Vdes në maternitet nëna dhe foshnja

September 16, 2016 09:53

Vdes në maternitet nëna dhe foshnja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mëngjesin e sotëm ku një nënë 35­ vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën.

Mësohet se viktima është shtetasja Aida Kurt Toska, 35 vjeçe nga Paskuqani. Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme me dhimbje, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët.

As nëna dhe as foshnja nuk kanë mundur të mbijetojnë. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.

Ata thanë se kur arritën te materniteti, urgjenca ishte e mbyllur dhe ndihma iu dha pas 1 ore

Kunati i viktimës, z.Çajka tregon:

Pati komplikacione në shtëpi dhe e sollëm në maternitet në gjendje të rënduar. As 10 minuta nuk mbajti rruga. E sollëm por Urgjenca ishte e mbyllur me kyç. Pritëm 20 minuta që të hapej. Kunata ime ishte aty dhe nuk kishte as ku të ulej, s’kishte as stol. Nisi të villte.

Infermierja erdhi dhe mori një mjeke në telefon dhe i tha: “Eja se kam një paciente me të vjella dhe nuk i duroj dot të vjellat.”

Erdhën mjeku dhe mjekja pas gjysëm ore.

E mbajtën brenda nja 10 minuta dhe e pyetën ku të dhemb. Ajo dhe as nuk e dinte tamam. Kunata mund të fliste.

E çuam në QSUT dhe i bëmë të gjithë analizat, gjysmat tek Spitali Amerikan për shpejtësi. Tensionin e kishte 5 me 3, ishte nxirë. Doli e pastër nga zemra. Shkuam në Senatorium dhe doli e pastër. Mbërritëm në maternitet në orën 2:00 se nuk jemi vonuar. Kemi ardhur me ambulancë, me oksigjen dhe doktoreshën me oksigjen. Kemi ardhur me ambulancë me dyer të hapura, se nuk kishte oksigjen. E kishin lart dhe për ta marrë u duhej 20 minuta!!!

Erdhi mjeku kirurg më vonë dhe në orën 5 të mëngjesit na dhanë këtë shpjegim: Fëmija është i vdekur, të ndërhyjmë të shpëtojmë të madhin!”

Vëllai i viktimëa tha se familja jeton në Itali dhe burri i saj me dy fëmijët është duke ardhur nga Italia.”

Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimin  dhe oficerët kanë kërkuar librin e mjekëve që duhej të ishin në turn dhe protokollin e ndjekur.

 

September 16, 2016 09:53
Komento

5 Komente

  1. maks September 16, 10:18

    kjo esht mjekesia e pseudodemokracise kriminale e veendit tone ku mjeket jan kthyer ne tregetare te jetes dhe vdekjes mendoj qe pas drejtesis se korruptuar vjen mjekesia akoma me e korruptuar

    Reply to this comment
  2. paci September 16, 11:46

    Fatkeqesi e madhe per ate familje , Zoti i forcofte te afermit e tyre .
    Turp dhe papergjegjshmeri e madhe per mamite dhe per mjeksine shqiptare , po te ndodhte dikur kur kishte stet Shqiperia ne maje te Dukagjinit dote futeshin ne burg dhe do pergjigjeshin deri te ministri , pse ka rene pergjesia ne shendetsi prandaj po plaket Shqipria .

    Reply to this comment
  3. Shushica September 16, 17:05

    Në konferencën për shtyp bashkë me Obamën R.Kastro duke iu përgjigjur pyetjeve provokuese për të drejtat e njeriut pak a shumë tha….
    Në se një grua është shtatzënë , kushdo qoftë ajo, nga dita e parë , në lindje dhe pas lindjes, bashkë me femijën, është nen mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit , në të gjitha momentet .pa paguar asnjë qindarkë .A nuk është kjo një e drejtë themelore e njeriut … E pra Kuba është diktaturë , por kujdesin për jetën e njeriut e ka në nivelet më të larta botërore , me një mjeksi moderne , ku jo biznezi por shteti kontrollon dhe drejton çdo gjë …Ne le të gëzojmë mjekësinë e doktor Saliut .

    Reply to this comment
  4. Arben September 16, 17:32

    RROFTE SHQIPERIA E HASHASHIT.

    SA PER STATISTIKE, NJE MJEK SPECIALIST PAGUHET NGA SPITALI SHTETEROR 38,000 LEK TE REJA NE MUAJ.

    Reply to this comment
  5. fteri September 16, 20:33

    Për mua duhen varur të gjithë mjek,infërmjer ,drejtoresha e spitalit Koço Glozheni dhe ministri havan i shëndetësisë ,paçiin fatin e asajë nane viktimë e pasojës të shërbimit të fatal të ndyrësirës së shëndetësisë të Matarnitetit ,vafshi në djallë të gjithë ,zoti u mallkoftë.!!!

    Reply to this comment
  6. dr bajram bala December 26, 13:19

    KJO ESHTE MJEKESIA QE MBOLLI SALI KOLERA DHE PO KORR GJITHE PASARDHESIT E TIJ TURP PER MJEKET ME ZERO HUMANIZEM TURP TURP TURP O TREGTAR PA FIJE HUMANIZMI.PO LENDONI ZEMRAT E KORIFEJVE TE MJEKESISE NE KOMUNIZEM QE FITONIN VETEM 150 DOLLARE DHE JEPNIN SHERBIM TR SHKELQYER

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*