5 këshilla të shkurtra për burrat e dashuruar

February 26, 2018 23:33

5 këshilla të shkurtra për burrat e dashuruar

Thonë se autori i Kamasutrës ishte një njohës i përsosur i shpirtit dhe trupit të femrës.

Autorësia e këshillave të mëposhtme i mvishet atij.

Flirtimi: Fillon me shikime të shkëputura, jo të zgjatura dhe buzëqeshje të lehta. Në qoftë se pala tjetër, shfaq një lloj interesimi, atëherë, bën hapin e dytë. Gjithmonë me butësi dhe durim…

Premtimet: S’është e domosdoshme t’u thuash të gjithave se i do dhe se do të martohesh me to. Thjesht bëji të ndihen mirë për aq kohë sa janë me ty, leri gënjeshtrat në anë dhe ji vetvetja.

Përvoja: Nuk fitohet nga njëra ditë në tjetrën, por me kalimin e kohës. Mos zgjidh femra më të njëjtat tipare, prefero të jenë të ndryshme mes tyre. Kështu nuk do të kesh neps për të gjitha…

E shkuara: E shkuara mbetet e shkuar, as fshihet, as harrohet dhe mbi të gjitha nuk ndryshohet. Thjesht lihet aty ku është. Pra, është e tepërt të diskutohet herë pas here.

Martesa: Vatsyayana thotë se ajo duhet të jetë femra më e përsosur që mashkulli ka pasur ndonjëherë në jetën e tij. Për këtë arsye, nuk duhet të nxitohet apo të ngatërrojë entuziazmin me dashurinë e vërtetë. Përvojat  duhet t’i bëhen mësim. Vetëm kështu do të mësojë t’i përkushtohet vetëm njërës.

b.m. / dita

February 26, 2018 23:33
Komento

1 Koment

  1. Hmmm... February 27, 10:33

    Kamasutra ,
    Tingellon omel 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*