5 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve

May 11, 2017 20:09

5 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka vendosur me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e PAA, mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita për rrëzimin e datës 18 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, pasi listat e kandidatëve për deputetë sipas tyre janë dorëzuar jashtë afateve.

Nga shorti rezultoi që anëtarët e trupës gjykuese që do të shqyrtojnë padinë e opozitës do të jenë; Tomor Shkreli, Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.

Relatori i padisë do të jetë Gjin Gjoni, gjyqtari nuk ka qenë i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit, ndërsa ka autorizuar një nga sekretaret, Dafina Morinën për shortin për të tërhequr goglat.

Nga tërheqja e goglave ka rezultuar se Gjin Gjoni do të jetë gjyqtar dhe relatori i çështjes së Partisë Demokratike.

Tashmë fati i datës 18 qershor është në duart e trupës gjykuese me relator Gjin Gjonin, një nga emrat më të anatemuar nga politika.

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa kërkon qeveri teknike, pasi sipas saj është garancia e vetme që procesi të jetë i lirë.

5 anëtarët e trupës gjykuese janë;

Tomor Skreli

Gjin Gjoni (relator)

Sotiraq Lubonja

Ridvan Hado

Artur Malaj

May 11, 2017 20:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*