5 frutat që ndihmojnë në largimin e helmeve nga trupi

January 5, 2018 19:39

5 frutat që ndihmojnë në largimin e helmeve nga trupi

Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të gjeni shumë produkte që premtojnë detoksifikimin e trupit, disa nga to funksionojnë vërtet e disa të tjera jo. Por, nëse jeni lodhur nga medikamentet, apo lëngjet çudibërës, ne ju sugjerojmë një zgjidhje më të thjeshtë për të detoksifikuar trupin tuaj. Frutat!

Frutat janë fantastike për shëndetin tuaj, ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ato ndihmojnë në mirëmbajtjen e trupit dhe riparimin e dëmtimeve të ndryshme. Frutat janë thelbësore për dietën e një njeriu gjithashtu ato ndihmojnë dhe sistemin e detoksifikimit të trupit.

Frutat e listuara më poshtë nuk premtojnë të bëjnë mrekullinë duke detoksifikuar trupin tuaj për pesë ditë, apo një javë, ato janë thjesht një mënyrë për të përfituar detoksifikues natyral për trupin tuaj.

Boronica

Boronicat janë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë për mbajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Boronicat, gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Ananasi

Ananasi përmban enzima tretëse të cilat ndihmojnë në detoksifikimin e trupit tuaj. Gjithashtu ananasi është një nga mënyrat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë.

Molla

Ky frut i shijshëm është i pasur me pektin. Pektina është një substancë që pastron trupin tuaj nga metalet e rënda si plumbi, bakri dhe mërkuri, të cilat mund të jenë akumuluar në trupin tuaj përgjatë viteve.

Avokado

Avokadoja është një frut shumë i ushqyeshëm që ndihmon edhe në detoksifikimin e trupit. Konsumimi i tyre aktivizon në trup prodhimin e një enzime e cila eliminon të gjitha toksinat në trupin tuaj.

Shalqiri

Shalqini është fruti ideal për pastrimin e trupit tuaj. Ai përmban fibra të cilat ndihmojnë sistemin e detoksifikimit. Shalqiri gjithashtu është i pasur dhe me citrulin, një aminoacid joesencial dhe detoksifikant i cili ndihmon në eleminimin e mbetjeve trupore. /pernenat.al

January 5, 2018 19:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*