5 arsyet pse duhet të konsumojmë sa më shumë pataten e ëmbel

June 27, 2020 14:49

5 arsyet pse duhet të konsumojmë sa më shumë pataten e ëmbel

Për një jetë të shëndetshme keni nevojë për ushqim të shëndetshëm, për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor pataten e ëmbël.

Ajo është e pasur me beta-karoten, i cili është një antioksidant i fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, nga dëmtimet që lidhen me kancerin dhe plakjen.

Dietologia Rolina Naço sqaron për  “Shëndetin”  5 arsyet pse duhet të hani sa më shumë patate të ëmbla:

  1. Fibra me shumicë. Patatet e ëmbla përmbajnë rreth dy herë më shumë fibra se çdo patate tjetër, të cilat ju japin energji me një ritëm të ngadaltë. Praktikisht kjo do të thotë se energjia e tyre kalorike lëshohet më ngadalë në trup.
  2. Përmbajnë mangan: Mangani është një përbërës kyç në metabolizmin e duhur të karbohidrateve dhe mban nivelet e sheqerit në gjak të shëndetshëm.
  3. Ka veti antiinflamatore: Patatja e ëmbël ka veti anti-inflamatore, kryesisht për shkak se përmban vitaminë C, vitaminë B6, B-karoten dhe manganët u përmendur më lart, me një efekt në inflamacion të jashtëm dhe të brendshëm. Sondazhet kanë gjetur se patatet e ëmbla reduktojnë inflamacionin në tru dhe indet nervore në të gjithë trupin pas ngrënies.
  4. Ka veti antioksiduese: Vitaminat A dhe C të pranishme në pataten e ëmbël në sasi janë konsideruar si mjetet më efektive për të parandaluar disa lloje të kancerit .
  5. Lëkurë më e shëndetshme. Vitamina A që gjendet tek patatet e ëmbla, ofron rezultate të mahnitshme për lëkurën.

l.h/ dita

June 27, 2020 14:49
Komento

4 Komente

  1. ervin June 27, 21:26

    arsyeja e gjashte eshte se patatja eshte edhe buke edhe gjelle

    Reply to this comment
  2. tirans June 30, 00:57

    Po per Diabetin?!?!?!?!

    Reply to this comment
  3. Niko July 1, 13:38

    Aresyeja e ( 7) shtate, me e rendesishmja Nuk po blihet shume,mund te prishet malli pa dale nga magazina.Ketu eshte pazar, ben reklame sipas qejfit,sejcili,kur dhe si ti teket,ne vend te institucioneve qe ngarkon ligji dhe qe te jene te certifikuara.Ne republikat e bananeve nuk njihen keto institucione, aty veprohet sipas” parimit”: ec aty, futu morri, hyxhym mamluk!

    Reply to this comment
  4. Ambasada July 2, 13:45

    Ndoshta i ka te gjitha keto vlera ushqimore, por nese beni dhe nje artikull qe te ulni pak çmimin mire do benit. Kushton 450 leke te reja Kg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim