5 fakte që nuk i dinit për vezën

October 24, 2017 16:16

5 fakte që nuk i dinit për vezën

Veza, produkti i pazëvendësueshëm në dietën tonë ushqimore . E zier ,e skuqur , poshe ,apo  e rrahur mbetet padyshim shumë e konsumuar në tryezat tona . Por a i dinit këto fakte për të? Hidhini një sy :

1 .Të bardhat e vezëve përdoren për përgatitjen e verës së kuqe .

Pasi përfundon fermentimi i verës,produkti është paksa i turbullt dhe  e bardha e vezës përdoret për ti dhënë kthjelltësi . Ndaj edhe ëmbëlsirat e përgatitura me të kuqen e vezëve janë te shumta në krahinat ku prodhohet vera , si Franca , sepse teprojnë pasi të bardhat përdoren për verën .

2.Vezët nuk thyhen për së gjati

Provo të thyesh një vezë nga skajet , madje provo të qëndrosh mbi të(ok këtë mos e provoni nëse sdoni të merni shtupën ne dore minutën pasardhëse ) ,nuk do t’ja dalësh . Packa se veza konsiderohet shumë e brishtë nuk është aq e thjeshtë ta thyesh në këtë pozicion

3.Mund ti ziesh edhe një ditë para ,dhe të nesërmen do i kesh po aq te freskëta.

Zieji , kaloji në ujë shumë të ftohtë ,futi në frigorifer dhe voila! Te nesërmen të mbetet vetëm ti nxjerrësh , ti kalosh ne ujë të vakët dhe ti konsumosh . E zbuluam dhe misterin e qindra vezëve te ziera të dasmave shqiptare.

4.Ngjyra e lëvozhgës së vezës përcakton edhe prejardhjen e saj.

Një pulë e bardhë përgjithësisht bën vezë te bardha , ndërsa një pule kafë ka tendencën të prodhojë vezë me lëvozhge kafe . Ne i pranojmë te dyja gjithsesi për sa kohë që i skuqim me pak gjalp të freskët fshati.

5.Vezët nuk rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës .

Morët vesh? Boll përhapët panik. Njëherë e mirë konfirmohet se veza nuk ndikon në përshkallëzimin e sëmundjeve të zemrës . Ok ky lajm më qetësoi , jam rrugës drejt kuzhinës për të bërë art .

Këto informacione interesante na dhanë një panoramë ndryshe për vezën , ama shpjegimin në e bëri pula vezën apo veza pulën , akoma nuk e kemi marrë ..

a.k/dita

 

October 24, 2017 16:16
Komento

1 Koment

  1. betixho October 24, 19:37

    U mor pergjigja edhe per pula vezen a veza pulen.Se pari ka lindur pula ose proteina mbasi e kunderta eshte vertetuar se nuk prodhohet dot levozhga e vezes.Njoftim i fundit nga biologet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*