5 Maji është i veteranëve, jo i neofashistëve!

May 7, 2018 12:56

5 Maji është i veteranëve, jo i neofashistëve!

Nuk ka protokoll,
të shkosh tek dëshmorët,
duhet veteranët,
të jenë kryesorët!.

Se shokët e tyre,
janë në varrezë,
po mbi ta u ngrit,
dje një dorë e zezë!.

Ç’deshte tek varrezat,
alabakëria,
turp dhe këtë herë,
të ketë qeveria!.

Turp që nuk lejon,
aty partizanét,
dhe në këtë ditë,
s’nderon veteranët!.

Ç’punë ka aty Luli,
dhe mender Berisha,
kur luftën e madhe,
kafshuan si bisha!.

Ç’punë ka aty tufa,
me neofashistë,
shumicë e dëshmorëve,
janë komunistë!.

Ç’punë kanë zagarët,
që lule kanë çuar,
kur luftën gjithmonë,
e kanë mohuar!.

Ç’duan qelbësirat,
e njëqind sahanëve,
kur 5 Maji-më shumë,
është i veteranëve!.

Lulash lemeria,
o super idiot,
këtë ditë të shenjtë,
nuk u’a vidhni dot!.

O i pafytyrë,
edhe maskara,
u thaftë ajo dorë,
që u ngrit mbi ta!.

Vërtetë që ka ardhur,
koha e zagarëve,
po 5 Maji ynë,
është i fitimtarëve!.

U përket atyre,
lavdia dhe nderi,
dhe luftën drejtoi,
Komandant Enveri!.

Këtë historia,
e ka shkruar mirë,
dhe s’e mohon dot,
sot asnjë këllirë!.

U betua Luli,
kur të marrë pushtetin,
përmbi komunistët,
do bëjë kijametin!.

U betua dje,
prapë kjo mëndje bole,
se do të dënohet,
kush do mbajë simbole!.

Ta sosësh vërtetë,
këtë punë që nise,
merr një brisk berberi,
dhe mirë troise!.

Do të ketë shumë punë,
zotëria juaj,
të gjithëve sheleget,
eja dhe na rruaj!.

Është e sigurtë,
që do kesh shumë punë,
për të zezën tënde,
neve jemi shumë!.

Neve jemi shumë,
det e kijamet,
dhe ty nuk të lëmë,
të marrësh pushtet!.

Çdo ditë pasardhësit,
shtohen edhe shtohen,
juve bëni firo,
po ata shumohen!.

Sot ka ardhur dita,
ka ardhur vërtetë,
një parti të madhe,
ta krijojmë vetë!

Një antifashiste,
na duhet tani,
që mos ngrënë kokën,
ca laro si ty!.

Arben Duka

May 7, 2018 12:56