480 minutat e qëndrimit të Bushit në Shqipëri

June 9, 2014 12:49

480 minutat e qëndrimit të Bushit në Shqipëri

10 qershor 2007

Vizita e presidentit Bush në Shqipëri ishte një vizitë zyrtare e një presidenti amerikan në Shqipëri. Ajo do mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve jo vetëm për rëndësinë historike, por  më tepër për surprizat e saj, pasi presidenti amerikan thyen rregullat e sigurisë, sidomos gjatë vizitës së papritur në Fush-Krujë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet përse këshilltarët e Xhorxh Uollter Bushit kishin përcaktuar Fushë-Krujën si një stacion të Presidentit të tyre, dhe pse njeriu më i fuqishëm në botë vizitoi këtë qytet të vogël e të varfër, që shqiptarët e njohin më së shumti për pluhurin dhe rrëmujën e tregut dhe që e vizitojnë me detyrim kur shkojnë në Krujë.

Në një bujtinë të vogël province të quajtur “Kafe Çela” ai takoi disa pronarë të biznesit të vogël, projektet e të cilëve financohen nga një program mikrokredie i USAID-it. Po aty  Presidenti Bush u shpall “Qytetar Nderi” i Fushë-Krujës. Qëndrimi disa minuta në “Kafen Çela” e bëri këtë bujtinë të thjeshtë historike dhe që atë ditë e  deri sot ajo mban emrin “Kafe Xhorxh Bush”, ndërsa në tavolinën ku ishte ulur Bush nuk ulet në shenjë respekti nuk ulet asnjeri. Ajo rri gjithmonë bosh.

Protokolli i një Presidenti të SHBA-së është një lloj bible që nuk shkelet, por në Fushë-Krujë, Bush “u çmend” dhe thyeu çdo rregull duke injoruar masat e sigurisë për të përshëndetur banorët. Ai u zhyt në mes të turmës entuziaste të fushëkrujasve, pa xhaketën e tij të zezë dhe me mëngët e këmishës të përveshura. I përqafoi dhe i puthi të gjithë ata që i dolën përpara, ashtu si nuk veprojnë as edhe liderët më popullorë shqiptarë në fushata elektorale.

Gjatë ndalesës në Fushë-Krujë, Bush ka vizituar edhe një dyqan ëmbëlsirash aty pranë të një familjeje. Dhurata e pronarëve për Presidentin Bush ishte një tortë ku ishin vizatuar flamujt e dy kombeve. Ndërsa fotoja që ka bërë Bush me një nënë 69 vjeçare ka bërë xhiron e botës si një nga fotot më të bukura, të vërteta dhe të sinqerta.

Po aty duke u përqafuar me njerëzit ndodhi një incident me të cilin u spekulua shumë dhe qe fyese për mikëpritësit krutanë, por edhe për gjithë shqiptarë. Bush kur hyri mes njerëzve e kishte orën e dorës, ndërsa sa mbaroi takimi, ora nuk u duk në dorën e tij. Disa televizione dhe gazeta e patën si lajm scop, por e vërteta u zbardh shpejt. Bush kur përshëndeti nga shkallët e avionit në aeroport orën ekishte në dorë!…

Ajo që ndodhi në Fushë-Krujë la pa mend jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajtë. Ja si shkruan një gazetë prestigjioze ato ditë: “Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, Presidenti amerikan George Bush “u kredh” drejt fansave të tij të dielën, duke shijuar mikpritjen e mahnitshme, si një yll roku. Duke valëvitur dorën dhe duke dërguar puthje në ajër, Presidenti amerikan eci në rrugët e Fushë-Krujës”.

 

June 9, 2014 12:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim