderin,por sot nuk
    ndodh i njejti fenomen dhe jo se nuk ka te tille ndodhi ne-
    gative por ma do mendja se nuk jane produkt i liderit po-
    litik aktual por i rrethanave krejt ndryshe nga e kaluara e
    hidhur,ku gazetareve,pervec sa permendem me lart u digjeshin makinat e shtepite.
    Megjithate eshte e drejta e cdo qytetari shqiptar duke
    perfshire edhe gazetaret te ikin nga vendi kur i rrezikohet
    jeta,si psh. te gazetaret e nderuar: Artan Hoxha,gazetar
    i sakte “investigativ” apo A. Duka,V. Malaj, M.Baze e shume te tjere emra te njohur,por ka edhe ata/ato gazetar
    e gazetare qe i thencin gazetare qe kerkojne “lavdi” qe nuk mund ta sigurojne me penen e tyre por me sajesa e
    trillime se gjoja po i rrezikohet jeta . Me siguri te tille gazetare kane ndonje hall tjeter,diku gjetke rreh cekani
    dhe prandaj sajone alibira nga me qesharaket per te jus-
    tifikuar ikjen e tyre nga Shqiperia duke patur nje doku-
    ment si “atu” se gjoja i rrezikohet jeta duke qendruar ne
    Shqioeri. Asgje nuk ndodh,nese ke mbeshtetjen e X – apo
    Y – lon partie, sidomos po te kesh perkrahjen e “baces se
    Vicidolit” ! Per kete te jeni te sigurte dhe kete garanci e
    kane nje numur i mire gazetaresh,perjashto ata qe kam
    permendur me lart qe “baca” kerkon t’i shohe ne ” helle”,
    prandaj 45 gazetaret qe po ikin nga syte- kembet jam i
    sigurte se bota demokratike do ju thote se “Shqiperia eshte nje vend demokratik” ,prandaj kthehuni nga keni
    ardhur dhe ashtu sic thote artikushkruesi nuk do t’i pre-
    sin me “buqeta me lule te Statuja e Lirise dhe me kuleten
    plot para” !!!

    Reply to this comment
  10. Sa do mir do ishte sikur te zhdukeshin plehrat e Shqiperise . Te gjithe ! September 8, 10:28

    E gjithe kjop qe lexojme Medieve jave te fundit ,
    te veres e fillimit te shtatorit ,
    si dalja ne shitje e kompanive e bankave etj
    siedhe kjo e tentative per arratisje ,
    e Bandes se lehesve te suites se Politikes ,qe ne Shqiperi
    quhen Gazetare ,
    eshte thjeshte e kuptushme per te gjithe ,
    se eshte pjes e nji skenari presioni i Bandave
    dhe kryefamiljareve te ktyre Bandave politike pd-lsi .
    Qellimi (idiot) gjasme renja e Pushtetit (kjo ,si nji varke shpetimi e mafiozeve politike ,hajnave e krimit , salih berisha ilir meta basha & Co)

    Nji pseudoGazetari e cila per 29-vjet ,(hidhini nji sy Temave qe trajtohen ne Media ,me cfar bombardohet truri i shqiptarit )
    qe si ne Tv edhe Mediat gjithandej ,diskutohet e
    tematizohet (idiotlliqe qe nuk cojne asgjekundi) ,pikerishte ata politikane ,
    qe kane shkaterruar Shqiperine ,ata qe e kan vjedhur ,plackitur ,vrare shqiptarin ,tradhetuar interesat e Shqiperise e Kombit mbare ,bastardet si salih berisha ,ilir meta ,basha etj idiote .
    Pra qe te diskutohet e mbushen faqet e medieve 29-vjet ,
    me te njetit idiote e sharlatane e tematike nga me idiotet ,
    qe tentojne ta mbajn ate popull nen injorancen e se kaluares dhe shofin e perballen aspak me te sotmen ,
    pyetjet qe ngre e prezentja ,
    nuk mundet te jet kurr Korekt per njeriun sot nga asnji kendveshtrim.
    Kto banda gazetaresh ,zbritur nga malet dhe mbeturinat
    e analisteve te degjenruarit ne qytete ,
    shkruajne e pasqyrojne ne Medie e Tv ,
    tema qe kane te bejne vetem me luften e politike ,
    (sepse natyrishte ato i paguajne )
    pra kan qen jovetem ne rolin e lehsit mediatik per Krytart e fisit dhe shpellave nga kan dal ,por edhe
    si medie Aleatet me te ngushte ,bashkpunetoret ,qe cuan Shqiperine ne kte Humnere Njerezore e Shteterore ,qe sot i eshte kthyer ne nji Bumerang ,
    ktyre sherbetoreve te Medieve .

    Pra kto Medie ,nuk kan pasqyruar asnjiher Problemet
    me te cilat perballen sot shqiptaret ,
    nuk kane bere te dukeshme prapaskenat e politikes ,
    ne kurrize te jetes se ktij populli ,(pra nuk kane bere detyren si gazetare ,por perkundrazi ,edhe kur i kan permndur ose bere ndonji shkrim mbi X Skandal ,
    qe ka pasur te bej me thuyrje te Kushtetites ,Tradheti ndaj Atdhut ,apo vrasje qytetaresh ne bulevarde ,ose ne fabrikat e barutit , i kan perdorur thjeshte si nji mashtrim per opinionin ,qellimi : Te mbulonin te Verteten !)
    Pra per cfar ,
    per cilen Gazetari e gazetare flitet ktu ?
    Te gjithe kan qen dhe jane vegla qorre te Politikes
    pra kta s’mundet te jen kurr gazetare dhe nqs do largoheshin vertete , do ti benin nji ndere te madhe Shqiperise ,sepse ne nji far menyre ,
    do pastrohej Shqiperia e Media nga plehrat qe mbizoterojne Shqiperine e pseudoDemokracine
    ne ate vend .

    Reply to this comment
  11. Sa do mir do ishte sikur te zhdukeshin plehrat e Shqiperise . Te gjithe ! September 8, 10:30

    E gjithe kjo qe lexojme Medieve jave te fundit ,
    te veres e fillimit te shtatorit ,
    si dalja ne shitje e kompanive e bankave etj
    siedhe kjo e tentative per arratisje ,
    e Bandes se lehesve te suites se Politikes ,qe ne Shqiperi
    quhen Gazetare ,
    eshte thjeshte e kuptushme per te gjithe ,
    se eshte pjes e nji skenari presioni i Bandave
    dhe kryefamiljareve te ktyre Bandave politike pd-lsi .
    Qellimi (idiot) gjasme renja e Pushtetit (kjo ,si nji varke shpetimi e mafiozeve politike ,hajnave e krimit , salih berisha ilir meta basha & Co)

    Nji pseudoGazetari e cila per 29-vjet ,(hidhini nji sy Temave qe trajtohen ne Media ,me cfar bombardohet truri i shqiptarit )
    qe si ne Tv edhe Mediat gjithandej ,diskutohet e
    tematizohet (idiotlliqe qe nuk cojne asgjekundi) ,pikerishte ata politikane ,
    qe kane shkaterruar Shqiperine ,ata qe e kan vjedhur ,plackitur ,vrare shqiptarin ,tradhetuar interesat e Shqiperise e Kombit mbare ,bastardet si salih berisha ,ilir meta ,basha etj idiote .
    Pra qe te diskutohet e mbushen faqet e medieve 29-vjet ,
    me te njetit idiote e sharlatane e tematike nga me idiotet ,
    qe tentojne ta mbajn ate popull nen injorancen e se kaluares dhe shofin e perballen aspak me te sotmen ,
    pyetjet qe ngre e prezentja ,
    nuk mundet te jet kurr Korekt per njeriun sot nga asnji kendveshtrim.
    Kto banda gazetaresh ,zbritur nga malet dhe mbeturinat
    e analisteve te degjenruarit ne qytete ,
    shkruajne e pasqyrojne ne Medie e Tv ,
    tema qe kane te bejne vetem me luften e NDYRE Politike ,
    (sepse natyrishte ato i paguajne )
    pra kan qen jovetem ne rolin e lehsit mediatik per Krytart e fisit dhe shpellave nga kan dal ,por edhe
    si medie Aleatet me te ngushte ,bashkpunetoret ,qe cuan Shqiperine ne kte Humnere Njerezore e Shteterore ,qe sot i eshte kthyer ne nji Bumerang ,
    ktyre sherbetoreve te Medieve .

    Pra kto Medie ,nuk kan pasqyruar asnjiher Problemet
    me te cilat perballen sot shqiptaret ,
    nuk kane bere te dukeshme prapaskenat e politikes ,
    ne kurrize te jetes se ktij populli ,(pra nuk kane bere detyren si gazetare ,por perkundrazi ,edhe kur i kan permndur ose bere ndonji shkrim mbi X Skandal ,
    qe ka pasur te bej me thuyrje te Kushtetites ,Tradheti ndaj Atdhut ,apo vrasje qytetaresh ne bulevarde ,ose ne fabrikat e barutit , i kan perdorur thjeshte si nji mashtrim per opinionin ,qellimi : Te mbulonin te Verteten !)
    Pra per cfar ,
    per cilen Gazetari e gazetare flitet ktu ?
    Te gjithe kan qen dhe jane vegla qorre te Politikes
    pra kta s’mundet te jen kurr gazetare dhe nqs do largoheshin vertete , do ti benin nji ndere te madhe Shqiperise ,sepse ne nji far menyre ,
    do pastrohej Shqiperia e Media nga plehrat qe mbizoterojne Shqiperine e pseudoDemokracine
    ne ate vend .

    Reply to this comment
  12. Mallakastra September 8, 15:26

    S’mund te rri indiferent!
    Shkurt: -nje koment te vogel dhe nje falenderim per fisnikun Kristo Zharkalli.
    Jo te gjithe ata, qe kane lene Shqiperine, kete perlë buzë Adriatikut dhe Jonit, jane shqiptare. Ne vendin tone ka plot çibane, te shitur, antishqiptare. Te gjithe ata, qe shkruajne dhe bejne komente, duke share vendin, nuk jane shqiptare. Ata jane tradhetaret e L2B dhe pasardhesit e tyre te ndyre. Nuk ke cfare pret prej tyre, kjo dihet. Pseudogazetaret jane te lire te kerkojne azil. Ne se gjejne naivë, le te ikin…
    I nderuar Kristo Zharkalli!
    Ke qene dhe mbetesh fisnik.
    Njeriu i vertete mbetet njeri.
    Kaq di te them per ty, or MIK!

    Reply to this comment
  13. Dibrani ikanak September 8, 17:10

    Kristo Zharkalliu është MAL i mendimit dhe i penës mërgimtare. Rriqnat, mizat e kalit, brumbujt e plehut… nuk mund t’i afrohen, pa le të ngjiten në nivelin e tij.
    Rrofsh Kristo!

    Reply to this comment
  14. Kol Brana i Mokres September 8, 17:59

    Le te ikin! Shqiperise i merr frymen kjo turrme parazitesh llafazane qe e quajne vehten gazetar.

    Reply to this comment
  15. Dhimbia e madhe popull. September 9, 23:42

    Atdheu i SHENJTE.Balta- me e embel se MJATA.!

    Me te lumte per Ato fjale zgjedhur, i nderuar komentator “IIIYRIA-Shqiperia”,TE pafshim ne atdhe me pasues.
    Aty eshte vendi i cdo Shqiptari, qe i thote vetes Shqiptar. pa tjeter do kete emigracion, si cdo vend… ,po jo! jo! emigrante te detyruar nga politika a me sakte ckombetarisim modern, veprimtari Antiatdhetare.deri detyrimi me menyrat me mafioze..
    Pa tjeter duhet dhene pergjigjia kesaj turme llafazanesh deri antiatdhetare,.e duhet denuar me ligj.
    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*