5 gabimet e Angela Merkel: A është fundi i një ere?

November 21, 2017 15:15

5 gabimet e Angela Merkel: A është fundi i një ere?

 

Hapja për refugjatët (pa pasur një plan të saktë për t’i strehuar) dështimi mbi energjinë, lobimi për makinat, gabimet mbi Brexit. Dhe “po-ja” e Barack Obama-s mbi kandidaturën e saj të katërt.

Nga Danilo Taino, korrespondent i Corriere della Sera në Berlin

Nëse presidenti federal gjerman do të jetë i detyruar të dekretojë zgjedhje të reja, ekziston mumdësia që Angela Merkel të mos jetë më kandidatja e Cdu për kancelare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe liderin socialdemokrat Martin Schulz dhe është pothuajse e sigurtë për Horst Seehofer, shefin e Csu, binjakja bavareze e Cdu. Janë tre partitë që kanë humbur më shumë zgjedhës në 24 shtatorin e kaluar. Por ajo që ka më shumë vlerë për gjermanët dhe europianët është natyrisht mundësia e daljes nga skena e kancelares. Do të ishte një ndryshim i madh. Një ndryshim që në të vërtetë është në zhvillim, me ose pa zgjedhje të reja.

“Rënia”

Si ka mundësi që një legjendë si Angela Merkel, 63 vjeçe, prej 12 vitesh në drejtim të qeverisë së Berlinit, u rrëzua në një natë dhe tani rrezikon të shkatërrohet?

Aftësitë e Merkelit mbi lidershipin e moderuar janë të njohura. Merkel kishte diturinë për të qenë në të njëjtën valë me gjermanët, aftësinë për të mbajtur të bashkuar Europën mbi Greqinë ashtu si edhe me mbi Rusinë, mbrojti vlerat demokratike, të lirisë ekonomike dhe të tregtisë, kishte lidership dhe autoritet ndërkombëtar, njihte dosjet. Cilësi të vërteta.

 

Problemi është se kaloi në hije një seri problemesh që janë bërë gjatë viteve të drejtimit të Gjermanisë. Gabime që u paguan fillimisht në zgjedhjet e 24 shtatorit, ku Cdu-Csu e Merkel ra nga 41 në 32,9%, dhe më pas u faturua edhe në negociatat për koalicionin e ri me Liberalët dhe të Gjelbrit.

Refugjatët

Gabimi më i rëndë i përket hapjes për refugjatët në verën e 2015. Por jo për faktin zemërgjerësisë dhe ndoshta i paevitueshëm. Por sepse e bëri me shumë vonesë – kancelaria e ka pranuar – dhe pa pasur një plan për t’i strehuar, por edhe për të zbutur frikën e gjermanëve që vuajnë ardhjen e shumë emigrantëve. Fakt ky që lejoi partinë ekstremiste Alternative für Deutschland të fitonte pothuajse 13% të votave.

Politika energjetike gjermane

Politika energjetike gjermane, krenaria e Klimakanzlerin, ishte një dështim. Subvencionet për burimet alternative të energjisë të shoqëruar me daljen nga nukleari (brenda 2022) u kushtuan shumë (përdoruesve elektronikë sidomos) dhe shtrembëruan mekanizmat e industrisë së sektorit. Rezultati ishte se Gjermania nuk do të respektojë objektivin për të hequr 40% e emetimit të gazrave serë brenda 2020, në krahasim me 1990 (jemi tek 27-30%), dhe madje në dy vitet e kaluar emetimet gjermane u rritën për përdorimin e madh të karbonit.

Dieselgate

Paralelisht, marrëdhënia pothuajse si incest, mes qeverisë, partive dhe shtëpive automobilistike në Gjermani vazhdoi përpara dhe Merkel nuk bëri asgjë për ta ndaluar, deri pak muaj më parë, pas skandalit Dieselgate tek Volkswagen. Ndërsa flitej për luftë ndaj emetimeve të gazrave, mbyllej një sy para jokorrektësisë së sektorit, madje e mbronte në Bruksel. Më pas, për 12 vite, të tria qeveritë të drejtuara nga Merkel nuk bënë reforma të plota ekonomike në një vend që mbron jo vetëm sektorin e makinave, por edhe shërbimet, tregtinë, bankat dhe siguracionet e profesioneve. Reformat e fundit domethënëse janë ato të vitit 2003 nga qeveria e Gerhard Schröder.

Brexit

Disa kritikë shtojnë edhe nënvlerësimin që kancelaria për çështjen Brexit. Sipas tyre, ajo nuk punoi që BE ti lejonte diçka në atë kohë kryeministrit britanik David Cameron që ky i fundit të prezantohej në atdhe me reforma të afta për të bindur zgjedhësit të qëndronin në BE.

Gabimet politike

Gabime politike. Më shumë se një gabim politik: kandidimi për të katërtën herë në zgjedhje. Në të vërtetë, Merkel pati dyshime për muaj: duke e ditur se katër mandate janë shumë për një vend demokratik. Përpara krizës së emigrantëve, për të cilën në një farë mënyrë kishte kontribuar edhe vetë, u bind edhe miku Barack Obama që të zbriste sërish në fushë. Duke e shikuar nga sot, duket që nuk ishte një ide e mirë.

Pika të forta ka ende shumë. Flitet për njërën mbi të gjitha: nuk ka alternativa. Por nuk është e vërtetë, nëse pyetja shtrohet, alternativa lind.

November 21, 2017 15:15
Komento

1 Koment

  1. intelektuali November 21, 17:01

    ANGELA MERKELI NJESOJ SI EDI RAMA

    “Po ku e ka hashashin e Habilajve, apo kokainen e Xibrakes te klanit Hoxha?

    Vertet Merkeli nuk e ka pushtetin e droges nga pas si Edvini, perkundrazi dergoi ne Shqypni policet e saj per te kapur GAFIL sekseret e Taulant Balles qe kishhte emeruar si BOS te Xibrakes nipin e Enverit,

    por:

    Merkelit ne pleqeri ka filluar t’i pelqeje pushteti njesoj si Edvinit tone dhe nuk e leshon kapistren njesoj si Enveri ne Kohen e Qepes

    sepse:

    Helbete nga Gjermania Komuniste e ka prejardhjen dhe shikoji fanatiket enverista ne Shqypni qe s’hane pyka fare dhe pastaj fol sa te duash pse punet po shkojne seprapthi ne BE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*