45-vjetori i Aktit Final të Helsinkit, Meta: Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që e denoncoi

August 1, 2020 19:40

45-vjetori i Aktit Final të Helsinkit, Meta: Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që e denoncoi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke u rikthyer në kohë 45 vite më parë thotë, se atë kohë Shqipëria ishte i vetmi vend që doli kundër Dekalogut të Helsinkit. Sot, thotë Presidenti, që vendi ynë kryeson OSBE duhet të japë shembull për respektimin e këtyre parimeve.

Statusi i Presidentit:

Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.
Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqena e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend evropian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së. Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

 

l.h/ dita

August 1, 2020 19:40
Komento

1 Koment

  1. Dhimbia e madhe Popull August 2, 14:04

    Mbrodhwsi Adhteut tonw liridashws.
    Dhimbia e madhe Popull.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim